SUNAA’ AL-HAYAH
- KRIJUESIT E JETËS -
Episodi 16 Përdorimi i mendjeve tona
Përdorimi i mendjeve
tona
Përmbledhje e
episodit të kaluar
Kemi arritur në episodin e fundit të fazës së parë të këtij programi. Qëllimi i
kësaj faze ishte çlirimi nga prangat. Deri tani jemi çliruar nga dhjetë pranga.
Para se të vazhdojmë, dëshiroj të ju përkujtoj për projektin e javës së kaluar
“Java e frytshme” e cila do të vazhdojë edhe këtë javë. Synimi ynë për “Javën e
frytshme” ishte të kryejmë 4 gjëra çdo ditë: një për mirëqenien e shpirtit, një
për mendjen, një për trupin dhe një për familjen.
Jemi pajtuar se
këto katër gjëra janë: puna (apo mësimi), ibadeti, ushtrimet dhe aktivitetet
shoqërore. Shkurtimisht do të përmbledh atë që u tha në episodin e javës së
kaluar.
Puna:
Duhet të synoni të keni çdo ditë 6 orë punë apo mësim pandërprerë. Kemi thënë se
projekti është i inspiruar nga Pejgamberi a.s. dhe mënyra si ai e ka kaluar
ditën.
Të gjitha projektet tona paraprake ishin të
bazuara në veprime nga të cilat përfiton shoqëria në përgjithësi. Dëshiroj ta
përdori këtë projekt për të ju treguar se mund të reformoni veten përbrenda pasi
keni arritur të reformoni atë çka ju rrethon.
Ibadeti:
Dëshirojmë të adhurojmë Allahun xh.sh. ashtu si e ka bërë këtë Pejgamberi a.s.
Së paku mund të provojmë të kryejmë 4 llojet kryesore të ibadetit për shkak të
shpërblimit të madh të tyre. Këto janë mënyrat e afrimit te Allahu xh.sh. Ato
janë:
-
Namazi i natës – qoftë edhe dy reqate pas namazit të jacisë
-
Duaja – qoftë edhe për një minutë pas namazit
-
Dhikri – bile 5 minuta gjatë rrugës tuaj në punë
-
Recitimi i Kur’anit – qoftë edhe një faqe gjatë namazit të natës
Jam i sigurt që ata të cilët kanë zbatuar në praktikë “Javën e frytshme” tashmë
ndihen më të afërt me Allahun xh.sh. Kemi sugjeruar një metodë të lehtë për
praktikimin e këtij ibadeti. Ngrihuni gjysmë ore para namazit të sabahut dhe
falni namazin e natës për dhjetë minuta duke recituar Kur’an gjatë namazit.
Pastaj pesë minuta para sabahut bëni dua në kohën më të mirë kur Allahu xh.sh. i
pranon lutjet. Pastaj faleni sabahun dhe bëni dhikr e pastaj flini. Në këtë
mënyrë ju keni kryer të gjitha ibadetet që kemi kërkuar për një periudhë të
shkurtër kohore krahas namazeve të rregullta ditore.
Ushtrimet:
Ushtroni çdo ditë së paku gjysmë ore. Kemi zgjedhur fuqinë dhe gjendjen fizike
të Pejgamberit a.s. dhe zhdërvjelltësinë e ashabëve si shembull për të ndjekur.
Aktivitetet shoqërore:
Ju duhet të shoqëroheni me kushërinjtë e juaj, të rrini me prindërit e juaj ose
gruan dhe fëmijët së paku gjysmë ore në ditë apo kaloni pak kohë me fqinjët e
juaj. Kontaktoni me familjet e juaja, bile nëpërmes telefonit, së paku gjysmë
ore në ditë.
Deshi Allahu xh.sh.
dhe disa nga ju keni përfunduar “Javën e frytshme” dhe melaqet do të
regjistrojnë se ju keni ndjekur hapat e Pejgamberit a.s. Projekti i “Javës së
frytshme ende vazhdon dhe sot si shtojcë do të largojmë pengesën e “pasivitetit
të mendjes“.
Problemi ynë si myslimanë është se ne nuk
mendojmë. Ne parafytyrojmë procesin e të menduarit si një proces të lodhshëm.
