Episodi 4 Pozitivizmi - pjesa e parë
Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Të dashur vëllezër dhe motra.
Me tre episodat e para kemi kryer prezentimin e këtij programi. Qëllimi ynë është inkurajimi i revitalizimit të Muslimanëve dhe shteteve Islamike. Kemi filluar nxitjen e ndjenjës së shpresës se ne mund të ndryshojmë dhe se revitalizimi është i mundur. Besoj se tani të gjithë jeni të gatshëm për biseda praktike. Çka do të bëjmë? Cili është roli ynë?
Sot do të fillojmë me bisedë praktike, sot do të bëjmë hapin e parë. Por ky hap nuk mund të bëhet nga një person, ne do të bëjmë pjesën tonë dhe do të fillojmë të: ”Krijojmë jetë”.
Para se të fillojmë, dëshiroj të ju përkujtoj për shembullin e imagjinuar të shkoqitur nga jeta e përditshme. Është ky shembulli i të riut të pikëlluar i cili rin në një dhomë të vogël depresive me murre të mbuluar me marimanga. Sexhadeja është afër tij e hudhur pa kujdes në shtrat. Në tavolinën e tij gjindet Kur’ani fisnik i mbuluar me pluhur. Jashtë dhomës bota është plot shkëlqim.
Kur kërkuam që të ngritet dhe të del jashtë ai u përgjegj “Nuk ka mundësi që të dal jashtë”. I thamë “Por kjo është e mundur”. Pastaj trupi i tij filloi të lëvizë duke tentuar të ngritej por nuk mundi, ai ndihej sikur trupi i tij është i lidhur me shumë pranga. Pranga që e lidhte dorën e tij të majtë - në të ishte fjala “Pasiviteti”. Pranga në dorën e djathtë – në të shkruante “Përtacia”. Pranga që pengonte qafën e tij-në të shkruante “Injoranca”. Prangat që lidhnin këmbët e tij - në to shkruante “Mosekzistimi i qëllimit në jetë”. I thamë “Nëse dëshiron të ngritesh duhet ti thesh këto pranga. Ne do të ndihmojmë që të arrish këtë”
Të çlirohemi nga prangat bashkarisht. Kjo është faza e parë e projektit. Sot do të lirohemi nga pranga e parë e cila është më e rezikshme. Sa për informatë, janë dhjetë pranga që lidhin njerëzit qofshin ata të rinj, të ritur apo të vjetër. Paramendoni nëse i zgjidhim të gjitha prangat. Paramendoni qindra apo mija të rinj që bëhen pozitiv dhe fillojnë të përsosin të gjitha punët, duke filluar nga namazi dhe ibadeti ndaj Allahut xh.sh, duke pasur sukses në provimet e tyre e deri te përkryerja e prodhimeve që prodhojnë. Provoni të paramendoni ç’do të ndodhte poqese të dhjetë prangat do të theheshin. Patjetër do të vinte deri të ringjallja. Pranga më e rezikshme që duhet thyer në fillim, për të parë një përparim, quhet “pasiviteti”. Për këtë arsye në këtë episodë do të flasim për çasjen pozitive apo “pozitivitetin”.
Pozitiviteti mund të jetë dy llojesh:
• Lloji i parë është kur ju shihni se po ndodh diçka e gabuar dhe pastaj provoni të përmirësoni atë duke informuar autoritetet përkatëse apo dukë bërë ankesë.
• Lloji i dytë është shumë i i rëndësishëm dhe është kur paramendoni diçka të mirë që mund të bëni ju vetë dhe pastaj thjeshtë e bëni pa i treguar askujt.
”Krijuesit e jetës” është i drejtuar kah lloji i dytë.
Cili është dallimi në mes të këtyre dy llojeve? Shumë i madh. Arsyeja është se nëse kërkohet nga ju të ankoheni për diçka që është e gabuar do të ndiheni të paaftë për ta ndryshuar atë. Nëse nuk shihni ndryshime edhe përkundër disponimit tuaj pozitiv ju do të ndiheni të papërkrahur. Për këtë arsye do të koncentrohemi në llojin e dytë sepse është në kuadër të mundësive tona. Kështu do të ndihemi dobiprurës dhe të aftë për punë dhe prodhim duke lënë gjurmë që do të krijojmë ndryshime. Kështu do të ndihemi se jemi duke u orvatur për atë që nuk është e pamundur, do të fitojmë shpresë, do të kemi sukses dhe do të zgjidhim prangën e parë.
Do të ju prezentoj disa shembuj të gjërave pozitive që mund të bëni:
• Plehu në rrugë. Pastrojeni ju vetë.
• Gropa para shtëpisë suaj. Mbusheni atë vetë.
• Dritarja e thyer në shtëpinë tuaj. Riparoni atë.
• Rubineta që rjedh. Mësoni si ta riparoni atë apo thirrni dikë që di.
• Mësoni privatisht fëmijët e fqiut. Mësojini ata gjuhët apo si të përdorin kompjuterin.
• Një shembull tjetër në shkollën tuaj: nëse laboratorit i mungon ndonjë paisje, mblidhni para nga shokët e juaj dhe bleni ato.
• Pastrimi i xhamisë. Mos u turpëroni ta bëni këtë, qëndrimi juaj pozitiv do të ju jep kurajo.
• Mësoni një nga njerëzit analfabet që të zvogëloni shkallën e analfabetizmit.
• Amviset: bashkohuni dhe filloni projektin e ndihmës së grave dhe të vejave duke i mësuar atyre aftësi më të cilat mund të punojnë në vend se të presin ndihmë financiare nga të tjerët.
Të jesh pozitiv do të thotë të kontribosh, të jesh efikas, të mbushësh shoqërinë me veprime pozitive çdo minutë, në çdo fushë, në çdo sferë: në familje, shkollë, fakultet, punë etj.
Thuani p.sh. “Sot do t’i prezentoj shefit tim në punë diçka konstruktive, ose babait tim në shtëpi”. Që nga sot, shprehjet vijuese duhet të zhduken “Pse unë të brengosem për këtë?”, “ Nuk mundem”, “ A jam unë ai që do ta ndërrojë gjithësinë?”. Po, definitivisht. Ju jeni ai që do ta ndërrojë gjithësinë. Kush tjetër mund ta ndërrojë nëse jo burrat dhe gratë? Mos u turpëroni meqë kjo është dobësi.
Të jemi të sinqertë, jemi mësuar të jemi pasiv. A e dini ç’është diferenca në mes të atij që ka qëndrim pasiv dhe atij që ka qëndrim pozitiv? Është diferenca në mes të zeros dhe njëshit, në mes të natës dhe ditës, në mes të vdekjes dhe jetës, në mes të karriges dhe personit të ulur në të.
Dëshmia për këtë është drejtëpërdrejtë nga Kur’ani, Sure En Nahl, ajeti 76
All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
Ky ajet emëron personin pasiv si “barrë” ndërsa personin pozitiv “që udhëzon për drejtësi”. A dëshironi të qëndroni para Zotit në Ditën e Gjykimit si barrë që nuk sjell dobi?
Pos asaj, pse ajeti thotë në mënyrë specifike “ai që udhëzon për drejtësi” dhe jo “pozitiv”? Meqë pozitiviteti mund shumë lehtë të jetë i orientuar kah korupsioni dhe padrejtësia që do të dëmtonte shoqërinë. Ajeti parashtron pyetjen “A janë të barabartë?”. A janë të barabartë Muslimanët e sotshëm me ata të kohës së artë të Islamit?. Zotërinjë, do të qëndrojmë para Zotit. A jeni dakord që Zoti të ju thotë “Ju ishit barrë, ju ishit zero”
Poashtu në suren Neml, Allahu xh.sh. na jep shembullin e efikasitetit duke përmendur një krijesë të vogël. Milingonën. A mos vallë nuk ndiheni të turpëruar që nuk arini as nivelin e milingonës?
Vëllezër dhe motra, ne dëshirojmë të kontribojmë gjithkund: në shtëpi, në rrugë, në shkollë, punë. Dëshirojmë të regullojmë gjërat e pastaj njerëzit të pyesin “Kush e bëri këtë”? Por askush nuk do të dijë pos Allahut xh.sh. Vetëm atëherë mund të qëndroni para Allahut xh.sh. në Ditën e Gjykimit duke ditur se keni ndryshuar veten dhe keni qenë të dobishëm për shoqërinë.
Në Kur’an është një sure e tërë që flet për “pozitivizmin”, sure të cilën Pejgamberi a.s. ka kërkuar të lexohet çdo të premte në mëngjes – Sure El Kehf (Shpella)
Arsyeja për leximin e saj çdo të premte, që zakonisht është ditë pushimi, është që të na mësojë si duhet pasur qëndrim pozitiv të cilën do ta aplikonim javën e ardhshme.
Sure El Kehf na mëson për.
- Grupin e të rinjëve që janë larguar nga vendi i tyre dhe janë strehuar në shpellë.
- Musa në udhëtim duke i thënë shërbëtorit të tij “Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur". (18:62)
- Musa a.s. dhe Hidri “E ata të dy shkuan” (18:71)
- Dhur-karnejnin që lëvizte nga një vend në tjetrin “Deri kur arriti vendlindjen e diellit” (18:90) dhe “Deri kur arriti mes dy kodrave” (18:93)
Kjo sure na njohton me shembujt e pozitivitetit në nivele të ndryshme
- Rininë që këshillon mbretin (Banorët e shpellës)
- Njeriun që këshillon shokun e tij (pronarët e kopshteve)
- Mësuesin që mëson nxënësin (Musa a.s. dhe Hidri)
- Udhëheqësi që udhëheq me popullin e tij (Dhul-Karnejni)
Ngjashëm me këtë, të gjitha ritet Islame na mësojnë pozitivitetin. Psh. Sai (ecja në mes të Safasë dhe Mervesë) në të cilin kopjojmë atë që ka bërë Haxherja kur kërkonte ujë për djalin e saj Ismailin. Ajo mund të ulej afër Ismailit dhe të qante ose mund të ecte në mes të Safasë dhe Mervesë një herë dhe të thotë “Mjaft u përpoqa”. Ajo mund të ulej dhe të qajë siq bëjmë ne. Por jo, Zoti e bëri atë simbol të pozitivitetit dhe ajo çka bëri u bë ritual për të na mësuar se kurrë nuk duhet humbur shpresën.
Shembulli tjetër na është dhënë nga Allahu xh.sh. në formën e regullave që sundojnë në gjithësi, që nga atomi i vogël deri te galaktikat e mëdha. Në to gjinden bërthama të vogla që ndikojnë në gjithçka që rotullohet reth tyre. Atomi përbëhet nga protoni dhe një numër i elektroneve që rotullohen reth tij. Ngjashëm me atomin, galaktikat përbëhen nga yjet dhe një numër i planeteve që rotullohen rreth tyre.
E njëjta aplikohet edhe për njerëzit. Disa njerëz pozitiv janë si qendra të fuqishme që ndikojnë në jetën e shumicës dhe disa njerëz janë pasiv e nuk bëjnë asgjë. Prandaj, duke u bazuar në këtë episodë, kërkoj nga ju që të bëheni qendra të fuqishme që ndikojnë tek njerëzit e tjerë.
Shembujt e njerëzve pozitiv:
- Selman El-Farisiu, që morri pjesë në betejën e Hendekut dhe ishte ai që sugjeroi hapjen e hendekut për t’i ndaluar jobesimtarët të arijnë në Medine. Kur kjo ide solli fitore për Muslimanët, edhe ensarët edhe muhagjerët donin të jenë sa më afër tij derisa Pejgamberi a.s. tha se Selmani është sikur pjesëtar i familjes së tij.
- El – Habbab ibn el Mundhir që këshilloi Pejgamberin a.s. në betejën e Bedrit të ngrejnë kampin afër burimeve të Bedrit që të ndalojnë jobesimtarët të arrijnë ujin. Pejgamberi a.s. e ndëgjoi dhe tha “Ke dhënë një këshillë vendimtare”. Muslimanët bënë atë që sugjeroi dhe fituan betejën edhe pse ai ishte 19 vjeqar.
- Gjatë betejës El Kadisije, ushtria persiane atakoi me elefantë ushtrinë Muslimane e cila ishte me kuaj e kjo i frikësoi kuajtë që ikën përkundër urdhërave të kalorësve të tyre. Një nga Muslimanët, emri i të cilit është i panjohur, u kujtua për një ide. Ai ndërtoi një figurë nga balta që dukej si elefant dhe e vendosi para kalit të tij. Në fillim kali u frikësua por pastaj ai sulmoi figurën. Kur hyri në fushëbetejë. kali i tij nuk u frikësua dhe ai tha “Përse të mos vdes nëse kjo do të thotë se Muslimanët tjerë do të jetojnë”. Kur muslimanët e tjerë e panë këtë, edhe ata bënë të njëjtën dhe fituan betejën. Ide e thjeshtë që krijoi ndryshim në histori.
- Esma Bint Zeid ishte e para që kërkoi nga Pejgamberi a.s. të përcaktojë një ditë të posaqme për ligjeratë vetëm për femra që t’i mësojë ato për çështjet fetare. Pejgamberi a.s. ia plotësoi dëshirën dhe ajo ishte e para që inicoi konceptin e mësimeve fetare për femra.
- Tamim el Dari vërejti se xhamia e Pejgamberit a.s. ishte e errët në sabah dhe në jaci prandaj solli disa llamba për ta ndriquar atë, e kjo bëri që Pejgamberi a.s. të thotë një dua të cilën secili do ta donte për veti “O Zot, bëre të lumtur në këtë dhe në botën tjetër”
Sinqerisht, personi që është pozitiv është i guximshëm ndërsa ai që është pasiv është frikacak.
- Shembull tjetër është personi që hyri në histori në bazë të veprës së tij Sahib El-Nakab (Gropuesi i tunelit). Ky person gropoi tunelin nën portën e fortifikatës ku ishin strehuar persianët dhe ia doli të hyjë mbrenda dhe të hapi portën për Muslimanët të cilët hynë dhe fituan luftën. Askush nuk dinte se kush është ai derisa komandanti i ushtrisë insistoi t’a njohë atë, prandaj ushtari erdhi me fytyrë të mbuluar dhe refuzoi që të tregojë emrin e ti apo të marrë ndonjë shpërblim për atë që bëri meqë vetë qëndrimi pozitiv është shpërblim.
Nëse me të vërtetë dëshironi të jeni religjioz dhe të pranoni shpërblimin e madh në ditën e Gjykimit atëherë bëhuni pozitiv.
- Pupëza e Sylejmanit a.s. informoi atë për Mbretëreshën e Sebesë dhe popullin e saj që adhuronte diellin. Për shkak të qëndrimit pozitiv të pupëzës i tërë populli u konvertua në Islam.
- Milingona në tregimin e Sylejmanit a.s. nuk ishte vetiak që të fshehej vetë, përkundrazi ai u tha të gjitha milingonave tjera të hyjnë brenda që të mos shtypen nga ushtria e Sylejmanit a.s.
Pejgamberi a.s. ka thënë se kushdo që sjell lumturi në shtëpinë e Muslimanit do të shpërblehet me xhennet.
Të gjitha këta shembuj nuk janë vetëm tregime sa për muhabet; ato janë shembuj praktik për të ju ndihmuar dhe motivuar të theni prangat e juaja. Nuk i drejtohem vetëm rinisë, i drejtohem amviseve poashtu.
Do të prezentoj disa statistika të përmendura në tezën e doktoraturës për Gratë e Pejgamberit a.s. dhe gratë e sahabive dhe numri i njerëzve që janë edukuar nga to.
• Aisha r.a mësoi 232 burra dhe 67 gra
• Umu Seleme mësoi 78 burra dhe 23 gra
• Hafsah Bint `Umar, e cila fillimisht ishte analfabete por mësoi nga Umu Seleme mësoi 17 burra dhe 3 gra.
• Esma’ Bint Abi Bekr mësoi 19 burra dhe 2 gra
• Esma’ Bint Umeis mësoi 11 burra dhe 2 gra
• Ramlah Bint Ebi Sufyan mësoi 18 burra dhe 3 gra
A mund të imagjinoni këto numra? Çka keni bërë ju?
Ndoshta do të jetë më lehtë të shihni dallimin kur ju tregoj për një shembull bashkëkohor të personit që ka bërë diçka të ngjashme me këto statistika. Ai është inxhinjer i kompjuterit, nga ata që janë pozitiv, për të cilin mund të thuhet se është krijues i jetës. Ai filloi projektin e mësimit të rinisë si të shfrytëzojnë kompjuterin pa pagesë të atyre që vërtetë donin të mësonin. Emri i tij është Ahmed Sami dhe ai vendosi së bashku me dhjetë kolegë të tij të formojë një qendër trajnuese për mësimin e kompjuterit pa pagesë. Një vit pas fillimit ata trajnuan 200 të rinj të cilët filluan të trajnojnë të tjerët. Përse ne të mos bëjmë diç të tillë? Ajo çka bëri ky inxhinjer me kolegët e tij nuk është e mbinatyrshme apo e vështirë për të kopjuar. Ata e bënë këtë që të jenë shembuj të pozitivizmit. Shembulli i tyre nuk është unik sikur shembulli i Haldunit i cili është vështirë të kopjohet. Shembulli i tyre është shembull normal që lehtë kopjohet. Disa ide nuk na bindin derisa ti shohim ato të realizuara para vetes, pastaj fitojmë një ndjenjë të quditshme të zilisë në zemrat dhe mendjet tona. Përse ne të mos e bëjmë të njëjtën?
Shembulli tjetër nga jeta reale është një tregëtar në Halep të Sirisë. Ai ishte një njeri i thjeshtë i cili vërejti se shumë gra të veja ishin nevojtarë për një burim parash. Prandaj filloi të grumbullojë para nga fqinjët e tij çdo muaj në mënyrë që të mbulojë shpenzimet e tyre. Pas pak kohe ai vërejti se shuma e parave që njërëzit jepnin zvogëlohej prandaj vendosi të fillojë një projekt. Ai i furnizonte ata me gjëra që u nevojiteshin dhe gjëra ushqimore për një rritje prej 10%. Parulla e tij ishte “I besueshëm dhe i sinqertë”. Numri i myshterive të tij u rit, shitja e tij u rit dhe ai filloi të blente ushqim më lirë dhe si rezultat profiti i tij u rit. Pas pak kohe ai bleu një motoqikletë, pastaj një kamion e pastaj disa kamiona. Më pastaj ai u ofroi të vejave që të punojnë e të pastrojnë dhe ziejnë ushqimin. Kështu me qëndrimin e tij pozitiv ia doli të përfundonte problemin e papunësisë së këtyre grave duke u ofruar atyre mundësi të punës në vend se të presin që diskush të i mbështeti financiarisht.
Të jemi më praktik, kemi përcaktuar prodhimin që kërkon punë të lirë dhe nuk kërkon teknikë të avancuar apo paisje të mëdha. Kjo është industria e lojnave për fëmijë. Kur kuptuam se në Gjermani po mbahej ekspozita e lojnave për fëmijë, vizituam atë ekspozitë dhe kuptuam se gjatë vitit 2002 Europa ka importuar lojna për 11 miliardë dollar nga Kina, Tajvani dhe Hong Kongu.
Shumë kompani nga shumë shtete të botës morrën pjesë në këtë ekspozitë: 227 kompani nga Kina, 204 kompani nga Hong Kongu,102 kompani nga Tajvani, 23 kompani nga Izraeli dhe 3 kompani nga e tërë Bota Arabe.
Një nga lojnat në ekspozitë ishte “ariu prej pelushi” me qmim prej 1.08 dollarë për copë e cila prodhohet në Kinë e cila është 40 ditë udhëtimi në det larg Europës ndërsa Bota Arabe është larg vetëm 3 ditë.
Ky është shembulli i produktit të thjeshtë të prodhuar nga fijet, pëlhura dhe kopsat. Është një shembull që na mëson të jemi pozitiv
Ajeti 23 i sures Maide thotë ” Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".
A e dini kuptimin e këtij ajeti? ”Bëre hapin përpara. Lëviz”. Do të ju tregoj një fshehtësi. Javën e kaluar e takova një person i cili më tha ”A mendon se me një apo dy episoda do ta ndërosh sjelljen e dikujt që ngec me vite?”. U përgjegja “Vullneti i fortë mund të ringjallë shtete dhe vullneti im nuk do të pengohet”. Ai tha “Nuk mjafton”. U përgjegja “ Njerëzit dëshirojnë të ndërohen. Nëse shkon në faqen tonë të internetit do të bindesh për numrin e të rinjëve që presin për të ndërmarë masa” Ai tha “Nuk mjafton” Prandaj unë thashë “Njerëzit nuk dëshirojnë vetëm të ndëgjojnë tregime. Dëshmia për këtë është se pas tre episodash ata më thonin që të ndalem me teori, ata donë të punojnë. Prandaj do të u japim shembuj praktik të njerëzve të suksesshëm për të u treguar se si idetë bëhen realitet. Kjo do t’i motivon të kopjojnë këta njerëz dhe çdo episod që nga sot do të përfundojë me projekte praktike për të testuar përqindjen e njerëzve që kanë reaguar dhe kanë kryer punën. Prandaj ai tha “Do të shohim, ndoshta...”
Tani ju pyes juve: Çka mendoni? A do të ketë reaksion? Ndoshta apo... definitivisht?
Projekti i javës:
Tani do të mirremi vesh për projektin të cilin do ta kryejë kushdo që ka shiquar apo ndëgjuar këtë episod dhe do të pyetemi për të në Ditën e Gjykimit, inshallah. Detyra duhet të jetë praktike gjatë çdo hapi që do të bëjmë javën e ardhshme. Pastaj do të vlerësojmë reaksionin për të parë shkallën e ndryshimit.
Ky është një pyetësor që duhet të plotësoni.
A jeni pozitiv? A jeni ju një nga krijuesit e jetës?
1. Sa gjëra pozitive keni bërë këtë javë?
Më pak se 2------------------------------niveli i ultë i pozitivitetit
2 deri 5------------------------------------niveli i mesëm i pozitivitetit
Më shumë se 5---------------------------shumë pozitiv
2. Sa njerëz keni inkurajuar të bëjnë diçka pozitive këtë javë?
Më pak se 2-------------------------------niveli i ultë i pozitivitetit
2 deri 5------------------------------------niveli i mesëm i pozitivitetit
Më shumë se 5---------------------------shumë pozitiv
3. Sa njerëzve ju këni dhënë këtë pyetësor këtë javë?
Më pak se 2-------------------------------niveli i ultë i pozitivitetit
2 deri 5------------------------------------niveli i mesëm i pozitivitetit
Më shumë se 5---------------------------shumë pozitiv
Afati i fundit për të pranuar rezultatet e këtij pyetësori është 12.05.2004.
Caku ynë është:
• të pranojmë 70% të përgjigjeve “shumë pozitiv”,
• të shpërndajmë pyetësorin të gjithëve dhe
• të sqarojmë çdokujt kuptimin e “pozitivitetit”.
yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar