SUNAA’ AL-HAYAH
- KRIJUESIT E JETËS -
Episodi 12 Ruajtja e pasurive tona - pjesa e parë
Ruajtja e pasurive tona –
pjesa e parë
Kemi kryer tre
episodet e “Përgjegjësisë” dhe sot do të fillojmë një temë të re për të cilën do
të flasin në disa episode të ardhshme. Sot do të flasim rreth “Ruajtjes së
pasurive tona”
Mos harroni
qëllimin e programit. Qëllimi ynë kryesor është që të ringjallim popullin
mysliman. Por, a është reale arritja e këtij qëllimi me një program që zgjat
vetëm një orë të vetme?! Me siguri se jo. Ky është një program që varet nga
shikuesit, rruga, njerëzit dhe nga opinioni publik. Të gjithë këta duhet të
veprojnë dhe të mundohen të ndryshojnë në brendi ndërsa roli ynë është që t’i
ndihmojmë me ofrimin e projekteve përmes këtij programi. Këto projekte janë
udhërrëfyes që i qon ata kah suksesi.
Arritja e
ringjalljes është proces që kërkon shumë faza. Për momentin jemi në fazën e
lirimit nga prangat që e kufizojnë popullin: rininë, meshkujt dhe
femrat. Deri më tash kemi zgjidhur katër pranga: pasivitetin, mos përkryerjen,
pavlefshmërinë dhe papërgjegjshmërinë. Numri i madh i njerëzve që morën pjesë
gjatë të gjitha episodeve të kaluara më bëjnë të ndihem që gati të gjithë
prangat janë duke u shkatërruar. Jemi gati në gjysmën e kësaj faze. Por me
përfundimin e episodit të sotëm “Ruajtja e pasurive tona” ne po i afrohemi
fundit të etapës – lirimit nga prangat. Ky ishte plani i programit tonë.
Deri më tani,
rezultatet janë shumë të mira. Në episodet e fundit kemi diskutuar për pesë
llojet e narkotikëve dhe në atë të fundit kemi folur për drogat. Kah fundi i
episodit, jemi pajtuar rreth pikave vijuese:
- Duhet të
lajmërojmë policinë për të gjithë shitësit e drogave
- Kemi
kërkuar që avokatët të refuzojnë pranimin e rasteve me drogë.
-
Implementimi i projektit tonë: “Mbrojtësit e ardhmërisë”. Në të gjitha
shkollat, universitetet, kolegjet dhe qendrat rinore, katër ose pesë persona
(ose bile vetëm një sa për fillim) duhet ta marrin përsipër përgjegjësinë e
paralajmërimit të të rinjve rreth llojeve të ndryshme të narkotikëve. Roli
ynë është që t’i ndihmojmë ata në çdo mënyrë të mundshme dhe t’i trajnojmë
ata që të kryejnë projekte të tilla. Gjithashtu, ne kemi ftuar shumë mjekë
që të na dërgojnë kualifikimet e tyre dhe të ndajnë një pjesë të kohës së
tyre për trajnimin e këtyre të rinjve. Kryesisht, roli i këtyre të rinjve
është luftimi i pesë narkotikëve në të gjitha shkollat, universitetet dhe
klubet.
1.
Deri më tani janë paraqitur 4943 të rinj
si vullnetarë për të filluar trajnimin për një program të tillë. Pos kësaj, 570
mjekë janë paraqitur vullnetarisht për trajnimin e tyre (do të thotë një mjek
për 9 të rinj). Është përpiluar grafiku me renditjen e shteteve në bazë të
numrit të vullnetarëve. Këto vende janë (nga numri më i madh e më poshtë):
Egjipti, Siria, Maroko, Arabia Saudite, Algjeria, Palestina dhe Libani.
2.
Ne kemi pritur të kemi 3 ose 4 vullnetar
nga çdo kolegj dhe shkollë, mirëpo, rezultatet tejkaluan shumë herë shpresat
tona. Njerëzit u bënë pozitiv. Ne u befasuam kur kuptuam se shkolla dhe kolegje
të tëra dëshirojnë të marrin pjesë në projekt (duke i përfshirë profesorët,
dekanët dhe studentët), si për shembull: Shkolla e mesme e përzier “Sheikh
Zayed”, studentët e shkollës së para lagjes Rasheed në Jordani, Fakulteti i
Teknologjisë “Universiteti El Menia”, shumë
studentë të universitetit në Kanada vendosën që “Unioni i Studentëve mysliman”
të zbatoj një projekt të tillë si dhe klubi “Baladeyat Al – Mahalah” në Egjipt e
bënë këtë.
3.
