Episodi 20 Ëndrra e vendit tuaj pas 20 vjetësh –pjesa e parë



 

SUNAA’ AL-HAYAH

- KRIJUESIT E JETËS -

Episodi 20     Ëndrra e vendit tuaj pas 20 vjetësh –pjesa e parë

 

Ëndrra e vendit tuaj pas 20 vjetësh –pjesa e parë

  

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Paqja dhe rahmeti i tij qofshin mbi Pejgamberin e tij, Muhammedin a.s.

 

Do të vazhdojmë bashkërisht me “Krijuesit e jetës” sepse faza e parë që kishte të bëjë me lirimin nga prangat dhe tejkalimin e pengesave tanimë është kryer. Pasi që provuam veten, erdhëm në përfundim se jemi në gjendje të ndryshojmë dhe të punojmë. Prandaj e filluam fazën e dytë dhe e pagëzuam atë rizgjim. Kjo fazë është sikur ngritja e aeroplanit; gjatë këtij procesi aeroplani duhet të shfrytëzojë tërë fuqinë dhe shpejtësinë për t’u ngritur. Secili motor i tij duhet të jetë i kyçur, duke djegur një sasi të madhe të energjisë dhe duke kaluar distancë të madhe në pistë që të mund të ngrihet. Brezat janë të lidhur dhe të gjithë pasagjerët janë të fokusuar dhe të eksituar meqë do të përjetojnë diç të madhe. Si pasojë, ngritja është pjesa më e vështirë e fluturimit.

 

Ne nuk dëshirojmë një ngritje të thjeshtë me përmirësim të vogël në krahasim me gjendjen tonë të tanishme, ne dëshirojmë një ngritje të zëshme dhe të lartë. Aeroplani që shkon prej Xhiddes në Nju Jork fluturon me shpejtësinë prej 35.000 ft e jo me 15.000. Nëse aeroplani fluturon me shpejtësi të vogël, do të mbetet pa lëndë djegëse për shkak të erërave të kundërta dhe divergjente. Prandaj ne nuk dëshirojmë një rizgjim të zakonshme, ne dëshirojmë që ajo të jetë e fortë e për këtë duhet të sakrifikojmë tërë atë që posedojmë dhe duhet të japim një shtytje të fortë. Kjo rizgjim duhet të jetë ëndrra jonë për të cilën duhet të jetojmë. Populli jonë do të rizgjohet dhe kur të takojmë Allahun xh.sh. do t’i themi: “O zot, edhe ne kemi qenë pjesëmarrës në këtë rizgjim”

 

Për këtë arsye na duhet rizgjim në çdo fushë.

 

1)      Dëshirojmë të shpëtojmë nga poshtërimi e të kemi prosperitet.

2)      Dëshirojmë të ndryshojmë situatën e vështirë ekonomike dhe papunësinë që është në shtim e sipër në një rizgjim ekonomik.

3)      Dëshirojmë të ndryshojmë dobësinë tonë, injorancën kulturore dhe skllavërinë kulturore ashtu që të kemi kulturën tonë dhe pikat referente në të cilat bazohemi.

4)      Dëshirojmë të ndryshojmë artin tonë të pashije në një art klasik.

5)      Dëshirojmë të ndryshojmë shëndetin tonë të dobët dhe sëmundjet e përhapura në një shëndet të fortë mental e fizik.

 

Kjo nuk do të thotë se ato çka kemi janë të këqija meqë kemi shumë të mira në shtetet tona. Ne kemi shumë tipare që duhet të lavdërohen, që duhet të ruhen dhe zhvillohen. Ringjallja të cilën e synojmë është nën kornizën e quajtur adhurimi i Allahut. Ne po zbarkojmë në këtë rizgjim për hir të Allahut xh.sh. Ne nuk jemi në këtë rrugë për të garuar me popuj tjerë, qëllimi ynë dhe besnikëria është vetëm për Allahun xh.sh.

 

Javën e kaluar kemi filluar duke biseduar për atë që na duhet më së shumti: vendosmërinë dhe mënyrat si ta zhvillojmë atë. Projekti i maratonës, trajnimi për dy javë me qëllim që të kalojmë 42 km për një javë (ose më shumë) është rezultat i pranimit së nevojës për zhvillimin e vendosmërisë sonë.

 

Tema për të cilën dëshiroj të flas, është reagimi i mrekullueshëm i njerëzve. Dëgjuam nga mija njerëz, që pohuan se projekti i maratonës nuk ishte vetëm projekti fizik për lodhjen e trupave tanë, por një dëshmi që na vërteton se ne jemi të gatshëm që të punojmë në aspektin e iniciativës për rizgjim. Nëse viziton web faqen tonë, mund të lexoni për reagimet që i kemi pranuar sidomos nga rinia lidhur me ndjenjat e tyre gjatë ecjes, për idetë e tyre dhe sa kanë bërë dhikr gjatë ecjes.

 

Për shembull:

 

1-     Rinia “Sunaa Al-Hayah” nga Menufia në Egjipt kanë ecur prej Shebeen El-koum deri në Tanta.

2-     Rinia nga Kajro kanë ecur nga Harami/piramidat deri në Helvan

3-     Disa të rinj të tjerë nga Kajro kanë ecur prej Darel Ishara derı në rrugën Aıro Aleks

4-     Të rinjtë jemenas nga Qendra Ihla për mësimin përmendësh të Kur’anit shpenzuan dy orë duke mësuar Kur’an pas namazit të sabahut dhe kanë ecur pastaj tre orë duke recituar atë që kanë mësuar

5-     Pastaj rinia nga Algjeria, Jordani, Katari, Libani, Bahrejni, Maroku, Jemeni, Emiratet, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Finlanda.

6-     Në Algjeri, një grup zgjodhi dhjetë pika fillestare prej ku u nisën ditën e caktuar për t’u takuar në një vend të përbashkët.

7-     Në Liban, rinia nga Sahet el Nur në Tripoli u morën vesh me të tjerët na Sahet El Shuhada nga Bejruti

8-     Të rinjtë sirian të veshur me uniforma ku shkruante “Bashkërisht ne krijojmë jetë” kanë kontaktuar organizatat humanitare me kërkesë që të jenë sponsor të maratonës dhe kanë ecur prej rrugës Halid Ibn Velid dhe kanë ecur 42 km atë ditë.

9-     Një grup i grave të reja dhe të moshuara kanë ecur 42 për një ditë

10- Edhe përkundër motit shumë të nxehtë në Katar dhe Bahrejn, djem dhe vajza të reja iu bashkëngjitën projektit po ashtu.

Në të njëjtën kohë, dëshiroj t’i qortoj ata që nuk kanë ecur dhe i pyes: A nuk jemi pajtuar seriozisht se do ta bëjmë këtë bashkërisht? Dëshirojmë të arrijmë rizgjim për të cilën na duhet përpjekja dhjetë fish më e madhe në krahasim me fazën e kaluar, një përpjekje të jashtëzakonshme, prandaj pse nuk keni ecur me ne? Kjo maratonë i ngjason pak a shumë tregimit për Talutin dhe Xhalutin në Suren Bekare dhe në ajetin 249 thuhet “...tha: "All-llahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre”. Në tregim thuhet se kjo ishte një sprovë meqë ata ishin shumë të etur dhe do të ishte e logjikshme që ata të pinë, mirëpo urdhri i Allahut që mos të pinë ishte sprovë angazhimit dhe përkushtimit të tyre. Për këtë arsye në vazhdim të ajetit kur ata qëndruan para Xhalutit thanë ”… thanë: "Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij"! Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha"! Dhe ky grup nuk piu ujë meqë përkushtimi I tyre ishte më I fuqishëm dhe Allahu u dhuroi fitore. Prandaj u them atyre që nuk i janë bashkangjitur maratonës, të fillojnë të ecin, projekti nuk është kryer sepse projekti i ri plotëson maratonën. Dëshiroj t’i lexoj atyre që nuk kanë ecur me ne si dhe atyre që kanë ecur një mesazh të prekshëm me qëllim të ju tregoj atyre cilësinë e vërtetë të këtij populli dhe çfarë rini madhështore kemi:

Sarah Adel, një motër palestineze më ka dërguar letrën vijuese:

 

“Vëllai im Amr Khaled..

