Shqip
    Krijuesit e jetës
Episodi 9 Luftimi i duhanit
Languages>Shqip>Krijuesit e jetës
التقيم الحالى لهذا المقال بناء على 24 رأى

 

Episodi 9       Luftimi i duhanit

 

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Të nderuar motra dhe vëllëzër

Mirë se vini në episodin e ri të Sunaa el-Hayah –Krijuesit e jetës. Në episodin e kaluar kemi biseduar për seriozitetin dhe jemi përcaktuar për një projekt që na ndihmon të lirohemi nga pranga e indiferencës dhe trivialitetit.

Ky projekt ishte lartësimi i slloganit “Rrespektimi i trupit të femrës. Jo lakuriqësisë në mas-media” ndërsa qëllimi ishte “refuzimi i eksploatimit të trupit të femrës në mas –media”. Të gjithë u pajtuam që nëse dikush prej nesh sheh ndonjë prodhim, reklamë apo video spot që shfrytëzon trupin e femrës, duhet të dërgojë mesazh atij që është përgjegjës për atë prodhim apo kanalit satelitor gjegjës duke shprehur refuzimin e tij të plotë dhe se do të bojkotojë atë prodhimin apo atë kanal.

Të jemi të sinqertë, duhet cekur se ne nuk ishim të parët që lansuam këtë fushatë, të tjerët na tejkaluan dhe tani ne i bashkagjitemi atyre që të formojnë një fushatë publike në tërë botën Arabe. Në rregull. Tëshohim tani se çka ndodhi javën e kaluar? Do të përmendi rezultatet e fushatës së javës së kaluar vetëm për të zgjuar shpresën tuaj dhe që të dëshmojmë se asgjë nuk është e pamundur.

Rezultatet e fushatës

1- Numri i letrave të dërguara nga rinia, burrat, vajzat, fëmijët dhe gratë kanaleve që emitojnë video spote me skena lakuriqe ishte afër 10.000. Në web faqe, në forum, mund të lexoni tekstet e letrave të dërguara të klasifikuara në bazë të vendeve ku janë dërguar ato.
2- 6 shoqata humanitare më kanë kontaktuar: 3 nga Egjipti dhe 3 nga Gjiri, të gjithë më siguruan se do të marrin barrën e mbrojtjes së keqpërdorimit të trupit të gruas në mas-media dhe se do të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në këtë çështje.
3- Një këngëtare arabe (Asala) formoi në Francë një shoqëri të cilin e emëroi “Nderi” dhe qëllimi i shoqatës është luftimi i lakuriqësisë në video spote.
4- Më 9 prill 2004 gazeta El Ahram ka përmendur se është lëshuar një rezolutë që ndalon emitimin e video spoteve të këngëve gjë që ngjalli debat në të gjitha kanalet egjiptiane.
5- Asambleja Popullore e Egjiptit është duke diskutuar draftin e rezolutës lidhur me emitimin e këtyre këngëve në cilindo kanal që emitohet nga Egjipti.
6- Kryetari i Sindikatës së Profesioneve Muzikore ka ngritur aktakuzë ndaj grave që zbulojnë trupin e tyre në video spote.
7- Një shkencëtar i mirënjohur (Abd El Vehab Mesieri) ka publikuar një artikull në botimin ndërkombëtar të gazetës El Ahram më 8 prill 2004 ku kërkon luftimin e lakuriqësisë në mas-media.
8- Një artist (Nagjah Selem) ka filluar një fushatë në Liban për luftimin e lakuriqësisë në mas-media.
9- Një agjension reklamues, që konsiderohet një nga më të mëdha në Egjipt, vendosi se nuk do të shfrytëzojë trupin e gruas për të reklamuar artikujt por do të shfrytëzojë mjete tjera.
10- Një vajzë nga Britania tha se ka parë një reklamë turpëruese në një rrugë dhe si pasojë ajo grumbulloi nënshkrimet dhe i dërgoi ato kompanisë britaneze duke kërkuar largimin e kësaj reklame që lëndon ndjenjat e gruas. Për çudi, kompania dërgoi një letër ku kërkon falje për këtë reklamë dhe faktikisht largoi reklamën.

Qëllimi ynë ishte të vazhdojmë me temën e filluar për respektimin e trupit të gruas, por meqë kjo çështje u bë çështje publike, preferojmë të vazhdojmë me një temë tjetër që gjithsesi nuk është më pak e rëndësishme se respektimi i trupit të gruas. Kemi tentuar të lirohemi nga tre pranga. Kemi tentuar që të jemi: pozitiv, të përkryer dhe seriozi. Tani do të tentojmë të lirohemi nga pranga e katërt që është papërgjegjësia duke tentuar të bëhemi përgjegjës. Ne duhet të mbajmë përgjegjësinë e shtetit tonë, Islamit, atdheut tonë dhe botës në përgjithësi.

Ju jeni përgjegjës për tërë botën, për njerëzimin dhe Islamin. Ju jeni përgjegjës për reformimin dhe përmirësimin e kushteve në tokë, kjo është ajo me të cilën Allahu xh.sh. na ka urdhëruar.

Prandaj ju keni gjashtë përgjegjësi:

1) Veten tuaj
2) Familjen tuaj
3) Punën e juaj
4) Vendin tuaj
5) Islamin
6) Tërë botën.

Betohem në Allahun e Plotfuqishëm se do të pyeteni për këto gjashtë përgjegjësi. Mund të thuani “Unë jam nxënës i ri. Nuk mund të bëj asgjë apo jam shumë i ri dhe nuk di”. Por, Allahu xh.sh do të ju pyes në Ditën e Gjykimit për tokën: ”Çka ke bërë për ta ndryshuar, përse nuk ke ndryshuar as pjesën më të vogël? Po të kishe pasur sukses ne ndryshimin e asaj pjese unë do të të ndihmoja dhe do të përcaktoja përgjegjësi tjera dhe gradualisht ti do të riteshe”.

Njerëzit e mëdhenj që marrin pjesë në krijimin e jetës gjithmonë mbajnë një ide që nga mosha e tyre e re dhe tentojnë të luftojnë për atë ide.

Krijuesi i jetës fillon në moshen ë re e jo në pleqëri. Allahu xhs.sh thotë “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” 2:30. Ky ajet do të thotë se ju jeni përgjegjës për tokën. Të gjithë ju do të pyeteni për vendin e juaj, fenë e juaj për tokën dhe jo vetëm për veten dhe familjen e juaj.

Populli i Egjiptit. Populli i Jemenit. Populli i Arabisë Saudite. Populli i Libanit. Të gjithë ju jeni përgjegjës për atë që keni bërë për tokën. Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të shkembejnë akuza, secili do të akuzojë atë të tjetrin duke thënë ‘O Allah, ai më pa duke bërë mëkate dhe nuk më ndaloi”

Ky është qëllimi ynë gjatë lirimit tonë nga kjo prangë (papërgjegjësia)

Të gjithë ne duhet të jemi përgjegjës për Islamin, tokën e jo vetëm për familjet dhe veten tonë. Do të përcaktojmë një projekt i cili na ndihmon që të lirohemi nga kjo prangë. Siq kam përmendur më herët, metodi ynë në “Krijuesit e jetës” nuk është vetëm ndëgjimi i ligjeratave dhe fjalimeve por është forcimi i vullnetit, përtrirja e qëllimeve tona dhe inkurajimi i njerëzve për të vepruar pozitivisht gjatë tërë javës. Qëllimi është: TË JEMI PËRGJEGJËS.

Projekti: një projekt që inkurajon bartjen e përgjegjësisë. Ky projekt është luftimi i narkotikëve (duhanit, nargiles, katit, alkoolit dhe drogës)

Është kjo përgjegjësi të cilën na e ka besuar Allahu xh.sh. i cili thotë “Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm” 33:72

Paramendoni veten në Ditën e Gjykimit kur Pejgamberi a.s. ju pyet se çka keni bërë për Islamin? Dhe ju përgjigjeni ”E kam kryer namazin dhe kam agjëruar” dhe pastaj ai ju thotë ”Unë jam ballafaquar me mundimet më të rënda dhe jam përpjekur vetëm që tash të thuash kam kryer namazin dhe kam agjëruar?”

Secila vajzë duhet të imagjinojë veten duke takuar Sumejjen (gruan e parë që ra dëshmor për Islamin) duke pyetur se çka ka bërë për Islamin. Vajza mund të përgjigjet se ka kryer Umren por Sumejja do të i përgjigjet duke thënë: “Ebu Xhehli më ka shpuar me shtizë dhe më ka mbytur vetëm që ti të bësh Umren?”.

Secili djalë i ri duhet të imagjinojë veten se e takon shehidin Ga’far Ibn Ebi Talib i cili do ta pyesë se çka ka bërë për Islamin. Ai mund të thotë: “I kam kryer namazet dhe kam lexuar Kur’an”. Ga’fari do të përgjigjet “dora ime është prerë duke e mbrojtur Islamin vetëm që ti të thuash këtë?”.

Sa i përket projektit tonë të kësaj jave, është ky luftimi i pesë narkotikëve që rrezikojnë strukturën e popullit tonë. Qëllimi ynë është reduktimi i efektit të këtyre narkotikëve në popujt arab. Popujt tjerë ishin në gjendje të bëjnë rilindje vetëm atëherë kur vunë ndalesa për këto narkotikë.

Psh. Kina është ngritur vetëm pas luftimit të opiumit. Europa u zgjua vetëm pas ndalimit të konsumimit të venës gjatë vikendit dhe kur duhani u bë adet i tejkaluar.

Shumë shtete ndaluan përdorimin e nargiles. Dikush nga ju mund të thotë se perendimi ende ballafaqohet me këto probleme. Por edhe për këtë ekziston përgjigja: Europa ka zvogëluar problemin ndërsa ne nuk bëjmë asgjë. Qeveritë tona e kryen detyrën dhe kanë aprovuar ligjet por barra më e madhe na takon neve. Të mirremi vesh tani për detajet e projektit.

Allahu xh.sh ka thënë: “Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve” 2:143

Ky ajet është dëshmi nga Kur’ani se në Ditën e Gjykimit ne do të jemi dëshmitarë ndaj njerëzve, si mund ta bëjmë këtë nëse nuk jemi të përgjegjshëm? Një orientalist që adhuronte shumë Islamin ka thënë “Sa religjion i mrekullueshëm dhe i madh është poqese do të përkrahej nga burrat e vërtetë... POQESE...”

Të skicojmë tani planin për këtë javë:

Qëllimi:
Të bëhemi të përgjegjshëm

Projekti:
Luftimi i pesë narkotikëve (duhanit, nargiles, katit, alkoolit dhe drogës)

Detyra:
Do të kemi detyra praktike për luftimin e secilit narkotik. Në këtë episod do të fillojmë nga duhani. Në fillim duhet të ballafaqohemi guximshëm me një fakt: një popull të cilit i bëhet zakon pirja e duhanit është popull i rraskapitur i paaftë për të krijuar jetë.

Efektet e duhanit në shëndet:

Pirja e duhanit shkaton afro 25 sëmundje të ndryshme prej atyre kronike deri të ato vdekjeprurëse.
1. Kanceri i gojës dhe faringut
2. Kanceri i laringut
3. Kanceri i ezofagut
4. Kanceri i mushkërive
5. Kanceri i pankreasit
6. Kanceri i veshkëve, uretrës dhe fshkëzës urinare
7. Trombozën venore cerebrale (CVT)
8. Dështimin koronar arterial
9. Dilatacionin e aortës
10. Arteriosklerozën
11. Emfisemën kronike

• Këto sëmundje nuk shkatohen vetëm te duhanxhitë por edhe te njerëzit që i rethojnë ata, ata të cilët quhen duhanxhitë pasiv.
• Duhanxhiu pasiv është ai që thith tymin e duhanit dhe vet nuk e përdor atë i cili mund të sëmuret nga të njëjtat sëmundje që shaktohen te duhanxhitë aktivë por në një masë më të vogël.
• Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se numri i vdekjeve që shkaktohen nga sëmundjet e duhanxhive është afërsisht 4 milon njerëz në vit.

Ky numër tejkalon numrin e vdekjeve të shaktuara nga hudhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki në Luftën e Dytë Botërore; bomba atomike ka vrarë vetëm një çerek milion njerëz.

• Numri i vdekjeve që rezultojnë nga konsumimi i alkoolit dhe drogës është shumë më i vogël se numri i vdekjeve që shaktohen nga duhani.
• Në SHBA në vit vdesin 40.000 njerëz për shkak të duhanit dhe reth 12.000 për shkak të alkoolit.
• Në Britaninë e Madhe vdesin afro 10.000 njerëz në vit për shkak të duhanit.
• Këto numra pasqyrojnë faktet që kanë të bëjnë me duhanxhitë e vërtetë.
• Ndërsa sa i përket duhanxhive pasivë, ata janë të ekspozuar vdekjeve të befasishme si rezultat i akumulimit të helmeve të tymit të duhanit që thithin.
• Rezultatet janë edhe më frikësuese për fëmijët
• Sa i përket femrave që përdorin duhanin:

1. Te gratë shtatëzënë, duhani shkakton abortin në 60% të rasteve
2. Rreziku nga anomalitë e bashkëlindura është 40% më i madh të ato që përdorin duhanin.
3. Rreziku i sëmundjes së fëmiut nga sëmundjet e gjoksit dhe alergjitë është 65% më i madh.
4. Rreziku i Sindromit të Vdekjes së Befasishme të Foshnjes (SIDS) është 50% më i madh.
5. Lindja e parakohshme.
6. Lindja e foshnjeve me peshë të vogël
7. Zhvillimi jo i plotë i mushkërive.
8. Vdekja e befasishme e fëmijëve në moshën e re.
9. Inflamacionet e veshit të mesëm dhe të sistemit respirativ.

O Allah, a i urrejmë me të vërtetë fëmijët tanë deri në atë masë…!!!! Ku është ajo nënë që do të sakrifikonte jetën e saj për hir të fëmijëve të saj? A është e mundshme që nëna ka aritur në këtë shkallë të indiferencës? Ku është babai që i don fëmijët e tij apo baballarët janë bërë vetëm burimi për prodhimin e parave. A është normale që babai të mbysë fëmiun e tij?

Problemi me duhanin është për shkak të pranisë së nikotinës që është substancë vdekjeprurëse. Pirja e duhanit shkaton emitimin e më shumë se 4000 substancave helmuese. Është bërë një eksperiment. Një sasi e nikotinës është tretur në ujë dhe i është dhënë macës që ta pijë. Maca vdiq menjëherë. Për njeriun kjo është çështje e kohës. Kompanitë e duhanit janë duke u dhënë këtë substancë në doza të vogla që nuk shkakton vdekjen e menjëhershme por pas një afati më të gjatë. Psh pas 20 vjetëve. Më falni që do të përdori një shembull, por pirja e duhanit është sikur të vendosnit gypin e gazrave të automjetit në gojën e juaj. Shpresoj se kuptoni rëndësinë e këtij shembulli.

T’i kthehemi aktualitetit të dhimbshëm të Botës Arabe:

1. Në Liban vdesin 3500 njerëz në vit si rezultat i pirjes së duhanit
2. Në Gjirin vdesin rreth 14.000 njerëz në vit si rezultat i pirjes së duhanit
3. 26 % të egjiptasve lëngojnë nga sëmundjet e duhanit


Efekti i pirjes së duhanit në ekonomi:

Eksistojnë tre kompani ndërkombëtare që kryesisht kanë monopolin e prodhimit botëror të cigareve. Janë këto kryesisht kompanitë amerikane, britaneze dhe japoneze.
• Shitja totale e këtyre kompanive në vitin 1998 ariti shumën prej 88 miliardë dollarësh.
• Në Egjipt konsumohen 80 milardë cigare në vjet.
• Qeveria egjiptiane shpenzon çdo vjet afro 3 miliardë dollarë për të trajtuar sëmundjet e shkaktuara nga duhani.
• Qeveria saudiane shpenzoi afro 3 milardë dollarë gjatë 25 vjetëve në trajtimin e qytetarëve saudian që lëngojnë nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani.

Përgjegjësi e kujt është kjo? Cila është rrugëdalja?
Është kjo përgjegjësi e jona dhe ne mund të gjejmë rrugëdalje për të.

Zgjidhja:

• Numri i duhanxhive në SHBA u zvogëlua për 30 milion në periudhën prej 1964-1988
• 10 million duhanxhi braktisën duhanin gjatë 20 viteve të fundit në Britaninë e Madhe
• 71% të britanezëve tentojnë të lënë duhanin.

Tani do të parashtroj një pyetje të vështirë që mund të lëndojë ndjenjën tonë të dinjitetit. A kanë amerikanët apo britanezët vullnet më të fortë? A kanë ndjenjë më të madhe të vendosmërisë se ne?

Kur kompanitë për prodhimin e cigareve kuptuan se numri i duhanxhive në perendim është duke u zvogëluar filluan të drejtojnë vëmendjen e tyre kah Bota Arabe. Ata zëvendësuan çdo qytetar të perendimit që ka braktisur duhanin me tre arab të mitur meqë 52 % e përfitimit të këtyre kompanive realizohen në shtetet e Botës së Tretë – në shtetet tona.

Ata u drejtuan fënijve nën moshën 18 vjeqare. Duke shfrytëzuar mungesën e tyre të përgjegjësisë dyqanet u shesin cigare fëmijëve, prindërit pinë në praninë e fëmijëve të tyre dhe mësuesit nuk ngurrojnë të pinë para nxënësve të tyre. Veç kësaj, të gjithë njerëzit e njohur të shoqërisë siq janë mjekët, aktorët etj pinë duhan publikisht. Kjo është përmbledhje e problemit në përgjithësi. Të shohim se ç’thotë feja për pirjen e duhanit.

Mendimet zyrtare ligjore (fetvatë):

1. Një fetva e lëshuar nga Komiteti i Përhershëm për Hulumtime Shkencore i Mbretësisë së Arabisë Saudite e dhënë nga Shejh Abdul Aziz Bin Baz thotë “Pirja dhe shitja e duhanit konsiderohen vepra të ndaluara në Islam – haram, për hir të efektit negativ të tyre në pajtim me hadithin e Pejgamberit a.s. që thotë ”Mos e dëmtoni veten dhe tjerët” meqë duhani klasifikohet si substancë e dëmshme. Allahu xh.sh. duke përshkruar të Dërguarin e tij thotë “Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit”. 7:157. Allahu na dhashtë suskses.
2. Fetvaja nr 1407 e lëshuar më 9 Dhul Kade hixhri nga Komiteti i Përhershëm i Hulumtimeve thotë: “Nuk ka tregti me duhan dhe substanca të ngjashme të ndaluara (si psh nargile), të gjithë ato konsiderohen haram. Ato janë substanca të dëmshme për shkak të dëmeve që i shkaktojnë trupit të njeriut, parave të tija dhe shpirtit të tij. Nëse dikush dëshiron të jep zeqat, të shkojë në haxhxh ose të japë sadaka, duhet të jetë shumë i kujdesshëm për paratë që do të i shfrytëzojë për këto çështje. Në pajtim me fjalën e Allahut xh.sh. “O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar”. 2:267 si dhe në pajtim me thënjen e Pejgamberit a.s. “Allahu është i mirë dhe nuk pranon pos veprave të mira”. Allahu na udhëzoftë.
3. Fetvaja e ish-myftisë së Egjiptit Nasr Farid Vasil: “Pirja e duhanit është haram në Islam”. Dar al-iftaa’ egjiptiane lëshoi një fetva duke ndaluar absolutisht pirjen e duhanit, ku janë përdorur arsyet vijuese: shkenca bashkëkohore ka qartësuar se pirja e duhanit ka efekt negativ te ai që e pin dhe njerëzit përreth tij si dhe shkakton harxhimin e panevojshëm të parave që është poashtu e ndaluar nga ana e Allahut xh.sh. “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju”. 4:29. Allahu xh.sh poashtu thotë: “Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit” 2:195. Prandaj duhani është absolutisht i ndaluar sa i përket Islamit.

Këto ishn mendimet fetare dhe shkencore, ndërsa ne, çka mendojmë ne?

Ne do të shëndrojmë mendimin tonë në një projekt gjithëpërfshirës për të eliminuar efektin e duhanit te popujt arabë, ne do të jemi përgjegjës për arritjen e këtij qëllimi.

Përvoja e përendimit në zvoglimin e numrit të duhanxhive:

Kam studjuar përvojën perendimore të Shteteve të bashkuara dhe të Britanisë të cilat rezultuan me zvoglimin e numrit të duhanxhive për 10 milion në Britani dhe 30 milion në Shtetet e Bashkuara. Pikat vijuese tregojnë këto përvoja:

1. Ata ndaluan reklamat e cigareve në TV (kjo është provuar edhe në disa shtete arabe), por nuk aritën rezultate të kënaqshme me këtë përpjekje.
2. Në 40% të pakove të cigareve shkruanin fraza si “Duhani mund të jetë vdekjeprurës” si dhe vendosnin fotografitë e fëmijëve të deformuar por edhe kjo nuk ndihmoi shumë në zvoglimin e përqindjes së duhanxhive.
3. Ata ngritën tarifat doganore për cigaret por përqindja e duhanxhive mbeti e njëjtë.

Ata kuptuan se problemi ishte kryesisht psikologjik meqë kompanitë për prodhimin e cigareve filluan propagandën e tyre duke përhapur fotografinë e mashkullit që pin duhan si dikush që është më i bukur dhe më tërheqës për femra. Në anën tjetër, ata implikuan femrën që pin duhan si po kënaqet me ndjenjën më të madhe të lirisë, bukurisë dhe atraktivitetit. Kështu u përhap duhani që nga fillimi e deri tani. Për më tepër, ata përhapën pretendimin e rejshëm se cigaret u ndihmojnë njerëzve që të koncentrohen më shumë dhe të mendojnë më mirë ndërsa pikërsiht e kundërta është e vërteta.

Prandaj perendimi lansoi një fushatë të kundërtë të suksesshëm. Kjo fushatë i drejtohej duhanxhiut duke thënë “Ju keni të drejtë të pini duhan por nuk keni të drejtë të dëmtoni të tjerët me duhanin e juaj”. Si pasojë, fotografia që kompanitë e duhanit ngulitnin në mendjet e duhanxhive, se pirja e duhanit shton atraktivitetitn e duhanxhiut, filloi të ndryshojë gradualisht. Në fund duhanxhitë filluan të ndihen të izoluar nga të tjerët.

Perendimi poashtu filloi të aprovojë ligje të drejtuara kah zvoglimi i zakonit të pirjes së duhanit, shumica e të cilëve tanimë eksistojnë në shtetet arabe siq janë:

1. Ndalimi i duhanit në vende publike me të cilën punëtorët ishin të detyruar të dalin jashtë vendeve të punës gjatë kohës shumë të ftohtë meqë pirja e duhanit ishte e ndaluar në vendin e punës.
2. Pirja e duhanit në institucionet qeveritare mund të bëhet vetëm në nevojtore.
3. Dhomat për pirjen e duhanit në aeroporte u ndërtuan nga xhami që të tjerët të shohin se si duhanxhitë mbyllin veten në dhoma të tilla për të pirë duhan. Kjo ishte poshtëruese meqë ndiheshin sikur ishin të mbyllur në kafaz.
4. Ndalimi i pirjes së duhanit në aeroplan edhe gjatë fluturimeve të gjata që mund të zgjasin 12 orë.
5. Në restorane ata përcaktuan hapsirat për duhanxhitë afër kuzhinave dhe nevojtoreve.

Perendimi ia doli të zgjedhë problemin dhe të eliminojë duhanin; vullneti i tyre ishte mjaft i fortë për ta bërë këtë. O i madhëruari Allah, ne jemi Muslimanë dhe kemi Kur’anin, librin tonë famëlartë por nuk kemi këtë vullnet të fortë!!! Allahu na bekoi me muajin e shenjtë çdo vit për të na trajnuar në forcimin e vullnetit e ky është muaji i Ramazanit.

Një ditë pata një bisedë me një perendimor i cili më tha: “Ju Muslimanët jeni të bekuar me një fe madhështore që mund të trajnojë dhe të zhvillojë ndjenjën e juaj të vendosmërisë, poashtu keni librin e shenjtë ku mund të gjeni të gjitha mjetet për forcimin e vullnetit tuaj dhe ndjenjës së përgjegjësisë por ju nuk respektoni mësimet e saja”

Kompanitë për prodhimin e duhanit në anën tjetër filluan një fushatë të re ku përdorën njerëzit e njohur të shoqërisë siq janë mjekët, aktorët, profesorët etj por tentimet e tyre pësuan përbuzje të madhe. Njërëzit filluan të dërgojnë mija letra këtyre njerëzve që të ndalojnë fushatën meqë ajo i lëndon sepse këta konsiderohen si njerëz që duhet të japin shembuj të tjerëve dhe se nuk duhet të shfrytëzohen në fushata të tilla.

Nxënësit në shkollat e tyre filluan të mësojnë si të kërkojnë nga prindërit e tyre të mos pinë duhan në praninë e tyre prandaj prindërit dilnin jashtë shtëpisë ose shkonin në toalet për të mos lënduar njdenjat e fëmijëve dhe kjo pati sukses.

Kjo na qon kah projekti më moton: “Jo pirjes së duhanit që dëmton të tjerët”. Me fjalë tjera, është koha që ju si duhanxhi pasiv të ndërmerrni masa. Kjo është e drejtë e juaj e cila ju takon edhe me ligj. Një numër i shteteve arabe siq janë: Egjipti, Arabia Saudite dhe Katari tanimë kanë aprovuar ligje që ndalojnë pirjen e duhanit në hapsira publike.

Ligjet e aprovuara në Egjipt përmbajnë:
• Ligjin nr. 52 të vitit 1981 që ndalon pirjen e duhanit në hapsira publike dhe mjetet e transportit.
• Ligjin nr. 137 të vitit 1981 që parasheh denimin e atyre që pinë duhan në hapsira publike.
• Ligjin nr. 4 të viti 1996 që ndalon pirjen e duahnit në hapsira publike dhe parasheh dënime të mëdha për menagjerët që lejojnë pirjen e duhanit në vendet e tyre të punës.

Prandaj misioni ynë do të jetë të refuzojmë të jemi duhanxhi pasiv, të luftojmë për të drejtën tonë të marrim ajër të pastër dhe të refuzojmë të heqim dorë nga pjesa jonë e përgjegjësisë. Projekti ynë i planifikuar do të jetë:

• Të mos lejojmë pirjen e duhanit në hapsira publike
• Të informojmë çdo duhanxhi për të drejtën tonë për frymëmarrje të pastër.
• Të tentojmë të ndalojmë prindërit nga pirja e duhanit në prezencën e fëmijëve të tyre.

Ajo çka duhet të bëni është që të shkruani fjalinë ”Mos më dëmtoni me duhanin e juaj” në një copë letër. Duhet të vëmë këtë letër kudo; në vendet e punës, në shtëpi, shkolla, universitete, në hyrje të ndërtesave dhe në dasma. Psh. nëse shihni se ngasësi i autobusit pin duhan kërkoni që të ndali autobusin meqë kjo është e ndaluar me ligj dhe nëse refuzon thuani atij se kjo është e drejtë e juaj dhe se do ta padisni. Në vendet private ku ju nuk mund ta bëni këtë ju mbetet që vetëm të këshilloni.

Qeveritë perendimorë kanë aprovaur ligje por njerëzit janë ata që kanë ndjenjën e përgjegjësisë të cilët zbatojnë këto ligje. Gjithashtu edhe qeveritë arabe kanë aprovuar ligje dhe është përgjegjësi e jona të i zbatojmë, ne duhet të lëvizim në mënyrë të sjellshme dhe të fortë dhe forca këtu nuk nënkupton dhunën. Poenta jonë e forcës është: ne kemi të drejtë, kemi fetvatë islame dhe opinione shkencore. Prandaj duhet të bëjmë si vijon:

ü Do të spostojmë letrat me moton “Mos më dëmtoni me duhanin e juaj”
ü Do të bisedojmë me secilin duhanxhi që njohim dhe do të tentojmë të bindim të braktisi duhanin.
ü Sa i përket pronarëve të ndërmarrjeve, provoni të ndani një hapsirë për duhanxhitë dhe nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ndaloni pirjen e duhanit mbrenda ndërmarjes suaj dhe kërkoni që ata të pinë jashtë vendeve të punës.

Paramendoni kur fëmijët shohin duhanxhitë si pinë duhan në vendet më të papërshtatshme. Ata definitivisht do të ndërrojnë mendimin e tyre mbi duhanxhitë dhe do të riten me mendimin se pirja e duhanit është zakon i keq, dëmtues dhe neveritës. Mendoj se fjala neveritës është fjalë shumë e ashpër. Më shumë preferoj që ata të ndjejnë se ne dëshirojmë që ata të na mbrojnë nga efektet dëmtuese të pirjes së duhanit. Përse njerëzit janë aq të dhënë pas imitimit të perendimorëve? Përse ne imitojmë vetëm zakonet e tyre të këqija ndërsa nuk marrim zakonet e tyre të mira?

Mjetet ndihmëse:

Ø Në web faqen www.amrkhaled.net gjendet dosja me emrin “Mesazh për të gjithë duhanxhitë” të cilën mund ta merni dhe t’ua jepni duhanxhive që njihni. Ministritë e shëndetësisë së shteteve të shumta arabe do të shpërndajnë këtë dosje qendrave shëndetësore për të stimuluar vetëdijësimin kundër pirjes së duhanit.
Ø Poashtu do të gjeni një mesazh të shkruar që u drejtohet duhanxhive, printoni atë dhe jepni të gjithë duhanxhive që njihni
Ø Në web faqe mund të gjeni edhe ligjet e aprovuara në shtetet arabe kundër duhanit.
Ø Poashtu mund të gjeni fetvatë për ndalimin e duhanit të lëshuara nga zyrtarët fetarë saudian dhe egjiptas.

Mendoj që tani më nuk keni arsyetime.

Të dashur vëllezër dhe motra, ju duhet të bartni pjesën e juaj të përgjegjësisë. Sikur Hind bint Utba kur bashkoi Muslimanët ne betejën e Jermukut, ajo bllokoi rrugën për tërheqjen e Muslimanëve dhe qortoi burrin e saj Ebu Sufjan se duhet të shlyej mëkatet e tija nga koha kur luftonte kundër Pejgamberit a.s. Poashtu, Havla bint El Avzar- pasiqë vëllau i saj Darar ra shehid në betejën e Jermukut – u vesh si mashkull mbuloi fytyrën e saj, hipi në kalin e saj dhe hyri në betejë duke luftuar me trimëri dhe të gjithë Muslimanët menduan se ajo është Halid Ibn Velid por pastaj morrën vesh se gabuan kur panë Halidin në mesin e tyre. Pasi beteja përfundoi, Halidi e takoi dhe e njohu dhe e pyeti se pse e ka bërë këtë. Ajo u përgjegj: “Si mund të mposhtet Islami duke qenë unë e gjallë”. Në këtë moment një nga Muslimanët tha: “Sa rruajtës i keq i Kur’anit jam unë” meqë ishte një nga hafizët e Kur’anit. Ebu Bekri njëherë ka thënë: “Si mund Islami të poshtërohet derisa unë jam i gjallë”

Para se të përfundojmë këtë episod dëshiroj të theksoj se të gjitha faktet që kam përmendur për duhanin vlejnë poashtu për përdorimin e nargiles. Për më tepër, nargileja është edhe me e rezikshme sepse një gur i nargiles është i barabartë me 55 cigare. Përdorimi i nargiles është një nga shkaktarët kryesor të kancerit të gojës dhe fshikëzës urinare.

Para afro 15 vjetësh perdoruesit e nargiles konsideroheshin si njërëz të ligë, me standarde shumë të ulta shoqrore dhe askush nuk i donte ata. Por sot përdorimi i nargiles është bërë modë te të dyja gjinitë dhe në të gjitha shtresat shoqërore. Problemi i vërtetë me nargilen krahas problemit të sëmundjeve që shkakton është se vendet ku përdoret nargileja është vend ku grumbullohen njerëzit e papunë, përtacë dhe dembelë. Shumë përdorues të nargiles zbuluan se filluan varësinë e tyre nga droga pasi që në fillim përdornin nargilen.

Veç kësaj, shoqëria konsideron përdoruesen e nargiles si një grua me sjellje të keqe. Nargileja poashtu shkatërron jetën shoqërore sepse u zbulua se në shesh dalin një sërë problemesh kur burri fillon të përdorë nargilen.

Prandaj ne duhet të themi Jo përdorimit të nargiles si pjesë qendrore të jetës sonë. Jo përdorimit të nargiles në familjet tona. Jo përdorimit të nargiles te shokët tanë. Çka mund të bëjmë?

Do të përdorim të njëtën metodë me të cilën luftojmë përdorimin e duhanit. Mos e mashtroni veten duke menduar se përdorimi i nargiles është vetëm një zakon neveritës. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ruajuni nga mëkatet e vogla meqë ato grumbullohen derisa të bëhen mëkate të mëdha që ju qojnë në shkatërim”. Mund të shfrytëzoni mjetet e njëta ndihmëse që përdoren për luftimin e duhanit si dhe në web faqe mund të gjeni një pyëtësor që mund të dërgoni përdoruesve të nargiles dhe të filloni dialogun me ta.

Pyetësori:

1. A mendoni se përdorimi i nargiles është më i dëmshëm se përdorimi i duhanit?
2. A mendoni se përdorimi i nargiles është pjesë e trashigimisë sonë apo është një adet i keq me të cilin jemi mësuar?
3. A mendoni se përdorimi i nargiles është vepër e ligshme apo e paligjshme?
4. A mendoni se nargileja ndikon negativisht në jetën e juaj shoqërore?
5. A mendoni se përdorimi i nargiles ndikon në mendimin e shoqërisë lidhur me femrat që e përdorin?

Na duhet të shpërndajmë këtë pyetësor te përdoruesit e nargiles, të grumbullojmë rezultatet dhe të i dërgojmë web faqes. Poashtu duhet të shpërndajmë dosjen dhe letrën drejtuar duhanxhive. Ne si rini, vajza, burra, gra, fëmijë duhet të bartim këtë përgjegjësi.

Shpresoj se kam përcjellur mesazhin.

yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar


AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
تنبيه:لن يتم قبول التعليقات التي بغير اللغة العربية أو الانجليزية**
أضف تعليق
الاسم
البريد الالكترونى

*فقط من أجل التواصل ولن يتم عرضه بالموقع.
عنوان التعليق
التعليق

*الحد الأقصى للتعليق هو 750 حرف.

تعليقات الزوار

--- أضف تعليق ---
طباعة المقال
إرسال المقال لصديق
متصفح ملفات اﻷكروبات
متصفح ملفات اﻷوفيس
جميع حقوق النشر محفوظة   Amrkhaled.net   1427 ©     هجرية     Managed By: ZADSolutions
برعاية