Secili nga ne tenton të gjejë dikë tjetër që do të mendojë për të. Shumica e të
rinjve besojnë se të menduarit është për të rriturit dhe se ata janë shumë të
rinj për të menduar. Si rezultat ne nuk prodhojmë asgjë. Cili është prodhimi
përfundimtar të cilin ne si myslimanë e prezantojmë njerëzimit?
A mund dikush të më tregojë se çka i kemi kontribuar njerëzimit në 100 vjetët e
fundit? Përse nuk kemi çmime të Nobelit në mjekësi apo teknologji? Ky nuk është
komplot kundër neve, siç mund të thotë dikush, e vërteta është se asnjëri nga ne
nuk kemi prodhuar ndonjë prodhim të vlefshëm që meriton çmimin e tillë. Prej nga
rrjedhin teoritë ndërkombëtare të ekonomisë dhe politikës? Të gjitha ato vijnë
nga perëndimi.
Ku janë zbulimet tona artistike? Bile edhe video spotet tona – kopjohen ashtu si
janë nga perëndimi. Ku janë zbulimet tona vetanake të cilat na përshtaten? Edhe
sportet dhe taktikat e lojërave vijnë nga jashtë. Kështu jetojmë ne; ne jetojmë
duke shfrytëzuar rezultatet e mendimit të të tjerëve. Ata zbulojnë automjetin,
ne e ngasim dhe kjo vlen për kamerën, telefonat celular, çdo gjë. Ne nuk jemi
asgjë tjetër pos konsumatorëve sepse ne nuk mendojmë. E di se këto fjali janë të
rënda por fatkeqësisht ato janë të vërteta.
Meqë ra fjala,
pengesa e sotshme është vështirë të thyhet dhe dallon nga projektet e mëhershme
ku u bashkëngjitën një numër i madh njerëzish. Prandaj dëshiroj të them se
qëllimi i episodit të sotëm është identifikimi i problemit dhe ta ndiejmë atë.
Ne do të përpiqemi maksimalisht që të arrijmë sukses por ndoshta mund të
dështojmë.
Janë dy lloje të resurseve: natyrore (uji, nafta) dhe njerëzore (më të
rëndësishme janë koha dhe mendja). Është një debat konstante në shtetet tona
lidhur me rritjen e përhershme të myslimanëve: a janë ata barrë apo ata sjellin
dobi? Më vjen keq por ata duken se janë barrë, meqë grumbulli i njerëzve që nuk
i kontribuojnë shoqërisë mund të jetë vetëm barrë.
Në vazhdim janë disa shembuj nga jeta e
Pejgamberit a.s.
- Pejgamberi
a.s. ka thënë për myslimanët: ”Myslimani është sikur shiu. Kudo që shkon,
prej tij ka bereqet”
- Amr Ibn As
kërkoi nga Ebu Bekri 1000 njerëz për betejë. Ai dërgoi vetëm një njeri - El
Kaqan. Me mendjen dhe shpirtin e tij ai ishte i barabartë me 1000 njerëz.
Prandaj si mund të pranoni ju që të jeni mysliman i cili është vetëm barrë
për dikë tjetër?
- Pejgamberi
a.s. ka thënë: “Unë do të jem krenar me numrin e juaj në mesin e popujve
tjerë në Ditën e Gjykimit.” A është kjo me kuantitet apo me kualitet? Ku
mbeti kontributi ynë mental?
Ajo që kërkoj nga ju sot është që të
mendoni. Qelizat tona nervore mund të ndryshken meqë nuk i përdorim ato.
Japonia është një shtet me resurse të pakta natyrore por një nga resurset më të
rëndësishme të Japonisë është mendja e japonezëve. Në luftën e dytë botërore i
tërë vendi ishte i shkatërruar; shtëpitë, fabrikat, si dhe infrastruktura, por
mendja japoneze nuk u shkatërrua. Është një thënie qesharake e cila fatkeqësisht
është e vërtetë. Çka mendoni se do të ndodhte po qese japonezët do të
zhvendoseshin në një nga shtetet tona? Pas një viti do të shihnim ndërtime,
prodhimtari, dhe fabrika ndërsa në Japoni nuk do të mbetej asgjë pos pulave në
rrugë dhe ujërave të zeza që notojnë në rrugë.
Poenta këtu nuk qëndron te paratë apo
resurset por te personi që vendos të ndërtojë apo të shkatërrojë.
Dua të ju parashtroj një pyetje. Përse jemi bërë të tillë? Përse nuk kemi ide të
reja? Në bazë të hulumtimet që bëra, janë 4 arsye:
Arsimi: Arsimi është i bazuar vetëm në pranimin e
informatave:
Arsimimi në shtetet
tona bazohet në mësim dhe mbushjen e kokave me informata. Truri është shndërruar
në një vend për deponim ku nuk ka vend për zbulime. Në perëndim nuk mësohet
kështu. Ata propozojnë një temë për diskutim dhe sugjerojnë ku dhe si mund të
hulumtoni atë temë. Duke u bazuar në hulumtimin e juaj pastaj ju ndërtoni
opinione dhe ide të juaja. Mund të ketë disa aspekte të së njëjtës temë. Truri
fillon të mësohet me alternativa. Rezultati i sistemit tonë është se nxënësi
sheh temën nga një aspekt shumë i ngushtë. Nëse gjen ndonjë aspekt tjetër, ai
është i paaftë të kuptojë apo të gjejë alternativa dhe mendja ndalet.
Rezultat tjetër është se nxënësi në
sistemin tonë mëson shumë më shumë se ata në perëndim por rezultatet i ka më të
pakta. Ekziston një studim që sugjeron se fëmijët egjiptian janë fëmijët më të
mençur në botë – derisa të arrijnë moshën 5 vjeçare kur fillojnë të shkojnë në
shkollën egjiptiane.
Shtëpia:
vendimet a paarsyeshme
Në shumë shtëpi
fëmijët janë të detyruar të dëgjojnë pa kuptuar arsyet. Ai sheh se si prindërit
e tij marrin të gjitha vendimet. Është bërë një studim me një numër familjesh në
vendet tona ku u përfundua se gjatë fëmijërisë prindërit shfrytëzojnë fjalën
“Jo” mesatarisht 148.000 herë pa ndonjë arsye të dukshme ndërsa fjalën “Po” e
shfrytëzojnë përafërsisht 40.000 herë. Si rrjedhojë, aftësitë mentale të fëmijës
fillojnë të zvogëlohen. Për të evituar këtë, vendimet duhet të arsyetohen. Duhet
të bisedoni me fëmijët tuaj sikur me të rriturit dhe duhet t’i konsultoni ata
për të inkurajuar pjekurinë e tyre.
Edhe lloji i lodrave me të cilët lozin
është i rëndësishëm. Zgjidhni lodra që zhvillojnë mendjen e fëmijës së juaj. A e
dini se Evropa ka anuluar të gjitha tatimet për lodra meqë ato ushqejnë mendjen?
Mediat:
Programi jo i seleksionuar
Mediat kanë si
aspekt pozitiv ashtu edhe negativ. Por fatkeqësisht ne nuk zgjedhim. Ne shikojmë
programe të këqija edhe pse ka programe që rrisin dijeninë tonë dhe përmirësojnë
mendjen tonë. Askush nuk dëshiron të i shikojë ato.
Keqkuptimi i
religjionit: vetëm disa nga ne kuptojnë se perisatja është akt i adhurimit
Mendimi është
obligim islamik; ne jemi duke bërë mëkat nëse nuk mendojmë. P.sh. a e dini se
pse duhet të lexoni fatihanë në namaz 17 herë në ditë (së paku)? Ne nuk lodhemi
të mendojmë bile as për aktet e adhurimit?
Për shkak të 4
arsyeve të cekura më sipër, janë shfaqur gjenerata të rinjsh që nuk dinë si të
mendojnë. Truri është sikur muskujt tjera të trupit. Shfrytëzoni atë se mund ta
humbni. Ky është fakt shkencor.
Mendimi dhe qelizat nervore:
Shkencëtarët kanë zbuluar se secila qelizë nervore (në tru janë afro 140
miliardë) zhvillon lidhje përreth vetes që ndihmon rritjen e mendimit. Ata
shtohen në numër kur ju mendoni ndërsa vdesin nëse nuk shfrytëzohen. Mendimi për
të cilin flas nuk është mendimi i përditshëm por mendimi i matur që ndihmon
zgjidhjen e problemeve të popullit tonë.
P.sh. merrni një djalosh të ri të papunë i
cili dërgon CV-në e tij në shumë kompani por i cili as që mendon për ndonjë
zgjidhje tjetër për problemin e tij të papunësisë siç është më shumë trajnim ose
më shumë eksperiencë që do të i sjelli atij punën. Një shembull tjetër është kur
dikush aplikon për një punë ku kërkohen 12 vjet eksperiencë. Pas intervistës i
thonë atij se nuk është i përshtatshëm për punë meqë ka vetëm një vjet
eksperiencë në punë të dobishme ndërsa 11 vjetët tjera janë vetëm përsëritje e
asaj që ka mësuar në vitin e parë.
Ajo që është e çuditshme është se feja jonë flet më së shumti për mendjen
- Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu
xh.sh. nuk ka krijuar qenie më të ndershme se mendja”
- Pejgamberi a.s. pa disa ashabë se si
lavdëronin një mysliman i cili kishte vdekur me ibadet. Ai tha: “Si ishte
mendja e shokut të juaj?” Ata thanë: ”O i Dërguari i Allahut, ne po të
tregojmë për ibadetin e tij e ti po na pyet për mendjen e tij” Ai tha: “ Në
Ditën e Gjykimit njerëzit do të shfaqen para Allahut në bazë të mendjeve të
tyre”
- Transmetohet nga Aisha r.a. se ka
thënë: “O i Dërguari i Allahut, çka i lartëson njerëzit në këtë botë?” Ai u
përgjigj “Mendja” Ajo tha “O i Dërguari i Allahut, po çka i lartëson
njerëzit në botën tjetër?” Ai u përgjigj “Mendja” Ajo tha: “Atëherë ku
mbetet gjykimi për veprat e kryera?” Ai u përgjigj “Njerëzit veprojnë
(vepra) vetëm në bazë të mendjes së tyre”.
- Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu ka
krijuar mendjen dhe ka thënë: ”Betohem në krenarinë time dhe në shenjtërinë
time se nuk kam krijuar krijesa më të nderuara se ju njerëzit; në bazë të
veprave të juaja, unë jap, shpërblej dhe dënoj”
- Pejgamberi a.s. ka thënë: “O Ebu
Derda, nëse njerëzit i afrohen Allahut me veprat dhe punë e tyre të mira, ti
duhet t’i afrohesh Allahut me mendjen tënde (meqë mendja është ajo që
inkurajon vepra të mira dhe ibadetin)
Dëshmitë për shfrytëzimin e mendjes në Kur’an:
Shikoni këto fjalë që i referohen mendimit
në Kur’an:
-
Fjala “mendjehollësi” është përmendur 54 herë në Kur’an.
-
Fjala “kuptim” është përmendur 48 herë në Kur’an.
-
Fjala “konsideroni” është përmendur 48 herë në Kur’an.
-
Fjala “përsiatni” është përmendur 122 herë në Kur’an.
-
Fjala “përkujto” është përmendur 210 herë në Kur’an.
-
Fjala “urtësi” është përmendur 20 herë në Kur’an.
Po ashtu fjalët sikur “Shikoni” dhe frazat
si “prandaj a nuk shihni” nënkuptojnë analizë dhe të kuptuarit në kontekstin
Kur’anor.
Sa për informatë, është dëshmuar se një
përqindje e madhe e inteligjencës përfitohet nëpërmjet ushtrimeve dhe tentimeve.
Kur’ani është libër i shenjtë që kërkon nga ne të përdorim mendjet tona,
bile-bile kemi edhe një formë të posaçme të ibadetit që është plotësisht i
bazuar në ushtrimin e mendjes. Ky është një lloj ushtrimi të cilin e kanë
praktikuar pejgamberët dhe e cila qon kah njohja e Allahut xh.sh. Është kjo
përsiatja mbi krijimtarinë e Allahut xh.sh.
Profetët
dhe të zhyturit në mendime – persiatja:
Dhjetë vite
para shpalljes, Pejgamberi a.s. kishte zakon të meditonte në shpellën Hira.
Meditimi ishte po ashtu mënyra profetike e Ibrahimit a.s. Ajeti Kur’anor thotë:
“E kështu Ibrahimit ia
mundësuam t'i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t'u bërë edhe më i
bindur.”
6:75
Thënjet mbi soditjen
El Hasan ka thënë: “Një orë meditimi është
më mirë se një vjet ibadet”. Omer Ibn Abdul Aziz ka thënë: “Meditimi është vepra
më e mirë e adhurimit”
Meditimi është ibadet i cili mund të bëhet
nëpërmjet trajnimit por ai shumë pak praktikohet. Prandaj ejani ta praktikojmë
bashkërisht.