 

Paqja qoftë mbi ty

 

Dëshiroj të të tregoj i dashuri vëlla se kam arritur të kaloj 42 km për një ditë e gjysmë dhe i falënderohem Allahut për këtë, por këtë e kam bërë vetë. Unë jetoj në Palestinë ku nuk ka hapësirë që mbulon distancën prej 42 km, dhe për shkak të kushteve që rezultojnë nga okupimi dhe pasiguria me të cilën ballafaqohemi çdo ditë, kisha frikë të ecja vetëm edhe nëse do të kisha hapësirë. Prandaj pasi shikova episodin mbi përkushtimin dhe fuqinë e vullnetit, vendosa se duhet të eci por pyetja ishte ku. Në shtëpi, dhe nuk jam e sigurt se do të më pranoni apo jo. Por falë Allahut, shtëpia ka një korridor të gjatë të cilën e mata dhe ishte 15 m dhe vendosa të eci në këtë korridor duke numëruar numrin e xhirove dhe për një ditë kalova 2100 xhiro. Shpenzova mjaft kohë për të kryer maratonën sepse ecja 4 km në orë. Pjesët më të vështira ishin kilometri i parë dhe 10 kilometrat e fundit ku isha aq e lodhur sa që nuk i ndija këmbët e mija. Por vazhdova të bëj dhikr, istigfar dhe dua të cilat më ndihmuan të qëndroj. Kjo përvojë ishte ushtrim fizik që më dha të kuptoj përafërsisht dhimbjen që kanë ndier sahabët e Profetit a.s. dhe ende kam dhimbje, por gëzimi për kryerjen e maratonën për hir të Allahut më bëri që ta harroj atë.

 

Kam kryer maratonën dhe kam mësuar përmendësh 99 emrat e bukur të Allahut meqë isha duke ecur afër një fotografie në mur me të gjitha emrat. E falënderoj Allahun që më ndihmoi, dhe duke ecur më ra ndër mend një vjershë të cilën planifikoj ta postoj në web faqe, inshallah.

 

I dashuri vëlla, në fund nuk mund të përshkruaj se sa e lumtur jam që kam arritur një shkallë më të lartë shpirtërore dhe kam qarë shumë gjatë natës. Isha duke përsëritur Subhanallah ve bihamdihi, subhanallah el adhim. Në fund, kam një pyetje, a jam unë me ju në maratonë? A më pranoni apo jo?

 

Fundi i mesazhit

 

Unë nuk do të komentoj këtë dhe të ju them se sa madhështore është kjo vajzë, por më duhet të them se rizgjimi të cilën e kërkojmë, do të ju mundësojë të ecni dhe do të ndryshojë kushte që ju kanë ndaluar nga ecja. Dhe dëshiroj të them se ti je e para që shkon në aeroplan me ne.

 

Muhammed Zijad na ka dërguar një letër të ngjashëm me atë të Sarës ku thotë:

 

Unë kam pasur një lëndim të gjurit dhe mjekët më kanë urdhëruar që të mos eci dhe të shfrytëzoj vetëm një këmbë dhe mbështetëset. Gjatë dy vjetëve nuk munda të kalojë më shumë se 100 m në ditë, por falë Allahut, pas episodit isha duke ecur një orë e gjysmë në ditë duke shfrytëzuar njërën këmbë dhe mbështetësen. Deri tash kam ecur 10 km dhe planifikoj të përfundoj 42 për më së shumti dy apo tre ditë. Kërkoj nga ju që të luteni për mua që të arrij këtë qëllim.

 

Fundi i mesazhit

 

Ndiqni këta shembuj, a e shihni se populli i Muhammedit a.s, është ende në gjendje të mirë? A i shihni këta shembuj mahnitës të djemve dhe vajzave të popullit tonë? Dhe fjalët e Pejgamberit a.s. janë shumë të vërteta kur ka thënë “Mirësia do të mbetet në mua dhe popullin tim deri në Ditën e Gjykimit”. Këta shembuj na dëshmojnë se vullneti dhe përkushtimi mund të zhvillohen dhe të lirohen.

 

Pra, të fillojmë me rizgjimin tonë. Vetëm kaq? Po!  Dhe do ta bëjmë këtë, inshallah. Por si të fillojmë? Me të vërtetë jam rraskapitur duke menduar për piken fillestare.

 

Kurrë nuk kam punuar aq shume në jetën time  siç kam punuar në Krijuesit e jetës, jemi në prag të një projekti të madh, rizgjimin e popullit.

 

Në fillim, isha duke menduar qe t’i përkushtohem një numri të caktuar të projekteve me të cilat do të merresha çdo javë; sikur kur diskutuam çështjen e papunësisë, pastaj projektin tjetër etj. Por zbulova që ky është gabim i madh, meqë kjo rizgjim nuk është e imja, ajo na takon të gjithëve. Slogani jonë është “Bashkërisht ne krijojmë jetë” dhe ky nuk është një slogan i zbrazët sepse ne arritëm sukses në fazën e parë kryesisht sepse kemi punuar bashkë. Projektet ishin të suksesshme meqë ishin përpjekje ekipore. Unë nuk mund të mendoj vetë për këtë rizgjim sepse ai na përket të gjithë neve, prandaj të gjithë bashkërisht do të mendojmë për formën e projektit tone.

 

Sapo mendoja se duhet të vij këtu dhe të ju flas që të bëni këtë apo atë, u kujtova për Profetin a.s. në ditën e betejës së Bedrit kur ai u ndal dhe pyeti njerëzit për mendimin dhe këshillën e tyre. Ti, Profeti  i Allahut, kërkon këshillë nga ne!!!. Ebu Bekri, Omeri dhe të tjerët dhanë mendimin e tyre mbi atë se cili është interesi më i madh i muslimanëve. Por profeti a.s. kërkoi që të ulen sepse dëshironte të dëgjonte mendimin e Ensarëve (popullit të Medinës) sepse ishte ky qyteti i tyre dhe se duhen të kenë shansin e tyre që të japin mendimin  e tyre. Saad Ibn Muaz u ngrit dhe tha “Si duket ti kërkon mendimin tonë, o i Dërguari i Allahut” dhe profeti tha ”Po”. Atëherë Saadi tha “Vazhdo o i Dërguari i Allahut, bën paqe dhe armiqësi me këdo që do, merr nga ne para aq sa dëshiron dhe na le aq sa do”. Profeti a.s. pas kësaj u bë më optimist dhe buzëqeshi.

 

Edhe pse ishte profet i Allahut si dhe udhëheqës i shtetit, ai pyeti për mendimin e njerëzve dhe e respektoi atë. Prandaj kur ata iu bashkëngjitën betejës, me të vërtetë ndien se beteja është e tyre meqë ata ishin vendim marrës.

 

Prandaj erdha ne përfundim se projekti patjetër duhet të jetë i yni, meqë rizgjimi do të jetë i yni derisa të arrijmë qëllimin dhe vizionin që dëshirojmë. A ju kujtohet episodi ku kemi folur për ëndrrat dhe për atë se fillimi i çdo suksesi buron nga ëndrra që mbush zëmrën dhe ndjenjat tuaja derisa të jeni në gjendje ta shihni me sytë e juaj; meqë në aspektin mjekësor nënndërgjegjja juaj nuk bën dallim në mes të realitetit dhe imagjinatës. Prandaj nëse bindni nënndërgjegjen tuaj për një ide të imagjinuar, ajo do të bëhet realitet që pret realizimin e saj. Prandaj nëse doni të arrini sukses, paramendoni idenë tuaj sikur të ishte një pikture aktuale reale. Meqë kjo ishte ajo që bëri Pejgamberi a.s. me shokët e tij, kur u fliste atyre në shumë raste për parajsën derisa ata bënë sakrifica të mëdha; që në fund i transformoi ata nga një gjeneratë bujqish në një gjeneratë që edukon popullin.

 

Projekti ynë është të paramendoni se si vendet tona do të duken pas 20 vitesh, sepse kështu fillon ëndrra. Si e paramendoni Kajron pas 20 vitesh? Si e paramendoni Damaskun? Si e paramendoni Bagdadin? Si e paramendoni Jerusalemin? El Doha? Xhidden? Pas 20 vitesh. Fillimi i rizgjimit është ëndrra që plotëson zemrat tona dhe rrethon ndjenjat tona, ne do ta shkruajmë atë që ajo të bëhet diçka materiale në duart tona. Problemi me rizgjimin është se nëse vetëm flasim për të ato mbeten vetëm fjalë boshe që nuk mund të realizohen. Ne dëshirojmë ti ndiejmë ato duke shkruar idetë dhe ëndrrat tona në letër, dhe ju do t’i dërgoni ato. Dëshirojmë idetë e juaja, nga rinia meshkuj dhe femra, dijetarë, afaristë, gratë punëtore, fëmijë. 

 

Të gjithë ne dimë për situatën e tanishme. Ne jemi të dobët dhe të përçarë. Ne nuk kemi ushqim. Ne nuk jemi në gjendje të punojmë tokën tonë dhe mbrojmë shtetet tona. Ne importojmë ushqim dhe barna. Ne kemi shumë probleme. Të gjithë e dimë se ku qëndrojmë tash, por dëshirojmë të dëgjojmë se ku dëshirojmë të jemi. Dëshiroj që të ëndërroni bashkë me mua, ju të rinj, ku dëshironi umetin të jetë pas 20 vitesh/ keni kujdes nga pyetja a është e mundshme që të plotësohet ëndrra jonë!

 

Do të ju jap shembuj të vërtetë që tregojnë me ëndërr fillon çdo sukses në jetë

 

1)      Kanali i Suezit: A mund të paramendojë dikush lidhjen e Detit të Kuq me Detin Mesdhetar? Distanca në mes të këtyre dy deteve është afro 101 km, prandaj kush ka mundur të besojë para 150 vjetësh se kjo është e mundur? Një njeri ka ëndërruar për këtë, ai ka ëndërruar për shkurtimin e udhëtimit përgjatë Afrikës. Edhe pse ishte problemi financiar, paratë ishin brenga e fundit për tu bezdisur. Ëndrra dhe ideja janë ato që janë me rëndësi. Ai mori një hartë dhe e studioi atë deri në momentin kur ëndrra mbushi mendjen e tij. Me siguri njerëzit kanë qeshur kur ai propozoi idenë e tij mbi lidhjen e dy deteve njëra me tjetrën. Ideja e hapjes së kanalit prej 101 km ishte e panjohur para 150 vjetësh.

 

Egjipti tani përfiton nga pasuria  që krijohet nga Kanali i Suezit për shkak të ëndrrës së një njeriu dhe tani Izraeli është duke gropuar një kanal nga deti i kuq në Gazë për të zëvendësuar kanalin e Suezit. Ata ëndërrojnë ndërsa ne nuk ëndërrojmë. Ata filluan të ofertojnë duke thënë se kanë për qëllim eliminimin e tuneleve që shfrytëzohen për trafikim të armëve, por në këtë rast, përse nevojitet kanali me 25 metra gjerësi!!! Sikur arsyeja të ishte eliminimi i kontrabandimit të armëve, atëherë do të nevojitej një kanal me gjerësi prej një metri! Ëndrra është ajo që motivon njerëzit dhe i furnizon me energji për të zbatuar atë. 

 

2)      Rezervuari i Asuanit: Qëllimi i projektit te Rezervuarit të Asuanit ishte që të kursehet uji dhe të trefishohet prodhimi. Ëndrra për Rezervuarin pushtoi mendjet e egjiptianëve dhe  u përdor ne këngët folklorike. Ata menduan të huazojnë para nga Banka Botërore por u refuzuan sepse përfitimi për Egjiptin do të ishte jashtëzakonisht shumë. Rezultati ishte nacionalizimi i Kanalit të Suezit. Kjo shkaktoi sulmin trepalësh ndaj Egjiptit ne 1956 (Anglia, Franca dhe Izraeli), por egjiptianët nuk u dëshpëruan, dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin tërë që posedonin për të përmbushur ëndrrën e tyre. Meqë kjo ëndërr u bë ëndrra e tyre.

 

Jeta është plot shembuj që fillojnë me ëndrra që preokupojnë mendjen e personit derisa ato të përmbushen.

 

3)      Dy qytetet e shenjta: 50 vite më parë këto dukeshin plotësisht ndryshe nga pamja e sotme. Dikush ëndërroi se një nga mënyrat e afrimit Allahut është lehtësimi i ritualeve në qytetet e shenjta të Mekkes dhe Medinës ashtu që njerëzit të kënaqen në afërsinë e Allahut. Kjo do të forconte dashurinë e tërë umetit ndaj Allahut. Por si mund të arrihet kjo?! Ishte kjo një ëndërr dhe rezultoi me një dallim shumë të madh në pamjetn e tyre para dhe pas renovimit.

 

4)      Qendra e Bejrutit: Kjo pjesë u shndërrua në deponi plotësisht të shkatërruar pas Luftës Civile. Aq sa kushdo që kishte dyqan në këtë pjesë  e shiste atë për më pak se nj mijë dollarë sepse kjo pjesë e qytetit ishte e padobishme. Njerëzit kërkonin pjesët tjera që do të rindërtonin, por dikush ëndërroi për rindërtimin e kësaj sipërfaqeje me ç’rast do të bëhej plotësisht e re dhe e ndryshme. Tani çmimi i dyqanit aty mund të jetë me miliona.

