Episodi 7 Përsosmëria -Pjesa e dytë



Episodi 7       Përsosmëria -Pjesa e dytë

 

 

Vëllezër dhe motra.

Ja ku po takohemi përsëri në programin tonë “Krijuesit e jetës”. Kemi folur për pozitivitetin, ku më pas e kemi lidhur atë me mjeshtërinë dhe përsosmërinë. Siq thamë më parë, na duhen perfeksionistët pozitiv.

Në episodet e kaluara kemi kërkuar të na dërgoni përvojat e juaja për pozitivizmin. Sinqerisht, reagimi i njerzëve ishte i vërtetë. Këtë nuk mund ta mohojmë apo injorojmë… Gjatë javës së fundit kemi pranuar rreth 6500 veprime pozitive! Më mahnitëse është se këto veprime nuk janë bërë individualisht por në grupe që kishin shpirt pozitiv.

Një i ri thoshte “Shokët e mi dhe unë kemi bërë këtë dhe atë” apo një e re thoshte të njëjtën gjë. Nëse i numërojmë veprimet sipas numrit të pjesëmarrësve do të kalonte dhjetë mijëshin apo edhe më tepër!

Kam shpenzuar tërë ditën duke seleksionuar këto veprime mahnitëse që të ju sjelli disa shembuj. Kam vërejtur se reagimet ishin më të gjera dhe efekti ishte më i madh kur prezentoja shembujt e veprimeve të vëllezërve dhe motrave të dërguara në episodet e mëparshme. Pra, gjithmonë them dhe prapë e përsëris: ky program nuk është vetëm i imi ai është i juaji poashtu. Së bashku do të krijojmë jetë.

Të fillojmë episodin me disa shembuj të cilat i zgjodha për ju nga mija sosh që pranova.

Shembujt pozitivë:

  1. Imigrantët e rinj Muslimanë në Zvicër, për hir të lojalitetit ndaj atdheut të tyre u dërguan paisje mjekësore spitaleve të vendeve të tyre.

  2. Komunitetet e imigrantëve Muslimanë në perendim vuajnë nga problemi i gjeneratës së dytë që nuk din gjuhën arabe. Kështu Imami nga Brazili dhe Fatihu nga Franca më treguan se kanë mbajtur kurse të gjuhës arabe për fëmijët e gjeneratës së dytë në mënyrë që të mbrojnë identitetin e tyre arab nga tretja në shoqëritë perëndimore.

  3. 260 të rinjë të krishterë kanë qënë të pranishëm me ne në anketim.

  4. Mjeket Saudiane bënë vizita javore në vendbanimet e motrave medicinale të Azisë Juglindore, duke ligjëruar për mënyrën e trajtimit të pacientëve me mirësi dhe dhembshuri.

  5. Studentët e Universitetit: disa studentë të Universitetit Al-Mensura (Egjipt) interpretuan një pjesë teatrale për pozitivizmin dhe suksesin në jetë. Rreth 5000 student ishin prezent.

  6. Disa studentë të Fakultetit të Farmacisë të Universitetit Aleksandria, i kanë ndërruar të gjitha tepitë në xhaminë e fakultetit me shpenzimet e tyre personale.

  7. Disa studentë të Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit së Aleksandrisë riparuan të gjitha dyert dhe dritaret e fakultetit dhe blenë shporta për pleh.

  8. Disa studentë të Fakultetit të Inxhinierisë në Shubra (Egjipt) me lejen e dekanit të tyre gëlqerosën murret e fakultetit pasi ato ishin të ndotura.

  9. Disa studentë në Universitetin e Kairos, të cilët çdo javë vizitonin personat e moshuar, zbuluan se këta njerëz kanë talente dhe mjeshtëri të ndryshme, kështu që vendosën t’i vizitojnë rregullisht për të mësuar nga ta.

  10. Studentët e Universitetit të Palestinës takohen çdo javë dhe shikojnë episodet e “Sunaa el-Hayah” dhe në fund të secilës episodë dakordohen të kryejnë një veprim pozitiv, bëjnë kopje të episodave dhe i shesin ato studentëve të Universitetit për një çmim formal.

  11. Studentet e Universitetit të Mjekësisë “El-Fatih” në Libi kanë ndërmarrë aq shumë veprime pozitive në kolexhin e tyre sa që dekani i kolexhit caktoi një dhomë ku mund ti pregadisin punimet e tyre! Ato poashtu shkuan në Radio Stacionin Libian dhe janë pajtuar për Radio prezentimin javor të “Krijuesit e Jetës”

  12. Vajzat e reja nga Omani themeluan shoqatën Um al-Mesakin (për nder të emrit të gruas së Pejgamberit a.s.). Shoqata ka për qëllim të mbledh rrobe të përdorura dhe t’ua shpërndaj ato të varfërve.

  13. Amviset e regjionit të Gjirit janë duke i mësuar shërbëtoret e tyre analfabete shkrim-leximin.

  14. Amviset filluan të takohen me amviset tjera duke shfrytëzuar bashkarisht hapsirën apo ndërtesën për të mësuar Kur’an.

  15. Amviset filluan t’i telefonojnë hotelet që të marrin ushqimin e mbetur dhe t’ua shpërndajnë të varfërve.

  16. Dy zonja më përkujtuan ditët e ashabëve të Pejgamberit a.s. dhe hadithin e tij i cili thotë: “Mirësia qëndron në mua dhe njerëzit e mi deri në Ditën e Gjykimit”. Këto dy zonja fisnike, që nuk njihnin njëra tjetrën, dhuruan jetimores një truall në vlerë prej afro dy million funtave egjiptase (250.000 €). Jetimorja e ka pranuar truallin javën e kaluar.

  17. Sa i përket nxënësve të shkollës El-Ridvan në Jordan fëmijët filluan të kursejnë prej mëditjeve të tyre dhe t’ua japin jetimëve.

  18. Ideja e njejtë ishte implementuar në shkollën e mesme në Kuvait.

  19. Vajzat në Siri adoptuan idenë e mbledhjes së letrave të përdorura për të mos i hedhur por për t’ua shitur fabrikave të letrës.

  20. Nje inxhinier Universiteti me emrin Mahmud Sherif Said kishte ide unike dhe të mrekullueshme e quajtur Zekati i njohurisë. Pasi që shquhej për matematikë, ai vendosi të ofrojë mësim privat pa pagesë për të gjithë të interesuarit dhe për të gjitha grup moshat. Ai ka shpërndarë emrin e tij, numrin kontaktues dhe email adresën në ndërtesën e tij dhe përreth vendit ku jeton.

  21. Ideja e njejtë është ndërmarrë nga një Profesor Universiteti me emrin Tamer Mahmud kur ai vullnetarisht i ndihmoi studentëve të magjistraturës në lëndën e tij.

  22. Në Irak studentët irakian ndërmorën një projekt të quajtur “Mbjellësit e trëndafilave” në mënyrë që t’i bëjnë njerëzit e Irakut më të lumtur dhe t’i ndihmojnë fëmijëve të tyre në shkollim dhe t’i aftësojnë në kompjuter.

Sinqerisht, jam i lumtur dhe i gëzuar me këto shembuj të mrekullueshme prej vendeve të ndryshme Arabe prej Egjiptit, Jordanit, Arabisë Saudite, Omanit, Kuvajtit, Irakut, Sirisë, Palestinës.

Prandaj çfarë je duke pritur vëlla? Çfarë je duke pritur motër?

Dëshiroj të i përkujtoj këta njerëz pozitiv (femra dhe meshkuj) të mos harrojnë të bëjnë qëllimin e tyre vetëm për Allahun, Fuqiplotë. Shpërblimi i veprimeve varet prej qëllimeve dhe çdo njeri shpërblehet në bazë të qëllimit të tij.

Gjëja tjetër që nuk duhet harruar është vazhdimësia. Pejgamberi a.s. ka thënë ”Më të dashura për Allahun janë veprimet e vazhdueshme edhe nëse ato janë të vogla”.

Ajo që është e mrekullueshme është se kjo rini (djem dhe vajza) filluan të shijojnë frutet e suksesit, filluan të ndiejnë ëmbëlsinë e saj dhe ndjejnë se imani i tyre si dhe aftësia për të rezistuar mëkatin u rrit. Ky, në fakt, është qëllimi i këtij programi: të ofrojë synime të cilat tentoni t’i realizoni gjatë javës dhe jo vetëm të krijojë një valë të përkohshme të imanit të cilën e fitoni nga ligjerata javore që vijoni apo nga programi që shikoni.

Nëse ju kujtohet programi ynë i javës së kaluar, ishte të ndihmohet një anëtar i varfër në familjen tuaj. Kam pranuar rreth 5500 përgjigje. Të gjitha këto, përplot pozitivizëm!

Në mes të kësaj atmosfere optimiste kam pranuar një letër me kritikë të ashpër. Autori me një ton dëshpërues thotë se nuk është i bindur me programin apo idenë e saj. Ai thotë se ideja e saj mund të klasifikohet nga të pamundurat. Bota rreth nesh është duke ndryshuar dhe pengesat janë aq të forta sa që shembin çdo gjasë për sukses apo ndryshim! Vullgariteti është duke u përhapur kudo p.sh. më tepër se 70.000 të rinjë (djem dhe vajza) kanë aplikuar të regjistrohen në programin për këndim dhe vallëzim! Unë i përgjigjem atij: a mendoni se nuk ka shpresë? Se nuk ka zgjidhje? A mendoni se më mirë është të rrimë të paaftë dhe të themi se nuk ka shpresë? Se do të qëndrojmë kështu të nënshtruar dhe të vdesim të turpëruar dhe të dobët? JO!

Ndryshimi vjen nga brenda; të gjithë ne kemi aftësi të ndryshojmë nëse kemi qëllim. Një qëllim për të cilin luftojmë dhe për të cilën jemi të përkushtuar.

Që t’ju bindim në një mënyrë tjetër të paramendojmë se kemi dy qarqe:

- E para është qarku i pengesave të jashtme… të cilat janë jashtëzakonisht të vështira.

- E dyta është e vendosur mbrenda qarkut të pengesave dhe quhet qarku i ndikimit që nënkupton të gjitha talentet që keni për të ndikuar te njerëzit që ju rrethojnë.

Nëse shikoni qarkun e pengesave (qarku 1), do të ju duket se është shumë i madh ndërsa qarku juaj i ndikimit (qarku 2) do të ju duket i vogël.

Nëse shikoni qarkun (1) dhe thoni se është shumë i madh qarku (2) do të mbetet i vogël. Por nëse shikoni në qarkun tuaj të ndikimit dhe thoni: çfarë aftësi kam dhe çfarë fuqi zotëroj që të ndikoj në ata përreth meje… vetëm atëherë, qarku juaj i ndikimit do të zgjerohet nga pak përderisa qarku (1) do të ngushtohet gradualisht derisa të shembet nga presioni i juaj i vazhdueshëm mbi të!

Shikoni tri figurat vijuese që sqarojnë të lartëpërmendurën:

Nëse kthehemi te Pejgamberi a.s. i ynë do të gjejmë se kjo është pikërisht ç’ka bëri ai. Pengesat ishin të vështira në ditët e para të Islamit. Qabja ishte e mbushur me idhuj, gati 360 idhuj. Pra, çka bëri ai? Ai filloi të zgjerojë qarkun e tij të ndikimit duke i udhëzuar njërëzit e rinjë e të mirë në religjion. Pak nga pak rezistenca është rritur dhe me miliarda Muslimanë hynë në qarkun e tij të ndikimit dhe të tjerët do të vazhdojnë të bëjnë këtë deri në Ditën e Gjykimit.

Ne mund të zgjërojmë qarkun tonë të ndikimit në shtëpitë tona përmes edukimit të mirë të fëmijëve tanë duke i rritur ata që të bëhen njerëz të mirë. Kjo është vetëm një nga format si mund të largojmë shpirtin negativ dhe të përulur nga ne që të mund të ngritemi. Mirësia dhe mirëqenia janë para neve dhe Muslimanëve!

Të vazhdojmë tani bisedën tonë për përsosjen. Siq thamë përkryerja dhe pozitiviteti janë dy anë të një monedhe. Neve na duhen perfeksionistët pozitivë.

Fatkeqësisht Muslimanët nuk janë efikas në asnjë sferë të jetës së tyre, duke filluar prej besimit, marrëdhëniet personale, studimet dhe në fund në punë dhe prodhimtari.

Shumë lehtë gjinden njerëzit jeta e të cilëve karakterizohet me joefikasitet.

  • Po dëgjohet se si ai apo ajo thotë “Lere njeri, askush nuk po shikon”

Allahu xh.sh. përgjigjet me ajetin vijues: Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra40:19

  • Tjetri thotë “Njerëzit duan gjëra të lira, kryesisht shitet kualiteti i ultë”

Allahu xh.sh. përgjigjet: “Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt” 13:17

  • Tjetri thotë “Të gjithë janë duke bërë të njëjtën”.

Allahu xh.sh përgjigjet: Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar 19:95

  • Tjetri thotë “Niansat nuk janë të rëndësishme”

Allahu xh.sh përgjigjet: Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur 95:4

  • Tjetri thotë i dëshpëruar “Njerëzit kanë diplomuar në Universitete dhe janë duke pritur në rradhë. Nuk ka punë, çdo gjë është e njëjtë”

Allahu xh.sh. përgjigjet E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës” 18:30

Do të ju rrëfej një thënje shumë të prekshme të Pejgamberit a.s. të cilën e tha në ditën kur qau më së shumti, në ditën e vdekjes së të birit të tij Ibrahimit. Pas varrimit të të birit një vrimë mbeti e hapur në varrin e tij. Pejgamberi a.s. i tha varrmihësit: “Mbylle atë vrimë”. Njeriu e pyeti Pejgamberin a.s.: ”A do të ketë ndonjë dobi për të, O i Dërguari i Allahut? Pejgamberi a.s. tha: “Nuk i bën as mirë as keq, por do të duket më mirë për vizitorin”!

Shikoni se si Pejgamberi a.s. kërkonte përsosmërinë madje edhe në momentin e varrimit të të birit. E kërkonte këtë edhe për varr. Pejgamberi a.s. atëherë tha: “Allahut i pëlqen kur dikush kryen një punë dhe e përsos atë”

Duke kërkuar arsyet e joefikasitetit kemi gjetur se janë 4 arsye, ato janë:

  1. Të kemi më tepër dobi materiale: Mekaniku nuk rregullon veturën plotësisht në mënyrë që pronari të kthehet dhe të paguajë përsëri! Mjeku e bën të njëtën. Por erdha në përfundim se këto të holla bien në kategorinë e të hollave të ndaluara. Këtu mospërfillja është e qëllimtë!

  2. Injoranca: Kur personi i paaftë është injorant

  3. Përtacia dhe moskujdesi

  4. Mosshijimi i efikasitetit. Po të shijohej ëmbëlsia e efikasitetit njerëzit kur më nuk do ta pranonin joefikasitetin.

Pra si të bëhemi perfeksionist:

  1. Duke pasur qëllim në jetë.

  2. Vullnet të fuqishëm.

  3. Durim.

  4. Dituri dhe ekspertizë apo të kërkojmë ndihmën e ekspertëve.

Në qoftëse e keni vërejtur këto janë elementet e njëjta të pozitivitetit. Nëse i keni këto 4 elemente, përsosmëria vjen vetëvetiu.

Do tu’a rrëfej një ngjarje për një person i cili kishte të gjitha këto elemente, rezultati ka qenë i shkëlqyeshëm dhe veprimi mahnitës! Ky person është Muhamed El-Fatih (Muhamed Çliruesi). Këtë ngjarje e kam treguar edhe më herët, por shkurtimisht. Tani do ta tregoj në detaje:

Muhamed El-Fatih është çlirues i Konstantinopolit, por së pari më lejoni të ju tregoj për këtë qytet.

Konstantinopoli është qytet i cili lidh Detin Mediteran me Detin e Zi dhe Azinë me Evropën. Në mesjetë konsiderohej qendra më e mirë globale tregtare. Napoleoni ka thënë për të “ Në qoftë se bota do të ishte një mbretëri nuk do të kishte qytet më të përshtatshëm se Konstantinopoli për kryeqytet të saj”. Ajo kontrollohej nga Romakët të cilët udhëheqnin tërë botën. Muslimanët tentuan ta pushtojnë që nga ditët e zotëriut tonë Ali Bin Ebi-Talib (për më se 800 vite!) por më kot.

Kjo ndodhi për shkak të kalasë së saj të fortifikuar:

  1. Hendeku me ujë jashtë murreve të qytetit ishte me thellësi prej 10 metrash dhe gjerësi prej 60 metrash!

  2. I ka pasur dy murre të fortifikuara: murri i jashtëm ishte në lartësi prej 8 metra dhe në trashësi prej 60 metrash!

  3. Murri i brendshëm ishte në lartësi prej 12 metrash dhe në trashësi prej 15 metrash si dhe me kulla mbrojtëse në lartësi prej 60 metra.

  4. Qyteti kishte formë të trekëndëshit dy anët kishin pamje kah deti ndërsa e treta ishte e fortifikuar nga të gjitha ato murre.

  5. 400 batalione ushtarake mbronin këto murre.

Arsyeja se pse Muslimanët dëshironin ta pushtonin atë qytet nuk ishte vetëm për arsye të rëndësisë së saj strategjike por gjithashtu për shkak të dy haditheve të Pejgamberit a.s.

1. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ushtria e parë që pushton qytetin e Cezarit është ushtri e falur”

  1. Pejgamberi a.s. gjithashtu ka thënë: “Konstantinopoli do të çlirohet, komandanti i tij do të jetë komandanti më i mirë i të gjitha kohërave dhe ushtria e tij do të jetë ushtria më e mirë e të gjitha kohërave”.

Muslimanët tentuan ta pushtojnë qytetin për më se 800 vite përmes 10 përpjekjeve. E para ishte nga Osman Ibn Afan, e dyta dhe e treta nga Muavi Ibn Ebi Sufjan, e katërta nga Sulejman Ibn Abdul-Melik dhe e pasta nga Harun El-Reshid.

Ka pasur edhe disa përpjekje ku mes tjerash më e njohura ishte ajo në të cilën të gjithë ashabët e vjetër si Ebu Ejub El-Ensari, Abdullah Ibn Omer dhe Abdullah Ibn Abbas morrën pjesë. Gjatë kësaj përpjekjeje ata mbajtën qytetin në rrethim 7 vite! Gjatë asaj përpjekjeje Ebu Ejub El-Ensariu vdiq dhe kërkoi që të varroset në pikën më të afërt të Konstantinopolit duke shpresuar se në Ditën e Gjykimit kur të takohet me Pejgamberin a.s. do të mund t’i tregojë në pikën më të afërt të mundshëm të Konstantinopolit. Vetëm e vetëm që Pejgamberi a.s. ta konsideronte si njërin nga ushtarët e falur! A mund të paramendoni se si kjo ëndërr i kishte pushtuar në atë kohë?

Derisa lindi Muhamed El-Fatih. Kur ishte dhjetë vjeqar mësuesi i tij i’a ka rrënjosur këtë ëndërr në mendje. Në fëmijërinë e tij ai ishte shumë lozonjar dhe i shkujdesur dhe duke qenë djali i mbretit nuk kishte asnjë ndjenjë të përgjegjësisë kështu që mësuesi i tij njëherë e ka rrahur shumë dhe i ka thënë: “Bëhu njeri!”. Të mos qenit njeri e ka fyer Muhamedin dhe këto fjalë e përmirësuan! Më vonë, ai mësoi përmendsh Kur’anin. Zotëroi 5 gjuhët: arabishten, turqishten, persishten, latinishten dhe greqishten e vjetër. Gjithashtu studioi astronominë, gjeografinë dhe historinë. Atëherë mësuesi i tregoi hadithin e Pejgamberit a.s. i cili thotë “Konstantinopoli do të çlirohet, komandanti i tij do të jetë komandanti më i mirë i të gjitha kohërave dhe ushtria e tij do të jetë ushtria më e mirë e të gjitha kohërave”.

Ai gjithashtu i tregoi se mendon që ai do të jetë ai komandant. Mësuesi nuk e ka ditur atëherë por rrënjosi këtë ëndërr në mendjen e Muhamedit.

Elementet që u formuan tek ai ishin

1. Qëllimi

  1. Dituria dhe ekspertiza

  2. Forca e vullnetit

  3. Durimi

Ai thoshte për veten: “E kam zemrën e fortë si shkëmb që nuk do të qetësohet e as nuk do të zbutet përderisa nuk arrij atë që dua!”. Si do të ishte sikur të gjithë të ishim të tillë? Nëse do të ishim njerëz që kuptojnë qëllimet dhe ëndërrat e tyre?

Muhamedi atëherë filloi të takohet me ekspertë për të mësuar nga ta arsyet që ndalonin Muslimanët nga pushtimi i Konstantinopolit. Mësoi se ishin 3 pengesa:

  1. Me të arritur në breg me pamje kah qyteti ata i ekspozoheshin haptas armikut dhe për ndërtimin e kalasë nevojitej një vit i tërë.

  2. Murret ishin aq të larta dhe të trasha sa që asnjë top i atëhershëm nuk ishte në gjendje t’i shkatërroj.

  3. Prania e zingjirit të trashë që bllokonte secilën anije dhe lejonte vetëm anijet e tyre.

Ky ka qenë një kombinim aq i komplikuar sa që secili mund të shifte se pushtimi i qytetit ishte i pamundshëm.

Do të ju tregoj për planin e pushtimit i cili sipas orientalistëve tejkaloi taktikat e Aleksandrit të Madh dhe Napoleonit dhe na mundësoi të ndëgjojmë për aftësitë e pashembullta të Muslimanëve.

Shkurtimisht këto janë hapat e planit:

  1. Muhamed El-Fatih urdhëroi ndërtimin e kalasë mbrenda 3 muajsh në vend të një viti duke shfrytëzuar forcën e vullnetit dhe ndihmën e ndërtuesve më të mirë dhe më efikas. Këto janë faktikisht fjalët e përpikta ashtu si shkruan në libra. Ai e përdori hadithin e Pejgamberit a.s. për të i nxitur punëtorët.

  2. Më pas vendosi planin për përdorimin e ekspertit Hungarez i cili ishte i vetmi i aftë për prodhimin e topit që mund të shemb murret e fortifikuara. Eksperti ishte i burgosur mbrenda vet Konstantinopolit nga frika se diskush mund të i afrohej. Por për Muhamedin asgjë nuk ishte e pamundur. Ai urdhëroi njerëzit e vet të gropojnë një tunel nën murre dhe një hendek në mënyrë që të arrijnë tek i burgosuri dhe t’a lirojnë dhe t’i mundësojnë të prodhojë atë top të madh që peshonte 320 kg . Topi tërhiqej nga 100 dema dhe 100 meshkuj të fortë. Kur është shkrepur ky top eksplozioni është dëgjuar deri 20 km larg! Pas goditjes është hapur një gropë prej 2 m. Paramendoni këto zbulime! Paramendoni se si është kërkuar ndihma e ekpertëve të huaj përderisa ekspertët Muslimanë emigrojnë për ti sjellur dobi Perendimit! Plani është implementuar plotësisht dhe pa asnjë gabim.

  3. Zinxhirët të cilët e bllokonin gjirin e detit janë tejkaluar me transferimin e anijeve nëpër shkretëtirë (duke kapërcyer Gjiun e detit) me një plan që është përtej imagjinatës njerëzore. Si e kanë kaluar anijet shkretëtirën dhe malin në gjatësi prej 5 km? Muhamed El-Fatih urdhëroi prerjen e të gjitha drunjëve në atë territor dhe i përdori për të formuar binarë të gjatë. Më pas urdhëroi që këto binarë të lyhen me vaj në mënyrë që anijet të rrëshqasin mbi të. Ai solli me qindra meshkuj dhe 70 dema të tërheqin anijet si dhe velat hapeshin për të përfituar nga era. Atëherë anijet zbritën në anën tjetër të shkretëtirës drejt në det para murreve të qytetit! Plani i cili gati tejkalon imagjinatën njerëzore po implementohej në një kohë të shkurtë prej muzgut deri në agim që të mos tërhiqet vëmendja e Romakëve që të mos i djegin anijet e Muslimanëve. Ishte e domosdoshme që plani të implementohet mbrenda kësaj kohe të shkurtë në mënyrë që Muslimanët të kalojnë detin me anijet e tyre t’i djegin 400 anijet e Romakëve dhe të korrin fitore!

Ky ishte plani pa të cilin të gjithë Muslimanët për 800 vite ishin të paaftë në pushtimin e Konstantinopolit.

Kushdo që fikson një ide në mendjen e tij është i qëndrueshëm në realizimin e saj dhe bën përpjekje në përmbushjen e saj me siguri do t’a arrijë atë. Mbani në mend këtë.

Një film i shkurtër dokumentar që elaboron planin e Muhamed El-Fatihut është shfaqur.

Çdokush mund të ketë qasje në këtë film në webfaqen www.amrkhaled.net

Rrethimi i qytetit vazhdoi 50 ditë. Në ditën e pushtimit, Muhamed El-Fatih bëri disa gjëra për të cilat Muslimanët nuk kishin dëgjuar më herët.

  1. Ai krijoi forcë të vullnetit te njerëzit e tij duke përdorur marshe dhe himne.

  2. Ai i inkurajoi ata me hadithin e Pejgamberit a.s.

  3. Kërkoi që ta qojnë salavate për Pejgamberin a.s. dhe të luten për të që t’i stimuloj për luftim.

  4. Kërkoi që e tërë ushtria t’i falë dy reqate dhe mësuesi i tij udhëhoqi faljen (si imam)

Dhe pushtuan qytetin! Kur e pyetën për aftësitë e tij dhe mënyrën e pushtimit ai u përgjigj: “I kam dy tipare: zemrën e fortë si gur që nuk pushon përderisa arrij atë që dua dhe syrin e përlotur nga frika e Allahut. Pra si është e mundur të mos e arrij fitoren?”

Muhamed Bin Murad për shkak të super planit të tij u bë i njohur si Muhamed El-Fatih!

E tërë kjo na përkujton edhe një njeri të famshëm edhe një krijues të jetës. Ishte i gjymtë dhe ndoshta nuk ka ditur as ti largojë mizat prej fytyrës së tij por Shejh Ahmed Jasin ishte gjallërues. Përkunder gjymtësisë së tij ai kishte forcë të veçantë të vullnetit. Ne nuk do ta vajtojmë humbjen e tij ai duhet të lartësohet. Por ne ndjejmë keqardhje për njerëzit e shëndoshë me vullnet të gjymtë. Nuk jemi të pikëlluar për Shejh Ahmed Jasin dhe si mund të jemi kur Halid Ibn Velid, Shpata e Allahut ka dëshiruar vdekje të tillë. Para vdekjes ai pat thënë: “Nuk ka pjesë në trupin tim që nuk është goditur nga shpata apo shtiza dhe ja ku jam duke vdekur në shtratin tim sikur një deve. Sytë e frikacakëve kur mos e pafshin gjumin”

Por paturpësia e vrasësve të Shejh Ahmed Jasin na bën të themi se Islami është duke kaluar nëpër periudhat e baticave dhe zbaticave. Batica ishte gjatë kohës së Pejgamberit a.s. dhe kohës së Muhamed El-Fatihut. Tani jemi në periudhën e zbaticës por batica është duke ardhur inshallah. Vuajtja e Shejh Ahmed Yasinit bart këtë kuptim.

Projekti i kësaj jave:

Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Mos ma nxini fytyrën (nga turpi) në Ditën e Gjykimit”. Këtë e përsëriti tri herë!

Çfarë do t’i tregoj gjenerata jonë atij? Ne duhet të arrijmë sukses që Allahu xh.sh dhe Pejgamberi a.s të jenë të kënaqur. Pra bëni një hap! Në qoftëse Pejgamberi a.s. i juaj është i dashur për ju bëni një hap!

Detyra e parë:

Raportoni, me njerëzi dhe sjellje të mirë, pronarët për të metat që shihni. I shkruani një letër për atë gjë të gabuar. Me këtë do të implementojmë regullën: feja është këshillë! Pra motoja e kësaj letre le të jetë: “Përsosni krijimin e jetës”.

Aplikoni këtë gjithkund në çfardo prodhim apo profesion me të meta madje edhe në marrëdhëniet shoqërore. Na dërgoni kopjen e punës së juaj që ta publikojmë apo do t’ju ndihmojmë që ta shpërndani.

Detyra e dytë:

Është përsosja e fundit të namazeve ditore duke kërkuar faljen e Allahut (Istigfar) 3 herë. Më pas thuani tesbihun (Madhështia i takon Allahut), tahmidin (falenderimi i takon Allahut) dhe tekbirin (Allahu është më i madhi) nga 33 herë dhe përfundoni duke thënë: “Nuk ka Zot përpos Allahut, të vetëm dhe pa shok. Atij i takon e tërë fuqia dhe autoriteti, për të janë falënderimet tona. Ai është i Gjithëfuqishmi mbi çdo gjë!”. Këtë do ta bëni në pesë namazet ditore.

yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar


AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes