Episodi 8 Serioziteti
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!.
Të dashur vëllezër…
Mirë se vini në programin tonë.
Kam një pyetje të cilën dua të theksoj sot, cili është momenti i vërtetë i lindjes i qenies njerëzore?
A është ky momenti kur ai lind, fillon të zvarritet, pastaj ritet, bëhet foshnje, pastaj fillon të ecë, ritet dhe shkon në shkollë, e pastaj martohet, bën fëmijë dhe në fund vdes?
Apo është kur ai kontribon për veten, komunitetin apo vendin e tij ose thënë ndryshe kur bëhet krijues i jetës?
Momenti i vërtetë në jetën e dikujt është kur le pas gjurmë të dukshme në jetën e tij, kur kontribon për bashkësinë e tij e jo vetëm të sorollatet.
A kemi lindur ne apo jo?
Ky është qëllimi i programit tonë “Krijuesit e jetës”.
Sot do të flasim për prangën e tretë që quhet “mungesa e seriozitetit”. Me fjalë tjera koketimi. Me fjalë tjera cektësia. Me fjalë tjera trivialitieti (pavlefshmëria). Të gjitha këto janë sinonime të llojit të rrëndë të prangës që shtrihet në shumë aspekte të jetës sonë të përditshme.
Por ne do të përqëndrojmë vëmendjen tonë në mungesën e seriozitetit në media. Është koha që kjo të përfundojë, ne u bëmë pozitiv dhe lëvizim shpejtë pa pengesa në rrugën tonë, duart tona u liruan. Ne duhet të veprojmë për të zgjidhur këtë problem të tmerrshëm – koketimin dhe trivialitetin që dominon në media.
Para se të vazhdojmë me mënyrën se si mediat, qofshin ato TV, kanalet satelitore, radiot, shtypi etj, janë duke përhapur trivialitetin tek rinia dhe meqë kjo temë është aq e rëndësishme, dëshiroj të shqyrtojmë disa shembuj të njerëzve serioz siq janë:
1.Ebu Bekr Es Sidik; i thatë e i vogël, por i fortë në vullnet dhe përkushtim. Ai përshkruan veten me fjalët e tija “Pasha Allahun, kurrë nuk kam ra në gjumë për të ëndërruar, as që jam hutuar e humbur rrugën, e as që kam devijuar nga rruga”. Këto fjalë përshkruajnë thellësinë e konceptit të seriozitetit në shpirtin e Ebu Bekrit. Ai dinte shumë mirë se jeta është shumë e shkurtër dhe duhej jetuar me qëllim të lartësuar dhe nuk kishte kohë për shaka.
2. Në ditën e betëjës El Kadisije njerëzit u grumbulluan rreth Saad Ibn Ebi Vekasit për të dhuruar para për betejë. Por, ishte nje grua e varfër e cila nuk kishte asgjë për të dhënë. Ajo shkoi te ai me lot në sy me gërshëtën e prerë të flokëve dhe i tha se mund ta përdorte për freun e kalit. Me shpresë se edhe ajo do të kontribonte për fitoren e Muslimanëve. Krahasoni këtë grua me gratë e sotshme; ato janë aq të cekëta dhe nuk bëjnë asgjë pos që janë të ngujuar për TV dhe telefon gjysmën e ditës.
3. Pak para fillimit të betejës një djalosh erdhi dhe e pyeti që ta lejojë të luftojë me ushtrinë. Saadi refuzoi dhe i tha “Kjo është vetëm për burra”. “Askush nuk mund të përzihet, kam bërë marrëveshje me Allahun dhe ti nuk ke të drejtë të ndërhysh ne mes meje dhe Allahut” u përgjegj djaloshi. I befasuar nga trimëria e tij, Saadi e lejoi të i bashkangjitet ushtrisë.
Një natë para betejës, djaloshi shkoi te Saadi e i tha “Kam parë një ëndërr të çuditshme sonte. E pash veten duke u shetitur ne kopshte të cilat nuk janë sikur këto të jetës reale, poashtu pashë lumenjë të cilat nuk kisha parë më përpara dhe pashë gratë që dukeshin ndryshe nga ato që shohim në këtë jetë”. “Allahu ekber, Besoj se Allahu do të të nderojë me shehidllëk” u përgjegj Saadi me gëzim. “A dëshiron diçka nga unë o Saad?” pyeti djaloshi”. “Po” tha Saadi “ kur të takosh Pejgamberin a.s. thuaji se dëshiroj ta falenderoj dhe Allahu e shpërbleftë për të gjitha që ka bërë për ne. Kemi gjetur atë që na ka premtuar”. “Dhe ti Saad, dëshiroj t’i tregosh nënës sime se kam gjetur atë që më premtoi Allahu” tha djaloshi. “Kush është nëna jote?” pyeti Saadi. “Ajo që ta dha gërshetën” u përgjigj djaloshi.
4. Gjatë betejës një i verbër iu afrua Saadit, ishte ky Abdullah Ibn Ummi Mektum. Ai dhe Bilali ishin muezinë të Pejgamberit a.s. Edhe pse ishte i verbër, e që kjo mund ta pengonte nga luftimi, ai insistoi që t’i bashkangjitej ushtrisë. Ai kërkoi që të jetë bartës i flamurit. Saadi refuzoi këtë ide dhe tha “Si mund të bëhet kjo, ti je i verbër”. Por Abdullahu u përgjigj “Secili që është i bekuar me shiqim do të iki nëse sheh ushtrinë e Muslimanëve duke pësuar disfatë. Ndërsa unë nuk shoh se ç’po ndodh, prandaj nuk do të iki”. “Mirë e ke” tha Saadi dhe i dha flamurin”. Kur përfundoi beteja, Abdullahu u gjet i vdekur me flamurin në dorë.
E shihni ç’do të thotë burrëria? Sot burrëria krahasohet me pirjen e duhanit, ndërrimin e femrave etj.
5. Heroi i këtij tregimi është një djalosh i vogël i cili besoi në mesazhin e Isa-ut a.s. atëherë kur pasuesit e tij persekutoheshin. Mbreti urdhëroi që djaloshi të mbytet. Pas tentimeve të shumta - kur rrojtarët e mbretit provuan të gjuajnë nga maja e malit dhe kur provuan ta mbytnin në mes të oqeanit – çdo herë Allahu xh.sh. e shpëtonte dhe e inspironte të thoshte lutjen: “O Allah, kërkoj mbrojtjen nga ta dhe ajo çka duan të bëjnë, O Allah ti je aftë për çdo gjë”. Tentimet e tyre dështuan dhe çdo herë ai kthehej te mbreti duke e sfiduar atë. Ai kishte një mision, ai dëshironte ta sakrifikonte veten që njerëzit tjerë të bëhen besimtarë. Në fund i tha mbretit “Nuk mund të më mbytësh pos nëse grumbullon njerëzit në një rafshirë e pastaj të marrësh një shigjetë nga mbajtësi im i shigjetave dhe të thuash: Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit, dhe ta lëshosh shigjetën. Nëse e bën këtë, vetëm atëherë mund të më mbytësh”. Mbreti e bëri këtë. Kur shpirti lëshoi trupin e djaloshit njerëzit thanë “Ne besojmë në Allahun, Zotin e djaloshit”
Ky djalosh lindi me të vërtetë atë ditë kur u mbyt; ai ishte shkaku që banorët e atij qyteti u udhëzuan në rrugë të drejtë.
6. Omer Ibn Abdul Aziz ishte i qëndrueshëm dhe i vendosur për të bërë atë me të cilën Allahu është i kënaqur. Shkaku për këto tipare ishte djali i tij Abdullahu. Kur Omeri dha betimin për Halife, Abdullahu i tha “O baba, tash e tutje do të pyetesh për Ditën e Gjykimit dhe kjo vlen edhe për ne - familjen tënde. Prandaj mos e braktis rrugën e drejtë edhe nëse ne torturohemi për vdekje, kurrë mos heq dorë nga bërja e të mirës. Omeri tha “Falenderimi i takon Allahut, kam njërin në familjen time për të më përkujtuar”. Djali i Omerit kishte vetëm 17 vjet, por përkundër moshës së re ai ishte një i ri serioz.
Kur paratë si pre e luftës u grumbulluan nga Beni Umejah, disa vetë këshilluan Omerin t’i mbajë këto të holla për vete dhe mos ti kthejë atij që i takonin, duke i thënë se parardhësit e tij do të fajsosheshin për prenë e ngjashme. Por Omeri insitoi që të kthejë prenë. Meqë ishte dreka, kur të gjithë dremisnin, vendoi të shtyejë këtë për pasdite. Por Abdullahu e pyeti, “A je i sigurt se do të jetosh deri pasdite?”. Ky i ri vdiq në moshën 19 vjeqare pasi futi forcë dhe vendosmëri te babai i tij.
7.Ali Ibn Ebi Talib i cili mbau mesazhin e Islamit ne shpinën e tij qysh kur ishte 7 vjeqar deri kur vdiq në moshën 63 vjeqare.
8. Ibrahim Ibn Edhem i cili ishte një djalë i ri i përciptë që mendonte vetëm si të zbavitej. Një ditë u ndesh me një plak i cili e morri freun e kalit të tij dhe me një zë qortues i tha “Ibrahim a është kjo për të cilën je krijuar ose je urdhëruar që të bësh këtë?” Fjalët e plakut gjetën rrugën për në zemrën e Ibrahimit. Që nga ky moment ai u betua se do të jetonte për qëllimin e krijimit meqë Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” 51:56 dhe ky Ibrahim u bë Ibrahim Ibn Edhem mësuesi i pasueve të Islamit.
9. Abdullah Ibn Ez-Zubeir Ibn El-Avam. Kur ishte 7 vjeqar Omer Ibn Hattab, Udhëheqësi i besimtarëve, kaloi pranë fëmijëve të cilët ishin në rrugë. Të gjithë fëmijët ikën meqë ishte shumë i nderuar dhe i druajtur. Por Abdullahu nuk e bëri këtë. Omeri r.a. e pyeti “Përse nuk ike?” Abdullahu u përgjigj “Nuk kam bërë asgjë të keqe që të frigohem. Pos kësaj, rruga është mjaft e gjerë që të kalosh”. Omeri r.a. e pyeti “Përse atëherë nuk luan me shokët e tu?” “Luaj ndonjëherë” u përgjigj Abdullahu “Por nuk jam krijuar vetëm për lojë” “Atëherë përse je krijuar?” Omeri r.a. pyeti me admirim “T’ia sjelli lavdinë Islamit” u përgjigj Abdullahu.
Këto ishin vetëm disa shembuj të seriozitetit por të gjitha ato janë shembuj të mëdhenjë.
E shihni se si këto gjenerata ishin edukuar në frymën e seriozitetit. Ndërsa gjeneratat e sotme edukohen në frymën e trivialitetit, meqë ky është koncepti të cilin mediat tentojnë të ngulisin në shpirtërat e tyre ose më saktësisht konceptin e koketimit dhe cektësisë. Nuk ka nevojë të thuhet se dallimi i vetëm i gjeneratës sonë dhe asaj të ashabëve të Pejgamberit a.s. është serioziteti.
Ata lexonin mësimet e Kuranit për të i zbatuar ato. Në rastin tonë ne lexojmë Kur’anin për të mbytur kohën dhe për t’u zbavitur ose fare nuk e lexojmë. Kur ashabët e Pejgamberit a.s. lexonin ajetin që thoshte “O ju që këni besuar...” i bindeshin urdhërit të Allahut xh.sh. Prandaj ajeti kuranor që thotë “Është e vërtetë se ai (Kur'ani) është një fjalë që dallon - gjykon. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)! 86:13-14 thekson thellësinë e seriozitetit të ligjeve që përmenden në Kur’an.
Allahu xh.sh thotë ”Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti)”. 17:18-19
Ky ajet tegon se kushdo që seriozisht dëshiron kënaqësitë e kësaj bote, do t’i ipet ajo që dëshiron. Ndërsa kush kërkon kënaqësinë e Ahiretit dhe punon për të fituar atë që dëshiron, do të arrijë atë poashtu.
Ndërsa ata të cilëve u mungon serioziteti, të cilët janë diku ne mes, ata as që meritojnë të jenë të përmendur në këtë ajet. Shiqoni psh. dikend që thotë “Unë do të bëhem Musliman i devotshëm vitin e ardhshëm” ose tjetrën që thotë “Unë do të mbulohem pasi të martohem”. Të gjithë këta janë aq të cekët dhe jo serioz.
Kjo është arsyeja se pse shpallja e Islamit ishte aq e fortë, shpallja ishte përplot seriozitet. Kur Xhibrili a.s. shtrëngoi Pejgamberin a.s. e bëri këtë me forcë të madhe e pastaj e lëshoi. Vetëm për ta tërhequr vëmendjen e Pejgamberit a.s. se po i afrohet një çështje serioze.
Ajeti thotë “E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut). 94:7 për të theksuar serizoitetin e çështjes. Bile bile, Pejgamberi a.s. i thotë Hatixhes r.a. “Koha e gjumit kaloi, Hatixhe”
Një ditë një njeri i quajtur Bishr erdhi për të u besatuar te Pejgamberi a.s dhe i tha: “Zgjate dorën. Dëshiroj të besatohem por me kusht që të lirohem nga sadakaja dhe xhihadi”. Pejgamberi a.s tërhoqi dorën e tij dhe tha i zymtë “Pa sadaka dhe pa xhihad, atëherë për çka besatohesh?”
Një delegacion erdhi te Pejgamberi a.s. për t’u besatuar. Një i ri që shoqëronte delegacionin vereu një vajzë që kalonte atypari dhe ia tërhoqi rrobet. Kur u takuan me Pejgamberin a.s. ai filloi të përshëndetej me secilin, një nga një. Pasi kishte ndëgjuar për atë që bëri ky djal i ri, Pejgamberi a.s. refuzoi të përshëndetej me të dhe i tha “A nuk je ti ai që tërhoqe rrobet e asaj vajze?” “Po, o i Dërguari i Allahut”. Pejgamberi a.s. u përgjegj “Pasha Allahun nuk do të pranoj besën tëndë...” dhe ktheu fytyrën e tij në anën tjetër. “Oh jo, o i Dërguari i Allahut, po të premtoj se nuk do të përsëris më”. Pejgamberi a.s. buzëqeshi dhe ia shtrëngoi dorën.
Pyetem se ç’do të thoshte Pejgamberi a.s. po të shihte se ç’po ndodh tani me Muslimanët e rinj, qofshin ata mashkuj apo femra?
Çka do t’i thonin Pejgamberit a.s. ata që punojnë në mediat dhe ata që gjinden prapa trivialitetit që dominon mediat, meqë këta janë ata që koruptojnë rininë tonë?
Në betejën e Bedrit, dy fëmijë të vegjël, njeri i quajtur Samra Bin Xhundub ndërsa tjetri Rafi Ibn Hadij deshën të i bashkangjiten ushtrisë Muslimane. Meqë ishin të vegjël, Pejgamberi a.s. refuzoi të lejojë të luftojnë. Samra i tha “ O i dërguari i Allahut, shigjetat e mia kurrë nuk humbin rrugën” dhe i tregoi se sa i mirë ishte. Prandaj ai i dha leje. Ndërsa Rafiu tha “Kur përleshem me Samrën unë gjithmoonë e mundi”. Edhe ai u bashkangjitës ushtrisë së Muslimanëve pasi i demonstroi Pejgamberit a.s. aftësitë e tija.
Dy të tjerë, Muadhi 13 vjeqar dhe Muavadh 14 vjeqar mbytën Ebu Xhehlin në të njëjtën betejë. Ata lidhnin shpatat për duart e tyre që ishin të vogla për t’i mbajtur ato, përndryshe shpatat do të binin.
Është dallim i madh në mes të atij që jeton për t’u takuar me femra dhe atij që jeton për të shkuar ne parajsë.
E njëjta vlen edhe për seriozitetin në ritet e adhurimit. Kur u shpall ajeti që ndalon konsumimin e alkoolit, mëngjesin e ardhshëm rrugët e Medines ishin perplot me alkoolin e derdhur. Ndërsa sot ka njerëz që ende pyesin a është i ndaluar apo jo.
E njëjta gjë ndodhi me hixhabin, gratë nuk pritën derisa të shkojnë në shtëpi për t’i mbuluar kokat e tyre, ato prenë pjesë të rrobeve dhe i shfrytëzuan si hixhab. Ato mësonin mësimet e Kur’anit për të i zbatuar e jo për zbavitje. Ndërsa tani ka njerëz që ende dyshojnë për hixhabin.
Ibn El-Nefis
Ky shkencëtar Musliman është shembull i seriozitetit. Ai zbuloi qarkullimin pulmonar të gjakut, se si gjaku filtrohet në mushkëri, se si punojnë valvuolat e zemrës dhe anatominë e zemrës. Zbulimi i tij kishte vlerë të madhe në botën e mjekësisë dhe i ndihmoi shumë atyre që ndoqën hapat e tij për të kuptuar funskionet që kryhen nga zemra dhe për të zbuluar qarkullimin kryesor të gjakut.
Arsyeja pas shembullit të suksesit të këtij shkenctarit ishte një nga thënjet e Pejgamberit a.s. të cilin e kishte ndëgjuar kur ishte i vogël ”Allahu nuk ka krijuar asnjë sëmundje pa e krijuar edhe ilaqin për të”. Kur pa se disa njerëz dyshonin në këtë hadith, sepse ishin disa sëmundje që nuk kishin shërim, vendosi të dëshmojë vërtetësinë e këtij hadithi dhe punoi tërë jetën për këtë qëllim.
Ibn El Nafis ishte shembull i seriozitetit në punën e tij. Ai mprehte mjaft lapsa para se të fillonte të shkruante librat e tij në mënyrë që të koncentrohej gjatë shkrimit pa pasur ndërprerje. Ky shkencëtar ishte autor i më se 80 librave në moshën e tij 35 vjeqare, një nga të cilat është edhe enciklopedia e quajtur “El Shamel në industrinë mjekësore”
Kur ky shkencëtar do të takojë Pejgamberin a.s. në Ditën e Gjykimit, do të thotë “ Unë dëshmova vërtetësisnë e njërës nga thënjet e tua”
Dëshiroj të them se ky hadis nuk është i aplikueshëm vetëm për mjekësinë. Është i zbatueshëm për një sërë çështjesh siq janë problemet me të cilët ballafaqohen Muslimanët dhe për problemet tona sociale.
Pas këtij prezentimi të gjatë, për të dëshmuar se Islami është religjion serioz, tani do të vazhdojmë me gjendjen e tanishme të popujve tanë dhe se ku kemi arritur.
Do të ju sqaroj se si jemi të dominuar nga trivialiteti dhe mungesa e seriozitetit. Në fjalimin tim do të përqëndrohem në mediat meqë ato janë mjet serioz që ose ndërtojnë ose shkatërojnë vlerat dhe moralin. Dhe e them me zë të lartë “Nuk do të kemi sukses në krijimin e jetës pa u zgjidhur nga pranga e quajtur mungesa e seriozitetit”
Tani do të ju prezentoj me shembujt se si “mungesa e seriozitetit” manifestohet në media.
- Video spotet që shfrytëzojnë trupin e femrës dhe eksitimin në këngë me qëllim te zgjimit të epsheve.
- Gazetat dhe revistat që në 70% të lajmeve të tyre përqëndrohen në jetën e artistëve, jetës së tyre personale dhe thashethemeve që i rethojnë ata.
- Programet shkatërruese që tërheqin djem dhe vajza të rinj të shiqojnë garat e të rinjve të tjerë në aftësitë e këndimit dhe vallëzimit.
- Shpërndarja e mesazheve në kanalet satelitore në mes të djemve të rinj dhe vajave të reja që i thonë njeri tjetrit “ të dua” derisa të gjithë spektatorët shiqojnë. Ndërsa në fund fituesit janë kanalet satelitore që me këtë mënyrë të lirë grumbullojnë para të majme që inkurajon trivialitetin tek të rinjët.
- Fjalët e këngëve që me dekada të tëra sillen reth fjalëve të njëjta: mallëngjimi për të dashurin, ndarjen, shqetësimin dhe pamundësisë e jetës ndamas nga i dashuri.
- Programet që inkurajojnë spiunimin e të tjerëve
Kujt i shkon përshtati kjo? Nëse kemi arritur këtë nivel të trivialitetit dhe cektësisë në këtë fazë, vallë a do të jemi në gjendje të kemi revitalizim?
Ndërsa për hallalin dhe haramin, as që po flas. Flas vetëm për revitalizimin e popujve tanë.
Jam duke folur për shtetet që janë duke u shakëtruar dhe popujt që po bien përderisa trivialiteti shpërndahet tek të rinjët.
- Idoli të cilin e adhuron i riu është një person që shoqërohet me femra dhe rruan kokën ë tij në këtë mënyrë apo vishet në atë mënyrë; e njëjta vlen edhe për femrat.
- Do të ju rrëfej një tegim për një të ri i cili u punësua në departamentin shvillimor të nje shtëpie botuese. Ai u befasua kur mësoi se qëllimi i kësaj shtëpie botuese ishte trivialiteti pasi pa përmbajtjen e njërës nga revistat që botohen nga kjo shtëpi. Nuk mund të besonte derisa drejtori i përgjithshëm konfirmoi të njëjtin qëllim... “trivialiteti”, tha ai.
- Një artiste e re është pyetur në njërën nga programet pse zbulon trupin e saj ne video spotet e saja. Ajo tha thjeshtë “që rinia të sheh më shumë”
- Një artist tjetër është pyetur per stilin e ri të flokëve dhe ai u pergjigj “Kjo është vetëm për të terhequr vëmendjen”.
Derisa shiqoja këto demonstrime të dhimbshme në kanalet satelitore, u kujtova për njërën nga thënjet e Pejgamberit a.s. i cili tha “Me të vertetë do të vie koha kur popujt tjerë do të ju shqejnë dhe konsumojnë siq konsumohet nga pjata e ushqimit” Ai është pyetur ”A është kjo se do të jemi pak në numër, o i Dërguari i Allahut?”. Pejgamberi a.s. u përgjigj “Përkundrazi ju do të jeni shumë, por do të jeni si shkuma që shtyhet nga vërshima. Me të vërtetë, Allahu do të shkulë nga zemrat e armiqve tuja frigën nga ju. Allahu do të fusë dobësinë në zemrat tuaja” Pastaj është pyetur ”E çka mendon me dobësi, o i Dërguari i Allahut?”. Pejgamberi a.s. pergjigj “Dobësia është të lakmosh kënaqësitë e kësaj bote dhe të urresh vdekjen”.
Cili është qelësi i ndërtimit dhe shakëtrimit të civilizimeve? Si u ndërtuan civilizimet e Persianëve dhe Romakëve? Si u ndërtua civilizimi Islam? Si u ndërtua civilizmi Komunist? Dhe si rranë ata?
Përgjigje: ekzistimi i idesë së fuqishme që mbush zemrat e njerëzve, dominon me ndjenjat e tyre dhe nxit energjinë e madhe të brendshme që i bën ata të bëjnë çudira dhe të ndërtojnë civilizime. Çdo gjë në këtë botë fillon me ide. Komunizmi ishte i bazuar në parimin e shpërndarjes së drejtë të pasurisë për tërë popullin. Civilizmi europian është i bazuar në idene e “lirisë”
Të gjitha zbulimet fillojnë me ide. Çdo vepër artistike fillon me ide.
Islami filloi me ide madhështore, që është nënshtrimi ndaj Alahut sh.sh. suksesi në këtë botë dhe hyrja në xhennet në botën tjetër.
Përfundimi është se çdo civilizim është i bazuar në një ide. Në momentin kur kjo ide bjen, bjen edhe ai civilizim. Por, cila është marëdhënja në mes të trivialitetit dhe ideve?
Të gjitha programet koketuese që emitohen apo publikohen nga mediat shpërndajnë “trivialitet” dhe “mungesë të seriozitetit” në popull dhe kjo është mbytës i madh i ideve. Mbytja e ideve është kërcënim i madh.
Ne kemi idene më të mirë e cila është provuar dhe ka pasur sukses. Për të arritur sukses na mungon vetëm pjesa ku kjo ide dominon me zemrat e njerëzve.
Rreziku i programeve që nxisin ndjenjat seksuale dhe që servojnë gjëra triviale, të cilat shkatërrojnë vlerat dhe moralin, nuk qëndron vetëm në ate se është hallall apo haram – ajo parandalon revitalizmin e Muslimanëve. Kjo është për arsye se kurdo që tentoni të përqëndroheni në fillimin e revitalizmit, do të gjeni veten të shtyrë nga këto programe.
Disa shkecëtarë besojnë në teorinë vijuese:
Eksistojnë tre botëra:
1. Bota e gjërave: sikur ora e dorës, këmisha, automjeti etj
2. Bota e njerëzve: si babai juaj, nëna e juaj, idoli i juaj dhe njerëzit që ndikojne te ju.
3. Bota e ideve: cila është ideja më e madhe që dominon mendjen tuaj.
Kur lind fëmiu, atij i intereson vetëm bota e gjërave që e rrethon. Kur rritet pak fillon të interesohet për botën e njrëzve. Atëhere femiu fillon të njohë babain dhe nënën e tij. Kur rritet edhe pak fillon të jetë i ndikuar nga idetë që e rrethojnë.
Rreziku i “trivialitetit” është se i mban Muslimanët të ngujuar në botën e gjërave. Prandaj ata bëhen fëmijë të mëdhenj që nuk rriten kurrë.
Një ditë vizitova një shkollë ku takova një fëmijë dhe e pyeta “Çka ju japin në shkollë?” Ai u përgjegj “Biskota”. I thashë “Jo, mendova, çka ju mësojnë?”. Prandaj duke u bazuar në mënyrën si është edukuar, ai insinktivisht shprehi njohurinë e tij të botës së gjërave jo të ideve.
Ky është rreziku i video spoteve dhe mediave shkatërruese.
Kam lexuar njëherë një studim statistikor se fëmiu egjiptian është fëmiu më i menqur në botë derisa të bëhet 6 vjeqar. Kjo nuk është qesharake dhe na bën të pyetemi: çka hyn në jetën e tij pas moshës 6 vjeqare?
Çështja e përhapjes së “trivialitetit” dhe “mungesës së seriozitetit” dhe mbytja e ideve është çështje shumë e rrezikshme që nuk na len shpresa.
Prandaj i drejtohem të gjithë njerëzve përgjegjës për mediat në Botën Arabe, të gjithë regjisorëve, të gjithë producentëve, autorëve dhe poetëve që shkruajnë fjalët e këngëve: JU LUTEMI, MOS I MBYTNI IDETË meqë dëshirojmë të ringjallim shtetet tona. Nëse i doni shtetet e juaja dhe doni Islamin, ju lutemi, mos na qoni në rrugë të gabuar. Mos ndërtoni pasurinë e juaj duke u bazuar në mbytjen e ideve të të rinjve. Mos u kënaqni me paratë që keni grumbulluar duke përhapur “trivialitetin” tek të rinjët.
Llogaria në Ditën e Gjykimit është e ashpër.
Në suren Safat, Allahu xh.sh thotë ” Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi” 37:24 si dhe në suren Nahl “(E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen” 16:25.
Pejgamberi a.s. ka thënë “Kushdo që fillon një vepër të keqe do të ngarkohet me ghynahun e tij dhe ta atyre që kanë praktikuar atë deri në Ditën e Gjykimit”
Parashtrohet pyetja: ajo çka po ndodh me mediat është e rastësishme apo është e planifikuar?
Unë nuk e di por Allahu ka thënë në suren Nur “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.” 24:19
Këtu dëshiroj të theksoj se serioziteti nuk është që të jesh i ngrysur dhe me vetulla të rrudhura gjatë tërë kohës. Jo. Unë dal dhe kënaqem por në kokën time kam një ide të rëndësishme për të cilën jetoj dhe të cilën jam i vendosur ta arrij. Pra na nevojitet një mesatare.
Dëshiroj të ju japi një shembull – një grup i të rinjve Libanezë ishin joserioz por ata ndryshuan dhe vendosën një shoqatë që quhet “Hader”. Ky grup përbëhet nga 20 djem dhe vajza të reja që bashkëpunojnë njeri me tjetrin duke respektuar kufijtë morale të sjelljes Islame. Ata filluan një numër të reklamave konstruktive për të dëshmuar se janë të aftë për sukses edhe pse ishin të ri.
Ata ndërmorrën aktivitetet vijuese
-
- Këngë për fëmijë që janë emituar në shumicën e kanaleve satelitore gjatë Ramazanit të kaluar.
- Kanë vendosur një internet faqe për të sjellur rininë ma afër Allahut.
- Botuan një libër për xhamitë e Libanit për të treguar anën e shkëlqyer të këtij vendi.
- Botuan vaktitë e Ramazanit dhe i shpërndanë ato në universitetet e ndryshme
- Organizuan turnire të basketbollit me ekipet e xhamive të ndryshme
Në fund pyes veten, vallë a do të ringjalleshin popujt tjerë poqese rinia e tyre do të ishte e zhytur në “koketim”? A ishin mediat e Japonisë, Kinës apo Gjermanisë duke prezentuar gjëra triviale gjatë revitalizmit të popujve të tyre? Me siguri jo. A do të jemi ne në gjendje të ndryshojmë në këtë atmosferë?
Projekti i kësaj jave
Mjeti kryesor apo i vetëm që shfrytëzohet nga mediat për të përhapur trivialitetin është trupi i femrës dhe feminineti i saj që zgjon epshet. Prandaj projekti ynë i kësaj jave quhet “Respekt për gratë”. Nuk do të pranojmë që gruaja të fyhet dhe që dinjiteti i saj të lëndohet.
Nëse shohim ndonjë pamje në kanalet satelitore, revistat ose prodhime që shfrytëzojnë trupin e gruas si mjet shitjeje, do të dërgojmë qindra dhe mija letra të sjellshme duke informuar pronarët e atyre prodhimeve se do të bojkotojmë prodhimet e tyre. Gratë që i shfrytëzojnë ata janë nënat, motrat dhe vajzat tona. Respektimi i gruas është vlerë njerëzore dhe shfrytëzimi i trupit të saj për të shitur prodhimin është fyerje për të gjitha gratë.
Letra duhet të jetë e sjellshme ku sqarohet pikëpamja e juaj për mënyrat e tyre të shtrembëruara të shfrytëzimit të gruas që ju fyen juve dhe gratë tjera. Nëse dërgohen me mija letra definitivisht do të shohim ndryshime.
Do të vazhdojmë javën që vjen, inshlallah.
Paqja dhe rahmeti i Allahut qoftë mbi ju.
yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar