 Episodi 6 Përsosmëria – pjesa e parë
Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Të dashur vëllezër dhe motra.
Ju dëshiroj edhe një herë mirëseardhje në programin tonë ku bashkarisht do të kontribojmë në krijimin e jetës.
Kemi shpenzuar dy javët e kaluar duke theksuar kuptimin e rëndësishëm dhe parimin esencial të krijimit të jetës e ky është “pozitivizmi”.
Bashkarisht provuam të çlirohemi nga pranga kokëfortë e pasivitetit që shkaktoi rrhelljen e gjakut nga kyçet e duarve tona për një kohë të gjatë. Kjo prangë është me të vërtetë më e rezikshme dhe pengesa më e vështirë në rrugën e rilindjes dhe ringjalljes së popujve. Si duket aritëm sukses në çlirimin tonë nga kjo prangë e tmershme e quajtur “pasiviteti”. Orvatjet tona filluan të japin frute. Nëse kthehemi në episodat e para të projektit tonë të madh, do të përkujtohemi se secili nga ne u pajtua që të bëjë diçka pozitive por nuk përcaktuam se çka do të bëjmë. Pastaj ju dhamë një pyetësor. Do të ju tregoj këtë pyetësor edhe një herë që të mbajmë në mend të gjithë:
A jeni pozitiv? A jeni ju një nga krijuesit e jetës?
1. Sa gjëra pozitive keni bërë këtë javë?
• Më pak se 2-------------------- niveli i ultë i pozitivitetit
• 2 deri 5-----------------------------niveli i mesëm i pozitivitetit
• Më shumë se 5-----------------------shumë pozitiv
2. Sa njerëz keni inkurajuar të bëjnë diçka pozitive këtë javë?
• Më pak se 2---------------------------niveli i ultë i pozitivitetit
• 2 deri 5---------------------------------niveli i mesëm i pozitivitetit
• Më shumë se 5---------------------------shumë pozitiv
3. Sa njerëzve ju këni dhënë këtë pyetësor këtë javë?
• Më pak se 2----------------------------niiveli i ultë i pozitivitetit
• 2 deri 5----------------------------------- nveli i mesëm i pozitivitetit
• Më shumë se 5----------------------------shumë pozitiv
Caku ynë ishte që të pranojmë 70% të përgjigjeve “shumë pozitiv”.
Tani do të ju tregoj rezultatet e anketës që zgjati dhjetë ditë.
Numri i përgjithshëm i përgjigjeve – 55271
62 % shumë pozitiv
30 % niveli i mesëm i pozitiviteti
8 % niveli i ultë i pozitivitetit
Kam një koment për 8 % -shin e “nivelit të ultë të pozitivitetit”. Ata vepruan pozitivisht. Ata kishin guxim të pranojnë se nuk ishin pozitiv sa duhet. Kjo në vete paraqet hapin e parë kah pozitiviteti. Bëhuni të sinqertë me vetveten.
Dëshironim që pjesëmarrësit të ishin më shumë. Por kjo përqindje është e arsyeshme pas dhjetë ditësh nga publikimi i pyetësorit.
Të jem i sinqertë, suksesi dhe kënaqësia jonë më e madhe është prezentimi i shembujve të suksesit si dhe reaksionet e menjëhershme për t’u çliruar nga pranga e pasivitetit që paraqet pengesën e parë kah suksesi.
Në episodin e kaluar thamë se janë 4 pengesa që pengojnë dikend të jetë pozitiv.
1. Turpi nga njerëzit
2. Friga nga gabimet
3. Frustrimi i shpejtë pas dështimeve të para
4. Dëshpërimi gjatë ballafaqimit me pengesa të jashtme
Kur të ndëgjoni për veprimet pozitive që na janë dërguar do të kuptoni se këto 4 pengesa janë thyer.
Nuk mund të përshkruaj ndjenjat e mia kur lexoja këta shembuj. Ishte sikur lotët u përzien me qeshje, ndjenja e lumturisë dhe habisë. Me qëllim do të shtjelloj këtë çështje meqë të shohësh (drejtëpërdrejtë) njerëz të tillë pozitiv është me efektive se të dëgjosh për shembuj nga e kaluara.
Me vite kam folur për modele nga e kaluara. Por tani do të ju tregoj për shembujt bashkëkohorë të njerëzve pozitiv. Sepse kur të shihni një ide të mishëruar tek personi që e njihni apo mund t’a shihni, kjo ide do të ngulitet më thellë në mendjen tuaj dhe do të xhelozoni. Do të thoni: pse mos ta bëjë edhe unë këtë?
Shembujt e njerëzve pozitiv.
Kemi folur mjaft për ruajtjen e ambientit dhe për pastërtinë. Dhjetëra letra na janë dërguar lidhur me këtë nga Egjipti, Jordani, Sudani etj.
Do të pëmendi hollësisht vetëm dy raste:
Ahmed Halil është student 22 vjeçar në Univerzitetin Amerikan. Ai më shkroi një letër ku thotë se pasi e ka përcjellur episodin e kaluar, filloi t’i pëlqejë ideja e mbushjes së gropave dhe nivelimi i rrugës. Ai u morr vesh me një shok të tij që të mbushin një gropë afër shtëpisë së tij që shaktonte dëme të mëdha automjeteve që kalonin atypari. Prandaj filluan të punojnë dhe në fillim ishin plot siklet dhe turp që ndokush mund t’i shihte. Papritmas, një fqi i tyre i vërejti. Ai u afrua dhe pyeti nëse mund të bashkangjitet edhe ai. Ata pranuan dhe ai u bashkangjit. Shumë njerëz kaluan dhe në vend të fjalëve të ironisë dhe përqeshjes ata ndëgjuan shprehje falenderimi dhe lavdërimi. Njerëzit i pyetnin a mund të ndihmojnë. Ahmedi dhe shoku i tij vazhduan punën e tyre deri sa e përfunduan. Ahmedi thotë se kur përfundoi punën ai ndjeu se besimi i tij u rit jashtëzakonisht. Para kësaj, ai ishte ndonjëherë i pavendosur dhe i papërcaktuar. Që nga atëherë kur ndërmorri këtë veprim, ai bëri shprehi të kalonte me automjetin e tij nëpër këtë ish-gropë dhe ndihej aq krenar që ai e mbushi atë. Ai pyeti veten: përse mos ta bëj këtë në rrugët fqinje? Prandaj ai vazhdoi me këtë plan dhe rruga e fundit e riparuar nga ai është Daud el Zehri në lagjen Nasr të Kairos. Në vend se të mbesin dy vetë ata u bënë grupi prej dhjetë shokësh. E tërë kjo për hir të Allahut. Pastaj u bënë grup prej 15 vetësh. Ambicjet e tyre nuk kryhen me plotësimin e gropave. Ata do të vazhdojnë me projektin tjetër që është përmendur në episodin e kaluar: do të grumbullojnë ushqimin e mbetur nga hotelet e mëdha dhe do të shpërndajnë familjeve të varfëra.
Aja Karam Kordi, një vajzë 11 vjeqare. Ajo jeton në Aleksandri. Në rrugën e saj ndodhi një prishje për shkak të ujërave nëntoksore. Ishte e pamundur për automjetet të kalojnë rrugën. Njerëzit ankoheshin por asnjëri nuk provoi të jetë pozitiv ose të bëjë diçka lidhur me problemin. Çka bëri kjo vajzë? Ajo shikoi në adresarin e babait të saj dhe gjeti numrin e telefonit të Sekretarit të kryetarit të Aleksandrisë. Ajo thiri zyren e tij dhe kërkoi që të flasë me Kryetarin personalisht. Kryetari, i cili është person i respektuar dhe me reputacion, e ndëgjoi ate dhe nuk mundi të besojë veshët e tij. Ai u impresionua nga kërkesa e kësaj vajze të vogël. Dhe menjëhere urdhëroi asfaltimin e sërishëm të rrugës. Emri i rrugës është Ibrahim Seleme në Rushdi të Aleksandrisë, secili nga Egjipti mund të shkojë dhe verifikojë këtë.
Pos shembujve paraprak, kam pranuar dhjetëra shembuj tjerë nga Jemeni, Sudani dhe Jordani.
Aja, kjo vajzë e mrekullueshme, ma përkujtoi thënjen e bukur “nëse njeriu jeton për një ide, përpiqet dhe bën atë çka është e mundur për këtë ide, definitivisht do t’a arijë atë para se të vdesë”.
• Një grup vajzash në njërin nga Universitetet e Jemenit formuan një shoqatë për furnizimin e fakulteteve me atë çka i nevojiten me vetë iniciativë duke filluar nga shportat e plehut, mikrofonët për arsimtarë, deri te librat e nevojshëm për studim.
• Një grup i të rinjëve nga Algjeri lansuan ekspoziten mobile në Universitetet e Algjerisë. Ata emëruan ekspozitën “Ekspozita e Krijuesve të jetës” ku ata ilustruan idetë si të arrihet suksesi në jetë.
• Një grup i të rinjëve nga Fakulteti i Naturpoatisë shkuan në jetimoret dhe ofruan seanca të fizioterapisë.
• Një grup vajzash në fakultetin Anglez Komercial grumbulluan të gjithë djemtë dhe njerëzit e varfër të fakultetit dhe u morrën vesh për t’i ndihmuar atyre. E njëjta ide u përsërit nga një i ri në Fakultetin e Shkencave të Univerzitetit Mansura.
• Shumë amvise formuan shoqata humanitare për të shërbyer bashkësitë e tyre. Këto zonja ma përkujtuan një ashab të Pejgamberit a.s. Esma El jezid Bint el Sekan (Allahu qoftë i kënaqur me te) e cila formoi shoqatën e parë humanitare Islame. Këto amvise emëruan shoqatat e veta “Krijuesit e jetës”
• Shumë afaristë në Egjipt dhe shtetet e Gjirit filluan të kontribojnë me projekte për mësimin e kompjuterit dhe eliminimin e anlfabetizmit. Ideja e përcaktimit të një vendi të caktuar në shtëpi osë në vilë për të mësuar nevojtarët si dhe për të mësuar leximin e Kur’anit, u përhap.
• Abd El Munim Mahmud, një i ri nga Aleksandria bëri një mjeshtëri të madhe. Ai dhe kolegët e tij vendosë të blejnë një aparat për dializë. Kjo maqinë kushton 60.000 funta. Ata aritën të grumbullojnë paratë për dhjetë ditë. Pastaj ndodhi diçka e këndshme, baballarët e tyre u bënë xheloz dhe vendosën të blejnë edhe një maqinë tjetër për dializë dhe ta dhurojnë shoqatës së mjekëve.
• Një grup i të rinjëve nga Jemeni që jetojnë në Kanadë udhëhoqën projektin e quajtur “Thesi i muajit”. Çdo muaj ata dërgojnë familjeve të varfëra në Jemen nga një thes plot më gjëra ushqimore që mjafton për tërë muajin. Ata na dërguan edhe fotografitë e familjeve që pranojnë këtë ushqim.
• Një grup zonjash nga Bahreini formuan shoqatën për ndihmën e nevojtarëve. Ato filluan duke qenë 5 ndërsa tani janë 47 zonja.
• Një grup tjetër i vajzave në shkollën Siriane kishin një ide të mirë – ato grumbullonin letrat e panevojshme dhe i shitnin fabrikave të letrës dhe pastaj mjetet i dhuronin jetimoreve.
Dëshiroj të jap jë këshillë prindërve, atyre të cilët kërkojnë mënyrën më të mirë për edukimin e fëmijëve të tyre - filloni t’i mësoni fëmijët tuaj të jenë pozitiv.
Edhe progami ynë ka kontributin e saj në vepra pozitive:
• Një grup i të rinjëve në Univerzitetin e Montrealit në Kanadë u morrën vesh të organizojnë një seancë në fushë të gjerë për të emituar kasetat e inqizuara të programit tonë pas namazit të Xhumasë.
• Umeima El Sherbiny, e cila është një vajzë e re e verbër, më përkujtoi Abdullah Ibn Mektumin dhe gjeneratën e ashabëve të mëdhenj. Ajo përktheu episodet e “Krijuesit e jetës” duke shfytëzuar metodën e Brailit për të verbër. Ajo dërgoi pastaj përkthimet revistës Saudiane të specializuar për botime për të verbër, të shpërndajë episodet.
• Një grup i të rinjve nga Jordani ndërtuan një numër të kutive dhe i emëruan “Kutitë e Krijuesve të jetës” me të cilat ata grumbulluan lloj-lloj sugjerimesh të cilat m’i dërguan mua.
• Një njeri nga Aleksandria formoi “Konvencionin e krijuesve të jetës për të ndihmuar familjet e varfëra” Ai bleu maqina kepëse për të vejat. Deri tani ai ndihmoi 50 familje. Më tha se caku i tij është që të ndihmojë 1000 familje. Dhashtë zoti.
Lavdërimi i takon Allahut. Populli reagoi vetëm për dy javë. Këto ishin shembujt e suksesit në krijimin e jetës.
Këta janë shembuj pozitiv të mishëruar para jush. Ata janë mu sikur ju, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, fëmijë dhe pleqë. Çka prisni ju? Çka keni bërë deri tani? Ende ka kohë që ti bashkangjiteni kolegëve të juaj në krijimin e jetës. A ju kujtohet qëllimi i dytë i programit tonë – mjaftë më me frustrime, u ngopëm me dëshpërim dhe frustrim.
Mjaft më me dëshpërim. Ne duhet të përhapim shpresën tek njerëzit e rinj. Të nderuar vëllezër. Unë nuk kërkoj lavdi për veti e as për ju meqë unë do të vdesë si dhe ju do të vdisni. Por Islami do të ekzistojë gjithmonë, prandaj lavdia duhet të jetë për Islamin.
Ne do të jemi të lumtur dhe të gëzuar në ditën e Gjykimit kur të takojmë Pejgamberin a.s. kur i tregojmë çka kemi aritur për hir të Islamit.
Shumë nga ju mund të pyesin pse kam prezentuar këta shembuj të njerëzve pozitiv? Këtë e bëra që të ju tregoj se shpresa gjitmonë ekziston. Tani do të vazhdoj me faktin se disa njerëz mund të kenë jetuar mirë ndërsa disa të tjerët mund të kenë pasur jetë të vështirë. Cila nga këto është me e mirë? Të jetosh në kohën e lavdisë dhe forcës së Islamit apo të jetsh në kohë të vështire siq është kjo e jona? Sinqerisht ata që kanë jetuar në kohë të vështirë ishin fatlum. Edhe ne jemi fatlum meqë ndjekim shtegun e Pejgamberit a.s. Ne kemi privilegjin e pjesëmarrjes në zhvillimin e Muslimanve dhe ringjalljen e popullit tonë. Ju do të shpërbleheni për orvatjet e juaja. A keni ide çfarë shpëblimi do të fitoni?
1. Pejgamberi a.s. ka thënë “Kush e fillon një praktikë të mirë dhe e ndjek atë ... do të shpërblehet për të dhe për të gjithë ata që e ndjekin atë”
2. Ju do të keni bazë të fortë kur të qëndroni para Allahut xh.sh. në Ditën e Gjykimit. Ju do t’i tregoni Allahut Fuqiplotë se keni qenë mëkatar dhe se keni pasë shumë epshe por e keni dashur Islamin dhe Muslimanët dhe se keni bërë këtë e këtë dhe se keni prodhuar këtë e këtë për hir të Islamit. Të tjerët ndoshta nuk do të kenë shansin të thonë këtë.
3. Në Ditën e Gjykimit ju do të ringjalleni bashkë me ata që kanë aritur gjëra të mëdha për Islamin, siq është Omer Ibn Hatab apo Halid Ibn Velid.
4. Pjesëmarja e juaj në ringjalljen e popullit tuaj është bileta e juaj për në xhennet. Pejgamberi a.s. ka thënë “Kush sjell lumturi në shtëpinë e Muslimanit nuk shpërblehet me tjetër pos xhenetit”?
5. Të gjithë organet e trupit tuaj, duart e juaja, këmbët e juaj, gjuha e juaj dhe të rrahurat e zemrës do të dëshmojnë në Ditën e Gjykimit se keni punuar për të mbështetur fenë dhe shtetin tuaj.
Dijetari dhe shkencëtari Musliman Ibn Kajimi thotë ”Çdo pikë e djersës dhe çdo frymë që marrim në jetë, nëse nuk janë për Allahun do të shpiejnë kah keqardhja dhe pendimi në Ditën e Gjykimit
6. Islami do të vijë në Ditën e Gjykimit dhe do të ju mbrojë. Hasan El Basriu ka thënë ”Në ditën e Gjykimit Islami do të kalojë afër njerëzve dhe do të thotë “O Zot ky njeri më poshtëroi. O Zot, ky njeri më përkrahu. O Zot, kjo grua më përkrahu. O Zot kjo grua më poshtëroi” derisa të vijë te Omer Ibn Hatabi. Pastaj ai do të ja ngrit dorën e do të thotë ”Unë isha i huaj para se ky njeri të bëhet Musliman”
Këto janë shpërblimet e juaj të dashur vëllezër.
Bashkarisht ne do të kontribojmë në krijimin e jetës.
Bashkarisht ne do të zgjidhim prangën e dytë dhe bashkarisht do të kërkojmë përsosmërinë.
2. Përsosmëria
Në episodin e sotëm do të mirremi vetëm me motivimin dhe inkurajimin për të aritur përsosmërinë. Edhe pse frigohem se do të fillojmë më përsosmërinë e do të harrojmë të gjitha për pozitivizmin. Prandaj do të përdori një metodë të re për të krijuar një lidhje në mes të tyre. Cili është relacioni në mes të veprimit pozitiv dhe përsosjes së asaj çka bëjmë? Përgjegja është se na nevojiten perfekcionistët pozitiv. Më lejoni të ju tregoj për realitetin e hidhur, ne jemi duke lënguar nga situata shumë e vështirë, ne bëjmë punën tonë por ne nuk përsosim atë që bëjmë dhe kjo është e papranueshme.
Në anën tjetër, ju jeni mëkatarë nëse nuk përsosni atë që bëni. Do të pyetni përse? Do të elaboroj këtë pas pak qastesh. Fatkeqësisht ne nuk përsoim punët tona në asnjë sferë. P.sh. në fushën më të njohur ne industri; nëse shihni prodhimin me etiketën “prodhuar në shtetet Arabe apo Islame” me siguri do të keni dyshime. Por nëse në të shkruan “prodhuar në cilindo shtet të huaj” ju do t’a bleni atë menjëherë.
Pra ju jeni mëkatarë meqë nuk keni përkryer punën tuaj dhe kjo është ABC-ja e Islamit. Aplikoni këtë rregull në çdo gjë në jetën tuaj, nga industria deri në gropat e rrugëve që janë rezultat i neglizhencës së inxhinjerit përgjegjës. Shembujt tjerë janë: mekaniku i automjeteve që ishte neglizhent në riparimin e automobilit tuaj, mjeku që nuk kontrolloi pacientin si duhet, mësuesi dhe ligjeruesi që nuk kanë pregaditur mësimin dhe ligjeratën e tyre, atleti që nuk ka ushtruar seriozisht dhe udhëheqësi televiziv që nuk është pregaditur për progamin e tij. Bile edhe marëdhënjet tona martesore nuk janë të përkryera. Burri nuk i ofron gruas së tij aq dashuri sa i ofron para. Ai nuk kupton se asaj i nevojitet ledhatimi gjentil dhe fjala e bukur po aq sa i nevojiten paratë. Gruaja, në anën tjetër e lodh veten tërë ditën për t’a pregaditur ushqimin e kur vjen koha për ta shërbyer atë, e bën këtë në mënyrë të keqe dhe për shkak të sjelljes i shkon huq mundi i bërë gjatë ditës.
Është me të vërtetë problem i madh për Muslimanët, asgjë nuk bëhet ashtu si duhet.
Edhe studentët mësojnë vetëm për të kaluar provimet, të kuptuarit nuk u intereson. As prindërit nuk janë më të mirë, ata nuk janë të interesuar që fëmijët e tyre të kuptojnë apo të zotërojnë atë që kanë mësuar. E vetmja brengë e tyre është që fëmijët e tyre të kalojnë provimet me çdo kusht.
Një mesash për prindërit: mos i mësoni fëmijët e juaj se notat përfundimtare janë me rëndësi meqë nëse e bëni këtë ju jeni duke krijuar një gjeneratë injorantësh.
Ideja kryesore e mësimit është që të kuptoni pse jeni duke mësuar atë lëndë që të mundni me të vërtetë të kuptoni dhe mësoni. Prandaj keni kujdes, nëse nuk e bëni këtë ju jeni mëkatar.
Mund të jetë se keni kaluar provimet e juaja por prapë jeni mëkatar meqë eksiston dallimi në mes të kriterit të fakultetit dhe kriterit të Zotit. Kriteri i Zotit quhet ”përsosmëria”. Do të ballafaqohemi me problemin e madh kur ta takojmë Allahun e Madhëruar në Ditën e Gjykimit si një popull joproduktiv dhe i pakujdesshëm.
Mendimi i perendimit për muslimanët:
A e dini çka thonë shtetet perendimore për Arabët dhe Muslimanët? Ata thonë se Arabët dhe muslimanët nuk mund të përsosin asgjë meqë kjo është kultura e të gjitha popujve të pazhvilluara. Njoh një afarist egjiptas i cili ka udhëtuar në Gjermani për të nënshkruar një kontratë afariste më një afarist Gjerman. Derisa ishin të ulur ne tren, tavolina në mes tyre nuk ishte vendosur mirë. Gjermani u nervozua dhe kërkoi refundimin e biletës. Egjiptasi e pyeti përse e bëri kaq të madhe këtë. Gjermani e shikoi me habi dhe kuptoi cektësinë e tij. Si pasojë vendosi të shkëpusi kontratën me të.
Perendimorët thonë se Muslimanët janë të mirë vetëm në parulla – shumë fjalë e pak punë.
Për rininë:
Do të ju dedikoj një shembull gjenial. Emri i tij është Muhammed Husein dhe është 17 vjeqar. Që nga fëmijëria e hershme, prindërit e tij e mësonin të dojë shkencën, që të jetë kureshtar dhe të zbulojë. Ata e këshillonin që të kuptojë gjithqka që mëson, të mundohet të kuptojë çka përmbajnë lojnat e tij etj.
Muhammedi provonte në praktikë çdo ekuacion kimik që mësonte në shkollë. Ai zbuloi shumë paisje dhe fitoi bursën në qendrën e krijimit dhe inovacioneve në Japoni.
Rezultatet e moskërkimit të përsosmërisë në mësim dhe arsimim jane:
1. Gjeneratat diplomojnë pa kuptuar asgjë
2. Paaftësia e eksportimit të prodhimeve.
Tani jemi duke importuar çdo gjë nga shtetet perendimore, bile edhe kutitë për lapsa që janë aq të thjeshtë, por ne i importojmë me miliona dollarë.
Çka thotë Islami për kërkimin e përsosmërisë?
Në Kur’anin Famëlartë
Kur’ani famëlartë ka spjeguar kërkimin e përsosmërisë me fjalën El Ihsan “veprat e mira” dhe fjalën “muhsinun” bëmirësit.
Allahu i madhëruar thotë:
1. “dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit” (2:195)
2. ”All-llahu urdhëron drejtësi (drejtësi dhe adhurim vetëm Allahun), bamirësi (të durosh gjatë kryerjes së detyrave ndaj Allahut, në tërësi për hir të Allahut dhe në pajtim me synetit të Profetit a.s. në mënyrë të përsosour) ndihmë të afërmve (atë që Allahu ka urdhëruar të u ipni si pasurinë, vizitat, përkujdesja ose çfarëdo lloji të ndihmës)(16:90)
3. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin atij që është bamirës. (18:30)
4. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës! ( 55:60)
5. Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shprblimin bëmirësve. (11:115)
6. S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës. (16:128)
7. (Kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni. (27:88). Kur Allahu xh.sh. krijoi gjithësinë, e krijoi ate në bazë të përsosjes.
8. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur (67:3-4). Allahu bëri shtegun e besimi dhe monoteizmit që të udhëhiqet vetëm nga përsosmëria.
9. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. (17:23). Silluni mirë me prindërit e juaj.
10. “por përgatitni për vetën tuaj” (2:223). Ju duhet të kërkoni përsosmërinë në marëdhënjet intime martesore.
11. Alahu I madhëruar ka thënë ”Dhe kryeni faljen”dhe nuk ka thënë faluni sepse ne duhet të kërkojmë përsosmërinë në ibadet, ne duhet të kërkojmë përsosmërinë gjatë faljes e jo vetëm të falemi.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai i cili është i zoti në Kur’an, është i shoqëruar me melekët e drejtë e të ndershëm”
Në synet:
Pejgamberi a.s. ka thënë:
1. Allahu dëshiron kur të kryeni ndonjë punë, të përkryeni atë.
2. Allahu ka përcaktuar ihsanin për çdo gjë. Nëse mbytni bëni atë me përsosmëri. Mprehni thikën dhe qetësoni shtazën para se t’a preni. Dmth jemi të urdhëruar për përsosmëri edhe gjatë prerjes së shtazës e të mos flasim për përsosjen e jetës sonë.
3. “Të ju tregoj se çka do të ju sigurojë shkallë më të lartë, përkryeni abdesin tuaj”
4. Allahu nuk shikon safin jo të drejtë” (gjatë namazit me xhemat)
Allahu na urdhëron që të kërkojmë përsosmëri në çdo detaj.
Të fillojmë me:
Përshëndetjen
Unë mund të bëj si vijon:
1. Të them “Paqa e Allahut qoftë mbi ty” (Selami)
2. Të them “Paqa dhe rahmeti i Allahut qoftë mbi ty”
3. Të them selamin dhe të shiqoj në sy.
4. Të them selamin, të shiqoj në sy dhe të buzëqeshem.
5. Të them selamin, të shiqoj në sy, të buzëqeshem dhe ti’a shtrëngoj dorën
6. Të bëj atë që u cek më sipër dhe të tregoj se jam i lumtur që e shoh dhe të mos ia liroj dorën para se ta bëjë ai këtë.
Të jesh i mirë me prindërit
1. Mund ti pyes se si janë
2. Mund të perkulem dhe t’ua puthi dorën në shenjë mirenjohjeje.
Përsosja e ibadetit
1. Namazi
2. Drtejtimi i reshtit gjatë namazit me xhemat
3. Abdesi
4. Duaja
Përsosja e krijesave të Allahut
1. Melekët: Xhibrili që transmeton shpalljet e Allahut me një kujdes të madh. Allahu ka krjiuar melaqe përgjegjës për vdekje, për shiun, për malet etj.
2. Buburrecat
3. Bletët
Shkencat Islamike
Studimi i terminologjisë së hadisit i cili na transmetoi hadiset autentike. Buhariu përdori këtë metodë shkencore për të zgjedhur transmetuesit e besuar për cilët vlente epiteti ‘Verifikuesi i autorizuar”
Vallë a është e mundur të lirohemi nga kjo prangë? Definitivisht është një prangë e vështirë. Por mbani në mend se veprimi pozitiv ishte edhe më i vështirë.
Më kujtohet një verset në poemën e El Mutanabiut që thotë
“ Nuk shoh të metë më të madhe tek njerëzit se mungesa e përsosmërisë së atyre që janë të kualifikuar”
Allahu i madhërishëm nuk u jep fitore Muslimanëve nëse nuk zotërojnë ghithçka. Allahu i madhëruar thotë ” E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (tankset, aeroplanët, raketat, artilerinë)” (8:60). Me fjalë tjera, ju duhet të bëni çmos. Edhe nëse jeni më të dobët se armiku, ju do të fitoni në emër të Zotit derisa të përmbushni konditat e përsosmërisë.
Për shembull, nëse ju duhen 100 pikë për të aritur fitoren e Islamit ndërsa ju keni aritur 99 pikë, nuk do të ketë fitore derisa t’a arini edhe pikën e fundit.
Shembujt e bëmirësve
1. Halid Ibn Velid. Në betejën e Mutasë përpiloi një plan të jashtëzakonshëm për tërheqjen e ushtrisë Muslimane pas gjashtë ditë luftimi. Në vijim po përmendim hapat e këtij plani të përsosur.
• Frikësimi i romakeve. Humbja dhe fitorja varen nga morali i ushtrisë
• Ndryshimi i pozitës së ushtarëve. Ai ndërroi krahun e djathtë me krahun e majtë vijën e përparme me vijën e pasme. Ai poashtu ndërroi flamujtë dhe rrobet e ushtarëve për t’i mashtruar romakët që të mendojnë se ballafaqohen me ushtrinë e re.
• Ai vendosi 300 kalorës prapa ushtrisë të cilët i ndau në 6 grupe. Çdo grup duhej të bënte pluhur ashtu që romakët të medonin se ka aritur përforcimi.
• Ku grupet arinin tek ushtria, të gjithe bërtitnin “Allahu ekber, Allahu ekber” (Allahu është më i madhi)
• Kur e tërë ushtria ishte në pozicion ata bërtitën “O shërbëtorët e Allahut, mbështetuni vetëm te Allahu” dhe atakuan romakët duke i mbytur ata sa mundnin.
• Plani u realizua ne mënyrë të përsosur dhe Muslimanët aritën të mbysin 1000 romakë në këtë aksion të shpejtë. Pastaj ata u tërhoqën. Ushtria romake nuk i ndoqi nga frika se mund të jenë në pritë. Dhe Halidi ariti në Medine i sigurtë me ushtrinë e tij.
Ky ishte plani më madhështor i tërheqjes në histori. Edhe tani, shkollat ushtarake në Europë dhe SHBA i mësojnë studentët për këtë plan.
2. Martesa e Pejgamberit a.s. me Hatixhen r.a. ishte rezultat i përsosjes së punës së tij.
3. Hixhreti është plot mësime mbi përsosmërinë. Pejgamberi a.s. shkoi te Ebu Bekri në mesditë me fytyrën e tij të mbuluar. Ai përdori derën e mbrapme për të dalë dhe Ebu Bekri kishte pregaditur dy deve. Ata shkuan në shpellën Tur në jug. Djali i Ebu Bekrit i informonte ata çdo ditë për lajmet e reja. Bariu i largonte gjurmët e djalit të Ebu Bekrit nga rëra. Esma Bint Ebu Bekr (e bija e Ebu bekrit) u sjellte atyre ushqim edhe pse ishte 7 muaj shtatëzënë prandaj jobesimtarët nuk dyshonin në të. Edhe përkundër të gjitha këtyre masave, jobesimtarët arritën në shpellë. Pse? Përgjegja është e thjeshtë – për të kuptuar se fitorja vjen vetëm nga Allahu xh.sh. edhe përkundër të gjitha masave. Allahu xh.sh. po na dërgon mesazhin “E juaja është që të përpiqeni maksimalisht e pastaj unë ju përkrahi”
4. Muslimanët kaluan vite të tëra në Etiopi. Kur u kthyen në Medine, me vete sollën shumë Muslimanë etiopian që pranuan Islamin si rezultat i fascinimit me cilësinë e prodhimeve të lëkurës që prodhoheshin me dorë nga gratë Muslimane.
5. Zejd Ibn Thabit. Një i ri 23 vjeqar që përmblodhi Kur’anin Famëlartë duke përdorur një metodë të përsosur dhe unik shkencore. Ai kishte zakon të merrë çdo ajet nga dy persona që kanë memorizuar Kur’anin dhe nga dy të tjerë që e kishin shkruar atë. Kështu ai përmblodhi Kur’anin Famëlartë edhe pse vetë ishte një nga hafizët e Kur’anit.
Sinqerisht të dashur të rinj, dëshiroj të ju pyes: si do t’i takoni këta shembuj të përsosur të pozitivitetit?
Mesazhi që dëshiroj të ju japi është - Veproni pozitivisht dhe kërkoni përsosmërinë.
Pas këtij episodi ju duhet të
Uleni e të mendoni. Provoni t’i zotëroni gjërat e vogla.
Projekti i ardhshëm.
Ndihmoni familjen apo ndonjë anëtar që ka nevojë për ndihmë, pa marrë parasysh llojin e ndihmës: ndihmojeni atë financiarisht, vizitojeni, mbështeteni apo ndihmoni ate në mësime.
Përse ky duhet të jetë anëtar i familjes.
1. Sepse kjo ka të bëjë me pozitivitetin, fusha e parë e veprimit pozitiv është familja e juaj
2. Sepse është e lidhur me përsosmërinë. Allahu i madhëruar kë thënë “të silleni mirë ndaj të afërmve” (2:83).
3. Sepse ka të bëjë me progresin e Muslimanëve, shenja e parë e zhvillimit të cilido popull është prezenca e familjeve të forta dhe koherente.
Shembujt e familjeve koherente.
Gjatë kohës së Pejgamberit a.s.
1. Kur Ebu Talha ndëgjoi për ajetin Kur’anor “Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj” (3:92) ai vendosi të japë kopshtin e tij më të dashur për hir të Allahut. Pejgamberi a.s. e urdhëroi që t’a shpenzojë vlerën e saj për të afërmit. Ai e ndëgjoi dhe shpërndau paratë te të afërmit e tij. Si rezultat Ebu Talha dhe të afërmit e tij u afruan edhe më tepër dhe Pejgamberi a.s. ishte krenar me ta.
2. Pejgamberi a.s. kishte zakon të mbledhte familjen Malhan dhe bënte dua për ta.
Shembujt bashkëkohorë të familjeve.
1. Familja El Xha’abari në Hebron të Palestinës formoi shoqatën bamirëse për familjen e tyre. Ata morrën përgjegjësinë për të paguar taksat shkollore për anëtarët e familjes si dhe organizonin ndeje vjetore ku shpërndanin shpërblimet për nxënësit shembullor.
2. Familja Shabaro formoi “Unionin familijar” në Bejrut.
Prandaj,
Projekti i kësaj jave do të jetë:
Ndihmoni familjen apo nevojtarin në familjen tuaj.
Përkthyer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar
AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
| |
|