 

5)      Arsimi në Kinë:  Numri i analfabetëve në Kinë ishte me miliona. Pastaj një mësues dëshiroi të ndërrojë situatën. Ai ëndërroi eliminimin e analfabetizmit në Kinë për dy muaj meqë dinte se nuk do të ketë përparim me situatën e tanishme. Ai u kujtua për një ide e cila pushtoi mendjen e tij dhe e testoi atë në një fshat të vogël. Ai grumbulloi disa nxënës nga shkolla dhe kërkoi nga ta që mësojnë nga 20 njerëz në atë fshat gjatë pushimeve verore duke i shpërblyer ata me mos pagesën e taksave shkollore për vitin e ardhshëm. Në fund të verës analfabetizmi në atë fshat u zhduk. Mësuesi pastaj i propozoi qeverisë këtë ide dhe ajo u zbatua në tërë Kinën dhe ishte e mundur që të eliminohej analfabetizmi për dy muajt e verës.

 

Ata nuk ishin të parët që iniciuan këtë ide sepse i Dërguari i Allahut, paqja qofte mbi të, e ka bërë këtë më herët. Ai kishte 70 të burgosur  nga Beteja e Bedrit. Secili duhej të mësonte 10 muslimanë si pagesë për lirinë e tyre. Shumica e muslimanëve ne Medine ishin analfabetë, dhe ne jemi umeti i fjalës “ikre” (lexo), prandaj Pejgamberi a.s. eliminoi analfabetizmin e 700 shokëve brenda një jave. Në mes tyre ishte edhe Zejd Ibn Thabit, një ashab i cili më vonë përpiloi Kur’anin.

 

6)      Kupa botërore : Kjo ide madhështore ishte e avokatit francez i cili dëshiroi të bashkonte popujt e shteteve të ndryshëm dhe të përforcon marrëdhëniet e tyre në një ngjarje. Ne do të duhej të ishim ta që u kujtuam për këtë ide sepse Allahu xh.sh. ka thënë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete.” 49:13. Ideja e tij ishte shoqërore por mënyra më e mirë për ta realizuar ishte nëpërmjet sportit. Qëllimi i tij ishte të grumbullojë njerëzit nga i tërë rruzulli tokësor në një mënyrë të bashkuar edukuese. Ai ndoqi idenë e tij edhe pse ishte një avokat i thjeshtë pa para, dhe ai ka vdekur ndërsa ideja e tij është duke u zbatuar edhe sot...

 

7)      Na ishte një japonez i quajtur Toyota babai i të cilit ishte pronar i një dyqani të vogël. Ishte njëherë një ekspozitë e makinave të mëdha amerikane të cilën Toyota vizitonte çdo ditë dhe i shikonte makinat me orë të tëra. Pronari i ekspozitës vërejti prezencën e tij. Ai e pyeti se në çfarë moshe është dhe ai u përgjigj se ishte 22 vjeçar. Ai e pyeti për punën e babait ndërsa ky u përgjigj se babai i tij kishte një depo të vogël. Pastaj e pyeti për arsyen e vizitës së shpeshtë të ekspozitës. Ai i tha se edhe po të qëndronte 100 vjet ai nuk do të mësonte asgjë meqë japonezët kurrë nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë makina të tilla. Toyota u shqetësua shumë dhe e pyeti njeriun: “Si është e mundur që si japonez të mendosh në këtë mënyrë të pashpresë?” Pastaj i tha: ”Të premtoj  se për 20 vjet unë do të jem pronar i fabrikës më të madhe të automjeteve dhe do të ekspozoj automobilat e mija në ekspozitën tënde”. Pastaj themeloi firmën Toyota, dhe për 10 deri 15 vjet Toyota u bë një nga tre kompanitë më të mëdha për prodhimin e automjeteve. Tre kompanitë prodhuan 9 milion automjete për një vit ndërsa në vitin 1990 Toyota prodhoi 11 milion automjete vetë. E tërë kjo filloi me një ëndërr.

 

Rizgjimi fillon me një ëndërr që plotëson vetëdijen e njerëzve dhe pushton ndjenjat e tyre derisa ata të jenë të gatshëm të sakrifikojnë dhe të vdesin për të. Bile edhe njerëzit që shohin veten në mënyrë negative dhe që kujdesen vetëm për pasardhësit e tyre, kur ëndrra mbush mendjen e tyre, kjo ëndërr bëhet më e çmueshme se fëmijët e tyre. Problemi është se njerëzit mendojnë se është e pamundur të bëhen ndryshime dhe se nuk gjendet metoda për t’i bërë këto ndryshime, por kur kuptojnë se situata në fakt mund të ndryshojë, ata reagojnë. Amerika ka realizuar një ëndërr të madhe që është udhëtimi për në hënë. Paramendoni njeriun që ëndërron të shkojë në hënë. Si do ta quajnë njerëzit atë? Natyrisht, të çmendur. Ata dolën me idenë e udhëtimit për në hënë kur kuptuan se populli amerikan u bë shumë përtac pasi u pasuruan. Prandaj vendosën një ëndërr e cila do të absorbojë energjinë e njerëzve. Çfarë do të jene ndjenjat e tyre pasi të shkojnë në hënë.

 

8)      Një ditë dikush doli me një ëndërr për të cilën askush nuk ishte kujtuar. Në shtëpinë e Erkam Ibn Ebi El Erkamit ishin 40 sahabe që fshiheshin në shtëpinë e vogël dhe ata përfaqësonin tërë popullatën muslimane në tokë në qytetin e vogël të Mekkes të rrethuar me male... Allahu e shpalli ajetin: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botërat ( njerëzit, xhinnët dhe gjithçka që ekziston)” 21:107. Paramendoni ndjenjat e 40 sahabeve në atë moment. Si u ndien Amr Ibn Jasir apo Bilalli meqë u torturuan në shkretëtirë kur dëgjuan ajetin që u thoshte se ata janë shpresa e tërë njerëzimit. Si ishin ndjenjat e tyre? Ky ajet u shpall në Mekke në momentin kur duhej të përqendroheshin në shpresën të cilën duhen ta arrijnë, për t;i inkurajuar ata të ëndërrojnë.

 

Prandaj na i dërgoni ëndrrat e juaja, kjo mund të bëhet individualisht, por ekziston një mënyrë me e mirë dhe më efikase, e kjo është diskutimi i ëndrrave në grupe të përbëra nga të rinjtë në xhami, apo anëtarët e familjes ose fqinjët që jetojnë në afërsi etj. Prandaj ejani t’i paraqesim ëndrrat tona, ne dëshirojmë që energjitë tona të shfrytëzohen, dëshirojmë pjesëmarrjen e novatorëve, të të talentuarve dhe të muslimanëve që jetojnë jashtë. Dëshirojmë që të gjithë ju të na dërgoni ëndrrat e juaja, qofshi muslimanë apo të krishterë, dëshirojmë që të merrni pjesë. Ne nuk do të pranojmë ëndrrat pa pjesëmarrjen e vëllezërve tanë të krishterë që jetojnë në shtetet tona. Po ashtu shpresojmë të marrim reagime nga muslimanët që kanë emigruar në perëndim dhe të cilët nuk mendojnë të kthehen. Na dërgoni ëndrrat e juaja për Anglinë, Francën, Gjermaninë dhe vendet tjera pas 20 vjetësh. Ajo që është me rëndësi, ne duhet të ëndërrojmë bashkërisht dhe të pajtohemi për një ëndërr.

 

Janë dy kushte për këtë ëndërr:

 

1.      Mos ëndërroni për diçka që është e padobishme për rizgjimin e vendeve tona, si nëndetëset që fluturojnë apo rrugët në ajër.

2.      Ne nuk dëshirojmë ide të përgjithshme, si p.sh: dëshirojmë të shohim progres në arsim... ju duhet të epni detaje.

 

Si i dëshironi xhamitë të jenë, si dhe cili është numri i njerëzve që dëshironi të shihni në to, çka mendoni për pjesën e grave, a do të jetë madhësia e saj e njëjtë apo do të ndryshojë? A dëshironi që arsimi të jetë pa pagesë, dhe nëse nuk është pa para kush duhet të paguajë? Çka ëndërroni për turizmin, mos thuani se turizmi është i refuzuar meqë nuk mund të jetë shumë dobiprurës. Ai përfaqëson vendet tona, civilizimet tona, i tregon religjionin tonë tërë botës, por si ta bëjmë këtë? Mendoni.

 

Nëse nuk mund të ëndërroni, dëgjoni tregimin e kalit:

 

Një njeri kishte një kalë të vjetër të cilin e përdorte për punën e tij, por tani fundi po i afrohej kalit. Një ditë kali ra në pus dhe pronari i tij tentoi që ta nxjerr por nuk mundi edhe pasi përdori mënyra të ndryshme tërë ditën. Ai filloi të humbi shpresën sepse makinat të cilët do të nxjerrin jashtë kalin janë më të shtrenjta se çmimi i kalit të plakur. Prandaj njeriu vendosi, edhe përkundër dashurisë së tij ndaj kalit, të grumbullojë njerëz nga fshati i tij që të hedhin dhe në pus për ta varrosur për ta shpëtuar nga torturat meqë me siguri se do të ngordhë. Kur ata filluan të hedhin dhe, kali filloi të bërtiste dhe ulërinte. Njeriut iu dhimb kali dhe kërkoi nga fqinjët të hedhin dhe nga larg sepse nuk dëshironte të shihte kalin e tij duke ngordhur. Pas një kohe, kali nuk u dëgjua. Njeriu mendoi se kali ngordhi nga trauma. Ai shikoi kalin e tij dhe pa se kurdo që njerëzit hidhnin dhe ne shpinën e tij ai dridhej dhe gjuante dheun nga shpina nën këmbët e tij dhe kështu ai ngrihej. Kjo u dha shpresë dhe ata vazhduan të hedhin dhe kështu që kali ngrihej.

 

Shumë dhe është hedhur mbi ne... nuk ka dobi nga te qarët... ne duhet të ndalemi së vajtuari dhe të ngrihemi e të bëjmë diçka. Është e pamundur se kali është më i mençur se ti, o i biri i Ademit, për të cilin Allahu i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde, për të nderuar intelektin tënd.

 

Episodi i sotëm është pika qendrore e fazës së dytë. Ne duhet të bëjmë diçka, të gjithë ne jemi bashkëpunëtor. Qeveritë nuk mund të jenë përgjegjës për çdo gjë, ne duhet të kryejmë ndonjë punë, ju jeni në gjendje të sillni ide të mëdha.

 

Përkujtoni se Allahu xh.sh. i ka thënë profetit: “... ti do të hysh ne xhaminë e shenjtë, nëse do Allahu, i sigurt, kokë rruar, me flokë të prera dhe pa frikë”. Ai u tha muslimanëve këtë në kohën kur kjo vështirë ishte të besohej. Por Allahu u ka premtuar atyre diçka dhe u dha një ëndërr të plotë. Ai ka përmendur edhe hollësitë më të vogla si: pamja e flokëve të tyre, dhe premtimi i Allahut u realizua.

Një shembull tjetër: “Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.” 110:1-2. Fjala “dhe i pe” bëri që muslimanët e asaj kohe të ndjehen sikur e shohin këtë ndodhi.

Disa njerëz mund të thonë se këto janë premtimet e Allahut xh.sh. profetit të tij. a.s. por kush mund të na garantojë se ëndrra jonë do të realizohet? Edhe ne kemi premtime se rizgjimi i muslimanëve do të arrihet, dhe çfarë nderi është ky për ne nëse ai arrihet nëpërmjet nesh: “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë.” Nur 55

Pra kjo nuk është ëndërr, për këtë arsye kur ju them të ëndërroni për vendin tuaj pas 20 vitesh, ky është realitet e jo ëndërr, meqë Allahu ka premtuar, dhe neve na mbetet të ëndërrojmë dhe punojmë. Ne duhet t;i pastrojmë qëllimet tona për hir të Allahut e jo të dëshirojmë shkatërrimin e ndonjë vendi ose të bëhemi armiq të dikujt. Qëllimi ynë është shpërndarja e mëshirës E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botërat ( njerëzit, xhinnët dhe gjithçka që ekziston)” 21:107. dhe të shpërblehemi për këtë rizgjim. Bëjeni Amr Ibn El Xhamuh model tuajin. Ai ishte i gjymtuar por nuk deshi të humbas shansin që të marrë pjesë me muslimanët. Ai i the të Dërguarit të Allahut: “Më lejo të vij në betejë me ty, dëshiroj të hyj në xhennet me këtë këmbë të gjymtuar.”

 

Shpresojmë se afaristët dhe profesorët e universitetit do të na bashkëngjiten që të gjejmë një ëndërr. Dhe, nëse do Allahu, ne do të arrijmë sukses. Ne kemi shpresa të mëdha për të arritur sukses. Bëni atë që mundeni dhe ne do t’i presim përgjigjet e juaja për të publikuar rizgjimin tonë bashkërisht.

 

Shihemi javën e ardhshme... Paqja, rahmeti dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju

yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar


AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes