|
SUNAA’ AL-HAYAH
- KRIJUESIT E JETËS -
Episodi 18 Prezantimi i fazës së dytë
Prezantimi i
fazës së dytë
Në emër të Allahut, Mëshiruesit,
Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon Allahut zotit të botëve. Paqja dhe rahmeti i
tij qofshin mbi Pejgamberin a.s.
Mirë se erdhët në episodin e parë të fazës së dytë të Sunna al-Hayah (Krijuesit
e jetës). Siç e dini, festimi që e bëmë shënoi përfundimin e fazës së parë. Në
të vërtetë, para se të fillojmë me fazën e re të programit tonë, dëshiroj të ju
përkujtoj se emri i programit tonë “krijuesit e jetës” nënkupton procesin e
prodhimit ku faza e prodhimit fillon, mbaron dhe pastaj vazhdon me prodhim të
ri. Prandaj para se të vazhdojmë me fazën e dytë, të shohim sa kemi përparuar. A
ju kujtohet gjendja jonë kur filluam programin? Ishim një grup i njerëzve me
ndjenja religjioze, njerëz të sjellshëm që e donë Allahun dhe islamin, por ishim
të lidhur me dhjetë pranga (pasiviteti, mungesa e seriozitetit, papërgjegjësia,
mungesa e qëllimit të qartë në jetë dhe paaftësia e identifikimit të
prioriteteve).
Prodhimi, e ai jemi ne, është zhvilluar jashtëzakonisht. Filluam të ndiejmë
ndryshim të madh të personalitetit tonë. Si? Ishim në gjendje të çliroheshim nga
tiparet negative që ishin akumuluar tek ne për vite për jo më tepër se 3 muaj.
Fjala “pozitivizëm” tingëllonte çuditshëm, atë e përdornim rrallë, por jo më.
Sepse vetëm për tre muaj filluam të shohim si mijëra të rinj ndërmarrin mijëra
masa pozitive. Forumi në
www.amrkhkaled.net demonstron numrin e
veprave pozitive që janë kryer gjatë kësaj kohe. Ishim me të vërtetë të
emocionuar kur pamë se qindra mija të rinj morën pjesë në projektin ”Mos na
pengoni me pirjen e duhanit” dhe “Kujdestarët e ardhmërisë”, përpjekjet tona
ishin aq efektive saqë Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) i miratoi ato
dhe na shpërbleu. E tërë kjo, krahas projektit të grumbullimit të rrobeve të
vjetra që na mundësoi të mbledhim 1.5 milion pako me rrobe. Gjërat ndryshuan,
mbizotëroi fryma e re dhe mijëra njerëz filluan të ndiejnë ndryshime në
personalitetet e tyre. Ky ishte prodhimi i fazës së parë.
Procesi i lirimit nga dhjetë prangat e
fazës së parë dhe dalja nga dhoma e errët përfundoi me tre rezultatet vijuese:
- Ngjallja e shpresës sidomos në
shpirtrat e vajzave dhe djemve të rinj. Ishim në gjendje të lirojmë veten
nga prangat e akumuluara që pengonin rrugën tonë për vite me radhë. Të
dashur miq, në fillim ju thosha se ne mund ta bëjmë këtë, por në fakt kisha
frikë. Mirëpo thellë në brendi kisha ndjenjën e shpresës individuale. Tani
të gjithë mund të shohim se të arriturat tona janë reale dhe të prekshme.
Kjo rezultoi me shndërrimin e ndjenjës së dëshpërimit dhe dështimit në një
frymë të shpresës që shpërndahet tek të rinjtë e dy gjinive, meshkuj dhe
femra.
- Filluam të ndjejmë se koncepti i
ringjalljes së kombeve tona është i kapshëm, derisa kjo as që ishte mundësi
në mendjet e njerëzve religjioz që kryejnë aktet e adhurimit siç është falja
dhe agjërimi të cilët kurrë nuk kanë ëndërruar për idenë e ringjalljes. Edhe
pse të gjitha civilizimet e mëdha kanë filluar me idenë në mendjet e
njerëzve.
- Zbuluam aftësitë tona dhe faktin se ne
nuk i takojmë atij lloji të njerëzve që nuk janë të mirë për asgjë ndërsa
njerëzit e perëndimit janë të mirë në çdo gjë dhe se jemi me të vërtetë në
gjendje të mendojmë, prodhojmë ide dhe zbulojmë kur jemi të liruar nga
prangat.
Prandaj, kurrë mos nënçmoni këto rezultate, ato paraqesin gur themelin e
ringjalljes sonë. Paramendoni se çka mund të arrihet nëpërmjet tyre? Të dashur
miq, të arriturat e bëra deri tani ishin rezultate të përpjekjeve individuale.
Unë nuk pretendoj se ne kemi ndërruar situatën në botën Arabe. Vetëm them se
mijëra djem dhe vajza filluan të punojnë. Në anën tjetër, të tjerët janë ende
indiferent për atë çka po ndodh duke mos bërë asgjë për shtetet dhe religjionin
e tyre.
Tani qëllimi ynë
është të bashkojmë këto përpjekje dhe t’i drejtojmë ato kah rilindja e kombeve
tona, e kjo paraqet esencën e fazës së dytë të “Krijuesit e jetës”
Në fazën e dytë thërrasim ata që janë liruar nga prangat të bashkojnë duart për
të realizuar qëllimin e ringjalljes së kombeve tona.
Nevojat:
Të arrihet rezultati gjigant p.sh. rilindja e myslimanëve.
Të arrihet
progres i jashtëzakonshëm dhe puna me kapacitet të plotë .
Të arrihet
suksesi në fazën e dytë është dhjetëfishi i suksesit të arritur ne fazën e parë,
na nevojitet dhjetëfishi i prodhimit e jo dhjetëfishi i pjesëmarrësve.
Këtu flasim për
ringjalljen e popujve tona. Në episodin e parë të fazës së parë përmenda se
qëllimi i asaj faze është inkurajimi i burrave, grave, rinisë, fëmijëve dhe
pleqve të marrin pjesë efektive në progresin e shteteve të tyre dhe isha i
brengosur se kjo ëndërr nuk do të realizohet. Betohem në Allahun se po qese do
të ndodhte kjo, do të ndërpritnim emetimin e këtij programi, por përderisa
arrijmë sukses mund të planifikojmë cakun tonë përfundimtar.
Të dashur miq,
do të marrim fjalën “ringjallje” për titull të fazës së dytë të programit tonë,
dhe nga pikëpamja realiste mund të themi se ajo paraqet fillimin e marshimit
tonë kah ringjallja. Fjala ringjallje ka shije të vlefshme dhe të ëmbël, ajo e
kënaq Allahun dhe kjo është pjesa më e mirë e saj por si mund të jetë i kënaqur
Allahu kur ummeti Muhammed është i humbur. Më tregoni, për hir të Allahut, a do
të jetë Pejgamberi a.s. i kënaqur me ne edhe nëse falemi e agjërojmë?! Kur’ani
është dërguar pikë së pari për të na mësuar si të zhvillohemi dhe përparojmë.
Shija e fjalës “ringjallje” është shumë e ëmbël por është vështirë të arrihet
meqë kërkon përpjekje enorme për të kënaqur Allahun dhe për ta bërë Pejgamberin
a.s. krenar me në ditën e gjykimit, kur qëndrojmë para Allahut dhe themi “ O
Zot, kam bërë gabime dhe mëkate por isha besnik fesë tënde dhe jam përpjekur për
ta mbështetur dhe ngritur atë”
Esenca e
ringjalljes është respekti që kemi për veten tonë dhe respekti që të tjerët kanë
ndaj nesh, ne nuk jemi tufë rebelësh e as popull mentalisht i retarduar, as
terroristë. Ne jemi njerëz të nderuar. Na duhet ringjallja në çdo sferë (shkencë
dhe ekonomi) ashtu që të tejkalojmë problemin e papunësisë dhe të ofrojmë rinisë
shansin që të prodhon, zbulon, të shquhet dhe të fitojë shpërblime. Na nevojitet
ringjallje në përkthime, shkencë, ente shoqërore dhe institucione humanitare, e
tërë kjo për hir Tëndin o Allah duke kërkuar kënaqësinë Tënde.
A keni parë
aeroplanin kur ngrihet? A mund të imagjinoni energjinë jashtëzakonisht të madhe
që nevojitet për ngritjen e aeroplanit? Pikërisht kjo është situata me fazën e
dytë.
Aeroplanit i
duhet një shpejtësi e caktuar për të fluturuar, me fjalë tjera ai nuk mund të
fluturojë nëse nuk arin shpejtësinë e duhur shtytës, e njëjta teori vlen edhe
për ne. Duhet të arrijmë shpejtësinë fluturuese për të na shtyrë në fazën e
dytë.
Aeroplani zakonisht ngrihet në shpejtësinë prej 160 miljeve nautike (afro 300 km
në orë). Ne duhet të arrijmë 160 milje nautike nëpërmjet : përpjekjeve +
mendimit + reaksionit të njerëzve nëpërmjet web faqes sonë, faksit apo telefonit
+ ideve + rinisë aktive të aftë për prodhim.
Faza e dytë
është faza e ngritjes. Motori i aeroplanit në fazën e ngritjes operon me
kapacitetin e tij maksimal. Ashtu duhet të bëjmë edhe ne. Na nevojiten djem të
rinj, vajza dhe gra që të punojnë me ne me kapacitetin e plotë, sidomos gjatë
verës. Posaçërisht dëshiroj t’i drejtohem grave meqë di se kur ato besojnë në
një ide të caktuar, fuqia e tyre behet 10 fish me e madhe se e burrave.
Kur aeroplani
arin lartësinë prej 300-500 m mbi nivelin e detit, fuqia e motorit fillon të
zvogëlohet prej 100% në 70 %.
Gjatë procesit
të ngritjes së aeroplanit djegia e karburantit arin vlerën e tij maksimale.
P.sh. gjatë fluturimit Xhide - Nju Jork, aeroplani fluturon 7000 milje nautike
dhe harxhon 80 tonelata karburant.
Aeroplani duhet
të kalojë një pjesë të madhe të pistës për ta arritur shpejtësinë që i mundëson
ngritjen. Dhe ne, si burrat ashtu edhe gratë, është dashur të shpenzojmë 4 muaj
që t’i tregojmë Allahut se ne duam të reformohemi, të ndihmojmë të tjerët, të
zhdukim analfabetizmin dhe të zgjidhim problemin e papunësisë.
Në shembullin e
Xhide - Nju Jorkut, aeroplanit i duhet të fluturojë në lartësinë prej afro 10000
metrave. Nëse lartësia do të ishte me e vogël aeroplani do të mbetej pa
karburant meqë erërat e kundërta do të shtynin atë të konsumonte më tepër
karburant dhe ai do të harxhohej me shpejtë. Sa më lartë të fluturojë aeroplani,
harxhimi i karburantit është më i vogël meqë në shtresat e larta nuk ka shumë
erëra. Ndërsa tek ne, erërat e kundërta janë aq të forta sa që na duhet të
fluturojmë sa më lartë për t’u shmangur rezistencës së tyre, për të arritur
ringjallje të madhe për të vazhduar pa rënë.
Në ndiejmë entuziazëm për fazën e ardhshme por ky entuziazëm është racional. Ne
dimë si arrihet shpejtësia e ngritjes pa shkaktuar fatkeqësi apo dëme për
shtetet tona të cilat i duam aq shumë. Barrët tona janë aq të rënda: ne mund të
jetonim në kohën kur islami ishte i qëndrueshëm dhe me prosperitet ose në kohën
siç është kjo e jona. Cila nga këto ju duket më tërheqëse? Të jetosh në kohën e
stabilitetit ose në kohën tonë? Në fakt koha jonë është më e mirë sepse edhe pse
ne ndiejmë dëshpërim për të, ajo do të na dhurojë shpërblim të madh. Ajo i
ngjan kohës së ashabëve e cila nuk ishte koha e fuqisë apo e ringjalljes.
Përpiquni të paramendoni gjeneratat e ardhshme që na referohen si njerëz që
korrën atë që mbollën dhe përpiquni të paramendoni shpërblimin e Allahut në
Ditën e Gjykimit.
Shembujt:
• A e dini se barra që duhet ta bartni është sikur rasti i besimtarit të
përmendur në suren Jasin : “Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një
njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!" “ (36:20). Në
atë kohë në qytet tanimë ishin tre të dërguar. Ai mund t’i lutej Allahut që t’u
jepte sukses atyre por ai nuk e bëri këtë dhe vendosi vetë të ndërmerr masa.
• Ajeti vazhdon: ”
Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes! E,
ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni. A do të
pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të
keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra
më dëgjoni!" (36:21-25). A mund të ndieni fjalën “pra më dëgjoni”? Në fazën
e dytë na duhen njerëzit që përpiqen maksimalisht për të bërë botën t’i dëgjoi.
Kjo mund të bëhet nga një i ri që përpiqet të shlyej analfabetizmin + të zbulojë
diçka + të jetë shembullor gjatë studimeve dhe të jetë i pari në fakultetin e
tij.
• “Atij i është thënë:
"Hyn në xhenet!” (36:26) dhe pasi që e bëri këtë ai ende bartte barrën e
popullit të tij ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im, për çka më fali Zoti
im dhe më bëri prej të nderuarve! (36:26-27). Ne do të thoshim: duhet vetëm
të kënaqemi në parajsë dhe asgjë më tepër.
• Të dashur vëllezër,
përpiquni ta bartni barrën sikur “pupëza e vogël e dobët” e cila fluturoi prej
Jemeni në Palestinë për të shpëtuar një popull. Ajo kishte krahë të dobëta por
vullneti krijon mrekulli. Kur ajo pa se njerëzit e Jemenit adhuronin diellin
vendosi të kthehej në Palestinë të informojë profetin Sylejman a.s. për këtë.
Kurani na rrëfen tregimin “Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë
diellin e jo Allahun”. Pastaj qëndroi para Sylejmanit a.s dhe tha . "Unë kuptova
atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt. Në të
vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i
ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh. Madje takova atë dhe
popullin e saj se adhurojnë diellin…” (27:22-24) Në fund ajo shpreh ndjenjën e
saj të përgjegjësisë duke thënë:” Për të mos adhuruar Allahun” (27:25). Na duhen
të rinj dhe të reja që janë sikur pupëza, me fjalë tjera na duhen 1000 milion
pupëza të punojnë shumë gjatë verës.
• Na duhet lloji
i njerëzve që do të veprojnë sikur buburreci i përmendur ne Suren En Neml, ai
ishte aq i vogël dhe mund të shtypej nga këmbët e ushtarëve por ai ndjeu
përgjegjësi dhe qëndroi për të paralajmëruar shokët e tij. Ajeti kur’anor thotë
"O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sylejmani dhe ushtria
e tij duke mos ju vërejtur". (27:18). Ky buburrec ndjeu vetën shumë të
përgjegjshëm dhe pranoi të sakrifikojë veten për popullin e buburrecave. Mendoni
për këtë o ju popull i Muhammedit a.s.
Dallimi në mes të fazës së parë dhe të dytë:
1. Në fazën e parë kërkohej që ju ta lironi veten. Në fazën e dytë kërkohet që
të lironi shtetet tuaja dhe myslimanët.
2. Në fazën e
parë provonit veten a keni qenë të dobishëm, a keni liruar veten? Në fazën e
dytë ju duhet të filloni të ngriheni.
Kjo është sikur ekipi sportiv që bën ushtrimet për nxehje, ushtrimi përfundon
dhe aftësitë fizike të ekipit janë më të larta. E tërë kjo bëhet para fillimit
të lojës, pra loja është faza e dytë. Po ashtu sikur studenti që mëson mirë në
shkollën e mesme e pastaj kalon në universitet, një shoqëri plotësisht të re,
kjo është faza e dytë.
Ju që keni
punuar me ne gjatë fazës së parë, mos u kënaqni me të shprehurit e falënderimit
Allahut dhe me krenarinë për atë që keni bërë. Ai ishte trajnimi pra a duhet të
jemi të kënaqur me të? Loja do të fillojë, pra ku jeni ju në fazën e dytë? A do
të punoni apo jo? Po ashtu ata që nuk kanë punuar me ne në fazën e parë, nuk do
të munden të punojnë me ne sepse programi ynë është “industri”, “prodhimtari”.
Për këtë arsye për të ditur si të punoni duhet të ktheheni mbrapa dhe të dëgjoni
fazën e parë, ndoshta jo krejt fazën por kuptoni se çka jemi dukë bërë në mënyrë
që të ndërtoni fuqi të madhe në brendinë tuaj. Atyre që u entuziazmuan për një
kohë e të cilët u ndalën dhe u mërzitën u them “Gjeni njerëzit me të cilët
përshtateni. Ne krijojmë jetë bashkërisht. Në shumë shtete si Sudan, Egjipt etj
janë shoqatat Sunna el Hayah ( Krijuesit e jetës). Ju nuk do të mund të punoni
vetë në fazën e dytë.
Ngritja nuk mund
të realizohet nëse piloti dhe asistenti i tij nuk bashkojnë duart e tyre dhe
shtyjnë dorëzën bashkërisht. Nëse në momentin e ngritjes piloti do të luhatej,
një fuqi ndihmëse është aty, prandaj duhet t’i bashkojmë duart tona.
• Ibrahimi a.s.
i tha të birit të vet Ismailit “O Ismail, Allahu më ka urdhëruar t’i ndërtoj një
shtëpi” Ismaili tha “ O baba, bindu Zotit tënd” Ibrahimi tha “ A do të më
ndihmosh?” Ismaili u përgjigj ” Po, do të të ndihmoj”.
• Pejgamberi
a.s. ynë tha “Kush do të më ndihmoj të dorëzoj mesazhin e Zotit tim? “ Askush
nuk e ndihmoi derisa erdhën ensarët dhe bashkuan duart e tyre dhe thanë “Ne do
të të ndihmojmë o i dërguari i Allahut”. Dhe kështu u krijua një popull.
Në pjesën e parë të fazës së dytë do të flasim për “fuqinë e dëshirës” pa të
cilën asgjë nuk mund të arrihet. “Dëshira” është diçka e brendshme, ndonjëherë
është e përgjumur ndërsa ndonjëherë është një vigan brenda jush, vetëm ju mund
ta sillni jashtë, sekreti i fshehur është në brendinë tuaj prandaj dëshirojmë ta
sjellim jashtë. Nëse vendosni ta nxirrni dëshirën tuaj, fuqia e madhe e fshehur
do të jetë në gjendje të arrijë rezultate të paparashikuara dhe të
jashtëzakonshme.
Mu sikur llamba e Aladinit, kur ta fërkoni del xhini the thotë “Ja këtu jam në
shërbimin tuaj”. Ju kërkoni çka do dhe për një moment ai e sjell atë. Ky nuk
është iluzion meqë dëshira e brendshme është e jashtëzakonshme. Unë nuk them se
do të bëjmë përralla, larg qoftë nga ne, ju do të mund të bëni gjëra që nuk keni
imagjinuar. Kur ”dëshira” fillon të depërton në trupin tuaj, venat, arteriet dhe
çdo qelizë e trupit do të ringjallet dhe fillon krijimin e fuqisë dhe energjisë
së jashtëzakonshme brenda jush.
Psikologët thonë se:
• Njerëzit e zakonshme përdorin vetëm 8% të aftësive të tyre.
• Njerëzit e
suksesshëm përdorin 40% të aftësive të tyre.
• Njerëzit e
mëdhenj përdorin 60 % të aftësive të tyre.
Ndërsa ju: sa përdorni ju? Nga vjen kjo forcë? “E kur ta përsosë atë (në
formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju
bini atij në sexhde".” (15:29). Ju keni energji të madhe, origjina e saj
është nga Allahu. Një fuqi e jashtëzakonshme që mund të lirohet për shkak të një
fjale të thjeshtë.
Shembujt:
1. Në betejën Ein Jalut në mes të myslimanëve dhe tatarëve, gjatë rrugës për në
betejë myslimanët ishin të brengosur nga luftimi me tatarët. Ata hynë në Bagdad
dhe filluan betejën kur njëri bërtiti një fjalë që krijoi diçka të
jashtëzakonshme brenda myslimanëve dhe vazhdoi të depërtojë në shpirtrat e tyre
derisa arritën fitoren. Kjo fjalë ishte “Wa islamah” “O islami ynë”
2. Imam Ahmed ibn Hanbel u burgos dhe tha ”Unë nuk frikohem nga vdekja sepse ajo
është martirizim e as nga burgu sepse shtëpia ime dhe burgu janë një, por
frikohem nga të rrahurat e kamxhikut. Pas pak hynë për ta marrë atë për rrahje
dhe frika filloi të dukej në fytyrën e tij derisa Allahu ngriti vullnetin e tij
duke sjellë një hajn para tij. Hajni kuptoi shqetësimin e imamit dhe se ishte i
frikuar nga kamxhiku. Në atë moment ai tha një fjalë që ndryshoi kiminë e trupit
të tij “Ti je në rrugën e drejtë, nëse do të jetosh do të jesh i lavdëruar, nëse
vdesësh do të vdesësh si shehid. A e di o imam se jam fshikulluar 18000 herë dhe
kam qëndruar për shejtanin, prandaj qëndro për Allahun”. Rojtari i burgut tha “E
kam rrahur derisa edhe mali do të rrëzohej por ai qëndronte i palëkundur, derisa
i ra të fikët. I solla pak ujë dhe i dhashë për të pirë por ai më tha ”Jam duke
agjëruar, sot është e enjte”. Rojtari i burgut tha “E rihja shpinën e tij aq
shumë saqë mendoja se herën tjetër kamxhiku do t’i del për goje”
Feja jonë është
urdhri më strikt në këtë botë që nxit “dëshirën” në brendinë tonë. Namazi i
sabahut, agjërimi, haxhi, namazi i natës. Një nga përparësitë e këtyre është
ngjallja e vullnetit. E njoh një të ri spanjoll i cili më pyeti një herë ”A
agjëroni në ramazan prej mëngjesit deri në mbrëmje për tridhjetë ditë resht edhe
në verë?” U përgjigja ”Po” ai tha “ Ju duhet të udhëhiqni tërë botën, po të
kishim një ligj në shtetet tona për të ndërtuar vullnetin nuk do të ishte më i
mirë se ligji i juaj”
Dëgjoni shembujt vijues:
- Në Bedr myslimanët ishin 313 ndërsa
jobesimtarët 1000, shikoni dallimin e forcës. Në të vërtetë ky është dallimi
i vullnetit.
- Në Uhud myslimanët ishin 700 ndërsa
jobesimtarët ishin 2000. A e shihni dallimin?
- Në Hajber myslimanët ishin 1400 ndërsa
jobesimtarët ishin 10.000
- Në Muta myslimanët ishin 200 ndërsa
jobesimtarët ishin 20.000
- Në Jermuk myslimanët ishin 20.000
ndërsa jobesimtarët ishin 250,000
- Gjatë pushtimit të Irakut myslimanët
ishin 18,000 ndërsa jobesimtarët ishin 120,000.
Këtë diferencë
mund ta quani diferencë të vullnetit
1. Saladini,
arriti fitoret e tija të lavdishme edhe pse trupi i tij ishte i mbuluar me lunga
dhe nuk mundej të kalëronte, por ai shkelte ne këto lunga me vullnetin e tij
derisa arriti atë që dëshiroi.
2. Sot e kemi
Haldunin si shembull të vullnetit mahnitës. Kur ra në kokë në moshën njëzet
vjeçare ai u paralizua por u bë programues i madh i kompjuterit duke përdorur
vetëm gjuhën e tij.
3. Shembull
tjetër është një motër e jona nga Egjipti që është sot me ne. E kam përmendur në
episodet e kaluara. Ajo është një vajzë e re e verbër që mësoi gjuhën e Brailit
dhe konvertoi të gjitha ligjëratat e Sunna el Hayah në atë gjuhë dhe u shpërndau
njerëzve të verbër. Ajo është modeli i pozitivizmit, vullnetit të fortë dhe
insistimit për sukses në jetë.
Projekti i këtij episodi:
• Ky është një projekt i cili teston fuqinë e vullnetit për fazën e ngritjes,
është një surprizë... Paksa i vështirë, e di... Ai është projekti i maratonës
• Maratona është
ecje 42 kilometërshe të cilën e bëri një luftëtar, fisi i të cilit ishte i kyçur
në një betejë të madhe. Kur korrën fitore ai vrapoi 42 kilometra vetëm për të
përcjellë lajmin e mirë vendit të tij. Ai tha “ Ne arritëm fitore” dhe pastaj
vdiq. Kjo ndodhi meqë vrapoi tërë atë distancë edhe pse nuk ishte i përgatitur
për te.
• Ne do të bëjmë
këtë maratonë me ecje sepse ecja është një nga gjërat më esenciale në ndërtimin
e vullnetit.
• Mjekët thonë
se sporti më i mirë për të fituar rezistencë është ecja në distanca të mëdha
meqë të gjitha sportet (pos vrapimit të maratonës) kërkojnë ose muskuj të
fuqishëm ose aftësi.
• Një shkencëtar
i madh është pyetur si erdhi deri te idetë e mëdha. Ai u përgjigj “Isha duke
ecur shumë” .
• Na dërgoni në
web faqe distancën që keni ecur në dy javët e kaluar. Kjo javë do të
shfrytëzohet për trajnim meqë mjekët thonë se distanca e tillë kërkon trajnime
ditore. Dhjetë ditë nga gjysmë ore derisa të arrini distancën prej 42
kilometrave
Shembujt:
- Pejgamberi a.s. dhe sahabët kanë ecur
një gjatësi më të madhe se kjo.
- Esma e bija e Ebu Bekrit ecte 3 milje
çdo ditë në të dy anët edhe pse ishte 7 muaj shtatzënë, për të sjellur
ushqim Profetit a.s. dhe babait të saj në shpellën Tur.
- Umu Seleme migroi nga Meka në Medine
në këmbë.
- Ali ibn Ebi Talib migroi nga Meka në
Medine në këmbë.
- Në betejën Dhat el Reqa’ 700 kilometra
larg, çdo shtatë persona ndërronin një deve derisa thonjtë e ashabëve ranë
dhe këmbët e tyre u zhveshën dhe tabanët e këpucëve të tyre u holluan. Ata
shqyen teshat e tyre dhe i lidhën këmbët meqë nuk ishin në gjendje më të
ecin.
- Distanca në haxh prej Mekes ne Mina
pastaj në Arafat dhe Muzdelife e anasjelltas ne Meke është përafërsisht 40
km. Ekziston një preferencë tek dijetarët me çka është Allahu më i kënaqur:
kryerja e haxhit në këmbë ose duke kalëruar. Pejgamberi filloi haxhin duke
ecur por i thanë se njerëzit dëshirojnë ta shohin prandaj hipi në deve.
Unë fillova vetë dhe e bëra këtë dhe ishte e dobishme. Shkoni dhe provoni dhe
lironi vullnetin tuaj të jashtëzakonshëm.
Një orë e ecjes së shpejtë = 6 km × 7 ditë = 42 km në javë Nëse mund të arrini
këtë distancë për më pak se një javë do të ishte edhe me mirë. Në fund, ideja e
projektit është ushtrimi i vullnetit, ngrihuni dhe fluturoni me fuqinë tuaj
maksimale... kërkoni nga Allahu që të jetë dëshmitar gjatë ecjes se do të punoni
fuqishëm në fazën e ardhshme dhe kjo është shenjë e seriozitetit tuaj.yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar
AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
|