Mendoni për fillimin e krijimit:
Ajeti Kur’anor thotë: ”Thuaj:
"Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi,..”
(29:20)
Një grup njerëzish erdhën te Pejgamberi
a.s. dhe e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, si ishte në fillim” Ai u përgjigj
“Në fillim Allahu ishte vetëm, asgjë tjetër nuk ekzistonte” mendoni për një çast
për këtë. Paramendoni madhësinë e juaj në krahasim me fuqinë gjithëpërfshirëse
të Allahut xh.sh. Në këtë mënyrë do të gjeni shumë ide që dalin nga ky fakt.
Paramendoni se si çdo gjë do të përfundojë.
Allahu xh.sh. thotë:
“Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej
dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet
atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).”
39:68. Gjithësia ka filluar me
një fryrje dhe do të përfundojë në të njëjtën mënyrë. Një ajet tjetër Kur’anor
thotë: (Përkujto)
Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu
sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne
e bëjmë këtë.
21:104. Merrni këtë ajet dhe mendoni
sa të parëndësishëm jemi ne dhe sa jemi nevojtarë për ndihmën e Allahut xh.sh.
Po qese do të mendonit për këtë fakt për gjysmë ore, kurrë më nuk do të ishit të
padëgjueshëm ndaj Tij. Për më tepër, do ta dashuronit dhe do ta çmonit atë.
Meditoni për krijimin e Diellit
Energjia e Diellit prodhohet nga fuzioni i
650 milion ton helium me 650 milion ton hidrogjen që bëhet në një distancë prej
më tepër se 20 milion km larg nga Toka. Distancën që kalon ajo gjatë lëvizjes së
saj në një sekondë tejkalon distancën që njeriu mund të ecë për 500 vjet.
Tani mendoni për ajetin Kur’anor: “Edhe
Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim)
përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit.” 36:38.
Potenciali i Diellit është i madh dhe ai është
krijuar për ne. Perëndimi po e shfrytëzon, ata janë duke bërë hulumtime mbi
energjinë diellore edhe pse klima e vendeve tona është me e nxehtë se ajo e tyre
dhe ne pranojmë më tepër energji diellore se ta. Është dashur të jemi ne ata që
bëjnë hulumtime të tilla, por fatkeqësisht ky nuk është rasti.
Meditoni mbi sistemin solar
Mendoni për numrin e planetëve që
rrotullohen përreth qendrës së Kashtës së Kumbarës që përbën më shumë se 200
milion yje nga të cilat Dielli është vetëm një. Kjo galaktikë është vetëm një
nga dhjetëra miliona galaktika të cilat konsiderohen të jenë vetëm një pikë në
qiellin e parë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Qielli i parë është vetëm grimcë
rëre në krahasim me qiellin e dytë, qielli i dytë është sa grimca e rërës në
krahasim me qiellin e tretë e kështu me rrallë deri te qielli i shtatë”
Paramendoni këtë mbretëri me qëllim që të
shfrytëzoni mendjen e juaj dhe të përfitoni nga ajo. Ju në mes të mbretërisë nuk
jeni asgjë pos një grimce por prapëseprapë jeni më të vlefshëm për Allahun
xh.sh. për shkak të aftësisë së të menduarit.
Meditoni për trupin tuaj
Allahu xh.sh. ka krijuar shumë sisteme në
trupin e juaj që funksionojnë pa angazhimin e juaj në mënyrë që të keni mjaft
kohë që të meditoni. P.sh. mushkëritë punojnë 20.000 herë në ditë dhe zemra rrah
72 herë në minutë.
Ato punojnë pa vullnetin tuaj dhe nuk
kërkojnë nga ju asnjë përpjekje.
Dijetarët myslimanë dhe meditimi
Dijetarët myslimanë kanë zbuluar
trigonometrinë, algjebrën, logaritmet dhe konceptin e zeros (meqë numri zero nuk
shfrytëzohej më herët). Ata po ashtu zbuluan anatominë e syrit dhe anatominë e
njeriut. Për më tepër, ata ishin në gjendje të përcaktojnë diagnozën e
sëmundjeve si fruthin dhe linë. Ne, myslimanët ishim të parët që bëmë operacione
për largimin e bajameve dhe gurrëzave si dhe operacionet e rrugëve të urinës,
dhe të parët që kemi zbuluar bakteret dhe mikrobet pa mikroskop. Myslimanët po
ashtu kishin iniciativa për zbulimin e formës sferike të Tokës dhe të cilët kanë
vizatuar hartat relievore. Ne ishim të parët që vumë themelet e sociologjisë dhe
gramatikës ndërsa roli i perëndimit ishte zhvillimi i këtyre shkencave. Por
tani, meqë perëndimi është prodhues ai ka dorën e sipërme ndërsa ne kemi dorën e
poshtme meqë jemi vetëm konsumatorë.
Prodhimi më i rëndësishëm i njeriut është
ideja. Mendoni për këtë:
-
Ideja e gropimit të hendekut që u sugjerua nga Selman el
Farisiu të cilën e pranoi Pejgamberi a.s.
-
Pejgamberi a.s. ishte i pari që përdori idenë e minave gjatë
rrethimit të Taifit kur njëri nga ashabët sugjeroi të fusin gozhda në tokë
për të parandaluar përparimin e kuajve të armikut.
-
Hasan Ibn Hajtham shtroi bazën e optikës dhe është
përgjegjës për gjetjen e fenomenit të thyerjes dhe reflektimit të dritës. Ai
e quajti “Qamara” (kabinë) nga e cila rrjedh fjala angleze “camera”. Ai
përdorte fjalinë vijuese në parathënien e të gjitha librave të tij: “Derisa
të jem gjallë do të përpiqem, do të përdori mendjen time dhe do të
shfrytëzoj potencialin tim për të arritur këto tre qëllime: 1. Që kërkuesit
e diturisë të përfitojnë gjatë jetës time dhe pas vdekjes time 2. Të krijoj
furnizim fetar për varr dhe për Ditën e Gjykimit dhe 3. Për përparimin dhe
lartësimin e myslimanëve.”
-
Ali Ibn Ebi Talib ishte vetëm 10 vjeçar kur Pejgamberi a.s.
e thirri në islam. Ai kërkoi nga Pejgamberi a.s. që ti jepte rast të mendojë
deri të nesërmen. Ai pastaj u kthye dhe pyeti Pejgamberin a.s. çfarë i
kishte thënë një ditë më parë, dhe kur Pejgamberi a.s. bëri këtë Aliu e tha
shehadetin.
-
Një ditë Pejgamberi a.s. takoi Rabi’a Ibn Ka’b El Eslamin.
Rabi’a kishte bërë një vepër të mirë dhe Pejgamberi a.s. ishte shumë i
kënaqur me të e i tha: “Kërko nga unë çfarë të dëshirosh dhe unë do të
plotësoj dëshirën”. Rabi’a u përgjigj: “O i dërguari i Allahut kjo është gjë
e madhe, më lejo të mendoj”. Pejgamberi a.s. buzëqeshi dhe u pajtua. Të
nesërmen ai u kthye dhe Pejgamberi a.s. e pyeti: “A ke menduar o Rabi’a”. Ai
u përgjigj: “Mendoj se nëse kërkoj diçka të kësaj bote ajo do të zhduket
shpejtë, prandaj kërkoj që të shoqëroj në xhenet”. Pejgamberi a.s. e pyeti a
ka edhe ndonjë dëshirë tjetër e ai u përgjigj: “Jo, kam vendosur” (që do të
thotë së kishte menduar në tërësi)
-
Gjatë betejës El Kadisije, kuajt e myslimanëve ishin të
tmerruar nga pamja e elefantëve të armikut. Një nga ashabët u kujtua që të
bëjë një figurë të elefantit nga balta që kali i tij të mësohet me pamjen e
elefantit. Kjo ide jo e zakonshme në fakt kishte sukses dhe kuajt e
myslimanëve nuk frikoheshin më nga elefantët. Kjo dredhi e vogël ishte
çelësi i suksesit të myslimanëve në këtë betejë.
-
Merreni për shembull Luftën e tetorit të vitit 1973. Në atë
kohë Izraeli kishte vendosur vijën mbrojtëse Barlev që konsiderohej pengesë
më e madhe dhe më e padepërtueshme e asaj kohe. Ajo përbëhej nga post
blloqet shumë të mbrojtura para barrierave nga rëra që ishin të gjata 22
metra (që është gjatësia e ndërtesës 8 katëshe) përgjatë kanalit të Suezit.
Ekspertët Rus sugjeruan dy mënyra për të shkatërruar këtë barrierë të
fortifikuar. Ose të bombardohet me bombë atomike ose të lëshohen 100.000
ushtarë me parashuta mbrapa barrierës (për këtë do të nevojiteshin 4000
aeroplanë). Me fjalë të tjera ishte ky një mision i pamundur. Më pastaj një
oficer i ultë u kujtua për një ide. Ishte kjo ide e thjeshtë që nuk u
konsiderua seriozisht bile edhe u përqesh. Ideja e tij ishte që të drejtohen
pompa të ujit kah barrierat e rërës dhe të lejojnë ujin të i shkatërrojë
ato. Ideja u përdor dhe pati sukses të madh meqë për një ditë ata
shkatërruan 3000000 m² të barrierës duke bërë 81 vrima në rërë vetëm e vetëm
me forcën e ujit .
Projekti i javës
Ekspertët rekomandojnë disa pika për të
zhvilluar aftësitë e mendimit, të cilat dëshiroj të i shkruani. Ato janë:
-
Përcaktoni qëllimin tuaj të jetës (kjo ndihmon trurin e juaj
të funksionojë)
-
Zhvilloni pasion për lexim për të përfituar nga përvoja e
autorëve të publikimeve. Ne do të ju ndihmojmë duke ju rekomanduar libra të
dobishme në fusha të ndryshme në web faqen tonë
www.amrkhaled.net dhe mos harroni se fjalia e parë hyjnore e shpallur
për ne ishte “Lexo”. Një studim i njerëzve më kreativ tregoi se ata lexojnë
mesatarisht 50 libra në vit. Mendoj se ky është numër i arsyeshëm dhe se nuk
është i pakapshëm. Gjithmonë mbani një laps dhe një fletë kur të lexoni, për
të shkruar komentet e juaja dhe të mendoni për atë që keni lexuar. Jam i
sigurt se do të gjeni shume ide dhe mund të ju siguroj se truri i juaj do të
punojë plotësisht ndryshe pas gjashtë muajsh.
-
Shoqërohuni me të tjerët, qoftë nëpërmjet udhëtimeve apo
duke punuar gjatë sezonit veror meqë është treguar se shumica e njerëzve që
kanë arritur sukses ishin duke punuar që nga ditët kur ishin nxënës të
shkollës së mesme. Po ashtu është zbuluar se 90% e inteligjencës përfitohet
me përvojë e jo me mbyllje vetëm duke dëshiruar që intelekti i tij/saj të
zhvillohet.
4.
Nxitni mendjen tuaj
të prodhojë ide duke i ofruar informata të dobishme meqë nëse i ofroni mendjes
tuaj këngë, biseda dhe vallëzime rezultati do të jenë gjepurat e njëjta ndërsa
nëse i ofroni mendjes njohuri, religjion dhe Kur’an rezultati është gjithmonë
madhështor.
5.
Zgjidhni atë se çka
do t’i prezantoni mendjes tuaj dhe zvogëloni vëllimin e informatave të
parëndësishëm që keni në mendje për të zmadhuar kapacitetin e memories së juaj.
Buhariu ka mësuar përmendësh një milion hadithe. Kur e pyetën se si i mësoi këto
hadithe ai u përgjigj: “Unë nuk preokupoj mendjen time me asgjë tjetër pos
hadithit”.
6.
Përdorni
imagjinatën tuaj. Paramendoni se jeni udhëheqës i këshillit të drejtorëve në
kompaninë e juaj ose që jeni kryetar. Do të ju kujtohen shumë ide të mira.
7.
Mendoni bashkë me
të tjerë që ndihmojnë aktivizimin e mendjes tuaj dhe që ju ndihmojnë të prodhoni
ide mahnitëse.
Në vazhdim, dëshiroj të ju jap disa
këshilla.
-
Formoni shprehinë e shëtitjes vetë apo shpenzoni pak
kohë në vetmi duke menduar, qoftë edhe për 10 minuta
-
Përdorni fletoren që të shënoni mendimet tuaja
-
Ndryshoni rutinën e juaj një herë në javë
-
Udhëtoni diku tjetër qoftë edhe për një periudhë të
shkurtër kohore
Projekti “Java e frytshme” ende vazhdon dhe
në të njëjtën kohë Pejgamberi a.s. do të jetë i kënaqur me ne në Ditën e
Gjykimit. Me këtë episod po e përfundojmë fazën e parë të programit tonë.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.
yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar