Episodi 5 Pozitivizmi - pjesa e dytë



Episodi 5       Pozitivizmi - pjesa e dytë

 

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Është tani koha për episodin e pestë të “Krijuesit të jetës” dhe episodin e dytë të pozitivitetit.

“Krijuesit e jetës” synon zgjimin e shteteve tona. Hapi i parë është lirimi nga prangat që na rethojnë siq është: negativiteti, humbja e kohës etj. Prandaj ejani të lirohemi nga këto pranga. Filluam me prezentimin e shembujve të njerëzve që janë liruar nga këto pranga. Pastaj u morrëm vesh basahkarisht për një detyrë praktike kah fundi i episodit të kaluar për të ju ilustruar se çka mendojmë me lirimin nga prangat. Dëshirojmë të lirohemi nga dhjetë pranga për të aritur dhjetë gjëra tjera. Paramendoni çka do të ndodhte poqese do të ishim në gjendje të arrijmë këto cilësi:

1. Pozitiviteti
2. Marrja e përgjegjësisë
3. Thellësia kulturore
4. Kuptimi i velrës së kohës
5. Rruajtja e resurseve natyrore
6. Serioziteti dhe orvatja
7. Përpikëria (pësrosmëria)
8. Vlerësimi i bukurisë dhe artit
9. Qllimi në jetë
10. Përkatësia dhe referenca në Islam

Shiqoni me vëmendje dy qëllimet e fundit: qëllimi në jetë dhe përkatësia dhe referenca në Islam, sepse ato do të diskutohen në çdo episodë. Ne do t’i shfytëzojmë vazhdimisht dhe gjithnjë do të ju rikujtojmë për to. Paramendoni nëse arijmë sukses e lirohemi nga prangat e tilla dhe lëvizim lirisht.

Ende jemi duke folur për prangën e parë që lidh duart tona – negativitetin.

Episodi paraprak nuk përfundoi. Ai ishte vetëm hyrje për të na nxitur. Në këtë episodë do të flasim për negativitetin nga aspekti shkencor. Meqë ky program nuk i drejtohet individit, do të flasim për reagimet që kemi pranuar pas emitimit të episodit të kaluar. Kemi pranuar tre lloje mendimesh.

1. Kritikat
2. Reagime negative dhe
3. Reagime pozitive
Kritikat:

  1. Kemi pranuar kritika nga grupi i të rinjve të krishterë të cilët përcjellin programin tonë. Ata janë ankuar duke thënë se ndiejnë se programi nuk i drejtohet atyre si rini e krishterë që dëshiron të krijojë jetë bashkë me neve. Sinqerisht, jam shumë i gëzuar që pranova një mesazh të tillë. Dëshiroj të ju them atyre se në hyrjen e programit tonë kam thënë se ky program i dedikohet të gjithëve; rinisë, të rriturve, amviseve, muslimanëve dhe jomuslimanëve. Dëshiroj të i falenderoj për pozitivitetin e tyre.

  2. Kam cekur gabimisht ajetin Kur’anor të cilin e morra si bazë të pozitivitetit ”All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?”Ajeti 76. Kam thënë se ajeti është në suren En Neml ndërsa ajeti është në suren En Nahl. Ju përkujtoj se kur dikush ka entuziazëm të madh dhe dëshirë për të prezentuar punën e tij në formën më të mirë, ai ka mundësi të gabojë dhe kjo është e natyrshme. Diferenca në mes të fjalës Neml dhe Nahl është vetëm një shkronjë. Ju kërkoj falje. Ajeti është në suren En Nahl.

  3. Na është thënë se detyra e episodit të kaluar nuk ishte aq e qartë. Nuk mjaftonte të themi se detyra praktike është që të bëni diçka pozitive, duhej të specifkojmë çka. Është dashur të jemi më preciz. Inshallah do të përpiqemi të jemi më të qartë në këtë episodë.

