SUNAA’ AL-HAYAH
- KRIJUESIT E JETËS -
Episodi 17 Kremtimi i përfundimit të fazës së parë.
Kremtimi i përfundimit të fazës së parë.
Në emër të Allahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit. Falënderimi dhe Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
Paqja dhe mëshira qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.
Kemi arritur në fundin e fazës së parë të
programit tonë “Krijuesit e jetës”, megjithatë kemi edhe tre faza tjera për t’i
kaluar.
Tani me të vërtetë duhet të themi:
“falënderimi i takon Allahut” nga thellësia e zemrave tona, sepse kemi
përmbushur qëllimin e fazës së parë të programit që ishte të liruarit nga dhjetë
prangat që na pengonin. Jemi liruar nga prangat që na pengonin dhe na
ndalonin që të ngrihemi. Qëllimi përfundimtar i këtij programi është ringjallja
e islamit dhe myslimanëve anekënd botës. Disa nga këto pranga ishin: pasiviteti,
mungesa e seriozitetit, mungesa e përgjegjësisë, jo-organizimi i kohës, mungesa
e qëllimit të qartë, shpërdorimi i pasurisë dhe mos përdorimi i mendjeve tona.
Sot, ne dhe gjithë ata që e përcjellin këtë
program, duhet të i falënderohemi Allahut xh.sh. meqë kemi arritur të lirohemi
nga këto kufizime. Projektet që i filluam për lirimin nga prangat ishin të
suksesshme. Ne e kemi ditur se njerëzit do të jenë të padurueshëm për të
reaguar, por kurrë nuk kemi imagjinuar se reaksioni do të jetë kaq i madh. Është
e pabesueshme se si njerëzit janë të etur për të arritur sukses, për të lëvizur
dhe për të kontribuar diçka dhe se sa shpejtë mund të lëvizim dhe të
ringjallemi.
A mund të paramendoni, vëllezër dhe motra,
se për tre muaj të këtij programi, kemi përmbushur disa të arritura të cilat më
herët ishin jashtë imagjinatës! Kjo është arsyeja që fillova këtë episod me
falënderime për Allahun xh.sh që na mundësoi të lirohemi nga prangat dhe për
suksesin në projektet tona.
Episodi i sotshëm është kremtimi dhe
lumturia për të arriturat tona të suksesshme. Në të vërtetë, ne dëshiruam që ky
kremtim të shënojë fundin e fazës së parë dhe ta ndajë atë nga fazat tjera.
Është e natyrshme që njeriu është më i gëzuar dhe më optimist kur ndien se ka
arritur diçka. Ndonjëherë kur mendojmë për rrugën e ringjalljes, ajo na duket
shumë e gjatë. Por duhet t’ju them: Jo, vëllezër dhe motra, ne tanimë kemi
përfunduar me fazën e parë. Ne arritëm që të prodhojmë rezultate dhe suksese
gjatë saj! Prandaj, qëllimi i episodit të sotëm është t’ju gëzojmë dhe të
plotësojmë hadithin e Pejgamberit a.s. “Çdokush që sjell gëzim në shtëpinë e
myslimanit nuk ka shpërblim tjetër pos xhenetit.”
Dëshiroj ta ripërtërijmë shpresën dhe të
jemi të gëzuar për lirimin tonë nga prangat. Në Ditën e Gjykimit, Allahu xh.sh.
do të na pyesë se çka kemi bërë për islamin. Burrat dhe gratë që bënë përpjekje
maksimale gjatë tre muajve të fundit, do të thonë: “O Zoti ynë, ne kemi bërë
këtë e këtë. Ne nuk jemi kufizuar vetëm me namaz, agjërim dhe hixhab, por ne
gjithashtu sollëm dobi për njerëzit e tjerë dhe kemi kuptuar se islami do të
thotë përsosmëria dhe seriozitet në çdo gjë që veprojmë. Mësuam se si të jemi
inxhinierë të aftë, avokatë të suksesshëm, etj”. Kur Librat ndahen në Ditën e
Gjykimit, ju që jeni krijues jete do të thoni:“O
ju, qe, lexoni librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time”.
69: 19-20.
Në Ditën e Gjykimit, islami do të vijë në
formë të njeriut dhe do të kalojë pranë secilit prej neve dhe do të thotë: “Ky
njeri më ka mbrojtur!” dhe “Ky njeri më ka poshtëruar”. Kur të kalojë afër jush,
ju do të buzëqeshni dhe do të thoni: “O Zot, unë kam qenë gjallërues”. islami do
ta ngre dorën e juaj dhe do të thotë: “Ti më ke mbrojtur!”
Pjesa e parë e kremtimit:
Vëllezër dhe motra, a ju kujtohen qëllimet
e programit? A ju kujtohet djaloshi i pikëlluar i cili qëndronte i vetmuar në
një dhomë të errët, me duar të lidhura, i dëshpëruar dhe pa shpresë. Ne shkojmë
te ai dhe e pyesim: “A vetëm do të rish aty përderisa bota, përplot me shpresë
dhe dritë, pret jashtë?” Ai provoi të ngrihet por nuk ia doli sepse duart e tij
ishin të lidhura me pasivitet ndërsa në qafën e tij ishte pranga e mungesës së
qëllimit në jetë. Ne filluam t’i thyejmë të gjitha këto pranga dhe kjo ishte
faza e parë. Sytë e tij u mbushën me vullnet të fortë dhe vendosmëri, dhe kjo
është faza e ardhshme. Ai doli jashtë dhe gjeti një botë të ndritshme. Në të
njëjtën kohë, edhe shumë djem dhe vajza tjera dolën nga dhomat e tyre të errëta,
çdonjëri duke bartur Kur’anin e Shenjtë në dorën e djathtë dhe logon e Krijuesve
të jetës në dorën e majtë. Kjo do të jetë faza e tretë - puna ekipore. Ja se si
duket qëllimi i Krijimit të jetës në vepër.
Pjesa e dytë e kremtimit: Të dhënat mbi të arriturat
Paramendoni kohën brenda së cilës janë
arritur këto suksese dhe do të kuptoni se çka jam duke shpjeguar.
E para: Projekti i pozitivizmit
Këtu e kemi një listë të organizatave
studentore që morën pjesë në këtë projekt në shkolla dhe universitete kudo në
Botën Arabe:
- Disa shkolla në Siri
- Universiteti i Bahrejnit
- Vajzat në të gjitha Universitetet e
Jemenit
- Një grup i të rinjve Algjerian
themeluan një ekspozitë lëvizëse (të cilën e emëruan Krijuesit e jetës) për
të udhëtuar nëpër të gjitha Universitetet e Algjerisë
- Shumica e Universiteteve Jordaneze
- Studentët e Universitetit Al-Mansura,
Fakulteti i Shkencës, Egjipt
- Universiteti Al-Manufia, Fakulteti i
Tregtisë
- Të gjitha kolegjet në Universitetin e
Aleksandrisë
- Të gjitha kolegjet në Universitetin e
Kajros
- Rezultati i anketës, “A jeni
gjallërues pozitiv?” Numri i atyre që u përgjigjën ishte 55.271 prej tyre 62
% ishin shumë pozitiv, 30 % pozitiv dhe 8 % ishin me pozitivizëm të dobët.
E dyta: Projekti për respektimin e
trupit të femrës
·
Numri i përgjithshëm i letrave të
dërguara në kanalet satelitore me kërkesë të respektimit të trupit të femrës
ishte 10 000.
·
Gjashtë shoqata bamirëse të grave
vazhdojnë ta mbështesin projektin (tre në Egjipt dhe tre në shtetet e Gjirit).
Është miratuar një rezolutë për ndalimin e video spoteve të turpshme në të
gjitha kanalet Egjiptiane e cila është publikuar në gazetën Al-Ahram më 17
prill.
·
Në Francë është themeluar një shoqatë
për mirësjellje të femrave e quajtur: “Shoqata e dëlirësisë”, qëllimi i së cilës
është luftimi i sjelljeve të turpshme në video spotet Arabe.
·
Kuvendi i Popullit të Egjiptit është
duke diskutuar një rezolutë për ndalimin e këngëve të tilla në të gjitha kanalet
në Egjipt.
·
Shefi i Unionit të Muzikantëve
Profesional do ta padit çdo grua e cila e përdor trupin e saj në mënyrë të
paturpshme në video spotet muzikore.
·
Një kompani e madhe reklamuese ka
ndryshuar strategjinë e saj, ata më nuk përdorin trupin e femrës për reklamimin
e prodhimeve.
E treta: Projekti: “Luftimi i pesë
llojeve të narkotikëve”
·
Numri i shkarkimeve të dosjes që
përmbante mesazhin për duhanxhinjtë ishte 121.000
·
Anketa për “nargilen” është printuar
181.000 herë.
·
Mesazhi për duhanxhinjtë është printuar
762.000 herë.
·
Mesazhi për avokatët e ndershëm është
printuar 20.000 herë.
·
Mesazhi i titulluar “Të sigurohemi që
askush nga shtëpia jonë të mos jetë narkoman” është printuar 50.000 herë.
Efekti i
projektit “Thuani Jo pesë narkotikëve në rrugët Arabe”:
- Artikujt në gazetën Al-Ahram
- Artikujt në gazetën Jordaneze Al-Ra’l
- Artikujt në gazetat e Gjirit Arabik
(të gjithë kanë shkruar për projektin dhe kanë organizuar ngjarje të
ndryshme për ta mbështetur projektin).
- Ministria e furnizimit në Egjipt
- Ministria e shëndetësisë në Katar
- Udhëheqësi fetar në Egjiptit ka
përkrahur rezolutën legale për ndalimin e alkoolit që do t’i paraqitet
Asamblesë Kombëtare të Egjiptit.
- Këshilli për Kulturë i Ukrainës
Universitetet që
kanë ndaluar pirjen e duhanit në komplekset e tyre:
- Kolegji i Mjekësisë Qasr Al-Ainy,
Egjipt
- Kolegji i Farmacisë, Universiteti i
Aleksandrisë
- Universiteti Al-Fatih, Libi
- Kolegji i Shkencave në Universitetin
Al-Manufia
- Universiteti Ajman
- Kolegji i Shkencave Administrative,
Kuvajt
- Kolegji i Farmacisë në Universitetin
Helvan, Egjipt
- Universiteti Omar Al-Muhtar, Libi
- Kolegji i Drejtësisë Al-Muhammadia,
Maroko.
Veprimet tjera pozitive:
- Seminaret në shkolla dhe klube të
Egjiptit për luftimin e pesë llojeve të narkotikëve
- 100 kompani nga Jordani, Siria dhe
Egjipti na informuan për ndalimin e pirjes së duhanit në ndërtesat e tyre
- Kampanjat e Inspektimit në qytetin
Al-Mansoura.
- Emirati i Mekës së Shenjtë aprovoi
rezolutën më 17 prill të titulluar “Duam Meken pa duhan”
- Mija letra nga burra dhe gra që
deklarojnë lënien e duhanit.
- Disa kafene në Egjipt dhe Jordani kanë
ndaluar shërbimin e nargiles.
E katërta:Projekti i mbrojtësve të
ardhmërisë
12.000 të rinj morën pjesë me ne. Ata do të
trajnohen gjatë verës nga ana e 800 trajnerëve mjekësor të specializuar, nga
vendet e ndryshme Arabe.
Shkollat dhe Kolegjet që morën pjesë:
- Shkolla e Mesme Sheikh Zayed.
- Studentët e Shkollës Dhahiyat Rasheed,
Jordan.
- Asociacioni i Studentëve myslimanë,
Kanada.
- Kolegji i Teknologjisë, Austri.
- Klubi Baladiyat Al-Mahalla, Egjipt.
- Spitali Universitar Mbreti Abdul-Aziz,
Xhidde.
- Këshilli Kulturor i Ukrainës
E pesta: Fushata e tubimit të
veshëmbathjeve
Qëllimi im
ishte që ta shtyj prezantimin e rezultateve të fushatës për tubimin e
veshmbathjeve që ajo të jetë befasi. Sot kam lajme të mira për ju. Të gjithë
jemi të njoftuar me projektin dhe se si është përhapur ajo në 26 shtete. Ata që
kishin depo (gjithsej 3200 persona) i kanë tubuar rrobet. Ajo që mund t’i them
atyre, është se janë shumë shpirtmirë, posaçërisht gratë! Njerëzit që kanë
tubuar teshat betoheshin se kanë pranuar tesha të reja me etiketa! Kjo do të
thotë se njerëzit kanë blerë tesha të reja për t’i sjellë. A ju kujtohet se si
në çdo episod unë ju përkujtoja shokët e Pejgamberit a.s.? Se si unë ju pyesja
se çka keni bërë ju për islamin në krahasim me ata? Sot, unë ju them se ju do
t’i takoni ata në Ditën e Gjykimit dhe do t’i tregoni se sa punë të mëdha i keni
kryer për një kohë kaq të shkurtër!
Befasia është
se për dy javë kemi arritur të tubojmë 1.500.000 thasë! Caku ishte një milion.
Më kujtohet episodi kur ju nxisja dhe ju thosha se mund të arrijmë tubimin e një
milion thasëve por në brendi i thosha vetvetes se nëse arrimë 700.000-shin ajo
do të ishte sukses. Duhet ta kemi parasysh se ky është numri që ka arritur tek
unë, ndërsa jam i sigurt se ka njerëz që kanë shpërndarë teshat menjëherë dhe të
tjerët që nuk na kanë informuar. Është e mundur që numri të jetë edhe më i madh.
Ne ndjejmë kënaqësi me suksesin tonë. O i Dërguari i Allahut, populli yt nuk ka
shterur ende të arriturat e tyre. Jo, ka burra dhe gra që janë të suksesshëm dhe
ka prej tyre që edhe tani janë duke kontribuar. A ju kujtohet episodi i
parë kur ju thashë se ky nuk është program por është projekt për t’i ringjallur
popujt tanë. Unë ju sigurova se njëra prej qëllimeve tona ishte të bëhet
zëvendësimi i gjendjes së dëshpërimit dhe mungesës së shpresës me atë të
pozitivizmit dhe të shpresës. Unë nuk u talla me ju. Tani ju mund të shihni se
çka keni arritur ju vetë.
A ju kujtohet
shoku im të cilit i pata thënë se ky është projekt për ringjalljen e popullit e
ai më pat thënë: “Populli është i vdekur”, unë u përgjigja: “Vendosmëria mund ta
ringjallë një popull”, e ai shtoi: “E pamundur, njerëzit janë të vdekur, është e
padobishme”. Unë i thashë: “Ne do të prezantojmë modele të njerëzve të cilët
kanë arritur sukses dhe do të shohësh që unë do të flasë për një orë e populli
do të punojë 24 orë. Ata do ta nxisin njërin tjetrin dhe do të bëhet një
ndryshim dhe pastaj do të bëhet edhe ringjallja”. Ai më tha: “Do të shohim”.
Falë Allahut, ne kemi arritur sukses dhe ju i keni parë të arriturat.
Në të vërtetë, pas rishikimit të shënimeve
të të arriturave, u frikësova se mos po ndiejmë mendjemadhësi për atë që kemi
arritur. Prandaj dëshiroj të ju rekomandoj të lexoni ajetin vijues
Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është
shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata. 10:58
Unë po ashtu ju rekomandoj që ta
falënderoni dhe ta lavdëroni Allahun xh.sh. shumë për atë që ka ndodhur në fazën
e parë. Sillni në mend ajetin: “Nëse
falënderoni (me pranimin e Besimit dhe adhurimin e askujt tjetër pos Allahut),
do t’ua shtojë të mirat” 14:7
Faza e ardhshme është edhe më e madhe dhe me të vërtetë besoj se do të kemi
sukses, sidoqoftë unë kërkoj nga ju një reaksion shumë më të madh. Duhet ta
falënderojmë Allahun dhe vazhdimisht duhet ta kujtojmë ajetin;
“Dhe
çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut”
16:53
Mbani mend se kjo nuk është për shkak të
mençurisë tonë! Vetëm shikoni se si Allahu xh.sh na ka gjallëruar dhe se si e ka
gjallëruar vendosmërinë tonë dhe përkujtoni ajetin;
“Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të
cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund
të shpëtojë nga ajo? 6:122
Pjesa e
tretë e kremtimit
Do të prezantojmë një këngë për Pejgamberin
tonë dhe mësuesin tonë të dashur Muhammedin a.s. sepse ai është udhëheqësi dhe
shembulli ynë. Përveç kësaj, programi “Njoftohu me të dashurin” ishte i
dizajnuar që ne ta përkujtojmë atë; ky program është po ashtu i asaj natyre
përmes të cilës ne bëhemi gjallërues produktivë. Kënga është në gjuhën Angleze,
meqenëse “Krijuesit e jetës nuk i dedikohet vetëm botës Arabe, dhe do ta
interpretojë vëllai ynë nga Britania, Sami Youssef. Derisa e dëgjojmë këngën, do
të doja që ta kujtojmë Havdin e Pejgamberit a.s. në Ditën e Gjykimit.
Paramendoni etjen tuaj ekstreme në atë ditë. Papritmas Pejgamberi a.s. do të
thërrasë: “Eja, ti je nga ummeti im (Populli i islamit)”. Atëherë ti do të
vraposh te ai, do ta shohësh për herë të parë dhe posa ta arrish atë, ai do të
të japë një gllënjkë nga Havdi i tij me duart e tij mbas të cilës më kurrë nuk
do të ndiesh etje.
(Fjalimi i Sami Youssef-it mbas këngës)
“Es-selamu Alejkum (Paqja qoftë mbi ju). Kjo është vizita ime e parë në Liban
dhe kam nderin të jem pjesë e këtij projekti të shkëlqyer dhe madhështor e cila
na ka sjellë shumë dobi dhe e cila ka dëshmuar se ne nëpërmjet vetë-besimit dhe
mbështetjes tonë tek Allahu xh.sh mund të arrijmë rezultate të mëdha. Të gjithë
duhet të jemi krenar me identitetin tonë dhe me islamin tonë dhe të fillojmë
vepra të mira meqenëse kjo është përgjegjësia jonë dhe premtimi ynë ndaj Allahut
xh.sh. Duhet t’i shfrytëzojmë talentet tona në të mirë meqenëse çdokush nga ne e
ka një talent, askush nuk është i lindur si muzikant, filozof apo person i madh.
Këto gjëra zhvillohen gjatë kohës.
Profeti a.s ka zbuluar dhe ka zhvilluar
talentet e shokëve të tij, si p.sh: Halid Ibn velid, Ali Ibn Ebi-Talib dhe Omer
Ibn El-Hattab. Të gjithë shokët e Profetit ishin të talentuar dhe ai u besoi të
gjitha përgjegjësitë për t’i realizuar ato.
Çdokush që e dëshiron këtë këngë nga vëllai
ynë Samiu, apo ndonjë këngë tjetër të tij, mund ta gjej në web faqen
www.amrkhaled.net
Pjesa e
katërt e festimit
Tani, do t’i nderojmë disa njerëz të cilët
kanë kontribuar shumë në fazën e parë të këtij projekti dhe janë bërë shembuj të
mirë si Krijues të jetës. Vetëm brenda tre muajve, shumë njerëz kanë kryer vepra
që vlejnë të nderohen. Këta të cilët janë pranishëm me ne sot, janë një numër
shumë i vogël nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë dhënë mund, ata që i njoh
dhe ata që nuk i njoh. Le të fillojmë me procesin e nderimit të cilën e kemi
mësuar nga Profeti ynë s.a.v.s. i cili kishte zakon t’i falënderonte shokët e
tij për ndonjë vepër të mirë. Për shembull, Ebu Ubejden ai e thërriste Thesar të
Ummetit, Halid Ibn Velidin e thirrte Shpata e Allahut. Ai ka emëruar shokët e
tij me shumë nofka të cilat i gëzonin dhe motivonin vullnetin e tyre. Profeti
s.a.v.s. gjithashtu na ka mësuar të japim dhurata meqë ai ia dha Abdullahut një
shkop të drurit dhe i tha atij: “Merre këtë dhe më tako me të në Ditën e
Gjykimit” (që ai të hynte në Parajsë). Ja ku janë mysafirët tanë:
- Do të fillojmë me disa të rinj nga
Jordani të cilët themeluan një klub dhe e quajtën “Klubi i krijuesve të
jetës” dhe punuan në të gjitha fushatat, si: pesë narkotikët,
vetë-ngjitëset, tubimi i veshmbathjeve etj. Ata janë katër persona: Osama,
Muhammedi, Arva dhe Esma. Do t’i shpërblejmë me një certifikatë të nderit
dhe me një dhuratë nga Sunaa’ Al-Hayah që përmban një palmë e cila e mban
planetin dhe ka një mbishkrim: “Së bashku ne krijojmë jetë”
- Fituesi i dizajnit më të mirë për
“Thuani JO duhanit” të cilën Organizata Ndërkombëtare për Shëndet ka kërkuar
ta përdorë dhe njëkohësisht kërkojmë nga ju ta merrni nga web faqja jonë dhe
ta shpërndani kudo në Botën Arabe. Ai është vëllau ynë Velid, Allahu e
shpërbleftë.
- Një grup i të rinjve ka themeluar
“Shtëpinë e përkthimit” të quajtur “Dar-al Tarjama”. Ajo përbëhet prej 170
përkthyesve, prej të dy gjinive, nga 25 shtete. Ata janë takuar në web faqe
dhe janë pajtuar që të formojnë një grup përkthyesish që do t’i përkthej të
gjitha materialet islame të dijetarëve mysliman në të gjitha gjuhët
Evropiane. Ata kanë filluar me artikujt e Dr. Zaglul El-Najjar-it dhe me
ligjeratat e mia, Allahu i shpërbleftë. Me neve sot është vëllai ynë Halid
Farag, një Gjerman-Egjiptian i cili ka ardhur apostafat nga Gjermania. Ai
tha se ata ishin motivuar nga ajeti Kur’anor: “O
ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju
bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete”
49:13 “Për shkak të këtij ajeti”, Halidi sqaroi, “Ne dëshirojmë ta
përkthejmë diturinë e lindjes për perëndimin dhe anasjelltas.”
- “Grupi Hadeer” – një grup i të rinjve
dhe të rejave Libaneze të cilët kanë filluar të bëjnë projekte dhe këngë që
i kanë dërguar kanaleve satelitore, të gjitha me vetë financim. Me ne sot
është Marvan Fer’oun, drejtori I përgjithshëm “Grupit Hadeer”. Ata takohen
pas punës apo mësimit për të bërë vepra të mira dhe të nxisin popullin që të
dojë më tepër fenë e tyre. Kjo nuk ishte e vështirë dhe ata tani kanë gjetur
një sponsor i cili është i gatshëm për të financuar projektet e tyre, falë
Allahut xh.sh.
- Nga Algjeria e kemi një djalosh që
quhet Kidar Sami dhe disa të rinjë në mes të cilëve edhe vajza Asja e cila
ka themeluar një grup të quajtur Sunaa’ Al-Haya në web faqen
www.amrkhaled.net dhe ka formuar një ekspozitë mobile për t’i vizituar
të gjitha universitetet në Algjeri me qëllim të përhapjes së ideve të
programit. Kidar sqaron: “Ne duhet të njihemi me njëri tjetrin përmes web
faqes të z. Amr Khaled dhe ne planifikojmë të vazhdojmë me projektet tona.
- Në Qendrën Kulturore në Ukrainë,
myslimanët e shikojnë Krijuesit e jetës dhe vazhdojnë me diskutime pas çdo
namazi të Xhumasë rreth detyrave që mund t’i kryejnë derisa të takohen në
javën e ardhshme. Me ne sot është përfaqësuesi i grupit të Ukrainës, vëllai
ynë Thiran i cili sqaroi: “Jam shumë i gëzuar me mikpritjen që kam pranuar
këtu. Ne në Ukrainë kemi qenë shumë të angazhuar me këtë program, duke
përfshirë edhe projektin e fundit “Tubimi i veshmbathjeve”.
- Nga Egjipti e kemi Abdel Rahmanin i
cili me një grup të rinjsh ka shikuar episodin e pozitivizmit dhe kanë
tubuar para të mjaftueshme për të blerë një aparat për dializë të cilën e
dhuruan Universitetit të Aleksandrisë. Abdel-Rahman tha: “Në emër të 100.000
studentëve dhe në emër të profesorëve tanë dhe stafit të Universitetit të
Aleksandrisë, ne kemi tubuar paratë meqë kemi vërejtur se numri i të
sëmurëve nga veshkët është shumë i madh. Prandaj ne vendosëm ta formojmë
këtë njësit. Në fillim jemi ballafaquar me fjali dëshpëruese si: “Nuk ka
shpresë te rinia” dhe “Rinia jonë është barrë”, por ne ia dolëm të
ndryshojmë këtë mendim.
- Nga Kanada e kemi Javadin i cili ka
arritur t’i tuboj 10 000 thasë me rrobe. Ai tha: “Dëshiroj të them se ju që
jeni në botën Arabe keni një mundësi e ajo është se skamnorët janë përreth
jush dhe është lehtë t’i kontaktoni. Për ne, është shumë vështirë t’i
tubojmë dhe pastaj t’i dërgojmë veshmbathjet në vendet e tjera, si Sudani.
Dua ta përmendi një rast që më ndodhi personalisht. Isha duke vrapuar në
plazh në një mëngjes kur mu afrua një njeri dhe kërkoi nga unë një dollar.
Thashë në vete: “Lavdi i takon Allahut që dërgoi një person të kërkoj para e
që t’i ndihmoj dhe të hyj në xhenet.” Prandaj, mundohuni të përfitoni nga
kjo mundësi”.
- E kemi një vashë njëmbëdhjetë vjeçare
nga Aleksandria e cila vetë e kishte thirrur Guvernatorin e Aleksandrisë dhe
kishte kërkuar nga ai që ta rregullonte rrugën e saj. Ajo quhet Aja dhe tha:
“Guvernatori më dëgjoi, më ndihmoi dhe nuk u sjell ndaj meje si ndaj një
fëmije Ditën e ardhshme kur u ktheva nga shkolla pashë se rruga ishte e
riparuar.”
- Ajman Nur, i cili ka dizajnuar
grafikët e këtij programi dhe ato që paraqesin zbulimet e El-Hassan Ibn
El-Hajtham. Ai tha: “Unë iu bashkëngjita ekipit punues për t’i dizajnuar
grafikët për hyrje dhe fund të këtij programit dhe logon speciale. Ne kemi
bërë animacionin e zbulimeve të Ibn El-Hajthamit i cili ka themeluar
procedurat eksperimentale, pa të cilat do të ishte i pamundur identifikimi i
suksesshëm i rezultateve dhe teorive. Atij i kemi borxh origjinën e
thjerrëzës, fotografisë dhe kamerës. Prandaj them; “Nëse dikush dëshiron të
jetë krijues i jetës, ai duhet të ec hapave të krijuesve të jetës”
- Një individ që e përfaqëson Sirinë,
populli i të cilit ka qenë i gatshëm për të na ndihmuar, Allahu i
shpërbleftë të gjithë ata. Ai quhet Abdel-Fattah Al-Samman. Ai më ndihmon në
çdo detaj të vogël apo të madh lidhur me këtë program nëpërmjet
bashkëveprimit të tij të shkëlqyer. Ai tha: “Ky lloj i programit me të
vërtetë mund të nxjerrë të rinj të cilët janë “Krijues të jetës”
- Vëllau ynë Hilal Fattal nga shoqata
“Sunaa’ Al-Hayah” nga Tripoli.
- Vëllau ynë Fahd Abdel Vahid nga
“Shoqata e përsosjes” në web faqe.
- Ahmed Imam i cili ka nisur idenë e
tubimit të veshmbathjeve. Në Ditën e Gjykimit peshoja e tij do ta mbaj
shpërblimin e 1.5 milion thasë që janë tubuar.
Këta individë paraqesin një përqindje të
vogël të numrit aktual të atyre që kanë merituar të jenë të nderuar me ne në
Sunaa’ Al-Hayah. I falënderohem, Allahu i shpërbleftë.
Pjesa e pestë e kremtimit
Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë
para do kohe ka nderuar Sunaa’ Al-Hayah. Kjo organizatë kujdeset për shëndetin
e tërë njerëzimit dhe çdo vit nderon afro 20 individë për të arriturat tyre
efektive në fushën e shëndetësisë botërore. Këtë vit ata më kanë zgjedhur mua,
të gjorin, Amr Khaled, në emër të rajonit të Lindjes së Afërt.
Kur e pranova trofeun dhe “Certifikatën e
Nderit”, isha i ngatërruar sepse e dija se ato nuk më takojnë mua. Ato janë të
juaja. Pasha Allahun, këto nuk janë vetëm fjalë boshe.
Do ta qesim këtë certifikatë në web faqe
dhe çdo kush që ka marrë pjesë së bashku me ne në fushatën kundër pesë
narkotikëve (pasi që kjo certifikatë është për fushatën kundër duhanit dhe
drogës) mund ta merr atë, ta shlyej emrin tim dhe ta vendos emrin e tij/asaj dhe
ta var në murin e tij/asaj. Nëse unë do të flisja njëqind vjet por pa përpjekjen
e juaj, askush nuk do të na jepte ndonjë shpërblim.
A e shihni se si ka arritur zëri ynë tek
Kombet e Bashkuara? Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë ka kërkuar ta
përdorë dizajnin e Velid-it në fushatat e tyre. Ju rini jeni efikas dhe mundi
juaj meriton të shpërblehet.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ju.
Ide e re
A i dini kujtimet e shkollës ku njerëzit
fotografohen së bashku dhe pas 20 vjetësh ata i shikojnë fotografitë dhe thonë:
“O ditët e vjetra të mira!” Kjo është ideja jonë e re.
Jemi duke planifikuar të bëjmë një libër
“Krijuesit e jetës” për të përkujtuar etapën e parë. Ky libër nuk do të ketë
autor sepse çdokush që do të dërgoj tregimin e tij apo të saj do të jetë një
autor. Libri do të shpërndahet nëpër librari me titullin “Sunaa’ Al-Hayah”. Lus
çdonjërin prej jush të merr pjesë edhe nëse keni dërguar vetëm një thes me
rrobe, keni kontaktuar me ne me telefon apo faks ose keni vizituar web faqen
tonë. Dërgoni foton e juaj, emrin dhe tregimin e juaj në web faqen
www.amrkhaled.net. Do t’i ndajmë të gjithë së bashku, unë, familja ime
dhe të gjithë që kontaktojnë me ne.
Qëllimi i këtij libri:
·
Të jetë një kujtim i këndshëm i këtij
projekti. I kemi 15 ditë dhe afati i fundit është 25 qershori 2004 që t’i
dërgoni me internet.
·
Të jetë një përkujtues ashtu që çdo herë
kur të ballafaqoheni me vështirësi në jetën e juaj, do t’ju bie ndër mend ky
libër në bibliotekën e juaj.
·
Për t’ju mundësuar që kur në Ditën e
Gjykimit të takoheni me Allahun, të thuani: “Unë kam qenë me këta njerëz”.
·
Për të arritur vëllazëri dhe lidhje të
afërt të motrave për Allahun. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdokush do të
ringjallet me atë që e do”.
·
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dashuria ime
është e detyrueshme ndaj atyre që ndihmojnë njëri tjetrin për hir timin” dhe ne
jemi duke e bërë këtë libër për t’i ndihmuar njëri tjetrit dhe që feja e Allahut
të jetë fitimtar. Në këtë libër do të jenë fotografitë e një nëne 50 vjeçare,
një vajze 12 vjeçare dhe nënës së saj, si edhe fotografitë e juaja dhe të miat.
Plani i shpërndarjes për rrobet e
tubuara:
·
Në vendet Arabe aty ku ka njerëz të
varfër ju lus që të bëni ekspozimin e rrobeve për shpërndarje. Në web faqen
www.amrkhaled.net mund të gjeni informata se si t’i hapni këto ekspozita
si dhe hollësitë e tjera të dhëna nga expertët. Do të informoheni se kë duhet ta
kontaktoni në vendin e juaj për t’iu ndihmuar në hapjen e ekspozitave.
·
Në Evropë, SHBA, Kanada dhe në vendet e
Gjirit, disa njerëz kanë menduar t’i dërgojnë veshmbathjet në Irak ose
Palestinë. E di se ata janë duke vuajtur për së tepërmi por ata nuk kanë nevojë
për veshmbathje. Ne e kemi gjetur një shtet tjetër që vuan shumë nga trazirat e
brendshme dhe ne merakosemi për vëllezërit tanë atje. Ky vend është Sudani. Për
këtë ne kemi vendosur që këto tesha t’i dërgojmë në Darfur në Veri dhe në Goba
në Jug.
Ne jemi marrë vesh me qeverinë e Sudanit se
teshat nga Evropa, SHBA-ja dhe Kanada do të sillen në limanin “Pour Sudan” duke
filluar nga kjo javë. Për të lehtësuar transportin e mallrave, ne do të bëjmë
ngarkimin e çdo gjëje nën emrin e “Ministrisë për çështjet humanitare të
Sudanit” dhe e tëra që ata kërkuan nga ne ishte t’i klasifikojmë teshat e reja
nga ato të përdorura.
Vizitoni web faqen
www.amrkhaled.net dhe do të gjeni kompaninë e cila mundësoi bartjen e
mallrave me anije dhe të gjitha detajet e tjera lidhur me bartjen e mallrave si
dhe zgjedhjen e çdo lloji të problemit nëpërmjet ambasadës së Sudanit në vendin
ku jetoni. Që nga tash dhe gjatë tërë muajit, të gjitha teshat duhet të tubohen
në limanin “Pour Sudan”. Atëherë, nëse do Allahu, ne do të jemi atje për të
ndihmuar në shpërndarjen e teshave dhe do t’iu sjellim pamjet e incizuara.
Dëshirojmë të falënderojmë qeverinë e Sudanit për bashkëpunim dhe të gjithë ata
që do t’i dërgojnë teshat e tyre. Nuk do të bëjmë dallime në mes të myslimanëve
dhe të krishterëve gjatë shpërndarjes së teshave, si në Sudanin Jugor ashtu edhe
në atë Verior.
Çdonjëri po lëviz, pra LËVIZNI
edhe ju me ta dhe ne do të fillojmë një fazë të re pasi të mbarojmë me dërgimin
e veshmbathjeve në Sudan dhe pasi të pranojmë emrat dhe fotografitë e juaja për
librin tonë.
Ju
faleminderit dhe paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ju.yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar