Shqip
    Krijuesit e jetës
Episodi 17 Kremtimi i përfundimit të fazës së parë.
Languages>Shqip>Krijuesit e jetës
التقيم الحالى لهذا المقال بناء على 1 رأى

 

SUNAA’ AL-HAYAH

- KRIJUESIT E JETËS -

Episodi 17     Kremtimi i përfundimit të fazës së parë.

 

Kremtimi i përfundimit të fazës së parë.

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falënderimi dhe Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe mëshira qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

 

Kemi arritur në fundin e fazës së parë të programit tonë “Krijuesit e jetës”, megjithatë kemi edhe tre faza tjera për t’i kaluar.

 

Tani me të vërtetë duhet të themi: “falënderimi i takon Allahut” nga thellësia e zemrave tona, sepse kemi përmbushur qëllimin e fazës së parë të programit që ishte të liruarit nga dhjetë prangat që na pengonin. Jemi liruar nga prangat që na pengonin dhe na ndalonin që të ngrihemi. Qëllimi përfundimtar i këtij programi është ringjallja e islamit dhe myslimanëve anekënd botës. Disa nga këto pranga ishin: pasiviteti, mungesa e seriozitetit, mungesa e përgjegjësisë, jo-organizimi i kohës, mungesa e qëllimit të qartë, shpërdorimi i pasurisë dhe mos përdorimi i mendjeve tona.

 

Sot, ne dhe gjithë ata që e përcjellin këtë program, duhet të i falënderohemi Allahut xh.sh. meqë kemi arritur të lirohemi nga këto kufizime. Projektet që i filluam për lirimin nga prangat ishin të suksesshme. Ne e kemi ditur se njerëzit do të jenë të padurueshëm për të reaguar, por kurrë nuk kemi imagjinuar se reaksioni do të jetë kaq i madh. Është e pabesueshme se si njerëzit janë të etur për të arritur sukses, për të lëvizur dhe për të kontribuar diçka dhe se sa shpejtë mund të lëvizim dhe të ringjallemi.

 

A mund të paramendoni, vëllezër dhe motra, se për tre muaj të këtij programi, kemi përmbushur disa të arritura të cilat më herët ishin jashtë imagjinatës! Kjo është arsyeja që fillova këtë episod me falënderime për Allahun xh.sh që na mundësoi të lirohemi nga prangat dhe për suksesin në projektet tona.

 

Episodi i sotshëm është kremtimi dhe lumturia për të arriturat tona të suksesshme. Në të vërtetë, ne dëshiruam që ky kremtim të shënojë fundin e fazës së parë dhe ta ndajë atë nga fazat tjera. Është e natyrshme që njeriu është më i gëzuar dhe më optimist kur ndien se ka arritur diçka. Ndonjëherë kur mendojmë për rrugën e ringjalljes, ajo na duket shumë e gjatë. Por duhet t’ju them: Jo, vëllezër dhe motra, ne tanimë kemi përfunduar me fazën e parë. Ne arritëm që të prodhojmë rezultate dhe suksese gjatë saj! Prandaj, qëllimi i episodit të sotëm është t’ju gëzojmë dhe të plotësojmë hadithin e Pejgamberit a.s. “Çdokush që sjell gëzim në shtëpinë e myslimanit nuk ka shpërblim tjetër pos xhenetit.”

 

Dëshiroj ta ripërtërijmë shpresën dhe të jemi të gëzuar për lirimin tonë nga prangat. Në Ditën e Gjykimit, Allahu xh.sh. do të na pyesë se çka kemi bërë për islamin. Burrat dhe gratë që bënë përpjekje maksimale gjatë tre muajve të fundit, do të thonë: “O Zoti ynë, ne kemi bërë këtë e këtë. Ne nuk jemi kufizuar vetëm me namaz, agjërim dhe hixhab, por ne gjithashtu sollëm dobi për njerëzit e tjerë dhe kemi kuptuar se islami do të thotë përsosmëria dhe seriozitet në çdo gjë që veprojmë. Mësuam se si të jemi inxhinierë të aftë, avokatë të suksesshëm, etj”. Kur Librat ndahen në Ditën e Gjykimit, ju që jeni krijues jete do të thoni:O ju, qe, lexoni librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time”. 69: 19-20.      

 

Në Ditën e Gjykimit, islami do të vijë në formë të njeriut dhe do të kalojë pranë secilit prej neve dhe do të thotë: “Ky njeri më ka mbrojtur!” dhe “Ky njeri më ka poshtëruar”. Kur të kalojë afër jush, ju do të buzëqeshni dhe do të thoni: “O Zot, unë kam qenë gjallërues”. islami do ta ngre dorën e juaj dhe do të thotë: “Ti më ke mbrojtur!”

 

Pjesa e parë e kremtimit:

 

Vëllezër dhe motra, a ju kujtohen qëllimet e programit? A ju kujtohet djaloshi i pikëlluar i cili qëndronte i vetmuar në një dhomë të errët, me duar të lidhura, i dëshpëruar dhe pa shpresë. Ne shkojmë te ai dhe e pyesim: “A vetëm do të rish aty përderisa bota, përplot me shpresë dhe dritë, pret jashtë?” Ai provoi të ngrihet por nuk ia doli sepse duart e tij ishin të lidhura me pasivitet ndërsa në qafën e tij ishte pranga e mungesës së qëllimit në jetë. Ne filluam t’i thyejmë të gjitha këto pranga dhe kjo ishte faza e parë. Sytë e tij u mbushën me vullnet të fortë dhe vendosmëri, dhe kjo është faza e ardhshme. Ai doli jashtë dhe gjeti një botë të ndritshme. Në të njëjtën kohë, edhe shumë djem dhe vajza tjera dolën nga dhomat e tyre të errëta, çdonjëri duke bartur Kur’anin e Shenjtë në dorën e djathtë dhe logon e Krijuesve të jetës në dorën e majtë. Kjo do të jetë faza e tretë - puna ekipore. Ja se si duket qëllimi i Krijimit të jetës në vepër.

 

Pjesa e dytë e kremtimit: Të dhënat mbi të arriturat

 

Paramendoni kohën brenda së cilës janë arritur këto suksese dhe do të kuptoni se çka jam duke shpjeguar.

 

E para: Projekti i pozitivizmit

 

Këtu e kemi një listë të organizatave studentore që morën pjesë në këtë projekt në shkolla dhe universitete kudo në Botën Arabe:

 

  • Disa shkolla në Siri
  • Universiteti i Bahrejnit
  • Vajzat në të gjitha Universitetet e Jemenit
  • Një grup i të rinjve Algjerian themeluan një ekspozitë lëvizëse (të cilën e emëruan Krijuesit e jetës) për të udhëtuar nëpër të gjitha Universitetet e Algjerisë
  • Shumica e Universiteteve Jordaneze
  • Studentët e Universitetit Al-Mansura, Fakulteti i Shkencës, Egjipt
  • Universiteti Al-Manufia, Fakulteti i Tregtisë
  • Të gjitha kolegjet në Universitetin e Aleksandrisë
  • Të gjitha kolegjet në Universitetin e Kajros
  • Rezultati i anketës, “A jeni gjallërues pozitiv?” Numri i atyre që u përgjigjën ishte 55.271 prej tyre 62 % ishin shumë pozitiv, 30 % pozitiv dhe 8 % ishin me pozitivizëm të dobët.

 

E dyta: Projekti për respektimin e trupit të femrës

 

·        Numri i përgjithshëm i letrave të dërguara në kanalet satelitore me kërkesë të respektimit të trupit të femrës ishte 10 000.

·        Gjashtë shoqata bamirëse të grave vazhdojnë ta mbështesin projektin (tre në Egjipt dhe tre në shtetet e Gjirit). Është miratuar një rezolutë për ndalimin e video spoteve të turpshme në të gjitha kanalet Egjiptiane e cila është publikuar në gazetën Al-Ahram më 17 prill.

·        Në Francë është themeluar një shoqatë për mirësjellje të femrave e quajtur: “Shoqata e dëlirësisë”, qëllimi i së cilës është luftimi i sjelljeve të turpshme në video spotet Arabe.

·        Kuvendi i Popullit të Egjiptit është duke diskutuar një rezolutë për ndalimin e këngëve të tilla në të gjitha kanalet në Egjipt.

·        Shefi i Unionit të Muzikantëve Profesional do ta padit çdo grua e cila e përdor trupin e saj në mënyrë të paturpshme në video spotet muzikore.

·        Një kompani e madhe reklamuese ka ndryshuar strategjinë e saj, ata më nuk përdorin trupin e femrës për reklamimin e prodhimeve.  

 

E treta: Projekti: “Luftimi i pesë llojeve të narkotikëve”

 

·        Numri i shkarkimeve të dosjes që përmbante mesazhin për duhanxhinjtë ishte 121.000

·        Anketa për “nargilen” është printuar 181.000 herë.

·        Mesazhi për duhanxhinjtë është printuar 762.000 herë.

·        Mesazhi për avokatët e ndershëm është printuar 20.000 herë.

·        Mesazhi i titulluar “Të sigurohemi që askush nga shtëpia jonë të mos jetë narkoman” është printuar 50.000 herë.

 

Efekti i projektit “Thuani Jo pesë narkotikëve në rrugët Arabe”:

 

  • Artikujt në gazetën Al-Ahram
  • Artikujt në gazetën Jordaneze Al-Ra’l
  • Artikujt në gazetat e Gjirit Arabik (të gjithë kanë shkruar për projektin dhe kanë organizuar ngjarje të ndryshme për ta mbështetur projektin).
  • Ministria e furnizimit në Egjipt
  • Ministria e shëndetësisë në Katar
  • Udhëheqësi fetar në Egjiptit ka përkrahur rezolutën legale për ndalimin e alkoolit që do t’i paraqitet Asamblesë Kombëtare të Egjiptit.
  • Këshilli për Kulturë i Ukrainës

 

Universitetet që kanë ndaluar pirjen e duhanit në komplekset e tyre:

 

  • Kolegji i Mjekësisë  Qasr Al-Ainy, Egjipt
  • Kolegji i Farmacisë, Universiteti i Aleksandrisë
  • Universiteti Al-Fatih, Libi
  • Kolegji i Shkencave në Universitetin Al-Manufia
  • Universiteti Ajman
  • Kolegji i Shkencave Administrative, Kuvajt
  • Kolegji i Farmacisë në Universitetin Helvan, Egjipt
  • Universiteti Omar Al-Muhtar, Libi
  • Kolegji i Drejtësisë Al-Muhammadia, Maroko.

 

Veprimet tjera pozitive:

 

  • Seminaret në shkolla dhe klube të Egjiptit për luftimin e pesë llojeve të narkotikëve
  • 100 kompani nga Jordani, Siria dhe Egjipti na informuan për ndalimin e pirjes së duhanit në ndërtesat e tyre
  • Kampanjat e Inspektimit në qytetin Al-Mansoura.
  • Emirati i Mekës së Shenjtë aprovoi rezolutën më 17 prill të titulluar “Duam Meken pa duhan”
  • Mija letra nga burra dhe gra që deklarojnë lënien e duhanit.
  • Disa kafene në Egjipt dhe Jordani kanë ndaluar shërbimin e nargiles.

 

E katërta:Projekti i mbrojtësve të ardhmërisë

 

12.000 të rinj morën pjesë me ne. Ata do të trajnohen gjatë verës nga ana e 800 trajnerëve mjekësor të specializuar, nga vendet e ndryshme Arabe.

 

Shkollat dhe Kolegjet që morën pjesë:

 

  • Shkolla e Mesme Sheikh Zayed.
  • Studentët e Shkollës Dhahiyat Rasheed, Jordan.
  • Asociacioni i Studentëve myslimanë, Kanada.
  • Kolegji i Teknologjisë, Austri.
  • Klubi Baladiyat Al-Mahalla, Egjipt.
  • Spitali Universitar Mbreti Abdul-Aziz, Xhidde.
  • Këshilli Kulturor i Ukrainës

 

E pesta: Fushata e tubimit të veshëmbathjeve

 

Qëllimi im ishte që ta shtyj prezantimin e rezultateve të fushatës për tubimin e veshmbathjeve që ajo të jetë befasi. Sot kam lajme të mira për ju. Të gjithë jemi të njoftuar me projektin dhe se si është përhapur ajo në 26 shtete. Ata që kishin depo (gjithsej 3200 persona) i kanë tubuar rrobet. Ajo që mund t’i them atyre, është se janë shumë shpirtmirë, posaçërisht gratë! Njerëzit që kanë tubuar teshat betoheshin se kanë pranuar tesha të reja me etiketa! Kjo do të thotë se njerëzit kanë blerë tesha të reja për t’i sjellë. A ju kujtohet se si në çdo episod unë ju përkujtoja shokët e Pejgamberit a.s.? Se si unë ju pyesja se çka keni bërë ju për islamin në krahasim me ata? Sot, unë ju them se ju do t’i takoni ata në Ditën e Gjykimit dhe do t’i tregoni se sa punë të mëdha i keni kryer për një kohë kaq të shkurtër!

 

Befasia është se për dy javë kemi arritur të tubojmë 1.500.000 thasë! Caku ishte një milion. Më kujtohet episodi kur ju nxisja dhe ju thosha se mund të arrijmë tubimin e një milion thasëve por në brendi i thosha vetvetes se nëse arrimë 700.000-shin ajo do të ishte sukses. Duhet ta kemi parasysh se ky është numri që ka arritur tek unë, ndërsa jam i sigurt se ka njerëz që kanë shpërndarë teshat menjëherë dhe të tjerët që nuk na kanë informuar. Është e mundur që numri të jetë edhe më i madh. Ne ndjejmë kënaqësi me suksesin tonë. O i Dërguari i Allahut, populli yt nuk ka shterur ende të arriturat e tyre. Jo, ka burra dhe gra që janë të suksesshëm dhe ka prej tyre që edhe tani janë duke kontribuar. A ju kujtohet episodi i parë kur ju thashë se ky nuk është program por është projekt për t’i ringjallur popujt tanë. Unë ju sigurova se njëra prej qëllimeve tona ishte të bëhet zëvendësimi i gjendjes së dëshpërimit dhe mungesës së shpresës me atë të pozitivizmit dhe të shpresës. Unë nuk u talla me ju. Tani ju mund të shihni se çka keni arritur ju vetë.

 

A ju kujtohet shoku im të cilit i pata thënë se ky është projekt për ringjalljen e popullit e ai më pat thënë: “Populli është i vdekur”, unë u përgjigja: “Vendosmëria mund ta ringjallë një popull”, e ai shtoi: “E pamundur, njerëzit janë të vdekur, është e padobishme”. Unë i thashë: “Ne do të prezantojmë modele të njerëzve të cilët kanë arritur sukses dhe do të shohësh që unë do të flasë për një orë e populli do të punojë 24 orë. Ata do ta nxisin njërin tjetrin dhe do të bëhet një ndryshim dhe pastaj do të bëhet edhe ringjallja”. Ai më tha: “Do të shohim”. Falë Allahut, ne kemi arritur sukses dhe ju i keni parë të arriturat.   

   

Në të vërtetë, pas rishikimit të shënimeve të të arriturave, u frikësova se mos po ndiejmë mendjemadhësi për atë që kemi arritur. Prandaj dëshiroj të ju rekomandoj të lexoni ajetin vijues Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata. 10:58

 

Unë po ashtu ju rekomandoj që ta falënderoni dhe ta lavdëroni Allahun xh.sh. shumë për atë që ka ndodhur në fazën e parë. Sillni në mend ajetin: “Nëse falënderoni (me pranimin e Besimit dhe adhurimin e askujt tjetër pos Allahut), do t’ua shtojë të mirat” 14:7

 

Faza e ardhshme është edhe më e madhe dhe me të vërtetë besoj se do të kemi sukses, sidoqoftë unë kërkoj nga ju një reaksion shumë më të madh. Duhet ta falënderojmë Allahun dhe vazhdimisht duhet ta kujtojmë ajetin; “Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut” 16:53

 

Mbani mend se kjo nuk është për shkak të mençurisë tonë! Vetëm shikoni se si Allahu xh.sh na ka gjallëruar dhe se si e ka gjallëruar vendosmërinë tonë dhe përkujtoni ajetin; “Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? 6:122

 

Pjesa e tretë e kremtimit

 

Do të prezantojmë një këngë për Pejgamberin tonë dhe mësuesin tonë të dashur Muhammedin a.s. sepse ai është udhëheqësi dhe shembulli ynë. Përveç kësaj, programi “Njoftohu me të dashurin” ishte i dizajnuar që ne ta përkujtojmë atë; ky program është po ashtu i asaj natyre përmes të cilës ne bëhemi gjallërues produktivë. Kënga është në gjuhën Angleze, meqenëse “Krijuesit e jetës nuk i dedikohet vetëm botës Arabe, dhe do ta interpretojë vëllai ynë nga Britania, Sami Youssef. Derisa e dëgjojmë këngën, do të doja që ta kujtojmë Havdin e Pejgamberit a.s. në Ditën e Gjykimit. Paramendoni etjen tuaj ekstreme në atë ditë. Papritmas Pejgamberi a.s. do të thërrasë: “Eja, ti je nga ummeti im (Populli i islamit)”. Atëherë ti do të vraposh te ai, do ta shohësh për herë të parë dhe posa ta arrish atë, ai do të të japë një gllënjkë nga Havdi i tij me duart e tij mbas të cilës më kurrë nuk do të ndiesh etje.

 

(Fjalimi i Sami Youssef-it mbas këngës) “Es-selamu Alejkum (Paqja qoftë mbi ju). Kjo është vizita ime e parë në Liban dhe kam nderin të jem pjesë e këtij projekti të shkëlqyer dhe madhështor e cila na ka sjellë shumë dobi dhe e cila ka dëshmuar se ne nëpërmjet vetë-besimit dhe mbështetjes tonë tek Allahu xh.sh mund të arrijmë rezultate të mëdha. Të gjithë duhet të jemi krenar me identitetin tonë dhe me islamin tonë dhe të fillojmë vepra të mira meqenëse kjo është përgjegjësia jonë dhe premtimi ynë ndaj Allahut xh.sh. Duhet t’i shfrytëzojmë talentet tona në të mirë meqenëse çdokush nga ne e ka një talent, askush nuk është i lindur si muzikant, filozof apo person i madh. Këto gjëra zhvillohen gjatë kohës.   

Profeti a.s ka zbuluar dhe ka zhvilluar talentet e shokëve të tij, si p.sh: Halid Ibn velid, Ali Ibn Ebi-Talib dhe Omer Ibn El-Hattab. Të gjithë shokët e Profetit ishin të talentuar dhe ai u besoi të gjitha përgjegjësitë për t’i realizuar ato. 

 

Çdokush që e dëshiron këtë këngë nga vëllai ynë Samiu, apo ndonjë këngë tjetër të tij, mund ta gjej në web faqen www.amrkhaled.net

 

Pjesa e katërt e festimit

 

Tani, do t’i nderojmë disa njerëz të cilët kanë kontribuar shumë në fazën e parë të këtij projekti dhe janë bërë shembuj të mirë si Krijues të jetës. Vetëm brenda tre muajve, shumë njerëz kanë kryer vepra që vlejnë të nderohen. Këta të cilët janë pranishëm me ne sot, janë një numër shumë i vogël nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë dhënë mund, ata që i njoh dhe ata që nuk i njoh. Le të fillojmë me procesin e nderimit të cilën e kemi mësuar nga Profeti ynë s.a.v.s. i cili kishte zakon t’i falënderonte shokët e tij për ndonjë vepër të mirë. Për shembull, Ebu Ubejden ai e thërriste Thesar të Ummetit, Halid Ibn Velidin e thirrte Shpata e Allahut. Ai ka emëruar shokët e tij me shumë nofka të cilat i gëzonin dhe motivonin vullnetin e tyre. Profeti s.a.v.s. gjithashtu na ka mësuar të japim dhurata meqë ai ia dha Abdullahut një shkop të drurit dhe i tha atij: “Merre këtë dhe më tako me të në Ditën e Gjykimit” (që ai të hynte në Parajsë). Ja ku janë mysafirët tanë:

 

  1. Do të fillojmë me disa të rinj nga Jordani të cilët themeluan një klub dhe e quajtën “Klubi i krijuesve të jetës” dhe punuan në të gjitha fushatat, si: pesë narkotikët, vetë-ngjitëset, tubimi i veshmbathjeve etj. Ata janë katër persona: Osama, Muhammedi, Arva dhe Esma. Do t’i shpërblejmë me një certifikatë të nderit dhe me një dhuratë nga Sunaa’ Al-Hayah që përmban një palmë e cila e mban planetin dhe ka një mbishkrim: “Së bashku ne krijojmë jetë”

 

  1. Fituesi i dizajnit më të mirë për “Thuani JO duhanit” të cilën Organizata Ndërkombëtare për Shëndet ka kërkuar ta përdorë dhe njëkohësisht kërkojmë nga ju ta merrni nga web faqja jonë dhe ta shpërndani kudo në Botën Arabe. Ai është vëllau ynë Velid, Allahu e shpërbleftë.

 

  1. Një grup i të rinjve ka themeluar “Shtëpinë e përkthimit” të quajtur “Dar-al Tarjama”. Ajo përbëhet prej 170 përkthyesve, prej të dy gjinive, nga 25 shtete. Ata janë takuar në web faqe dhe janë pajtuar që të formojnë një grup përkthyesish që do t’i përkthej të gjitha materialet islame të dijetarëve mysliman në të gjitha gjuhët Evropiane. Ata kanë filluar me artikujt e Dr. Zaglul El-Najjar-it dhe me ligjeratat e mia, Allahu i shpërbleftë. Me neve sot është vëllai ynë Halid Farag, një Gjerman-Egjiptian i cili ka ardhur apostafat nga Gjermania. Ai tha se ata ishin motivuar nga ajeti Kur’anor: O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete”  49:13 “Për shkak të këtij ajeti”, Halidi sqaroi, “Ne dëshirojmë ta përkthejmë diturinë e lindjes për perëndimin dhe anasjelltas.”

 

  1. “Grupi Hadeer” – një grup i të rinjve dhe të rejave Libaneze të cilët kanë filluar të bëjnë projekte dhe këngë që i kanë dërguar kanaleve satelitore, të gjitha me vetë financim. Me ne sot është Marvan Fer’oun, drejtori I përgjithshëm “Grupit Hadeer”. Ata takohen pas punës apo mësimit për të bërë vepra të mira dhe të nxisin popullin që të dojë më tepër fenë e tyre. Kjo nuk ishte e vështirë dhe ata tani kanë gjetur një sponsor i cili është i gatshëm për të financuar projektet e tyre, falë Allahut xh.sh.

 

  1. Nga Algjeria e kemi një djalosh që quhet Kidar Sami dhe disa të rinjë në mes të cilëve edhe vajza Asja e cila ka themeluar një grup të quajtur Sunaa’ Al-Haya në web faqen www.amrkhaled.net dhe ka formuar një ekspozitë mobile për t’i vizituar të gjitha universitetet në Algjeri me qëllim të përhapjes së ideve të programit. Kidar sqaron: “Ne duhet të njihemi me njëri tjetrin përmes web faqes të z. Amr Khaled dhe ne planifikojmë të vazhdojmë me projektet tona.

 

  1. Në Qendrën Kulturore në Ukrainë, myslimanët e shikojnë Krijuesit e jetës dhe vazhdojnë me diskutime pas çdo namazi të Xhumasë rreth detyrave që mund t’i kryejnë derisa të takohen në javën e ardhshme. Me ne sot është përfaqësuesi i grupit të Ukrainës, vëllai ynë Thiran i cili sqaroi: “Jam shumë i gëzuar me mikpritjen që kam pranuar këtu. Ne në Ukrainë kemi qenë shumë të angazhuar me këtë program, duke përfshirë edhe projektin e fundit “Tubimi i veshmbathjeve”.

 

  1. Nga Egjipti e kemi Abdel Rahmanin i cili me një grup të rinjsh ka shikuar episodin e pozitivizmit  dhe kanë tubuar para të mjaftueshme për të blerë një aparat për dializë të cilën e dhuruan Universitetit të Aleksandrisë. Abdel-Rahman tha: “Në emër të 100.000 studentëve dhe në emër të profesorëve tanë dhe stafit të Universitetit të Aleksandrisë, ne kemi tubuar paratë meqë kemi vërejtur se numri i të sëmurëve nga veshkët është shumë i madh. Prandaj ne vendosëm ta formojmë këtë njësit. Në fillim jemi ballafaquar me fjali dëshpëruese si: “Nuk ka shpresë te rinia” dhe “Rinia jonë është barrë”, por ne ia dolëm të ndryshojmë këtë mendim. 

 

  1. Nga Kanada e kemi Javadin i cili ka arritur t’i tuboj 10 000 thasë me rrobe. Ai tha: “Dëshiroj të them se ju që jeni në botën Arabe keni një mundësi e ajo është se skamnorët janë përreth jush dhe është lehtë t’i kontaktoni. Për ne, është shumë vështirë t’i tubojmë dhe pastaj t’i dërgojmë veshmbathjet në vendet e tjera, si Sudani. Dua ta përmendi një rast që më ndodhi personalisht. Isha duke vrapuar në plazh në një mëngjes kur mu afrua një njeri dhe kërkoi nga unë një dollar. Thashë në vete: “Lavdi i takon Allahut që dërgoi një person të kërkoj para e që t’i ndihmoj dhe të hyj në xhenet.” Prandaj, mundohuni të përfitoni nga kjo mundësi”.

 

  1. E kemi një vashë njëmbëdhjetë vjeçare nga Aleksandria e cila vetë e kishte thirrur Guvernatorin e Aleksandrisë dhe kishte kërkuar nga ai që ta rregullonte rrugën e saj. Ajo quhet Aja dhe tha: “Guvernatori më dëgjoi, më ndihmoi dhe nuk u sjell ndaj meje si ndaj një fëmije Ditën e ardhshme kur u ktheva nga shkolla pashë se rruga ishte e riparuar.”

 

  1. Ajman Nur, i cili ka dizajnuar grafikët e këtij programi dhe ato që paraqesin zbulimet e El-Hassan Ibn El-Hajtham. Ai tha: “Unë iu bashkëngjita ekipit punues për t’i dizajnuar grafikët për hyrje dhe fund të këtij programit dhe logon speciale. Ne kemi bërë animacionin e zbulimeve të Ibn El-Hajthamit i cili ka themeluar procedurat eksperimentale, pa të cilat do të ishte i pamundur identifikimi i suksesshëm i rezultateve dhe teorive. Atij i kemi borxh origjinën e thjerrëzës, fotografisë dhe kamerës. Prandaj them; “Nëse dikush dëshiron të jetë krijues i jetës, ai duhet të ec hapave të  krijuesve të jetës”

 

  1.  Një individ që e përfaqëson Sirinë, populli i të cilit ka qenë i gatshëm  për të na ndihmuar, Allahu i shpërbleftë të gjithë ata. Ai quhet Abdel-Fattah Al-Samman. Ai më ndihmon në çdo detaj të vogël apo të madh lidhur me këtë program nëpërmjet bashkëveprimit të tij të shkëlqyer. Ai tha: “Ky lloj i programit me të vërtetë mund të nxjerrë të rinj të cilët janë “Krijues të jetës”

 

  1.  Vëllau ynë Hilal Fattal nga shoqata “Sunaa’ Al-Hayah” nga Tripoli.

 

  1.  Vëllau ynë Fahd Abdel Vahid nga “Shoqata e përsosjes” në web faqe.

 

  1. Ahmed Imam i cili ka nisur idenë e tubimit të veshmbathjeve. Në Ditën e Gjykimit peshoja e tij do ta mbaj shpërblimin e 1.5 milion thasë që janë tubuar. 

 

Këta individë paraqesin një përqindje të vogël të numrit aktual të atyre që kanë merituar të jenë të nderuar me ne në Sunaa’ Al-Hayah. I falënderohem, Allahu i shpërbleftë.

 

Pjesa e pestë e kremtimit

 

Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë para do kohe ka nderuar Sunaa’ Al-Hayah.  Kjo organizatë kujdeset për shëndetin e tërë njerëzimit dhe çdo vit nderon afro 20 individë për të arriturat  tyre efektive në fushën e shëndetësisë botërore. Këtë vit ata më kanë zgjedhur mua, të gjorin, Amr Khaled, në emër të rajonit të Lindjes së Afërt.

 

Kur e pranova trofeun dhe “Certifikatën e Nderit”, isha i ngatërruar sepse e dija se ato nuk më takojnë mua. Ato janë të juaja. Pasha Allahun, këto nuk janë vetëm fjalë boshe.

 

Do ta qesim këtë certifikatë në web faqe dhe çdo kush që ka marrë pjesë së bashku me ne në fushatën kundër pesë narkotikëve (pasi që kjo certifikatë është për fushatën kundër duhanit dhe drogës) mund ta merr atë, ta shlyej emrin tim dhe ta vendos emrin e tij/asaj dhe ta var në murin e tij/asaj. Nëse unë do të flisja njëqind vjet por pa përpjekjen e juaj, askush nuk do të na jepte ndonjë shpërblim.

 

A e shihni se si ka arritur zëri ynë tek Kombet e Bashkuara? Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë ka kërkuar ta përdorë dizajnin e Velid-it në fushatat e tyre. Ju rini jeni efikas dhe mundi juaj meriton të shpërblehet.

 

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ju.

 

Ide e re

 

A i dini kujtimet e shkollës ku njerëzit fotografohen së bashku dhe pas 20 vjetësh ata i shikojnë fotografitë dhe thonë: “O ditët e vjetra të mira!” Kjo është ideja jonë e re.

 

Jemi duke planifikuar të bëjmë një libër “Krijuesit e jetës” për të përkujtuar etapën e parë. Ky libër nuk do të ketë autor sepse çdokush që do të dërgoj tregimin e tij apo të saj do të jetë një autor. Libri do të shpërndahet nëpër librari me titullin “Sunaa’ Al-Hayah”. Lus çdonjërin prej jush të merr pjesë edhe nëse keni dërguar vetëm një thes me rrobe, keni kontaktuar me ne me telefon apo faks ose keni vizituar web faqen tonë. Dërgoni foton e juaj, emrin dhe tregimin e juaj në web faqen www.amrkhaled.net. Do t’i ndajmë të gjithë së bashku, unë, familja ime dhe të gjithë që kontaktojnë me ne.

 

Qëllimi i këtij libri:

 

·        Të jetë një kujtim i këndshëm i këtij projekti. I kemi 15 ditë dhe afati i fundit është 25 qershori 2004 që t’i dërgoni me internet.

·        Të jetë një përkujtues ashtu që çdo herë kur të ballafaqoheni me vështirësi në jetën e juaj, do t’ju bie ndër mend ky libër në bibliotekën e juaj.

·        Për t’ju mundësuar që kur në Ditën e Gjykimit të takoheni me Allahun, të thuani: “Unë kam qenë me këta njerëz”.

·        Për të arritur vëllazëri dhe lidhje të afërt të motrave për Allahun. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdokush do të ringjallet me atë që e do”.

·        Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dashuria ime është e detyrueshme ndaj atyre që ndihmojnë njëri tjetrin për hir timin” dhe ne jemi duke e bërë këtë libër për t’i ndihmuar njëri tjetrit dhe që feja e Allahut të jetë fitimtar. Në këtë libër do të jenë fotografitë e një nëne 50 vjeçare, një vajze 12 vjeçare dhe nënës së saj, si edhe fotografitë e juaja dhe të miat.

 

Plani i shpërndarjes për rrobet e tubuara:

 

·        Në vendet Arabe aty ku ka njerëz të varfër ju lus që të bëni ekspozimin e rrobeve për shpërndarje. Në web faqen www.amrkhaled.net mund të gjeni informata se si t’i hapni këto ekspozita si dhe hollësitë e tjera të dhëna nga expertët. Do të informoheni se kë duhet ta kontaktoni në vendin e juaj për t’iu ndihmuar në hapjen e ekspozitave.

·        Në Evropë, SHBA, Kanada dhe në vendet e Gjirit, disa njerëz kanë menduar t’i dërgojnë veshmbathjet në Irak ose Palestinë. E di se ata janë duke vuajtur për së tepërmi por ata nuk kanë nevojë për veshmbathje. Ne e kemi gjetur një shtet tjetër që vuan shumë nga trazirat e brendshme dhe ne merakosemi për vëllezërit tanë atje. Ky vend është Sudani. Për këtë ne kemi vendosur që këto tesha t’i dërgojmë në Darfur në Veri dhe në Goba në Jug.

 

Ne jemi marrë vesh me qeverinë e Sudanit se teshat nga Evropa, SHBA-ja dhe Kanada do të sillen në limanin “Pour Sudan” duke filluar nga kjo javë. Për të lehtësuar transportin e mallrave, ne do të bëjmë ngarkimin e çdo gjëje nën emrin e “Ministrisë për çështjet humanitare të Sudanit” dhe e tëra që ata kërkuan nga ne ishte t’i klasifikojmë teshat e reja nga ato të përdorura. 

 

Vizitoni web faqen www.amrkhaled.net dhe do të gjeni kompaninë e cila mundësoi bartjen e mallrave me anije dhe të gjitha detajet e tjera lidhur me bartjen e mallrave si dhe zgjedhjen e çdo lloji të problemit nëpërmjet ambasadës së Sudanit në vendin ku jetoni. Që nga tash dhe gjatë tërë muajit, të gjitha teshat duhet të tubohen në limanin “Pour Sudan”. Atëherë, nëse do Allahu, ne do të jemi atje për të ndihmuar në shpërndarjen e teshave dhe do t’iu sjellim pamjet e incizuara. Dëshirojmë të falënderojmë qeverinë e Sudanit për bashkëpunim dhe të gjithë ata që do t’i dërgojnë teshat e tyre. Nuk do të bëjmë dallime në mes të myslimanëve dhe të krishterëve gjatë shpërndarjes së teshave, si në Sudanin Jugor ashtu edhe në atë Verior.

 

Çdonjëri po lëviz, pra LËVIZNI edhe ju me ta dhe ne do të fillojmë një fazë të re pasi të mbarojmë me dërgimin e veshmbathjeve në Sudan dhe pasi të pranojmë emrat dhe fotografitë e juaja për librin tonë.

 

Ju faleminderit dhe paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ju.

yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar


AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
تنبيه:لن يتم قبول التعليقات التي بغير اللغة العربية أو الانجليزية**
أضف تعليق
الاسم
البريد الالكترونى

*فقط من أجل التواصل ولن يتم عرضه بالموقع.
عنوان التعليق
التعليق

*الحد الأقصى للتعليق هو 750 حرف.

تعليقات الزوار

--- أضف تعليق ---
طباعة المقال
إرسال المقال لصديق
متصفح ملفات اﻷكروبات
متصفح ملفات اﻷوفيس
جميع حقوق النشر محفوظة   Amrkhaled.net   1427 ©     هجرية     Managed By: ZADSolutions
برعاية