  4. Nuk kemi shfytëzuar libra dhe referenca të huaja që kanë të bëjnë me pozitivitetin. Ju përsëris se jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë gjatë pregaditjes së këtij programi. Referenca jonë kryesore ishte feja jonë dhe synneti i Pejgamberit tonë a.s. në të cilat gjetëm të gjithë atë që na duhej. Pos asaj, ne nuk lamë asnjë libër të huaj apo referencë që kanë të bëjnë me këtë çështje pa lexuar dhe pa përfituar diç nga ato. Por prapë ju them se nuk gjetëm asgjë në këto libra e që nuk kishte origjinën në fenë tonë, synetin e Pejgamberit a.s. ose në historinë dhe qytetërimin tonë. Çak edhe emrat e disa nga këto libra si psh. “braktisni zemërimin” ose “ndermerrni iniciativa” etj ishin të gjitha të përmendura në fenë tonë.


Reagimet negative (askush nuk i dërgoi, vetëm i ndiem ato)

1. Kemi kërkuar nga të gjithë njerëzit të përgjigjen në pyetësorin dhe të na e dërgojnë për të na ndihmuar. Por numri i përgjigjeve ishte vetëm 13.000. Ky është numër i vogël në krahasim me atë që është dashur të jetë. Edhe pse afati për pranimin e përgjegjeve është 13 Marsi, shpresoja se numri i pyetësorëve do të jetë me i madh në krahasim me numrin e atyre që thanë se janë të paduruar për të filluar me aplikimin e qëndrimeve poztive.

Reagimet pozitive:

  1. Numri i atyre që bënë gjëra pozitive është 600. Të gjithë këto janë ide të mrekullueshme, por ajo që është për t’u çuditur është se të gjitha ato janë aritur për një javë.

  2. Kemi pranuar 1300 sugjerime nëpërmjet web faqes dhe telefonit lidhur me dizajnin e programit. Kjo është me të vërtetë e mrekullueshme dhe ajo shton shpresën tonë për rilindje të vërtetë të shteteve tona.

  3. Lidhur me eksperimentin e prezentuar në episodin e kaluar të inxinjerit të kompjuterit Ahmed Sami, një afarist Kuvajtian më telefonoi dhe shprehu dëshirën të jetë udhëheqësi dhe sponzorues i këtij projekti në tërë Botën Arabe. Arritëm sukses të i bashkojmë ata të dy. Siq ju thash, paratë vien, ju duhet të shpresoni gjithmonë.

  4. Një tregim tjetër është për një njeri që ishte duke shetitur në rrugën Almazza të Helipolisit të Kairos. Ai pa një buldozer dhe u kujtua për një gropë të madhe në njërën nga rrugët anësore. Ai poashtu u kujtua për programin tonë “Krijuesit e jetës” dhe u afrua tek ngasësi i buldozerit dhe e pyeti a mund të rafshonte gropën pasi të kryejë punën e tij. Njeriu e shikoi i habitur dhe i tha ”Çka i ka gjetur njerëzit sot? Para pak çastesh një grup i të rinjve këkoi të njëjtën gjë”. Njeriu shkoi të kërkojë këta të djem dhe pa se se ata veçsa e kishin rafshuar gropën vetë duke shfrytëzuar metoda primitive pasi ngasësi u tha se ishte tepër i zënë për të bërë punë tjera. Nga kureshtja, njeriu i pyeti se çka ishte motivi i tyre ndërsa ata u përgjegjën “Kemi shikuar programin “Krijuesit e jetës” dhe deshëm të jemi pozitiv”

  5. Një grup vajzash nga Kuvajti pyetën mësuesin e tyre që të ndajë 5 minuata çdo javë dhë të i mësojë si të lirohen nga pranga e negativitetit. Ato formuan një grup të cilën e emëruan “Grupi i krijuesve të jetës”.

  6. Një vajzë nga Katari me emër Fatimah Dervish dërgon mesazhe të shkurtëra me përmbajtjen e episodit në mobilat e të gjithë njerëzve. Allahu e shpërbleftë atë. Ajo dërgon mesazhe si “Shume herë vrulli rilind popujt” etj

  7. Në xhaminë Ebu Bekr es Sidiq, një nga xhamitë më të mëdha të Kajros, vëllezërit Muslimanë u tubuan dhe diskutuan mundësinë e ofrimit të kurseve edukuese për të rinjtë dhe të riturit në fusha të ndryshme si psh. kompjuter, komunikim et. Sa për informatë, kursi i parë ka filluar të enjten e kaluar.

  8. Sot me ne është një vajzë libaneze e cila ishte spektatore ne episodin e kaluar. Sot ajo erdhi që të prezentohet de të tregojë se ç’ka bërë. Do ti japim rastin të flasë për projektin e saj. Emri i saj është Dina Gazavi. Dina flet: ”Ne jemi grupi i vajzave të reja 18-20 vjeq në Libanin verior. Ne dëshirojmë të i shërbejmë Islamit. Ne nuk dimë shumë për fenë tonë. Por dëshirojmë te jemi pozitiv. Prandaj vendosëm të bëjmë një projekt për fëmijët e anës tonë që janë të dobët në gjuhë dhe kompjuter. Filluam me mësimet edukative shtesë. Inshallah do të vazhdojmë me punime dore për vajzat etj. Kërkojmë nga Allahu që të na ndihmojë”


Këto ishin komentet lidhur me episodin e kaluar.

Sot do të bisedojmë për anën praktike të gjërave. Sot dëshiroj të i përgjigjemi pyetjeve vijuese.

1. Përse pozitiviteti është aq i rëndësishëm? Ne duhet të besojmë plotësisht se pa pozitivitet kurrë nuk do të ketë rilindje. Patjetër duhet të lirohemi nga kjo prangë që na bën të gjakojmë.
2. Çka pengon pozitivizmin?
3. Si mund dikush të jetë pozitiv?
4. Cilat janë fushat e pozitivitetit?

Kur të përgjigjemi në këto pyetje do të kalojmë në projektin specifik.

Përse pozitiviteti është aq i rëndësishëm?

Në njërën anë, negativiteti është, pranga gati me e keqe dhe më e rezikshme që lidh duart e popujve dhe shteteve tona, ndërsa në anën tjetër, pozitiviteti është mjeti gati më i rendësishëm dhe vendimtar për ringjalljen e shteteve tona. Do të përmendim tre arsye:

1. Çka është ajo që mund të ringjalli një popull? Çka është ajo që kurdo që eksiston ringjall cilindo popull? Studimet kanë dëshmuar se renesansa e popujve ndodh kur njerëzit janë pozitiv, ambicioz dhe me resurse. Prandaj njeriu është ai që ndryshon historinë. Cilësia e parë e nevojshme për ringjalljen e popujve është pozitivizmi. Për shembull, Marxi dhe Lenini të cilët ishin jashtëzakonisht pozitiv, formuan komunizmin. Në moshën 56 vjeqare Mao Ce Tung ringjalli Kinën. Pejgamberi a.s. themeloi Islamin nëpërmes pozitivitetit që ishte mjeti më i mirë i ndriqimit të botës që jetonte në errësirë të plotë. A ishte dikush aq pozitiv si ai, paqja dhe rahmeti qofshin mbi të? Ose a është ndonjë njeri më pozitiv se ai? Kur filloi misionin e tij ai kërkoi njerëzit pozitiv. Ai u lut Allahut xh.sh. “O Allah, forcoje Islamin me një nga dy Omerët”. Ai mendoi me njërin nga Omer Ibn Hatab apo Omer Ibn Hisham të cilët ishin njerëzit më pozitiv të asaj kohe. Si rezultat kuptojmë se pozitiviteti është element shumë i rëndësishëm për aritjen e renesansës. Përse ju mos të jeni pionerët e renesansës? Përse të mos jeni ju të parët në ndërtesën e juaj të bëni atë apo këtë? Ose i pari në shkollën e juaj apo rrugën e juaj për të filluar një ide. Shoqëria ringjallet nëpërmjet këtyre pionerëve.
2. Eksiston edhe një arsye që ju të jeni pozitiv. Çdo popull posedon karakteristika unike. Psh gjermanët janë të njohur si njerëz të fortë dhe sfidues. Japonezët janë të njohur si punëtorë. Cila është karkaketritika me të cilin Allahu dëshiron të dallon Muslimanët? Është ky pozitiviteti. Nga e morra këtë? Allahu xh.sh thotë “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun.”(3:110) urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është thelbi i pozitivitetit. Si duket pozitiviteti është karakteristikë jonë kryesore. Urdhërimi për të mirë është para besimit në Allah meqë Allahu flet për shoqërinë. Nëse urdhërojmë në të mirë dhe ndalojmë të keqen, shoqëria jonë do të bëhet shoqëri që beson në Allah. Kjo vlen si për mashkuj ashtu edhe për femra. Nga e morra këtë? Kur Kur’ani flet për pozitivitetin, nuk e bën këtë në mënyrë të përgjithshme si në shumicën e ajeteve, por në mënyrë specifike thotë“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë. (9:71). Pejgamberi a.s. përmblodhi tërë religjionin me një fjalë kur tha “Dini është të këshillosh”, të këshillosh do të thotë të jesh pozitiv në çdo nivel. Nëse kuptojmë religjionin tonë, do të bëhemi pozitiv. Nëse jo atëherë diçka nuk është në regull me percepcionin tonë mbi religjionin.
3. Mungesa e pozitivitetit shkakton shkatërimin e popujve. Pa pozitivitet popujt janë të shkatërruar. Allahu xh.sh. thotë ”E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë” (11:117). Allahu thotë nëse janë punëmirë e jo nëse ata adhurojnë, me fjalë tjera ata janë pozitiv. Sikur Allahu po na tërhek vërejtjen se nëse nuk jemi pozitiv, shkatërimi do të jetë fati jonë.

Çka pengon pozitivizmin?

1. Ndruajtja nga njerëzit
2. Friga nga gabimet
3. Frustrimi i shpejtë pas dështimit në tentimet e para.
4. Dëshpërimi gjatë ballafaqimit të pengesave të jashtme.

1. Ndruajtja nga njerëzit. Si mund dikush të jetë i ndruajtur kur bën diçka të drejtë? Ne dëshirojmë të jemi të turpshëm por në mes të turpit dhe ndruajtjes është një dallim shumë i madh. Të kesh turp dmth nuk dëshiron të zhvlerësosh veten para Allahut, vetes dhe njerëzve duke bërë mëkat. Ndruajtja është të ndiheni të hutuar kur jeni në qendër të vëmendjes dhe nuk jeni në gjendje të shprehni mendimin e juaj. Bëhuni të fortë dhe guximtar. Merrni këta shembuj: Kur Allahu xh.sh. urdheroi Muhammedin a.s. të predikojë haptas Islamin “Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve.” (15:94), Islami ishte i ri. Çka bëri Pejgamberi a.s.? Hypi në kodrën më të njohur të MekKes dhe bërtiti me tërë forcën, duke grumbulluar njerëzit. Ai tha “Po të kisha thënë se prapa kësaj kodre është një ushtri e gatshme për të ju sulmuar, a do të më besonit? ”Ata thanë “Nuk na ke gënjyer asnjëherë.” Ai shtoi “U jam dërguar që të ju paralajmëroj për ndëshkimin e ashpër”. A turpëroheni të bëni diçka të drejtë? Ditën e parë të pranimit të Islamit, Omer Ibn Hatabi trokiti derën e Pejgamberit a.s., ashabët e lidhën dhe Pejgamberi a.s. i tha “A nuk është koha që të bëhesh Musliman Omer?”. Omeri r.a. u përgjegj “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i tij“. Menjëherë pasi tha shehadetin, Omeri pyeti Pejgamberin a.s. “ A nuk jemi në në anën e drejtë” Pejgamberi u përgjegj “Po”. Omeri pyeti “A nuk janë ata në anën e gabuar?” Pejgamberi tha “Po” Prandaj Omeri r.a. pyeti ”Atëherë përse fshihemi?” Pejgamberi e pyeti “Çka mendon se duhet bërë, Omer?” Omeri ra u përgjegj “Të shkojmë haptas”. Prandaj muslimanët dolën jashtë duke formuar dy rende. Rendi i parë udhëhiqej nga Omeri ra ndërsa rendi i dytë nga Hamza ra. Ata publikuan haptas islamin e tyre. Omeri jo vëtëm që e bëri këtë por ai trokiti në derën e çdo jobesimtari në Mekkë për të ju treguar se kishte pranuar islamin. Pastaj shkoi te llafazani më i madh në Mekke kështu që e tërë Mekka do të marri vesh se ai kishte pranuar islamin.E tërë kjo ndoshi ditën e parë pasi Omeri pranoi islamin. Pastaj shkoi në shtëpi për ti treguar familjes së tij.

Shembulli tjetër është një djalë i ri që jetonte ne Angli. Ai shkonte çdo ditë në Hide Park dhe fliste për Islamin në e Qoshen e Ligjeruesve derisa zëri i tij shterej. Tash ai është Doktor i famshëm i Shkencave Politike.

Një shembull tjetër është xhamia e parë e ndërtuar në njërën prej universiteteve më të njohura arabe gjatë viteve të tridhjeta. Një ditë një student deshi të fali namazin. Ai shkoi në bodrum që ishte i vetmi vend i përcaktuar për namaz në atë kohë. Bodrumi dukej si varrezat e mbuluar me merimanga. Vetëm një person ishte duke u falur ne qoshe, ishte ky punëtor. Studenti e pyeti se pse duhet të falen në një vend të tillë. Punëtori u përgjegj se nuk ka vend tjetër ku mund të falen. Por studenti refuzoi të falej nën tokë. Ai doli naltë dhe ne mënyrën më pozitive shkoi në pjesën më të famshme të qendrës studentore dhe thiri ezanin. Ai pastaj fali namazin e tij. Të gjithë qeshnin dhe mendonin se është i marrë. Por ai nuk u turpërua. Pas katër dite, punëtori i cili falej në bodrum, iu bashkangjit. Një javë më vonë, u bashkangjitën dy të tjerë. Një muaj më vonë një profesor iu bashkangjit grupit. Situata u qetësua dhe u pranua mirë. Por dekani i ftoi ata dhe kërkoi nga ta që mos të falen haptas. Ai ofroi të ndërtojë një xhami për ta. Kështu u ndërtua xhamia e parë në fakultetin e Bujqësisë. Pastaj xhamitë u ndërtuan në univeristetet tjera. Prandaj kur mos u turpëroni. Janë dy mënyra për ndalimin e drojës:

1. Qëllimi në jetë dhe
2. Vullneti dhe vendosmëria e fortë

2. Friga nga gabimet. Mos keni frigë se do të gaboni. Suksesi fillon me eksperimente jo të suksesshme. Fatkeqësisht popujt Arab nuk besojnë në këtë formulim. Do të ju tregoj për një ndodhi personale edhe pse nuk duhet të bëj këtë në program. Kur isha fëmijë babai im brengosej për mua se nuk isha i shoqërueshëm. Isha tepër i druajtur deri sa fillova të bëhem religjioz. Një fuqi e quditshme filloi të rritej në mua. Por nuk mund atë çlirohem nga droja derisa shijova bukurinë e suksesit të parë në jetë. Shoku im i ngushtë nuk ishte religjioz dhe dëshiroja të i ndihmoj. Vazhdova me tentimet derisa ai u bë njeri shumë religjioz. Pastaj ndjeva sa është kjo punë e vlefshme dhe desha ta përsërisi. Meqë e dua religjionin tim dhe futbollin u kujtova për një ide. Turniri i futbollit në mes të xhamive. Vizitoja xhamitë e ndryshme dhe për tre muaj resht njohtohesha me njerëzit. Në fund turniri filloi dhe plani pati sukses. Prandaj kur mos u turpëroni. Për të shijuar bukurinë e suksesit ju duhet:

1. të keni qëllim në jetë
2. të keni vullnet të fortë dhe vendosmëri
3. të besoni në Allah
4. dhe në fund të shijoni suksesin.

3. Frustrimi i shpejtë pas dështimit në tentimet e para. Mos e humbni shpresën nëse dështoni në tentimet e para. Tentoni disa herë. Pejgamberi a.s. para se të emigrojë në Medine, ftoi 26 fise në Islam dhe të gjithë refuzuan. Ai tentoi 26 herë dhe nuk humbi shpresën. Ndonjeherë ai ballafaqohej me mizorinë ekstreme të fiseve. Asgjë nuk e pengoi që të provojë 26 herë. Shumë njerëz më thonë se kanë tentuar disa herë dhe kanë dështuar. Ata kanë vendosur të ndalen së kontribuari në projektin e “Krijimit të jetës”. Edhe Edisoni bëri 99 tentime të pasuksesshme derisa zbuloi poçin elektrik. Të gjitha 99 tentimet ishin dështim. Përgjegja e tij për ata që e akuznin ishte “Së paku kurseva njerëzimin nga 99 tentime boshe për të zbuluar poçin elektrik”. Jakubi a.s. u tha të bijve të vet pas 20 vitesh “O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun”(12:87). Paramendoni këtë! Pas gjithë atyre viteve ai nuk e humbi shpresën. Prandaj bëhuni të durueshëm, tentoni prapë edhe nëse dështoni. Zgjidhja është recepti që kemi marrë nga Kur’ani dhe Sunneti, ju duhet

1. të keni qëllim në jetë
2. të keni vullnet të fortë dhe vendosmëri
3. të besoni në Allah
4. të shijoni suksesin.
5. të jeni të durueshëm dhe të mos humbni shpresën.

4. Dëshpërimi gjatë ballafaqimit të pengesave të jashtme. Rethanat në të cilat jetojnë Muslimanët e sotshëm i bën ata të ndihen të dëshpëruar pandërprerë dhe shpresë se do të arrijnë sukses. Jusufi a.s. ka kaluar nëpër pengesa të panumërta dhe rethana të këqija. Ai u hodh në pus qysh kur ishte 12 vjeqar, vëllezërit e tij e urenin, u shit si rob, u fut në burg për dhjetë vjet etj. Të gjitha këto morrën 40 vite të jetës së tij. Sprovimet e tilla do të rezultonin me dështim definitiv të çdo personi tjetër. Por ai doli nga burgu që të bëhet ministër i thesarit dhe përgjegjës për ushqimin e njerëzve. Ai ariti këtë meqë besonte në Allahun xh sh. dhe në vete. Pasi që ndëgjuat tëtë këto a jeni të gatshëm të thuani me mua: tani e tutje kurrë nuk do të humbim shpresën, kurrë nuk do të frigohemi nga gabimet?. Ne betejën e Mutasë, ushtria e Muslimanëve kishte vetëm 3000 ushtarë (dhe vetëm 100 kuaj) ndërsa romaët kishin 200.000 ushtarë (dhe 50.000 kuaj). A mund të paramendoni avantazhin? Ata mund të dëshpëroheshin por e dinin se kjo do të ishte shumë negative. Prandaj ata shqyrtuan situatën dhe vendosën të luftojnë në një luginë të ngushtë ashtu që vija e parë e frontit do të barazohej në numër. Romakët u desh që të përshtatin planin dhe ushtria e tyre u reshtua në një resht të gjatë me vetëm 3000 ushtarë në vijën e parë. Vetëm 12 muslimanë vdiqën shehid ndërsa në anën e romakëve vdiqën 1500 ushtarë. Romakët mendonin se musliamënt janë djaj jonjerëzor. Ky ishte pozitiviteti i 3000 ushatërve muslimanë. Herakli (imperatori romak) parashikoi se këta muslimanë do të puhtojnë mbretërinë e tij për dhjetë vjet. Dhe ky parashikim u realizua. Mos harroni rregullin: kushdo që ka një ide në kokën e tij, i cili jeton për këtë ide, mundohet maksimalisht, patjetër do të arijë atë”

Prandaj që të jeni pozitiv ju duhet:

1. të keni qëllim në jetë
2. të keni vullnet të fortë dhe vendosmëri
3. të besoni në Allah
4. të shijoni suksesin.
5. të jeni të durueshëm dhe të mos humbni shpresën.
6. të keni inteligjencë pozitive

Ku duhet aplikuar pozitivitetin?

1. Në familje
2. Shkollë apo fakultet
3. Punë
4. Te fqinjët dhe në lagje
5. Në rruajtjen e ambientit

Do të përfundojmë këtë episod duke ju treguar për shembuj të vërtetë që do të ju mbajnë të freskët deri në javën e ardhshme.

1. Ky është tregimi për një njeri në Jordan i cili ndëgjoi hadithin e Pejgamberit a.s. “Kushdo që sjell lumturi në shtëpinë e muslimanit, nuk ka shpërblim tjetër pos xhenetit”. Ai ishte i varfër dhe njihte lokacionet e të varfërve të tjerë. Pastaj ai shkoi te hotelet e mëdha dhe kërkoi nga ta ushqimin e mbetur. Ai filloi me një hotel dhe një familje, pastaj vazhdoi me dy familje dhe në fund shkonte në 5 hotele duke ushqyer kështu disa familje të varfëra. Pastaj bleu një furgon për të dërguar ushqim në tërë Jordanin. Allahu e bekoi atë dhe ky njeri ndryshoi plotësisht. Ai bëri këtë derisa edhe vetë ishte totalisht i varfër.
2. Tregimin tjetër do ta ndëgjojmë nga protagonisti i saj Z. Naser i cili është me ne në studio. Naser Bakkar thotë “Jam 32 vjeqar. Kur isha 10 vjeqar, një grua e cila ishte përgjegjëse për ndihmën e parë na vizitoi dhe deshi të takohet me mua. Nëna ime u befasua shumë. Kisha ndësgjuar për kursin e ndihmës së shpejtë dhe u regjistrova. Nëna ime nuk dinte për këtë. Shkova atje dhe u aftësova për ndihmën e parë edhe pse kisha vetëm 10 vjet. Isha vullnetar bashkë me të rinj tjerë Libanezë gjatë shpëtimeve të viktimave të luftës, zjarrit, sulmeve, eksplodimeve në Shabra dhe Shatila, si dhe vende tjera të Libanit të shkatëruara nga lufta. Kjo është sfidë për njerëzimin dhe ne duhet patjetër të bëjëmë atë çka mundemi në rethana të tilla.
3. Më lejoni të ju tregoj një film dy minytësh për një njeri të tjeshtë që quhet Ahmed. Ai pësoi rethana mizore gjatë edukimit të tij meqë babai i tij kishte vdekur. Pasi kreu shkollën menjëherë vendosi të mësojë tërë lagjen. Edhe pse mjetet i kishte të kufizuara, duke shfrytëzuar tavanin e shtëpisë si klasë ia doli që të zhdukë analfabetizimin e gjysmës së fshatit të tij. Ai thotë “E kam bërë këtë vetëm për hir të Allahut xh.sh. nëse secili nga ne do të kontribonte në zvoglimin e shkallës së analfabetizmit në qytertin e tij, çka mendoni se do të bëhëj me ne në ardhmëri”?

Tani të mirremi vesh për detyrën e kësaj jave.

Këtë herë do të jem më i qartë. Fusha e parë e aplikimit të pozitivizmit është familja. Do të fillojmë detyrën tonë praktike nga familja. Këtë javë secili nga ne do të kërkojmë anëtarët e varfër të familjes dhe do t’i ndihmojmë. Ndihmoni atë duke i paguar shpenizmet e tyre të shkollimit, ose duke u blerë atyre diçka, ose së paku i ngushëlloni ata. Të ndihmojmë njerëzit e varfër të familjeve tona. Do të shpërblehemi nga Allahu xh.sh. Kjo është detyrë praktike.

Më lejoni të ju tregoj pyetësoirin edhe një herë:

1. Sa gjëra pozitive keni bërë këtë javë?

• Më pak se 2------------------------ niveli i ultë i pozitivitetit
• 2 deri 5------------------------------ niveli i mesëm i pozitivitetit
• Më shumë se 5--------------------- shumë pozitiv

2. Sa njerëz keni inkurajuar të bëjnë diçka pozitive këtë javë?

• Më pak se 2----------------------- niveli i ultë i pozitivitetit
• 2 deri 5----------------------------- niveli i mesëm i pozitivitetit
• Më shumë se 5--------------------- shumë pozitiv

3. Sa njerëzve ju këni dhënë këtë pyetësor këtë javë?

• Më pak se 2-------------------------- niveli i ultë i pozitivitetit • 2 deri 5-------------------------------- niveli i mesëm i pozitivitetit • Më shumë se 5-------------------------- shumë pozitiv

Qëllimi:
Të marrim më shumë se 70% të përgjegjeve me nivel të lartë të pozitiviteti.

Mbani në mend se nëse nuk kontriboni në jetë atëherë bëheni tepricë e panevosjshme.

Dhe mbani në mendn se janë dy lloje të renesansës:

1. Renesansa e akumuluar, dmth se çdo gjeneratë ndërton dhe atë ia dorëzon gjeneratës së ardhshme siq ishte rasti me Rilindjen franqeze dhe europiane.
2. Renesansa e vrullshme. Dmth forca e të gjithëve (rinisë, burrave grave etj) bashkohet si në rilindjen kineze. Islami mishëroi të dyja llojet. Ajo filloi me rilindjen e vrullshme për të përfunduar si rilindje e akumuluar. Ky është caku ynë dhe për këtë arsye u pajtuam që të kryejmë detyrën e njëjtë në të njëjtën kohë. Do të arijmë rilindjen e vrullshme inshallah.

 

yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar


AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
Përkthyer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar

AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes