Shqip
    Krijuesit e jetës
Episodi 3 Hyrje – Pjesa e tretë
Languages>Shqip>Krijuesit e jetës
التقيم الحالى لهذا المقال بناء على 2 رأى

Episodi 3       Hyrje – Pjesa e tretë

 

Mirë se erdhët në episodin e tretë dhe të fundit të prezentimit të programit “Krijuesit e jetës”

Në episodin e parë të programit (ose më saktë të projektit) tonë kemi biseduar për qëllimin e programit dhe përse ai prezentohet në kohë të caktuar. Jemi përgjegjur në këto pyetje duke pranuar realitetin e hidhur se popujt Arab dhe Muslimanët kanë aritur fundin dhe se situata më e keqe nuk mund të paramendohet

Në episodin e dytë kemi diskutuar se si religjioni ynë na urdhëron të jemi produktiv dhe të punojmë. Biseduam për ate se jemi krijuar për të adhuruar Allahun xh.sh. dhe të jemi zëvendësit e tij në tokë. Kemi vërtetuar këtë me prova nga Kur’ani. “(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” (51:56.) dhe “(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës" (2:30)

Ky episod rrumbullakson prezentimin e projektit dhe para se të prezentoj çka do të bisedojmë, ju përkujtoj për qëllimet e programit:

  1. Krijimi i një gjenerate që ka rol të dobishëm, efikas dhe dinamik në shoqërinë e tyre

  2. Rrënjosja e shpresës dhe optimizmit tek rinia

  3. Ritja e qëndrueshmërisë në rrugën e Allahut dhe rezistimi i mëkatit.


Sot do të diskutojmë për çështjet vijuese:

  1. Si janë ballafaquar të tjerët me renesansë?

  2. Metoda e Pejgamberit a.s. lidhur me këtë problem.

  3. Si do të ballafaqohemi ne me këtë problem?

  4. Cilat janë fazat e programit dhe plani i veprimit?

  5. Cila është agjenda e secilit episod?

  6. Kohëzgjatja e projektit.


1. Si janë ballafaquar të tjerët me renesansë?

Si regullë e përgjithshme, renesansa nuk është e pamundur, ajo është një lloj i barazimit matematikor. 1+1=2.

Nuk do të fillojmë me këtë barazim, do t’a lëmë atë për në fund të episodit dhe do t’a shfrytëzojmë në episodat e ardhshme. Poashtu do të ju tregojmë për shumë shembuj të vërtetë për të dëshmuar se ajo çka themi nuk është vetëm bisedë teorike, por është rezultat i mundimeve dhe përpjekjeve të shumta e të vështira. Studimet që i kemi bërë kanë zgjatur më tepër se një vjet dhe në këtë studim kontribuan shumë shkencëtarë fetar, specialistë dhe akademikë krahas shumë sociologëve nga vendet Arabe dhe muslimane.

Tani do të shqyrtojmë bashkarisht dy përvoja bashkëkohore.

Këto janë përvoja e Gjermanisë dhe e Japonisë. Nëse mendojmë thellë për këta shembuj do të gjejmë shumë faktorë të përbashkët në mes tyre.

Të fillojmë me përvojën e Gjermanisë.

Ata që kanë mbijetuar pas dorëzimit të Gjermanisë forcave aleate në fund të luftës së dytë botërore më 08.05.1945, ishin ta ballafaquar me një skenë të mjerë.

Gjermania ishte e shkatëruar, ishte ky shkatërim total, ishte kjo humbje e plotë për moralin e Gjermanisë së mposhtur. Pas viteve të fitoreve të mahnitshme dhe pas viteve të parullave të ndritshme, gjermanët ishin plotësisht të shkatëruar dhe në mbeturina rrënimi. Afro 5 milon njerëz ishin zënë robër nga forcat aleate dhe kampet e koncentrimit nuk ishin mjaft të mëdha për të gjithë prandaj ishin të detyruar të dërgojnë shumicën e tyre në burgun e njohur në Siberi.

Infrastruktura e qyteteve gjermane ishte plotësisht e shkatëruar. Shtëpitë ishin të rrënuar deri në themel. Në bazë të statistikave zyrtare në raportet e Gjermanisë, më tepër se 90% e ndërtesave të qyteteve gjermane ishin të rënuar.

Disa qytete ishin plotësisht të shkatëruar siq ishte rasti me qytetin Cologne. Ushqimi nuk gjindej. Nuk gjindeshin as nevojat më elementare.

Thënë shkurt, ishte ky shkatërimi total. Paramendoni veten tuaj atje, sikur të ishit pjesëtar i këtij populi të dëshpëruar, çka do të bënit?

Shumica e tyre thonin se ardhmëria është e zymtë, ishin të mposhtur nga 4 shtete fitimtare SHBA, Rusia, Franca dhe Anglia. Për më tepër, shumica e banorëve të pjesëve të okupuara nga forcat Sovjetike emigruan në Gjermaninë Përendimore. Afro 15 milion njerëz ishin refugjatë.

Populli gjerman në atë kohë përbëhej nga gratë, fëmijët dhe pleqtë. Shumica e burrave kishin vdekur, të tjerët ishin zënë rob dhe të burgosur. Menjëherë, pas goditjes fillestare dhe turpit nga mposhtja, u ngrit një çështje: çka është zgjidhja? Mendjet kishin vështirësi të gjëjnë përgjigje për këtë pyetje prandaj ata iknin nga ky realitet i hidhur duke shfrytëzuar “litarin”: ata e varnin veten.

Por befas lindi një ide dhe si zakonisht ajo filloi t’i pushtojë mendjet edhe pse kjo ishte vetëm një fije shpresë. Kjo ide shpërndahej në formë të pyetjes “Para disfatës ishim popull madhështor, prandaj çka na pengon të ngritemi edhe një herë? Çka na ndalon të provojmë edhe njëherë?”

Kush e dha këtë ide që shpërndahej te populli gjerman? Gratë.
Gruaja gjermane ishte e para që dha këtë ide që ndezi qiriun e shpresës në zemrat e popullit gjerman. Kështu filloi rilindja e Gjermanisë. Ishte kjo simfoni e punës ekipore ku morrën pjesë pleqtë, gratë dhe fëmijët. E tërë kjo bëhej permes përpjekjeve të vetëinicuara të njerëzve e jo të qeverisë. Kurdo që mbaronin së ndërtuari ndonjë ndërtesë, në të shkruanin “Mos pritni që dikush të kthehet, bëni atë çka mundni”

Në vitin 1975 Gjermania u rindërtua përsëri. Vetëm për 30 vite u bë shteti i tretë më i zhvilluar dhe shteti i dytë sa i përket eksportit botëror.

Për të treguar se si Gjermania ndërtoi veten nga asgjëja për vetëm 30 vite, duhet të nisemi nga:

Faza e parë:

Faza e rindërtimit (1945-1955)

Kjo fazë ishte udhëhequr nga gratë, motoja e tyre në atë kohë ishte ”Mos humbni shpresat”, “Ne jemi popull i fortë”, “Ne jemi populli më i mirë”. Kështu gjermanët mbanin ndezur rrezen e shpresës në zemrat e tyre duke inkurajuar veten për të punuar dhe ndërtuar. Motivi kryesor i tyre në këtë fazë ishte besimi i fuqishëm se janë populli më i mirë në botë. Kah fundi i kësaj faze ndodhi diçka që pati ndikim të fortë në moralin e gjermanëve. Klubi futbollistik Gjerman fitoi kupën botërore në vitin 1954. Kjo bëri që bota t’i shiqojë gjermanët me habi të madhe dhe admirim. Admirimi ishte për aftësinë e tyre dhe vullnetin e fortë për të aritur këtë fitore mahnitëse.

Faza e dytë:
Faza e ndërtimit të fabrikave (1955-1965)

Gjatë viteve të pesëdhjeta gjermanët filluan ndërtimin e shumë fabrikave. Ata importuan shumë fuqi punëtore nga jashtë. Afro 5 milion punëtorë erdhën në Gjermani, shumica e tyre nga Turqia. Ata kishin zakon të shkruanin në çdo fabrikë atë që quhej “Etika e punës”:

Zellshëmria – disciplina – respektimi i kohës
Faza e tretë:
Faza e forcimit të nacionalizmit dhe vlerësimit të merituar. (1965-1975).

Pasi që shumë afaristë dhe fabrika u pasuruan, qeveria i emëroi ata t’i mësojnë të tjerët si të gjejnë mundësitë e punës. Si shembull i suksesit të qeverisë Gjermane, Ministri i ekonomisë është pyetur njëherë për planet e qeverisë. Ai u përgjegj “Nuk ka” pastaj shtoi “Gjermanëve nuk u nevojiten udhëzime nga askush”

Pra, mund të përfundojmë nga përvoja Gjermane se faktorët që quan kah suksesi i tyre ishin:

  1. Besimi i fortë në ide

  2. Shpresa e madhe tek njerëzit

  3. Vullneti i qeliktë

  4. Zellshmëria, burrëria, disciplina dhe respektimi i kohës


Në krahasim me muslimanët, neve nuk na mungon asgjë që të arijmë suksesin. Kjo nuk është vetëm bisedë, ja ku janë dëshmitë.

• Metoda (Kur’ani famëlartë)
• Modeli (Pejgamberi a.s. i unë i dashur)
• Resurset financiare
• Qytetërimi
• Rinia

Por, na mungon vetëm një faktor i rëndësishëm – ai është vullneti.

Të shohim tani përvojën e Japonisë.

Shkatërimi në Japoni ishte edhe më i madh. Forcat ushtarake Amerikane hudhën bombën atomike në Japoni dhe qindra mija njerëz u mbytën për disa sekonda. Kjo rezultoi me shkatërimin total të gjeneratës eksistuese dhe të gjeneratave të ardhshme për shkak të deformimeve të shkaktuara nga rezatimi atomik. Ishte ky krim kundër njerëzimit. Por ngjashëm me gjermanët, edhe japonezët ishin të udhëhequr nga një ide e cila ishte thellë i ngulitur në zemrat e tyre edhe pse paraqiste besim të gabuar. Japonezët besonin në religjionin ateist Budist, ata ndoqën urdhërat e zotit të tyre Buda, që ishin “ Për të kënaqur Budën, ju duhet të punoni...dhe punoni... dhe punoni”

Pas luftës, milona japonezë lëshuan fushëbetejën dhe u bashkangjitën fuqisë punëtore në fabrika, ferma, laboratore. Ata u munduan, shpikën, plotësuan shpresën e popullit të tyre: që të ngjiten nga fundi në maje duke e bërë fjalinë “Made in Japan” të njohur kudo në botë. Ky besim i fortë nuk la mundësi që ata të turpërohen nga shkuarja në shtetin armik që i shkatëroi me bombë atomike për ta marrë njohurinë teknologjike të cilën pastaj do të avansonin. Një japonez i ri njëherë udhëtoi për në SHBA për të doktoruar në inxhinjeri. Ai dëshironte të prodhonte një maqinë e cila do të përdorej në fabrikat e shtetit të tij. Qëndrimi i tij duhej të zgjaste 4 vjet por për hir të përpjekjeve të mëdha dhe entuziazmit të tij, ai mësoi për maqinën për gjysmën e kohës. Prandaj vendosi të kthehej në shtetin e tij dhe braktisi ëndrrën e tij për doktoraturë. E tërë kjo me qëllim të shpejtimit të preludit të simfonisë së shtetit të tij të mrekullueshëm, simfoni kjo që është duke vazhduar që nga atëherë. Kur perandori japonez e takoi atë dhe ndëgjoi për tregimin e tij. ai tha “Tani simfonia e Japonisë filloi”

Djem të rinj, ju vajza të reja. Muzika nuk është ajo e këngëve dhe valleve. Është muzika e maqinave që punojnë në fabrika.

Japonia ka aritur revolucion të madh industrial.

Importi i tyre në vitin 1952 ishte zero.
Në vitin 1970 eksporti ishte 38 miliard $.
Në vitin 1991 ariti shumën prej 386 miliard $

Përsëri theksojmë regullin e rëndësishëm - secili që është i bindur në idenë që e ka ne kokë e pastaj jeton për të dhe përpiqet t’a arijë atë, definitivisht do të arijë atë para se të vdesë.

Kur krahasojmë shembullin Gjerman me atë Japonez, shohim shumë karakteristika të përbashkëta.

  1. Koha e shkurtër e ringjalljes së tyre (30 vjet)

  2. E tëra filloi nga një ide që mbizotëroi mendjet e tyre (në Gjermani ideja se janë populli më i mirë në botë, ndërsa në Japoni besimi në urdhërat e Budës)

  3. Shpresa (Në Gjermani thoshin “mbjell shpresën para grurit”)

  4. Vullneti i fortë

  5. Resurset në dispozicion
    • resurset mentale (pozitiviteti, zellshëmria, respektimi i kohës),

    • resurset materiale (toka e punueshme, moti i përshtatshëm, lokacioni i përshtatshëm dhe fati)
Të vazhdojmë tani me përvojën islamike

2. Metoda e Pejgamberit a.s. lidhur me këtë problem.

Ky shembull unik është me të vërtetë universal sipas të gjitha parimeve. Jo vëtëm që është një mrekulli ekonomike, ajo është mrekulli shkencore, shoqërore dhe ushtarake. Në shembujt paraprak kriteriumi për vlerësimin e suksesit ishte: të ardhurat mesatare për individ. Në këtë shembull madhështor suksesi matet me formimin e individëve. Fillimisht ajo i drejtohej krijimit të personaliteteve të reja e jo vetëm ritjes së të ardhurave personale të individëve.

Cilat janë faktorët që quan kah suksesi dhe formimi i njeriut?

Muslimanët e hershëm ishin sikur njerëzit tjerë të suksesshëm - të udhëhequr nga një ide. Kjo ide ishte besimi në Allahun e Plotëfuqishëm dhe bindja se suksesi në jetë është obligim, detyrë, si dhe plotësim i urdhërave të Allahut xh.sh. Allahu xh.sh. krijoi njeriun që të jetë zëvendësi i tij në tokë.

Pejgamberi a.s. ka filluar me gra dhe me rininë. Më i vjetri prej ithtarëve të tij ishte Ebu Bekr Es Sidik i cili kishte 38 vjet. Pejgamberi a.s. gjithmonë mbidhte shpresë dhe besim në zemrat e shokëve të tij. Disa nga metodat e tij janë:

- Thënja e tij “ Kjo fe do të arijë atje ku arin dita dhe nata”
- Në një rast Adij Ibn Hakem At Tay ishte ulur me të dhe gjatë prezentimit të Islamit ai vërejti se Adij ishte duke refuzuar Islamin sepse ndiente dobësinë e muslimanëve dhe varfërinë e tyre. Pejgamberi a.s. ç’rrënjosi këto mendime nga mendja e tij me një thënje të fortë “Pasha Allahun, paratë do të harxhohen derisa nuk do të gjindet nevojtari për t’i pranuar ato. Provinca Kusraa do të çlirohet dhe gratë do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga Herah (qytet i vjetër në Jemen) deri në Mekke pa u friguar nga askush pos krijuesit të tyre”
- Gjatë betejës së Hendekut, kur muslimanët nuk mundën të thenin një shkëmb të madh duke u friguar se kafirët do të kalojnë nëpërmjet këtij shkëmbi, Pejgamberi a.s. mori kazmën dhe goditi shkëmbin aq fuqishëm sa që doli shkëndija. Ai tha “Allahu ekber, Persia është çliruar”. Pastaj goditi për herë të dytë dhe tha “Allahu ekber, Roma është çliruar” pastaj goditi për të tretën herë dhe shkëmbi u copëtua.

Kështu Pejgamberi a.s. fuste shpresë dhe besim në zemrat e shokëvë të tij dhe ai pati sukses në këtë detyrë, paqja dhe rahmeti i Allahut qoftë mbi të. Dëshmia e gjallë e suksesit të tij është pasqyruar në këmbënguljen dhe besimin e fortë të ashabëve të tij:

  1. Summeja nëna e Amr Ibn Jesirit. Ajo është mbytur nga Ebu Xhehli me shtizë. Ajo duroi torturat dhe vdiq për hir të Allahut. Ajo ishte dëshmori i parë në rrugën e Allahut dhe profeti e ka përgëzuar me xhennet duke thënë “Durim familja e Jasirit, koha juaj është në xhennet”

  2. Bilal ibn Rebah, robi etiopian i cili u nderua nga Allahu me Islam. Ai u bë i famshëm me thënjen e tij “I vetmi, Një”

  3. Al Hansa poetja e famshme, 4 djemtë e së cilës ranë shehid, e cila tha me durim “ Falenderimi i takon Allahut që më nderoi me shehidllëkun e tyre”

  4. Aisha r.a. e cila mësoi burrat për obligimet fetare.


Muslimanët e hershëm nuk ishin të pasur. Banorët e Medinës, qytetit të Profetit të Allahut xh.sh. nuk ishin të pasur materialisht por ishin të pasur me virtyte prandaj parashikimet e Pejgamberit a.s. u realizuan dhe paratë u shpërndanë. Gjenerata që pasoi, jetoi në prosperitet dhe shkurtimisht suksesi i Profetit bujar ishte dëshira e muslimanëve: ata dëshiruan suksesin dhe korën sukses sepse mbështeteshin në besimin e fortë në Allah dhe vullnet të fuqishëm, prandaj Allahu i përkrahu dhe kështu filloi civilizimi i madh që zgjati 1300 vjet.

Ata ishin shembullor në të gjitha fushat e shkencave: shkencave fetare (Kur’an, sunnet, fikh, jurisprudencë etj), linguistikë, literaturë, gramatikë, retorikë, matematikë. Ata shpikën algjebrën, njehësimin, decimalet dhe thyesat si dhe numrin zero.

Në mjekësi, mjekët Arab ishin pionerë të shumë fushave. Ata kryen operacionin e parë të largimit të kataraktës (perdes) nga syri (Al Hasan Ibn El Haytham). Ata ishin pionerë në operimin e bajameve, autopsi, bakteriologji, tumorët karcinogjen. Shkrimet e Ibn Sinasë (Avicenës), Er Raziut dhe Ibn El Nafis, i cili zbuloi qarkullimin pulmonar të gjakut, studioheshin në Europë deri vonë. Libraritë ishin përplot librash dhe shkrimesh. Vetëm në Bagdad ishin më tepër se 2 milion vëllime dhe dorëshkrime dhe qytetet ishin plot spitale.

Pra, siq mund të shihni, dy shekuj pas vdekjes së Pejgamberit a.s. arabët ishin sundues të botës dhe ishin ekspertë në shumë njohuri.

Nga kjo që u tha mund të konkludojmë se vlerat e suksesit janë:

  1. Vullneti

  2. Leximi

  3. Meditimi

  4. Puna


Këto janë urdhërat e Allahut në Kur’an. Allahu ka përmendur në Kur’an fjalët dhe shprehjet si: “bëni përpjekje” 250 herë, “ju do të keni sukses dhe do të sundoni botën” më tepër se 400 herë, “mendo” 50 herë, “vlera e kohës” etj.

3. Si do të ballafaqohemi me problemin?

E tërë ajo çka duhet bërë është që të nxjerrim barazimin e rilindjes. Ky barazim paraqet rrugën kah suksesi dhe ajo përcakton planin e veprimit të programit

• Besimi i fortë në ide + shpresa e madhe = vullneti i fortë
• Vullneti i fortë + resurset ne dispozicion = suksesi definitiv

1. Besimi i fortë në ide (afrohuni religjionit)
2. Shpresa e madhe (ky është roli i programit)
3. Vullneti i madh (do t’a testojmë në çdo episodë)
4. Resurset në dispozicion (mental dhe material)

Ky barazim është aksiom, është konstante si dielli dhe hëna.

Është një pyetje në të cilën duhet të përgjigjemi – popujt tjerë kanë pasur sukses por nuk kanë besuar në urdhërat e Islamit, përse atëherë ne duhet të zgjedhim modelin Islam?

Përgjigje:

1. Islami është i vetmi model që ka mbijetuar një kohë të gjatë,1300 vjet. Modelet tjera si p.sh. socializmi ranë me kalimin e kohës.
2. Të gjithë ata që na tejkaluan mbështeteshin tëk rrënjët e tyre për të zhvilluar fuqinë e tyre. Ideja Gjermane ishte – ne jemi populli më i mirë në botë, ndërsa ajo Japoneze ishte – urdhërat e Budës.Përse ne të shkatërojmë atë që kemi dhe të fillojmë nga fillimi. Metoda më e mirë është që të marrim idenë origjinale (Islamin) dhe të zhvillojmë atë.

4. Cilat janë fazat e programit dhe cili është plani i veprimit?

Fazat e programit do të jenë:

1. Faza e parë: do të ju tregojmë si të rrënjosni në vete vlerat e suksesit.
2. faza e dytë: do të ju tregojmë si të rrënjosni në vete vetëbesimin. Pra të shkojmë.

1. Faza e parë: Rrënjosja e vlerave të suksesit

1. Përkatësia dhe referenca në Islam
2. Ndjenja e përgjegjësisë
3. Të qenurit e pozitivitetit
4. Zellshëmria dhe përpjekja
5. Kuptimi i vlerës së kohës
6. Posedimi i thellësisë intelektuale
7. Kërkimi i përsosmërisë
8. Ruajtja e resurseve
9. Vlerësimi i artit dhe i të bukurës
10. Qellimi në jetë

Qëllimi i këtij programi është ngulitja e këtyre dhjetë vlerave në shpirt. Ne do të këmbëngulim dhe do të testojmë këtë duke u marë vesh për projektin që do të zbatojmë gjatë javës e pastaj do të shohim çka kemi aritur. Me rjedhjen e ideve, këmbëngulje dhe grumbullimin e projekteve këto vlera do të nguliten, inshallah. Në çdo episodë do të sjellim shembuj të sukseseve siq ishte rasti me Haldunin në episodin e kaluar, derisa të bindeni se “Ju mund të arini sukses”

2. Faza e dytë: Pregaditjet për sukses dhe zhvillimi i vetëbesimit.

1. Vullneti
2. Zbulimi i talentëve
3. Inovacionet dhe kreativiteti
4. Mendimi i organizuar
5. Kuptimi i vlerës së diturisë
6. Posedimi i iniciativës
7. Shembujt dhe modelet
8. Përcaktimi i prioriteteve
9. Inteligjenca shoqërore dhe arti i komunikimit
10. Tejkalimi i sfidave dhe këmbëngulja
11. Planifikimi dhe aritja e vizionit të qartë.

Dëshirojmë të përfundojmë prezentimin me tregimin për mikun tonë. Të shohim edhe njëherë rastin.

Shiqojeni atë djalosh të pikëlluar e të dëshpëruar. Është i ulur në dhomën e errët, të zymtë të mbuluar nga marimangat.

Në shtratin e vogël është sexhadeja e lënë anash. Në tavolinë është Kur’ani i pluhurosur. Jashtë dhomës është kohë me diell dhe plot shkëlqim. Hymë në bisedë me të duke e pyetur “Përse nuk del nga ajo dhomë këtu në dritë?” Ai i përgjegj “Nuk ka shansa që të dalë jashtë”. I thamë “Por kjo është e mundur”. Pastaj trupi i tij filloi të lëvizë duke tentuar të ngritej por nuk mundi. Ai ndihej sikur trupi i tij është i ngujuar për toke. Pranga që e lidhte dorën e tij të majtë - në të ishte fjala “Pasiviteti”. Pranga në dorën e djathtë – në të shkruante “Përtacia”. Pranga që pengonte qafën e tij - në të shkruante “Injoranca”. Prangat që lidhnin këmbët e tij - në to shkruante “Mosekzistimi i qëllimit në jetë”.

I thamë “Nëse dëshiron të ngritesh duhet të lirohesh nga këto pranga. Ne do të ndihmojmë që të arish këtë”. I ofruam atij tre episodat e para të programit. U bind në ide. Dhe hap pas hapi filloi të mësonte, filloi të mësontë si të zhvillojë vullnetin e tij, si të formulojë qëllimin, si të risë njohurinë. Pastaj filoi ta aplikojë këtë në jetë dhe këtë e përsëriste. Ai u ngrit dhe i hoqi prangat. Kjo është faza e parë.

E mësuam të jetë pozitiv dhe të jetë serioz e të përpiqet. Deri në ditën kur hapëm derën e dhomës dhe ai u ngrit dhe provoi të shkojë. Por para se të shkojë i thamë ”Na lejo që të furnizojmë me resurse që të nevojiten për të aritur sukses” Kjo është faza e dytë. E furnizuam atë me iniciativë dhe vullnet. E mësuam si të zbulojë talentet e tij dhe si të planifikojë të ardhmen. Pastaj deshi të shkonte dhe këtë e bëri me lehtësi. Por para se të shkonte në duar mbante dy gjëra: Kur’anin në dorën e djathtë dhe qelësin e suksesit në dorën e majtë. Pastaj doli jashtë në dritë. Dhe kjo është faza e tretë: të punosh në grup, me të rinjë të tjerë apo të ngjashëm me ata që dalin nga dhomat e tyre të zymta. Bashkoni duart tuaja dhe ju do të keni sukses në jetë.
Motoja jonë është: Së bashku ne krijojmë jetë.

yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar


AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
تنبيه:لن يتم قبول التعليقات التي بغير اللغة العربية أو الانجليزية**
أضف تعليق
الاسم
البريد الالكترونى

*فقط من أجل التواصل ولن يتم عرضه بالموقع.
عنوان التعليق
التعليق

*الحد الأقصى للتعليق هو 750 حرف.

تعليقات الزوار

--- أضف تعليق ---
طباعة المقال
إرسال المقال لصديق
متصفح ملفات اﻷكروبات
متصفح ملفات اﻷوفيس
   ملفات أنشطة حملة حماية
   موقع العربية.نت يشيد بحملة حماية
   أخبار حملة حماية
   Il Paradiso nelle nostre caseII.EP2
   Program 1
جميع حقوق النشر محفوظة   Amrkhaled.net   1427 ©     هجرية     Managed By: ZADSolutions
برعاية