Shqip
    Krijuesit e jetës
Episodi 10 Thoni JO katit dhe alkoolit
Languages>Shqip>Krijuesit e jetës
التقيم الحالى لهذا المقال بناء على 5 رأى

 

SUNAA’ AL-HAYAH

- KRIJUESIT E JETËS -

 Episodi 10     Thoni JO katit dhe alkoolit

 

Thoni JO katit dhe alkoolit

 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin e Tij, Muhammedin a.s.

Në episodin e kaluar kemi biseduar për bartjen e përgjegjësisë dhe për arsyet se pse rinia është e paaftë dhe frikohet nga bartja e saj. Kemi cekur se qëllimi i kësaj ligjërate është krijimi i gjeneratës së re, që do të jetë e aftë për bartjen e përgjegjësisë. Për të arritur këtë, duhet të fokusoheni në pesë aspekte:


1. Veten tuaj;
2. Familjen tuaj;
3. Punën tuaj;
4. Atdheun e juaj;
5. Myslimanët dhe tërë botën.

 

Të gjithë ne do të pyetemi Ditën e Gjykimit për situatën në tokë, se si ishte gjendja e Islamit dhe i shteteve tona? Si ishte Egjipti? Si ishte Maroko, Jemeni, Tunizi, Algjeria etj? Të paramendojmë se çfarë do të jetë përgjigja juaj kur të qëndroni para Allahut të Madhërishëm?

Nuk pranohet vetëm që të thoni: “Unë jam falur dhe të kam adhuruar o Allah, por nuk interesohesha për situatën në botë”. Do të pyetemi se pse nuk kemi provuar të bëjmë diçka.

E tërë bota i takon Allahut xh.sh. dhe secili që përpiqet ta ndërtojë atë, do të shpërblehet, ndihmohet dhe nderohet nga Allahu xh.sh. Prandaj, të gjithë ne jemi përgjegjës dhe kjo ishte ajo që desha të sqaroj në episodin e kaluar. Po ashtu theksuam edhe një pikë shumë të rëndësishme – se duhet të veprojmë praktikisht me ç’rast pasqyrohet pikëpamja jonë ndaj bartjes së përgjegjësisë, fjalët dhe këshillat nuk mjaftojnë. Pas kësaj, pranga që na pengon të bartim përgjegjësinë, do të thyhet pak nga pak. Le të i zëvendësojmë fjalët me vepra dhe të bëjmë diçka praktike këtë javë. Zgjidhja është në duart tona, ne mund ta bëjmë këtë! Le të bashkëpunojmë në projektin e luftimit të pesë narkotikëve: duhanit, nargiles, katit, alkoolit dhe drogës.

Episodin e kaluar e filluam me dy prej tyre - duhanin dhe nargilen. Përmendëm si mund të ndihmojmë në zvogëlimin e përdorimit të duhanit dhe nargiles në vendet publike duke shfrytëzuar moton “JO duhanit në vende publike dhe JO dëmtimit të të tjerëve”. Pos kësaj, kërkuam që anëtarët e familjes të mos përdorin duhanin në shtëpi sepse kjo është e dëmshme për fëmijët dhe gratë. Nëse doni të pini duhan në punë apo në mjetet e transportit publik, zgjidhni një vend larg nga njerëzit për të mos i dëmtuar ata.


Të provojmë të vendosim shenjat: “Ndalohet pirja e duhanit” dhe ”Mos na dëmtoni me duhanin tuaj” në vendet publike. Të refuzojmë të kemi nargilen si qendër të jetës sonë shoqërore. Është e papranueshme që nargilja të ketë rol parësor në tubimet tona familjare dhe shoqërimet me shokë. Nëse dëshironi të përdorni nargilen, bëni këtë në vetmi që të mos i dëmtoni të tjerët.

Le të provojmë t’i këshillojmë duhanxhinjtë dhe t’u tregojmë për rreziqet e duhanit siç janë: shëndeti i dobët, harxhimi i parave dhe i kohës etj. Jemi pajtuar për pikat e lartpërmendura javën e kaluar. T’i shikojmë tani rezultatet. Rezultatet janë premtuese dhe do t’ju tregoj disa prej tyre.

 

  • Së pari, në episodin e kaluar u morëm vesh që të marrim nga web faqja dosjen e cila thërret në luftë kundër duhanit dhe ta shpërndajmë atë. Imagjinoni sa herë është kopjuar kjo dosje brenda gjashtë ditëve? 75,000 herë. Kjo do të thotë se 75,000 djem, vajza, burra dhe gra vepruan për të kryer misionin dhe shpresojmë se çdonjëri prej tyre do të bëjë 5 kopje tjera për të shpërndarë atë sa më shumë. Kjo me siguri kërkon angazhim të madh. 75,000 është një numër i vogël, por ne falënderojmë Allahun xh.sh. dhe shpresojmë se ky numër do të rritet.

 

  • Pyetësori për nargilen është kopjuar 50 000 herë.

 

  • Lajmi tjetër i mirë është që Ministria e Shëndetit në Egjipt kërkoi një kopje të kësaj dosjeje, si mesazh duhanxhinjve, për ta shpërndarë atë në qendra rinore pranë Ministrisë së Shëndetit. Pos kësaj, Ministri i Shëndetit në Egjipt aprovoi ligjin i cili ndalon duhanin në njësitë që veprojnë pranë Ministrisë së Shëndetit. Tani është me rëndësi që qytetarët t’i aplikojnë këto ligje.

 

  • Më 17 dhe 18 prill, gazeta El-Ahram publikoi artikullin ku thuhet se një numër simpoziumesh religjioze mjekësore për luftën kundër drogës do të mbahen nga një numër i shkencëtarëve dhe mjekëve në klubet dhe qendrat rinore në Egjipt. Po ashtu, qendra kulturore në Ukrainë zgjodhi luftën kundër duhanit, drogës dhe narkotikëve tjerë si temë kryesore të ligjëratave të së premtes për disa javë vijuese. Gjithashtu, ata do të shpërndajnë kasetën kundër duhanit anëtarëve të Bashkësisë Islame në Ukrainë.

 

  • Kryesuesi i asociacionit Egjiptian për luftim kundër duhanit publikoi më 15 prill 2004 në gazetën El-Ahram artikullin me emrin “Nargilja! Sa e urrej atë”. Ai konstatoi se nargilja përmban 50 lloje të substancave kanserogjene. Pos kësaj, u publikuan shumë artikuj kundër përdorimit të duhanit dhe nargiles.

 

  • Në Jordani, gazeta “Er-Ra’i” drejton një fushatë publike kundër duhanit në mjetet e transportit publik. Si rezultat, Ministria e Transportit në Jordani nxori ligjin i cili ndalon pirjen e duhanit në mjetet transportuese dhe kushdo që nuk i respekton këto rregulla, do të gjobitet.

 

  • Ne pranuam mijëra letra prej grave, burrave dhe të rinjve që thonë se kanë braktisur duhanin plotësisht. Ky është lajm tejet përgëzues sepse qëllimi i fushatës sonë ishte vetëm të ndalojmë pirjen e duhanit në vende publike. Pra, ky rezultat dëshmon që njerëzit janë duke reaguar pozitivisht me ne.

 

  • Një nga lajmet që pranuam ishte se kafenetë Egjiptiane, Siriane dhe Jordaneze deklaruan se ata ndaluan shërbimin e  nargiles dhe vendosën shenja në kafenetë e tyre ku shkruante: “Nuk shërbejmë nargile“ edhe pse nargilja përbënte 40% të të ardhurave të tyre. Në mes të tyre ishin edhe kafenetë e mirënjohura në rrugët më të popullarizuara të Aleksandrisë.

 

  • Dy djem 13 vjeçar nga Emiratet e Bashkuara Arabe i drejtuan një letër Ministrisë së Shëndetit në EBA duke kërkuar ndërhyrjen e tyre për të ndaluar nxënësit të pinë duhan në shkolla.

 

  • Një djalosh i klasës së pestë fillore, përdori lojën e tij “Monopol” për të transmetuar mesazhin babait të vet. Ai ulej para babait të vet dhe kur babai e ndezte cigaren djaloshi ndizte një bankënotë false të monopolit. Babai e pyeti se pse e bën këtë, djaloshi iu përgjigj, “Të imitoj ty baba”. Sa djalosh i mençur! Babai i tij na shkroi duke thënë se braktisi duhanin që nga atëherë dhe njëkohësisht u falënderua për fushatën.

 

Rezultatet, elhamdulilah, janë premtuese por ne duhet të arrijmë dyfishin e këtij numri në mënyrë që të jemi vërtetë efektiv në kufizimin e përdorimit të narkotikëve. Prandaj, ejani të arrijmë  qëllimin tonë të bartjes së përgjegjësisë.

 

Njëzet djem të rinj në disa Universitete të Egjiptit, qysh nga fillimi i programit, filluan të bartin  përgjegjësinë bashkë me ne dhe vendosën të bëjnë diçka për vendin e tyre. Ata shkuan në një pjesë shumë të varfër të Kajros së Vjetër (Misr Kadima) dhe u ndanë në grupe dhe çdo 3 vetë ishin përgjegjës për një rrugë. Në fillim qëllimi i tyre ishte të fitojnë besimin e popullatës në mënyrë që të bashkëpunojnë për arritjen e qëllimeve. Rezultati ishte mahnitës. Ata furnizuan këtë rajon me ushqim, barëra dhe veshmbathje. Ata u kujdesën për disa gra të veja (56 raste) dhe bonjakët, si dhe u angazhuan në përmirësimin e infrastrukturës së këtij rajoni. E tërë kjo u arrit vetëm në saje të 20 djemve të rinj. Paramendoni shpërblimin e tyre! Le të shikojmë video incizimin për këta të rinj që ndoshta do të na nxisë t’i imitojmë ata.

Është koha që të fillojmë të bëhemi përgjegjës për Islamin, vendin dhe tokën tonë. Duhet të rikujtojmë gjithmonë veten se Allahu xh.sh. do të na pyesë për to. 

Të vazhdojmë tani me fushatën tonë kundër narkotikëve.


Në një hadith thuhet: ”Ajo që ofendon njerëzit, ofendon edhe melekët”. Melekët nuk mund të qëndrojnë aty ku përdoret duhani dhe nargilja, vetëm djajtë qëndrojnë në ato vende. Prandaj, pse vallë ne i lëndojmë melekët?

A e dini një gjë? Ndërtimi i fabrikave dhe i ndërtesave është më i lehtë se ajo çfarë ne bëjmë tani. Ajo çfarë bëjmë ne është se mundohemi t’i ndryshojmë disa vese të këqija dhe njerëzit të cilët i ndjekin ato. Kjo vërtetë kërkon angazhim të madh nga ne që të mund t’i zgjojmë vendet tona. Duhet që secili prej nesh të ketë fuqinë e dhjetë të tjerëve. Këto nuk janë fjalët e mia por janë fjalët e Allahut xh.sh. “Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fuqishëm), do t'i mundni dyqind” 8:65. Kjo do të thotë se një mysliman mund të mposhtë 10 dhe në rastin më të keq mund të mposhtë 2 vetë. E dini, kur Amr Ibn El-As deshi të çlirojë Egjiptin, ai kërkoi nga Omer Ibn Hatabi (halifeja) një ushtri. Omeri pyeti se sa luftëtarë i duhen atij, ndërsa Amri tha se i duhen rreth 4000 luftëtarë. Omeri dërgoi vetëm katër njerëz. Amri u befasua me këtë dhe i shkroi Omerit duke thënë se ai kishte kërkuar katërmijë luftëtarë ndërsa ai dërgoi vetëm katër. Omeri u shqetësua shumë dhe tha: “Unë të dërgova katër luftëtarë, çdonjëri prej tyre vlen sa njëmijë”. Amri pyeti: “Si?” Omeri tha: “Betohem në Allahun se zëri i El-K’aqas në betejë është më i mirë se njëmijë luftëtarë”. El-K’aqa ishte njëri nga katër luftëtarë të dërguar. Beteja filloi dhe myslimanët rrethuan fortesën e cila ishte e vështirë për t’u pushtuar. Ata filluan ta humbnin moralin kur papritmas El-K’aqa  ngriti zërin duke bërtitur fortë: “Allahu Ekber, Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi”. Zëri i tij ngriti moralin e myslimanëve dhe e frikësoi armikun në fortesë. Fortesa u pushtua dhe myslimanët fituan. Amri qau dhe tha: “Omeri kishte të drejtë, ai i dinte njerëzit e vet më mirë se unë. Ky njeri është më i mirë se njëmijë njerëz”.

Ne vërtetë kemi nevojë për njerëz që mund të nxisin njëri tjetrin.

Tani do të fillojmë projektin në lidhje me narkotikët tjerë. Të fillojmë me katin. Kati është një lloj  bime fletat e të cilës i ngjasojnë Molokisë; përdoruesi e vendos në gjuhën e tij, e përtyp dhe thith lëngun e saj. Në fillim kjo jep energji, forcë dhe vrull e pastaj ajo shndërrohet në dobësi, qetësi të thellë, depresion të rëndë dhe përdoruesi ndien urrejtje ndaj çdo gjëje dhe çdokujt përreth vetes.

Kati përdoret në shumë vende Arabe. Tetëmbëdhjetë milion arabë përtypin katin, mesatarisht 5 orë në ditë. Mund të ketë polemika rreth asaj se a është hallall apo haram kati, por dëshiroj të sqaroj një gjë. Tre milion njerëz përtypin katin çdo ditë; çdo njeri paguan përafërsisht 2 dollarë në ditë për kat. E dini se sa të holla harxhohen çdo ditë për kat? Gjashtë milion dollarë për një ditë! Pyetem se si do ta takojmë Allahun xh.sh. dhe çka do t’i themi për këtë.

Këto para kanë mundur të përdoren për ndërtimin e spitaleve, për t’i mjekuar myslimanët, edukuar, shpëtuar ata dhe për të sjellë lumturi në tokë. Paramendoni se 3 milion persona përtypin kat për 5 orë në ditë, kjo do të thotë se ne humbasim 15 milion orë në ditë duke përtypur kat. Ne kemi harxhuar 15 milion orë të zhvillimit të Islamit. Fatkeqësisht, dikush nga ju mund të mendojë: “A mund të jetë ora im e shpenzuar në kafene arsye për degradimin e Islamit?” Atëherë më thoni se çka do të thoni kur ju pyet Allahu xh.sh. për orët e harxhuara kot?

Kultivimi i katit në disa vende kërkon rreth 800 milion metër kub ujë. Çka nëse Allahu xh.sh. hidhërohet me ne dhe e ndalon furnizimin e tij? Çka do të bëjmë pastaj? Allahu xh.sh. thotë: Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t'ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?" 67:30. Prindi kalon 5 orë duke përtypur kat larg nga fëmijët e tij. Ose nëna dhe vetë fëmijët, të gjithë përtypin kat, pra çka do të ndodh me popullin tonë? A do të jetë Allahu xh.sh. i kënaqur me ne? A do të jetë Allahu xh.sh. i kënaqur kur e vononi namazin dhe e falni me kaza (pas kohës së caktuar) sepse keni qenë duke përtypur kat?

A e dini se për të kultivuar kat nevojiten 320 lloje të insekticideve? Prandaj, nuk është çudi se pse përhapen kanceri dhe cirroza! Allahu xh.sh. thotë: “
dhe mos mbytni veten tuaj” 4:29. I Dërguari i Allahut thotë: “Në Ditën e Gjykimit, çdo person do të pyetet për 4 gjëra: jetën e tij, si e kaloi atë; trupin e tij, si e përdori atë; paratë e tija, si i fitoi dhe në çka i shpenzoi dhe diturinë e tij, si e përdori atë”. Përse nuk i keni këshilluar të tjerët kundër këtyre gjërave të dëmshme? Pse nuk jeni munduar t’a bëni botën një vend më të mirë? Duhet të pendohemi dhe të kthehemi tek Allahu xh.sh.. Nuk mund t’a takojmë Allahun xh.sh. ne Ditën e Gjykimit me dështimet tona për atë që na ka urdhëruar të bëjmë.


Pra, cili është projekti i sotëm? Është “Të evitojmë që kati të arrijë tek fëmijët dhe të rinjtë”. Nëse nuk kemi qenë në gjendje të kursejmë gjeneratën e vjetër, ende ekziston shpresa për të kursyer gjeneratën e re. Ja se çfarë kërkohet:

 

  1. Prindërit duhet të paralajmërojnë fëmijët e tyre për katin, këtë duhet ta bëjnë bile edhe ata prindër që e përtypin katin. Ne duhet t’i këshillojmë fëmijët tanë dhe t’u shpjegojmë duke ju thënë se përtypja e katit është e gabuar. Thoni fëmijëve të juaj se ju nuk dëshironi që ata t’i përsërisin gabimet dhe mëkatet e juaja. Ka mundësi që Allahu xh.sh. të ju fal nëse arrini të shpëtoni fëmijët e juaj.

 

  1. Nxënësit duhet të vendosin parulla kundër katit kudo, në shkolla dhe universitete, ku shkruan: “Kati nuk gjallëron”, “Kati nuk e gjallëron myslimanin por e shkatërron atë”, “Do të përgjigjeni për përtypjen e katit në botën e ardhshme”. Ne do të ju ndihmojmë gjithashtu në web faqen tonë www.amrkhaled.net  Ne duhet të përpiqemi të ndalojmë katin të arrijë tek të rinjtë. Të gjithë ne, prindërit, mësuesit, nxënësit, do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të filluar një fushatë të paparë: “Gjenerata e ardhshme do të jetë gjeneratë që nuk përtyp kat”. Ju do të ndihmoni duke treguar rrezikun e katit dhe se është haram. Ne do të mbledhim statistikat dhe do ti përdorim për të treguar se si duhet të pendoheni te Allahu xh.sh. dhe si të braktisim katin. 

 

Tani të shikojmë bashkërisht planin:

Qëllimi: Bartja e përgjegjësisë.

Projekti: Luftimi i pesë narkotikëve. Ne do t’ju ndihmojmë me kaseta të cilat dëshirojmë t’i shpërndani sa më shumë.


Nargile: Do të refuzojmë të kemi nargilen qendër të jetës sonë shoqërore.

Ne gjithashtu refuzojmë përdorimin e duhanit në vende publike, këshilloni të tjerët dhe lartësoni moton e këtij projekti gjithkund.

Ne jemi kundër asaj që rinia të ketë çasje në kat. Ne web faqen tonë gjendet një ese që flet për katin tonë, printoni atë dhe shpërndani sa më shumë që mundeni, ashtu siq bëtë me rastin e duhanit dhe nargiles.

Ky ishte projekti ynë kundër katit. Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh relacionin e rrezikshëm në mes të nargiles dhe katit. Fatkeqësisht, kati është shpërndarë shumë te popullata. Disa bile e filluan jetën nëpërmes saj, mendoj këtu në jetën shoqërore. Gjatë takimeve familjare apo me shokë, ofrohet kati. Ajo u bë pjesë e rëndësishme e lidhjeve të tyre shoqërore.

 

Po ashtu, nargileja është shumë e rrezikshme meqë paraqet rrugën më të shkurtër kah përdorimi i drogës. Atëherë cila është zgjidhja? Mund të filloni me marrjen e kasetës nga web faqja. Tani jemi duke luftuar tre narkotikë së bashku: duhanin, nargilen dhe katin. Ne duhet të japim maksimumin tonë meqë jemi përgjegjës për njëri tjetrin. Allahu xh.sh. thotë: “Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.” 37:24 që do të thotë se ata do të pyeten para se të hyjnë në xhenet ose në xhehenem. Pra çfarë do t’i themi Allahut xh.sh. në Ditën e Gjykimit? Ju, që preferonit të rrinit të qetë pa u brengosur fare, çfarë do t’i thoni Allahut xh.sh.? Përse nuk morët përgjegjësinë? Çfarë do të bëni nëse dëgjoni ajetet vijuese: “Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi. Për atë se ç'vepruan. Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve..” 15:92-94. Ky është një urdhër për ju që të lëvizni dhe të mbani përgjegjësinë derisa muret të qahen nga energjia e veprimeve të juaja.

Më lejoni të ju tregoj një tregim për bartjen e përgjegjësisë. Është tregimi për Esa’ad Bin Zurarah. Populli i Mekkes dhe fiset tjera refuzuan të besojnë në Allahun xh.sh dhe të Dërguarin e  Tij. Një ditë Muhammedi a.s. pa disa të rinj në moshë prej 18-19 vjeç. Ata ishin nga fisi Hazrexh. Pejgamberi a.s. shkoi dhe bisedoi me ta. Ata shikuan njëri tjetrin duke u pyetur: “A mund të jetë ky Profeti?” dhe të gjithë e ndoqën atë dhe u betuan se do ta mbajnë përgjegjësinë. Njëri prej tyre e pyeti Pejgamberin a.s. ”Pse nuk vjen edhe ti në fisin tonë?” Esa’adi 19 vjeçar tha: “Jo, mos eja tani, nëse vjen atëherë vetëm fisi Hazrexh do të pranojë Islamin. Ne dëshirojmë që ti të jesh Pejgamber i të dy fiseve Hazrexh dhe Evs. Qëndro këtu deri sa të kthehemi pasi të pajtohemi me vëllezërit tanë nga fisi Evs”. Lufta ndërmjet këtyre dy fiseve zgjaste 40 vite. Pra, këta të rinj i premtuan Pejgamberit a.s. se do të pajtohen me fisin Evs dhe se do të kthehen tek ai vitin tjetër, kështu që e tërë Medina të pranojë Islamin, e jo vetëm fisi i tyre.

 

Dymbëdhjetë të rinjtë u kthyen në vendin e tyre. Vitin tjetër, pa i përkujtuar askush, ata u kthyen tek Pejgamberi a.s. por këtë herë ata ishin 9 nga fisi Hazrexh dhe 3 nga fisi Evs. Esa’adi nxiti njerëzit të pranojnë Islamin. Ai hapi shtëpinë e tij për të gjithë myslimanët dhe pikërisht në shtëpinë e tij për herë të parë është falur namazi i xhumasë, meqë nuk kishte xhami tjetër në atë kohë. Në fund Pejgamberi a.s. erdhi në Medine. Esa’adi ishte njëri ndër kryesorët që sollën Islamin në Medine. Pas arritjes së Pejgamberit a.s. në Medine, Esa’adi vdiq deri sa ishte vetëm 22 vjeçar. Allahu xh.sh. deshi që ai të pushonte, ai mbaroi misionin e tij dhe tani Allahu xh.sh. do që ai të jetë në xhenet për atë që ka bërë për Islamin. Kjo është përgjegjësia që ne duhet ta bartim.

Tani do të vazhdojmë me pijet alkoolike.

Më herët, pijet alkoolike nuk ishin aq të përhapur sikur tani. Publiciteti i tyre u rrit për të joshur njerëzit të i përdorin ato. Reklamat u përpiluan asisoj që të nxisin secilin të provojë alkoolin, e sidomos të miturit.


Paramendoni se reklama e alkoolit mbante moton “Bëhu burrë dhe provo”.  Alkooli mbushi depot të cilat fatkeqësisht gjenden edhe në vendin tonë. Pos kësaj, vendet që shërbejnë alkool u përhapën edhe përkundër faktit se në vendet tona ekzistojnë ligje që e ndalojnë këtë. 

Në fakt ky është problem në perëndim ku vërtetë shpresojnë se do të zgjidhin atë, por ende nuk ia dolën të bëjnë këtë. Të gjitha përpjekjet e tyre ishin dështim total. A mund të besoni se ata filluan një numër të madh të fushatave me qëllim të nxisin dyshime në ndalesat islame të alkoolit. Qëllimi ishte zvogëlimi i motivit fetar që shtyn Myslimanët të abstenojnë nga përdorimi i alkoolit.

 

Allahu xh.sh. thotë: O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” 5: 90-91.

Kur ky ajet iu shpall Pejgamberit a.s. sahabët brohoritën: Ne i përmbahemi o Allah, ne i përmbahemi o Allah. Pejgamberi a.s ka thënë: “Ma jepni besën se nuk do të adhuroni tjetër Zot pos Allahut, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina e as të pini alkool.” Prandaj ju pyes, çka do t’i thoni Pejgamberit a.s.?

A besoni që njëra nga statistikat thotë se 22.5% e nxënësve të shkollave të mesme të njërës ndër shtetet më të mëdha islamike konsumojnë alkoolin? Ne duhet të luftojmë alkoolin dhe tani duhet të merremi vesh për projektin  “JO…JO…JO vënies në dispozicion të alkoolit dhe birrës rinisë, ata nuk duhet të lejohen të kenë qasje alkoolit”. Ne do të përpiqemi maksimalisht të luftojmë birrën dhe alkoolin. Pejgamberi a.s. ka thënë se Allahu xh.sh. mallkoi alkoolin, atë që e pinë, shërbyesin e tij, bartësin e tij, atij që i është dërguar, shtrydhësin dhe shitësin. A e shihni? Alkooli është një lloj i mallkimit.

Pejgamberi a.s. ka thënë se ai që pinë alkool dhe bën zina (tradhëti bashkëshortore) largon imanin e tij ashtu si i largon rrobet e veta. Pejgamberi a.s. bashkoi alkoolin dhe zinanë meqë zakonisht ai që pinë alkool bën edhe zina. Ju që shitni alkool dhe shërbeni atë në ceremonitë e martesave, si do të dilni para Allahut xh.sh.?

Pejgamberi a.s. ka thënë se Allahu xh.sh. u betua se ata që përdorin alkool në këtë jetë do të pinë nga “Tinat El Habal”. E pyetën se ç’është: “Tinat El Habal”. Pejgamberi a.s. tha se është qelbi i atyre që do të jenë përgjithmonë në ferr. A mund të paramendoni se çka mund të na shkaktojë ky mëkat i madh? Perëndimi vuan vazhdimisht për shkak të alkoolit. Një nga statistikat mbi varësinë thotë se në Gjermani janë harxhuar rreth 13 miliard euro për trajtimin e varësisë.

Në SHBA në vit vdesin afro 100 000 njerëz për shkak të alkoolit, ndërsa një e pesta e amerikanëve vuajnë nga pesha e tepërt si rezultat i përdorimit të alkoolit.

Në Angli në vit vdesin afro 200 000 njerëz për shkak të alkoolit, humbjet për shkak të përdorimit të alkoolit vlerësohen të jenë rreth 2 miliard funta. Gjysma e krimeve shkaktohen nga të dehurit, krahas vetëvrasjeve, incidenteve në komunikacion dhe ngacmimit seksual të fëmijëve.

Në Skotlandë një e pesta e pacientëve gjendet në spital për shkak të problemeve të shkaktuara nga alkooli.


Ata janë munduar shumë por kanë dështuar ngase nuk e posedojnë vullnetin dhe vendosmërinë që e kemi ne në Islam.

Amerika dhe Islami:


Amerika ndërmori tre aksione për eliminimin e alkoolit, por Islami këtë e kishte bërë qysh herët. Në vitin 1919, Amerika ndryshoi kushtetutën për të ndaluar alkoolin plotësisht. Ky ligj hyri në fuqi më 1920 dhe kjo rezultoi me kaos. Filloi të shitet alkooli i keq me ç’rast u raportuan helmimet e gjakut. Kështu qe qeveria anuloi këtë rezolutë më 1933.

Islami bëri të njëjtën gjë por filloi me para përgatitje psikologjike. Allahu xh.sh. thotë:
Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, …” 2:219

Faza e dytë
O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni…”4: 43.

Faza e tretë dhe e fundit:
O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? ” 5: 90-91.

 

Rezultati: Suksesi i shkëlqyeshëm

 

Kur është shpallur ky ajet, ashabët e Pejgamberit a.s. gjetën rrugët e Medinës të përbaltur sikur të kishte rënë shi dhe e vërteta është se të gjithë njerëzit reaguan në ajetin e përmendur dhe derdhen jashtë shtëpive të tyre tërë alkoolin që kishin. Dallimi qëndron në besimin tonë madhështor dhe vullnetit që përfitojmë nga ai besim. Perëndimi, që nuk e ka këtë besim ose këtë dëshirë, natyrisht se dështoi prandaj u detyruan të lejojnë përdorimin e alkoolit dhe filluan të propagandojnë dobitë e imagjinuara të alkoolit.

 

Prandaj, a mund të pranojmë që ata të largojnë nga udha e drejtë rininë tonë? A e dini peshën e një pike alkooli në tasin e mëkateve (në peshoren e ahiretit)? Ajo do të shkaktojë që tasi të bie poshtë dhe Allahu xh.sh. do të jetë jashtëzakonisht i zemëruar dhe Pejgamberi a.s. do të kthejë fytyrën në anën tjetër.

 

Prandaj këshilloni secilin që pinë alkool dhe bisedoni me ta për pendimin. Allahu xh.sh. thotë: Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.” 3:133. “A nuk e ditën ata se Allahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se vetëm Allahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues. “ 9:104. Allahu xh.sh. i fal robërit e vet  dhe i pranon pendimet e tyre. Ai kënaqet me pendimet e robërve të tij. Ai pranon pendimet natën dhe ditën për mëkatet e kryera gjatë natës apo ditës.

 

Janë tre kushte për pendim:

 

Pendimi për mëkatin e bërë

Ndalimi nga kryerja e mëkatit

Nijeti për të mos e përsëritur mëkatin.

  

Pas përmbushjes se këtyre kushteve, është e sigurt që Allahu xh.sh. do të ju falë të gjitha mëkatet tuaja. Le t’i përkujtojmë njerëzit për mëshirën dhe faljen e Allahut xh.sh. Pejgamberi a.s. një herë i tha nje shoku të tij i cili ishte penduar:  “Duhet të gëzohesh për këtë ditë, meqë kjo është dita më e mirë për ty që prej kur ke lindur. Është dita kur Allahu xh.sh. pranoi pendimin tënd dhe të ka falur”. Allahu xh.sh. thotë:  “O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë!’’ 66:8.

 

Prandaj ta bëjmë këtë javë të pendimeve, të ngrisim flamujt me moton “Thoni JO alkoolit” në të gjitha vendet ku mblidhet rinia. Secili do të flet me konsumuesit e alkoolit që i njeh. Duhet te luftojmë kundër atyre të cilët vendosin reklama dhe propagandojnë alkoolin, me siguri ne do te fitojmë sepse ne kemi te drejtë. “Jo përhapjes së alkoolit ne vendet tona”. Po ashtu, na informoni për emrat e revistave që reklamojnë alkoolin dhe në do t’i s’postojmë në web faqe për t’i bojkotuar ata. Duhet të bisedojmë me prindërit fëmijët e të cilëve konsumojnë alkool, ne duhet t’i këshillojmë dhe ti nxisim ata t’i parandalojnë fëmijët e tyre për te bërë një gjë te tillë.

 

Sikur në rastin e duhanit, vlen e njëjta metodë. Në web faqe mund të merrni një kasete të cilën duhet ta shpërndani sa më shumë në mënyrë që të jeni të gatshëm kur të ju pyesë Allahu xh.sh. në Ditën e Gjykimit. Pejgamberi a.s. ka thënë se ai i cili përmbahet nga ajo që ka ndaluar Allahu xh.sh. dhe ai i cili bën atë që Allahu xh.sh. ka ndaluar i ngjasojnë njerëzve në një anije; disa nga ta janë në kuvertën e sipërme e disa janë në fund. Kur ata që ishin poshtë donin të pinin ujë, shkonin lartë. Për të mos hipur lartë ata u menduan për një ide: që të shpojnë trupin e anijes për të pirë ujë. Po qese këta që ishin në kuvertë do të lejonin këtë gjë, kjo do t’i shkatërronte të gjithë por nëse i ndalojnë nga shpimi e anijes, të gjithë shpëtojnë.

 

Prandaj të ndihmojmë rininë, por me mirësjellje dhe butësi.

 

A e dini se cili është relacioni në mes të alkoolit, nargiles dhe duhanit? Në të gjitha fabrikat e duhanit, duhani sterilizohet 24 orë në alkool dhe për këtë arsye ata shtojnë substanca të ngjyrosura për t’i parandaluar punëtorët të vjedhin.


Nargila është e ngjashme me alkoolin.

 

A e dini se frytet e nargiles janë zakonisht të fermentuar. Si duhani ashtu edhe nargileja kanë lidhmëni me alkoolin.

 

Tani do te vazhdojmë me drogën e cila qon rininë tonë kah shkatërrimi i plotë. Të gjithë prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre adoleshent mund të jenë të varur nga droga. Çka do t’i themi Allahut xh.sh. në Ditën e Gjykimit? Do t’ju tregoj tani disa statistika për drogat ne Botën Arabe. Së pari dëshiroj të falënderoj Policinë Egjiptiane për rolin e tyre heroik, në mënjanimin e drogës në Egjiptin e Epërm. Misioni ishte si një betejë, një numër i policëve vdiq, por ne fund arritën që t’i shkatërrojnë tregtarët e drogës në fshatin EL- Nehila. Allahu i shpërbleftë ata.

 

Kjo është një çështje jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë ne duhet të marrim nga një pjesë të përgjegjësisë dhe askush nuk mund ta bëjë këtë i vetmuar. Situata në Botën Arabe është me të vërtetë alarmante. Në bazë të statistikave sasia e Bungos (marihuanë) vetëm në Egjipt vlerësohet të ketë qenë 10 tonelata në vitin 1993. Në vitin 1997 kjo shumë arriti në 100 tonelata. Në vitin 2002 ajo arriti në 600 tonelata.

 

Sasia e konfiskuar ishte vetëm 30%, meqë nuk është e mundur të konfiskohet më shumë. Sasia tjetër mbetet për ta shkatërruar rininë tonë. A mund të paramendoni seriozitetin e kësaj fatkeqësie?

 

Statistikat e drogës ne Botën Arabe - burim: Instituti Kombëtar i Planifikimit

 

1) Egjipti:

 

20- 30 mijë janë të varur nga Heroina.

22824 të akuzuar për krime lidhur me drogën (në gjykata janë 21201 raste).

Tabletat narkotike te konfiskuara arrijnë numrin prej 100 mijë tabletash.

16 miliardë janë harxhuar për një vit për drogë.

30% e nxënësve të shkollave janë të varur nga Bungo (marihuanë).

22% e nxënësve të shkollave të mesme janë të varur nga Bungo.
94% e te varurve nga Bungo zhvillohen në raste më serioze.

 

2) Jordani

 

905 raste te drogës në vitin 2002.

 

3) Emiratet e Bashkuara Arabe

 

12500 të vrur nga droga në vitin 1996.

 

4) Kuvajt

 

Në vitin 1996 1323 krime janë kryer si rezultat i varësisë nga droga. 15% e nxënësve në Kuvajt janë të varur nga droga.

 

Patjetër duhet të zgjohemi.

 

Paramendoni gjendjen e myslimanëve në Ditën e Gjykimit kur me miliona janë të varur nga droga, kati, nargileja dhe kur janë me miliona shtëpi te shkatërruara. Paramendoni tërë këtë para Allahut xh.sh. në Ditën e Gjykimit. Në këtë ditë Pejgamberi a.s. do të kthejë fytyrën prej neve dhe do të pranojë gjeneratën e Salah El Din dhe Muhammed El Fatihut, imagjinoni se sa i vështire do të jetë ky moment?

 

Paramendoni veten kur Allahu xh.sh. kërkon nga ju që të lexoni librin e juaj (librin e veprave) dhe pastaj lexoni se keni shpenzuar kot së koti dhuntitë më të vlefshme – mendjen dhe arsyen. Keni përdorur katin saqë e keni shkatërruar shëndetin tuaj. Keni pirë alkool dhe keni humbur familjen e juaj. Keni qenë shkaktar që myslimanët ta humbin çdo shans për sukses. Ju të cilët nuk përdorni duhan,  lexoni dhe mendoni për atë çka keni bërë. Ju nuk keni këshilluar askënd dhe nuk keni bërë asgjë. Pejgamberi a.s. do të ju pyesë pse nuk e keni marrë përgjegjësinë? Ai do t’ju thotë: “A nuk më kanë goditur në nofull me hekur gjatë betejës së Uhudit? A nuk të kanë treguar se si kam vuajtur dhe rezistuar? Çfarë ke bërë ti për Islamin?”

 

Omer Ibn el- Hatab një herë ishte duke analizuar kushtet e fshatarëve në një fshat dhe pa një nënë e cila detyronte fëmijën e saj të pinte qumësht për të ndërprerë gjidhënien (ajo përpiqej ta largonte atë nga gjiri) dhe fëmija qante me zë te lartë. Omeri e pyeti atë se pse foshnja qante? Ajo u përgjigj se kishte dëgjuar që Omeri u ndihmonte vetëm nënave që e kanë të larguar foshnjën nga gjiri (ajo nuk dinte që ishte duke folur me vetë Omerin).

 

Omeri qau dhe tha duke fajësuar vetveten: “O Omer, ti i ke mbytur gjithë këta fëmijë të popullit të Muhammedit!” Ndërsa ne, sa shpirtra kemi mbytur ne me heshtjen tone?

 

Në web faqe gjendet një spot për pendim nga droga, merreni atë dhe shpërndani. Por, kjo nuk mjafton, i kemi dy detyra për këtë jave;

 

E para: ka të bëjë me katin, nargilen, duhanin dhe alkoolin, për të cilat të gjithë u morëm vesh.

 

E dyta: ka të bëjë me drogën: ju lutemi që të mendoni dhe na dërgoni sugjerimet tuaja për luftën kundër drogës.

 

Lus të gjithë njerëzit dhe prindërit të na dërgojnë sugjerimet. Paramendoni veten tuaj si qëndroni para Pejgamberit a.s. dhe ai ju thotë: “Unë ju kam lënë në besim popullin Islam, çfarë keni bërë për ta shpëtuar atë?”

 

Në fund: lidhur me duhanin, përhapni moton: “Mos na  dëmtoni me duhanin tuaj” në vendet publike dhe shpërndani spotin në çdo vend. Sa i përket nargiles, mundohuni që të ndaloni përhapjen e saj në shoqëri. E njëjta gjë vlen edhe për katin.

 

Ekziston kaseta në lidhje me secilin prej narkotikëve ne web faqe si dhe artikujt me disa fjalë për secilin nga to. Shpërndani kasetën dhe artikujt. Sa i përket alkoolit, nuk do të jemi të kënaqur nëse humbim rininë, prandaj duhet të bojkotojmë gazetat të cilat propagandojnë alkoolin, dhe do t’i padisim ata dhe do të fitojmë, inshallah. E gjithë kjo duhet te kryhet në mënyrë të sjellshme dhe  të mirë. Informoni autoritetet për shitoret të cilët shesin alkool për te rinjtë nën moshën 18 vjeçare.

 

Shpërndani sa më shumë kaseta që është e mundur për pendimin për përdorimin e alkoolit.

 

Në fund dëshiroj t’ju them se do të kemi një konkurs për zgjedhjen e fotografisë më të mirë me moton: “Thoni JO duhanit”. Na dërgoni dizajnët e juaja dhe kjo është detyra e fundit për këtë javë.­­­­­­­­­­­­­

 

yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar


AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
تنبيه:لن يتم قبول التعليقات التي بغير اللغة العربية أو الانجليزية**
أضف تعليق
الاسم
البريد الالكترونى

*فقط من أجل التواصل ولن يتم عرضه بالموقع.
عنوان التعليق
التعليق

*الحد الأقصى للتعليق هو 750 حرف.

تعليقات الزوار

--- أضف تعليق ---
طباعة المقال
إرسال المقال لصديق
متصفح ملفات اﻷكروبات
متصفح ملفات اﻷوفيس
جميع حقوق النشر محفوظة   Amrkhaled.net   1427 ©     هجرية     Managed By: ZADSolutions
برعاية