Një numër i madh i të rinjve raportuan
shumë shitës të drogës në polici pasi që ishin penduar dhe kishin ndalur blerjen
e drogës nga ata. Në web faqe, disa prej tyre rrëfyen tregimet e tyre se si
ishin të dhënë pas drogës, se si ishin penduar dhe më vonë i kishin raportuar
shitësit e drogës në polici nga të cilët më parë blinin drogë.
4.
Rrethi u zgjerua. Qendra Kulturore në
Ukrainë na informoi se ata do të jenë përgjegjës për projektin “Mbrojtësit e
ardhmërisë” në atë vend.
5.
Qendra Hulumtuese e Egjiptit për
Luftimin e Duhanit na informoi se ata do ta mbajnë një konferencë regjionale për
luftimin e pesë narkotikëve.
6.
Spitali i Universitetit “Mbreti Abd
Al-Aziz” në Xhidde na informoi se do të zbatojnë të njëjtin projekt.
7.
Ministria e Shëndetit në Katar publikoi
në gazetën “El Vatan” (data 30/4) një garë të quajtur “Braktis dhe fito”.
Shpërblimi është udhëtimi për në Evropë apo umre.
8.
Gjithashtu, në Universitetin Banha,
anëtarët e Fakultetit të Mjekësisë ranë dakord me dekanin e fakultetit që asnjë
nga pesë narkotikët të mos lejohet në fakultetin e tyre. Rasti i njëjtë ndodhi
në: Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Tantës, në një shoqatë humanitare
në Medine si dhe në Fakultetin e Edukimit, departamenti i Gjuhës Angleze,
Universiteti i Sanasë.
Të gjitha këto
projekte na befasuan. Me të vërtetë është një start i mrekullueshëm për
projektin “Mbrojtësit e ardhmërisë” dhe unë zotohem se do të vazhdoj me të deri
në pushimet verore kur duhet të filloj trajnimi praktik për këtë projekt.
Para se ta
përfundojmë bisedën tonë rreth pesë narkotikëve dhe para se të dalim në temën
tjetër, “Rruajtja e resurseve tona”, në fund dëshiroj të përmendi konkursin për
zgjedhjen e dizajnit më të mirë për afishet kundër duhanit. Afishet do të
shpërndahen gjithkund. Deri më tani kemi pranuar 580 vizatime, disa prej të
cilave janë shumë të mira. Megjithatë, kemi vendosur të zgjasim kohën e
konkursit për dy javë të tjera. Shpërblimi është një biletë për umre. Me të
vërtetë një shpërblim i çmuar që vlen për projektin.
Tani të
vazhdojmë me “Ruajtjen e pasurive tona”
Fjala “resurset”
është një fjalë shumë e vështirë dhe kërkon sqarime. Programi ka për qëllim
arritjen e ringjalljes. Dijetarët thonë se janë dy lloje të ringjalljes:
- Ringjallja
e akumuluar: Çdo gjeneratë realizon një pjesë të ringjalljes të cilën
e dorëzon gjeneratës vijuese e cila kompleton punën e të parëve. Kjo
ringjallje mund të ndodhë pas 150 vitesh si rezultat i akumulimit të
punës.
- Ringjallja
e vrullshme: Të gjitha forcat, mendjet dhe resurset janë tubuar dhe
mobilizuar shumë shpejtë dhe në një periudhë shumë të shkurtër. Kjo
ringjallje ndodhë për një kohë shumë të shkurtër. Shembujt për këtë
lloj të ringjalljes janë: Kina, Japonia dhe Malejzia.
Në programin
tonë ne dëshirojmë të arrijmë ringjalljen e vrullshme. Ky lloj i
ringjalljes është arritur nga Muhammedi a.s. Për vetëm tridhjetë vite, profeti
Muhammed a.s. së bashku me shokët e tij ishin në gjendje të arrijnë ringjalljen
e tillë. Kjo është ajo që ne shpresojmë të arrijmë në këtë program me
grumbullimin dhe mbledhjen e të gjitha resurseve. Në të vërtetë, asnjë
ringjallje nuk është realizuar pa grumbullimin dhe mbledhjen e resurseve:
Faraonët, Persianët, Romakët dhe Myslimanët, të gjithë e kanë ndjekur rrugën e
njëjtë.
Janë dy lloje të
resurseve:
- Resurset
njerëzore: i referohet mendjeve të njerëzve.
- Resurset
natyrore: I referohet ujit, ajrit, mineraleve, naftës, tokës bujqësore,
kafshëve dhe të bimëve
.
Do të vazhdojmë
më ngadalë për, të sqaruar më mirë një temë kaq të komplikuar.
Të gjitha
resurset duhet të jenë të njohura dhe të grumbulluara që ringjallja mund
të ndodhë. Omer Ibn Hatabi r.a. dinte shumë mirë sa janë resurset e rëndësishme
që të mund të arrihet ringjallja. Ai, gjithashtu, kuptoi se resurset
njerëzore janë më të rëndësishme se ato natyrore. Një ditë, gjersa ishte
i ulur me shokë, ai tha: “Secili prej jush të bëjë një dëshirë ”. Njëri nga ata
tha: “Kisha dëshiruar që kjo shtëpi të jetë përplot me para (resurse) të cilat
do t’i përdornim për forcimin e Islamit”. Omeri r.a. u përgjigj: “Nuk është
dëshirë më e mençur”. Tjetri tha: “Unë kisha dëshiruar që kjo shtëpi të jetë
plotë me kuaj të cilat do t’i përdornim në arritjen e fitores për Islam”. Omeri
r.a. u përgjigj: “Nuk është dëshirë më e mençur”. Ata thanë: Atëherë, na trego
dëshirën tënde o udhëheqës i besimtarëve”. Ai u përgjigj: “Unë kam dëshirë që
kjo shtëpi të jetë përplot me burra si Ebu Ubejde Ibn Xherrah, Usame ibn Zejd,
Halid Ibn Velid dhe Bilali. Këta do të ishin në gjendje të gjejnë kuajt dhe
paratë me të cilat do të arrinin fitoren për Islamin. Kjo ilustron se si
çështjet ishin të qarta në mendjen e Omerit r.a. dhe të ashabëve.
U
zhvilluan shumë teori për matjen e pasurive të shteteve: disa thanë të ardhurat
mesatare kombëtare, të tjerët thanë të ardhurat mesatare individuale. Një nga
teoritë e fundit thotë se pasuria e një shteti mund të matet me sasinë e
resurseve në dispozicion dhe sa ato shfrytëzohen. Prandaj, problemi ynë është se
gjendja jonë e tanishme është pengesë për çfarëdo ringjallje. Resurset tona ose
nuk janë të shfrytëzuara ose janë të shfrytëzuara në mënyrë të gabuar.
Bota Arabe
posedon 60 % të resurseve botërore; por megjithatë ne jemi popujt më të
varfër. Pse??! Sepse ne nuk shfrytëzojmë resurset tona. Një shembull prej
tyre është edhe mos shfrytëzimi i tokave pjellore të përshtatshme për bujqësi si
p.sh. në Sudan. Shembulli tjetër është numri i madh i mendjeve dhe i truve që
emigrojnë në botën e jashtme për të arritur sukses. Përveç kësaj, ne e kemi
resursin më të fortë nga të gjitha të tjerat por edhe ajo është e pashfrytëzuar:
ne kemi RININË.
Disa nga
resurset që posedojmë, si uji dhe rryma, janë të keqpërdorura. Çdo ditë
harxhohen paratë për të dërguar SMS mesazhe për zgjedhjen e: mis-it të
universit, valltarit më të mirë apo këngës më të mirë. Paratë harxhohen për
lukse, kozmetikë dhe për modën që ndryshon çdo vjet. Harxhohet për gardërobë dhe
vetura që ndryshojnë kohë mbas kohe. Pasuri e madhe po harxhohet. Nëse gjërat
nuk ndryshojnë, situata do të përkeqësohet. Ne duhet të zgjohemi. Resurset
tona ose shkatërrohen nga duart tona ose grabiten nga armiqtë tanë. Duhet
t’i mbrojmë resurset tona, duhet të mësojmë se si t’i mbrojmë ato.
Në fillim të
krijimit, Zoti krijoi shumë resurse dhe i quajti bekime, si p.sh. uji,
ajri, mineralet, nafta, kafshët, bimët, etj. Të gjitha këto resurse ishin
të rregulluara me saktësi dhe precizitet të peshores Hyjnore.
- “Ne çdo
send kemi krijuar me masë të caktuar” 54:49.
·
“Ai
krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur”25:2.
·
“Te Ai
është çdo send me masë të caktuar”
13:8
·
“E tokën
e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë
të caktuara të të gjitha llojeve”
15:19
Ngjashëm, një
balancë kaq i përpiktë rregullon çdo gjë. Njerëzit marrin oksigjenin dhe
lëshojnë dyoksid karbon ndërsa bimët e marrin dyoksid karbonin dhe lëshojnë
oksigjenin. Kjo e mbron botën nga ndotja. Dielli lind, uji i detit avullohet,
formohen retë, bie shi, dhe në fund bimët e marrin ujin për t’u zhvilluar.
Kafshët ushqehen me këto bimë dhe nga mbeturinat e tyre formohen plehrat që u
hedhen bimëve të lulëzojnë. Prandaj, zhdukja e çdo organizmi të gjallë do të
thotë zhdukje e një zinxhiri të organizmave të varura prej tij. P.sh. nëse
zogjtë që e bartin nektarin e luleve vdesin atëherë si pasojë do të vdesin edhe
ato lule. Falënderimi i takon Allahut që ka krijuar një univers kaq të
balancuar. Ky drejtpeshim do të vazhdojë derisa njerëzit janë të drejtë dhe
paqësor ndërsa atëherë kur njerëzit i kthehen padrejtësisë, tiranisë dhe
lakmisë, i tërë universi do të ç’ekulibroj dhe bota do të shkatërrohet.
Deri në
shekullin shtatëmbëdhjetë resurset nuk ishin problem. Në atë kohë, askush
nuk kishte paramenduar se uji do të mbarojë, se ajri do të ndotet ose që detet
dhe oqeanet mund të fëlliqen. Pra, si ndodhi kjo?!
Në shekullin e
shtatëmbëdhjetë u zbulua makina me avull. Kjo është mirë dhe meriton vlerësimin
tonë. Megjithatë, paraqitja e këtij zbulimi u shoqërua me paraqitjen e
njerëzve lakmitarë të cilët ishin të etur për fitimin e shumave të mëdha të
parave dhe pasurisë pa marrë parasysh mënyrën. Kështu, doli në shesh
kapitalizmi. Me pak fjalë, kapitalizmi është proces që nxit njerëzit të
shpenzojnë me ç’rast rritet pasuria e kapitalistëve, pa konsideratë për vlerat
njerëzore, të varfrit apo njerëzit në përgjithësi. Në këtë mënyrë, të fortit
mbesin të fortë dhe të dobëtit mbesin të dobët. Si reaksion ndaj kapitalizmit,
lindi komunizmi e cila propagandon të drejtat e punëtorëve. Të dy lëvizjet
luftuan derisa komunizmi dështoi, ndërsa edhe kapitalizmi është në rrugën e vet
drejt fatit të njëjtë. Sidoqoftë, çka dëshiron Allahu në botë? Ai dëshiron
drejtësi dhe drejtpeshim në mes të “lëndës” dhe “shpirtit”.
Le të shikojmë
si i kemi shkatërruar resurset tona. Kur ndërhynë padrejtësia njerëzore,
lakmia dhe tirania, u paraqit kapitalizmi që propagandon prodhim më të madh. Në
anën tjetër, ishte e domosdoshme të propagandohet harxhimi. Pra, ne ishim
konsumatorët. Nëpërmjet reklamave, na mësuan si të jemi konsumatorë. Në vitin
1995, SHBA-të harxhuan 84 miliard dollarë për reklamim nëpërmjet mediave. Caku i
tyre ishte të na bindin se kemi dalë nga moda ose jemi koprrac nëse nuk i blejmë
produktet e reklamuara. E tërë kjo po ndodh ndërsa ne ende flemë. Ata janë
lakmitar ndërsa ne po flemë. Ne mendojmë se jemi të mençur kur në të
vërtetë ata na mashtrojnë. Me të vërtetë, ne filluam të konsumojmë... modelet e
veturave dhe moda vazhduan të ndryshojnë.
Do t’ju rrëfej
për njërën nga këto reklama me të cilën na mashtrojnë. Në reklamë paraqitet një
djalosh që përpara tri femrave mburret me melodinë e re të telefonit të tij.
Vjen një djalosh tjetër dhe e paraqet melodinë e tij e cila është më e re.
Femrat menjëherë e braktisin djaloshin e parë dhe shkojnë pas djaloshit të dytë.
Një Kazanovë vërtetë i mençur! Ai ishte në gjendje të fitoj admirimin e femrave!
Ja se si ata e paramendojnë zgjuarsinë tonë. Ata gjithnjë mundohen që t’i
mbushin kokat tona me marrëzira kështu që ne mos të bëjmë asgjë veçse të
konsumojmë gjithnjë e më tepër
Janë tre lloje
të shoqërive:
- Shoqëritë
para-industriale; sikur e jona.
- Shoqëritë
industriale
- Shoqëritë
post-industriale; ky lloj ka përfunduar industrializimin. Por ata ende kanë
energji produktive që duhet të përdoret. Kujt i drejtojnë ata prodhimet e
tyre?! Neve, natyrisht.
Në Egjipt, tre
apo katër vite më herët, në modë ishin çizmet e importuara nga Italia. Këto
çizme ishin për vendet me borë, shi dhe lagështi ndërsa për Egjipt ato ishin të
padobishme. Askush nuk mendoi për këtë, në vend të kësaj, të gjithë i blenë këto
çizme.
Afati i
përdorimit për shumë produkte është shkurtuar ashtu që të përdoren për një kohë
më të shkurtër. Pos kësaj, teknologjia e prodhimeve të caktuara na është ofruar
në faza për të na detyruar që kohë pas kohe ta ndryshojmë tërë prodhimin dhe të
blejmë makina të reja. Këto janë mendimet e tyre, të kontrolluara nga lakmia dhe
egërsia.
Kësaj duhet
shtuar marrëveshjet e ndryshme që janë nënshkruar ndërmjet vendeve të tyre, si:
Marrëveshja e Përgjithshme për Taksa dhe Tregti (GATT) – me qëllim të lejimit të
hyrjes së të gjitha mallrave në të gjitha vendet pa taksa doganore dhe në fund
ata mbledhin tërë pasurinë. Çdo shtet që nuk merr pjesë në këtë marrëveshje,
privohet nga shumë privilegje. Të gjitha këto praktika i shkatërrojnë resurset,
pa marrë parasysh nëse janë resurse të tokës apo të tonat. Kjo sasi e prodhimit
ka nevojë për më tepër se sa prodhohet nga toka në mënyrë natyrore.
O rini!!! Kjo
nuk mund të jetë mençuri. Ju lutem, shpërndani këto fjalë çdokënd.
Ç’është më e
keqja, ata ende nuk janë të kënaqur. Ata filluan t’i blejnë resurset tona
me çmime shumë të ultë ose bile edhe t’i vjedhin. Ata i blenë materialet tona të
papërpunuara me çmime shumë të ultë dhe pastaj ato i përpunuan dhe na i shitën
si prodhime finale me çmim të lartë. Meqë zakonisht lakmia kërkon gjithmonë më
tepër, ata filluan t’i grabisin resurset tona. Luftërat, kolonizimi dhe
okupimi ishin mënyrat që përdoreshin për këtë. Ata i okupuan territoret
myslimane në Afrikë, Azi dhe Indi. Në atë kohë, shekujt tetëmbëdhjetë dhe
nëntëmbëdhjetë, ata nuk kishin as kulturë e as prodhime për të na dhënë, ata
erdhën vetëm për të grabitur resurset tona.
Një shembull për
këtë është India kur u okupua nga Britania. Anglezët detyruan Indianët të
kultivojnë disa të korra të cilat u nevojiteshin për industrinë e tyre, e në
veçanti për industrinë e tekstilit në Mançester. Pos kësaj, kur Indianët u
munduan vetë të bëjnë tekstil për vete, anglezët i parandaluan duke i prerë
gishtat e femrave që provuan ta bëjnë atë punë.
Ju lutem,
zgjohuni!!! Të gjitha këto janë pasojë e fajit tonë.
Pse Evropa e
okupoi kontinentin e Afrikës? Afrika kishte: diamante, ari dhe meshkuj që u
shitën si robër. Tash ajo është plotësisht e varfëruar nga resurset e saja. Këtu
nuk mund të fajësojmë plaçkitësit por ata të cilët flinin derisa u grabitën. Ne
jemi në gjumë të thellë përderisa të tjerët po grabisin vendet tona. Dikush mund
të pyesë: A jemi shtete që zhvillohemi apo shtete që flemë?!
Për më tepër,
prodhimtaria e disa artikujve të përdorimit të gjerë është rritur aq shumë sa që
janë të brengosur se mund të ketë ulje të çmimeve. Për të zgjedhur këtë problem,
ata zakonisht lirohen nga teprica. Gruri është një shembull i mirë. Ajo
prodhohet në sasi të mëdha ndërsa prodhuesit e hedhin mbarë tepricën e grurit në
det për ta parandaluar uljen e çmimit të saj në tregun botëror. Kjo ndodh në të
njëjtën kohë kur ne dëgjojmë për popuj që vdesin nga uria. Edhe atëherë kur disa
ndihma i dërgohen popujve që vdesin nga uria, ajo nuk bëhet për hir të ushqimit
të të uriturve por meqë këto shtete u nënshtrohen shteteve që ju ndihmojnë.
Krahasoni këtë
me mëshirën dhe bukurinë e Islamit. Allahu thotë në Kur’anin e Shenjtë: “Ata
janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve
robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë
ndonjë shpërblim e as falënderim” 76:8-9.
A mund ta vëreni dallimin?
Pos kësaj, për
shkak të përvetësimit të verbër të forcës dhe lakmisë më të madhe, ne jemi duke
jetuar në kohën e garave në armatim. Shikoni këto numra:
- Një Apache
helikopter kushton 12 miliard dollarë e kjo është baras me çmimin e 80. 000
pompave të ujit aq shumë të nevojshëm në vendet e botës së tretë.
- Për çdo 3
ditë, në botë harxhohen 7 miliardë dollarë për forcat e armatosura. Kjo
është baras me çmimin për shërimin e botës nga malaria, sëmundja e cila
shkakton vdekjen e një milion fëmijëve për çdo vjet. Gjithashtu është edhe
baras me mbrojtjen e pyjeve të shiut për 5 vjet.
Për më tepër,
derisa ne ishim në gjumë, ata plaçkitën fuqinë mendore të vendeve tona të
varfra. Ne kujdesemi për fëmijët tanë dhe shpenzojmë shumë para që ata të
arrijnë shkallën më të lartë të arsimimit. Pastaj, kur ata diplomojnë dhe janë
gati të kthehen, ata merren nga vendlindjet e tyre dhe shfrytëzohen
maksimalisht. Në vijim janë disa shënime nga raporti i Kombeve të Bashkuara të
vitit 2003 mbi resurset humane:
- Në vitin
1996, 25 % nga 300 000 të rinj të diplomuar në kolegjet e ndryshme të
vendeve Arabe, imigruan në Amerikën Veriore dhe Evropë.
- Ndërmjet
viteve 1998 dhe 2000, më shumë se 150.000 mjekë Arabë kanë braktisur vendet
e tyre.
- Si
rezultat, vendet në zhvillim kanë humbur rreth 42 miliardë dollarë, që është
çmimi për mësimin e të gjithë këtyre individëve me arsimim të lartë.
- Në anën
tjetër, Amerika Veriore ka kursyer 1.8 miliard dollarë që do të ishte shuma
e nevojshme për arsimimin e këtyre shkencëtarëve.
E tërë kjo po
ndodh ndërsa ëndrra jonë kryesore është t’i instalojmë meloditë më të reja në
telefonat celular!!!
Si rezultat,
perëndimi është bërë si shembulli i Karunit. Allahu thotë në Kur’an: “Karuni
ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq
shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij,
e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortë sepse Allahu nuk i do të
shfrenuarit!” 28:76. Ky është pikërisht përshkrimi i
kapitalizmit dhe i funksionimit të tij. Populli i tij i thotë atij: “Dhe me
atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që
të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bën të
këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit” 28:77. Dënimi i Tij
ishte: ”
Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë”
28:81.
Disa nga
rezultatet e kapitalizmit të sotëm, janë:
- Shkretimi
i tokave pjellore për shkak të shkatërrimit të pyjeve për hir të profitit
dhe për shkak të pesticideve që përdoren për rritje të shpejtë të bimëve.
- Nxehja
globale, ngritja e temperaturës së botës është rezultati i smogut që del nga
fabrikat dhe llojet e ndryshme të mbeturinave.
- Vrima e
Ozonit e shkaktuar nga lirimi i dyoksidit të karbonit nga uzinat
industriale.
- Varfëria
botërore: 20% e popullatës botërore gëzon 90% të resurseve botërore derisa
të tjerët jetojnë nën nivelin e varfërisë. Një e pesta e popullatës
botërore mesatarisht fiton më pak se një dollar në ditë. Shtatëdhjetë milion
njerëz në botën Arabe jeton nën nivelin e varfërisë, a mund ta besoni këtë?!
Ne i përngjajmë
një grumbulli udhëtarësh të autobusit. Problemi i vetëm është se vozitësi i
autobusit është i dehur dhe nuk din të vozisë, por kjo nuk i pengon udhëtarët,
bile atyre i pëlqen kjo. Ata thjeshtë nuk mërziten se cili është destinimi i
tyre.
Ne simpatizojmë
perëndimin. Ky popull e ka humbur rrugën për shkak të gjeneratave të tyre të
kaluara. Ata zhvilluan idetë dhe besimet e stërgjyshërve të tyre pa i provuar
ato. Njerëzit e perëndimit janë të lodhur nga: depresioni, vetëvrasja, varësia,
familjet e shkatërruara, lutemi që ata t’i kthehen rrugës së drejtë, sistemit të
Allahut xh.sh. sistemit i cili thotë se resurset nuk janë pronë e njerëzve. Ato
i takojnë vetëm Allahut xh.sh. i cili thotë: “Besoni
Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të”
57:7.
Islami erdhi me
virtytet e drejtësisë, bamirësisë dhe shpërndarjes së pasurisë. Gjatë sundimit
të tij, Omer Ibn Hatab r.a. e pa një çifut të moshuar duke kërkuar lëmoshë nëpër
rrugë. Kur Omeri r.a. e pyeti se pse po bënte atë, i moshuari u përgjigj: “Për
t’i paguar tatimet”. Atëherë Omeri r.a. tha: “Ne t’i morëm paratë kur ishe i ri
dhe tash të mungojnë kur je i moshuar? Pasha Allahun, kjo kurrë nuk do të
ndodhë”. Atëherë Omeri r.a. vendosi që të epet paga mujore për të moshuarit e
krishterë dhe çifutë.
Omer Ibn Abd
El-Aziz u kujtua për një ide për shpenzim dhe kursim mesatar. Së pari e zbatoi
ai vetë në jetën e tij dhe së shpejti të gjithë e pasuan. Prandaj lulëzimi më i
madh i Islamit u bë gjatë sundimit të tij. Ministria e Financave e Shtetit të
myslimanëve (Bejt el-Mal) u mbush me paratë e zekatit. Omeri urdhëroi që
Ministria e Financave të shpërndaj të gjitha tepricat për të varfrit dhe
nevojtarët. Por tepricat nuk u harxhuan kështu që ata shpenzuan edhe për
ushtrinë myslimane. Edhe pas kësaj, tepricat nuk përfunduan dhe Omeri urdhëroi
që mbetjet e parave t’i harxhojnë për kthimin e borxheve të myslimanëve e pastaj
të krishterëve dhe të çifutëve. Mbas gjithë kësaj, atyre ende i kishin tepruar
shuma të mëdha të parave, atëherë Omeri urdhëroi të blihet grurë dhe të derdhet
në male ashtu që edhe zogjtë mund të shfrytëzonin pasurinë e myslimanëve. Ky
është dallimi në mes të abuzimit të tepricës dhe maturisë.
Kjo është ftesë
për të gjithë myslimanët, përse i gjithë ky shpenzim? A mos vallë kemi harruar
urdhrin e Allahut xh.sh.? Allahu thotë në Kur’an:
“Po
mos shpenzo tepër pa rrugë” 17:26.
“Ata që
shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve”
17:27
“…hani dhe
pini e mos teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)
7:31.
“Dhe
ashtu (sikur u udhëzuam në fenë Islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një
mes të zgjedhur)”
2:143.
“. . .
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfrit, edhe atij në
kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë”
17:26.
Pejgamberi a.s.
kaloi afër Saad Ibn Ebi Vekasit derisa ai merrte abdes dhe i tha: “Çka është ky
shpenzim i tepruar, Saad?”, Saadi ia ktheu: “A ka edhe harxhim të tepruar me ujë
o i Dërguari i Allahut?!” Pejgamberi a.s. tha: “Po Saad, mos harxho ujin edhe
nëse je buzë lumit që rrjedh”. Këto fjalë, Pejgamberi a.s. nuk i tha vetëm për
Saadin, por për të gjithë ne.
Omer Ibn Hatab
r.a. njëherë e pa një njeri duke blerë një copë të mishit. Pas pak, ai bleu edhe
një prodhim, dhe më pas edhe një. Çdo herë kur dëshironte diçka, ai e blinte
atë. Atëherë Omeri r.a. e ndali atë dhe e pyeti: “A blen çdo gjë që dëshiron?”,
njeriu u përgjigj: “Po”. Omeri r.a. nxori shkopin e tij dhe i ra duke i thënë:
“Kjo nuk është ajo çka na ka mësuar Pejgamberi a.s.”
Resurset
tona shfrytëzohen për shkak të pavetëdijes sonë, shkapërderdhjes dhe për shkak
se i kemi ndaluar të varfrit nga të drejtat e tyre. Duhet të zgjohemi. Duhet t’i
identifikojmë administrimet e gabuara dhe shpërdorimet e pasurive tona në mënyrë
që t’i mbrojmë dhe t’i shpëtojmë ato. Është një çështje shumë e vështirë dhe
komplekse.
Do të fillojmë
me një projekt që do të ndihmojë rruajtjen e disa prej resurseve tona.
Kjo nuk është zgjidhje por është një hap përpara. Ky projekt filloi me idenë e
një të riu pozitiv. Ai është anëtar në forumin e diskutimeve të Amr Halidit. Ai
quhet Ahmed Imam dhe na dërgoi një letër ku tha se ai ishte motivuar nga
programi ynë dhe dëshironte të bënte diçka pozitive. Ai kishte menduar diçka të
thjeshtë, diçka që edhe vetë kishte mundësi të bënte. Propozimi i tij ishte që
të bëhet grumbullimi i rrobeve të vjetra dhe të pashfrytëzuara dhe pastaj ato
t’i dhuroheshin nevojtarëve në rajonet e varfra të Egjiptit.
Unë kontaktova
me te dhe i thashë që ishte ide shumë e mire dhe praktike dhe i thashë se
dëshiroj të ndihmoj dhe ta mbështesë. Mendoj se ky projekt është fillim i mirë
sepse ne po transformojmë resurset tona të pavlefshme në resurse
të vlefshme për dikë tjetër. Ne kemi mjaft rroba që kurrë më nuk do t’i veshim.
Grumbullimi i këtyre rrobave të panevojshme dhe shpërndarja e tyre për njerëzit
që jetojnë në skamje do të ishte e lehtë për t’i ruajtur resurset tona.
Përse mos ta zgjerojmë këtë projekt në tërë Botën Arabe?
Vëllai Ahmedi,
më lajmëroi se ai kishte gjetur një vend për t’i grumbulluar të gjitha rrobet
dhe deri tash ata kishin pranuar rreth 200 thasë të mëdha dhe të mbushura
përplot. Ai kërkoi leje për ta përdorur logon e programit tonë nëpër thasë. Në
të vërtetë, kjo logo është prone e të gjithëve. Tani, cilido grup mund të bëjë
atë që ka bërë Ahmedi dhe shokët e tij dhe mund ta realizojnë këtë ide
Na pëlqeu aq
shumë ideja sa që në web faqen tonë postuam një kërkesë që secili që posedon
vend të madh për deponim të lajmërohet tek ne. Pastaj këto lokacione i postuam
në web faqen tonë për çdo shtet dhe qytet. Ende jemi duke pranuar adresa të
reja, të gjitha informatat janë në dispozicion në web faqen tonë. Çdo gjë është
ujdisur për ju dhe e tërë çka duhet të bëni është që ta kontrolloni dollapin
tuaj dhe t’i dërgoni rrobet në ndonjërën prej adresave të shënuara.
Përparësitë e
këtij projekti janë:
-
Transformimi i një resursi me vlerë zero në një resurs me
vlerë të plotë.
- Angazhimi
i resurseve njerëzore në punë konstruktive.
- Shpërblimi
i Allahut.
Pejgamberi a.s.
ka thënë: “Besimtarët janë si një trup. Kur një gjymtyrë dhemb atëherë i tërë
trupi është i shqetësuar për shkak të pagjumësisë dhe etheve”
Ai
gjithashtu ka thënë: “Kushdo që sjell lumturi në shtëpinë e ndonjë myslimani,
nuk ka shpërblim tjetër pos Xhenetit”.
Ai
gjithashtu ka thënë: “Askush nga ju nuk do të ketë besim derisa nuk dëshiron për
vëllain e tij (mysliman) atë që dëshiron për veti”.
Në këtë
muaj jemi duke festuar lindjen e Profetit tone të dashur, Muhammedit a.s. dhe
praktikimi i synetit të tij me siguri se do ta kënaq atë.
Një ditë
të ftohtë të dimrit, Pejgamberi a.s. ishte duke u dridhur. Një grua e moshuar
nga ensarët bëri një mantel prej leshi dhe ia dhuroi. Ai u gëzua shumë dhe e
veshi në namaz. Një njeri që kaloi aty pari e pa dhe e kërkoi atë nga ai: “O
Profet i Allahut, të lutem më lejo ta veshi atë”, dhe Pejgamberi a.s. edhe pse e
kishte veshur shumë shkurtë dhe koha ishte e ftohtë, me kënaqësi e hoqi dhe ia
dha. Më vonë, ashabët e tjerë e qortuan këtë njeri për atë që bëri ndërsa ai u
përgjigj: “Dëshirova të jem i mbështjellur me te në varrin tim (si me qefin)”.
Kur
myslimanët Mekkas migruan në Medine, ensarët i përshëndetën ata me zemra të
hapura. Ata i mirëpritën në shtëpitë e tyre dhe i ndanë të gjitha që i kishin,
ushqimin, parat, shtëpitë, veshmbathjet dhe bile edhe të korrurat. E gjithë ajo
që ata kërkuan nga Pejgamberi a.s. si kompensim ishte Xheneti. Pejgamberi a.s. i
siguroi ata duke ju thënë: “Ju e keni plotësuar pjesën e juaj dhe ju do të
shpërbleheni me Xhenet.
Ne kërkojmë nga
ju që rrobat e juaja të padëshiruara tu jepni vëllezërve dhe motrave tona që
kanë më pak fat. Jepni me zemërgjerësi që të jeni si Pejgamberi a.s.
Sugjerojmë që ky
projekt të kryhet në tri faza:
- Faza e
grumbullimit: rrobat do të grumbullohen gjatë javëve të ardhshme, kemi
nevojë për mija e mija thasë.
- Faza e
klasifikimit.
- Faza e
shpërndarjes: rrobet do të shpërndahen në fshatra dhe komunitete nëpërmjet
ekspozimit të organizuar të rrobave.
Falë Allahut,
faza e parë nuk është aq e vështirë dhe nuk do të pengojë mësimet për provimet
përfundimtare.
Na nevojitet
angazhimi i të gjithëve: burrave, fëmijëve dhe posaçërisht i grave. Të gjitha
qendrat e grumbullimit janë të publikuara në web faqen tone. Nëse dëshiron
dikush që ta shtojë edhe një lokacion, le të na informojë. Duhet ta mobilizojmë
secilin dhe Allahu e bekoftë dhe shpërbleftë vëllain tonë Ahmed për këtë ide.
Inshallah do të
takohemi përsëri javën e ardhshme me rezultate më të mira.
yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar