Episodi 2 Hyrje - pjesa e dytë
Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!. Falenderimi i takon Allahut, zotit të botëve. Paqa dhe rahmeti i tij qofshin mbi Muhammedin a.s. mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Kemi filluar të prezentojmë Projektin e Jetës siq e emëruam herën e kaluar. Sot jemi këtu për të vazhduar bashkarisht atë që kemi filluar. Pas diskutimit të qëllimeve të programit dhe çka presim nga ajo, në këtë episodë do të diskutojmë për çështjet vijuese:
- Arsyeja për programin e tillë dhe dallimi në mes të këtij programi dhe programit “Njohtohu me të dashurin”
- Pse zgjodhëm moton “Së bashku ne krijojmë jetë”?
- A eksiston realisht shpresa që ne të arrijmë sukses ?
Në episodin e ardhshëm, inshallah, do të flasim për çështjet vijuese:
Si ka trajtuar perendimi çështjen e renesansës?
Ngritja e Muslimanëve dhe si arihet kjo?
Prezentimi i planit të punës dhe kohëzgjatja e projektit.
Pos përkujtimit se Muslimanët kanë arritur fundin e tyre në jetë, e kemi edhe një qëllim për këtë episodë. Ky qëllim është kuptimi i Islamit ashtu si duhet. Islami nuk është vetëm falje e agjërim (kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë nënçmimin e fjalës adhurim - ibadet). Por shumë njerëz janë ndalur aty dhe konsiderojnë ramazanin dhe hixhabin si cak përfundimtar të Islamit. Ky program vjen për të përmirësuar këtë koncept të gabuar. Islami është çdo gjë që krijon jetë, ai flet për njerëzit shembullor dhe të suksesshëm që kuptojnë esencën e vërtetë të Islamit.
Do të filloj duke recituar ajetin më të rëndësishëm të Kur’anit. Ardhmëria e Islamit varet nga ky ajet të cilin e lexojmë çdo ditë në suren Fatiha. E lexojmë 17 herë në namazet e obliguara dhe më shumë se 17 herë në namazet vullnetare. Ky ajet është “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë”( إياك نعبد وإياك نستعين. – ijjake ne’abudu ve ijjake neste’in). Kuptimi i saj evident është se kërkojmë nga Allahu xh.sh. që të na ndihmojë gjatë adhurimit të Tij. Mirëpo ajeti ka edhe një kuptim që është vendimtar dhe i rëndësishëm. Ky është thelbi i programit tonë. Kuptimi tjetër është se Allahu xh.sh. ka nënshtruar tërë gjithësinë për ne. Ky univers është i yni. Në Kur’an gjejmë shumë ajete që përsërisin se gjithçka është nënshtruar për ne apo lexojmë ajetet siq është “që të jenë në shërbimin tuaj”. Pra “Vetëm nga Ti ndihmë kerkojmë (për gjithçka)” dmth ne shfrytëzojmë çdo gjë që ka krijuar Allahu xh.sh.në gjithësi për ne që të arijmë sukses në jetë dhe të adhurojmë atë ashtu siq e meriton Ai. Ky ajet ngërthen në vete tërë religjionin Islam.
Ibn Kajimi thotë se Allahu xh.sh. ka grumbulluar të gjitha fjalët hyjnore në tre libra: Tevrat, Inxhil dhe Kur’an. Pastaj i grumbulloi të triat në Kur’an dhe Kur’anin në Suren Fatiha dhe suren Fatiha në këtë ajet.
I tërë religjioni i Islamit është i përmbledhur në këtë ajet. Fatkeqësisht ne përdorim vetëm gjysmën e saj dmth ne adhurojmë Allahun xh.sh. por nuk shfrytëzojmë atë që Ai ka nënshtruar për ne.
Njeriu kurrë nuk kërkon ndihmë pos në situatë të vështirë dhe çështje kritike. Ne jemi ende larg nga këto çështje. Neve na mjaftoi pjesa ”Vetëm Ty të adhurojmë”. Perendimi përdori gjysmën tjetër “Vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë (për çdo gjë)” të cilën ne lamë pas. Perendimi punoi, arriti sukses, prodhoi dhe zgjodhi pjesën e vështirë dhe të rëndë të jetës dhe me këtë rast Allahu xh.sh. i ndihmoi ata gjatë tërë kohës. Por ata nuk drejtuan përpjekjet e tyre në gjysmën tjetër “Vetëm Ty të adhurojmë” prandaj civilizimi i tyre poashtu dështoi.
Ata që shfrytëzuan të dy pjesët e ajetit “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë” janë ata që merituan ajetin vijues “Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira”.
Ky ajet është aplikuar në tërësi vetëm një herë gjatë sundimit të Islamit në kohën e Pejgamberit a.s. Që nga atëherë kurrë më nuk është aplikuar.
Pa marrë parasysh devotshmërinë e Muslimanëve, ata gjithmonë do të mbeten aty ku janë nëse nuk aplikojnë gjysmën tjetër të ajetit. Ky është qëllimi i programit “Krijuesit e jetës”, që të ju përkujtojë për këtë.
Për të krijuar jetë të vërtetë na duhen të dy pjesët. Tani të provojmë t’i afrohemi skenës së përgjithshme. Kur anashkalojmë pjesën ”Vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë”, ne do të dështojmë në pjesën e parë “Vetëm Ty të adhurojmë”. Do të ju japi dëshmi për atë që flas. Mjetet që përdorim për adhurimin e Allahut xh.sh.- sexhadeja, tespitë etj bile edhe Llamba e Ramazanit (llambë lojë posaqërisht e prodhuar që fëmijët të lozin në Ramazan) dhe orët me ezan, të gjitha prodhohen në shtetet joislamike. Pra ne kemi dështur në “Vetëm Ty të adhurojmë”.
Më lejoni që të sqaroj më tutje. Masat matëse standarde në jetën tonë dhe në projektet tona ekonomike janë vendosur të gjitha nga perendimi. Ata nuk e bënë këtë për hir të idealeve Kur’anore por që të jenë të përshtatshme për mënyrën e tyre të jetesës. Duke filluar nga metri, kilometri, ISO standardet deri të numri i yjeve për vlerësimin e hoteleve. Nëse dëshironi të ndërtoni një hotel luksoz me pesë yje për turistët, nuk do të mund t’a bëni këtë. Që hoteli të jetë me 5 yjë ai duhet të ketë kasino dhe duhet të shërbejë verë. Nëse kundërshtoni duke thënë se është haram, bota nuk do t’a njoh hotelin si hotel me 5 yje. Kush vendos për këtë? Fatkeqësisht jo ju. Ju nuk keni të drejtë të thuani po apo jo. Ju nuk i keni qelësat e ekonomisë.
Ju jeni vetëm një parazit që dëshiron të hyjë në botën e biznesit. Regullat e lojës janë vendosur nga më të aftit.
Prandaj siq shihni edhe adhurimi mund ta humb shkëlqimin e tij.
Ne duhet të hapim krahët tona dhe të fluturojmë, që të bëhemi si krijuesit e civilizimit të hershëm Islamik, adhurues gjatë natës dhe bujar gjatë ditës.
Vetëm adhurimi i vërtetë Islamik shpie kah suksesi në jetë. Ekziston edhe një kuptim tjetër i jetës, një kuptim i fortë lidhur me qëllimin e krijimit dhe arsyen e saj.
Pas vëzhgimeve dhe studimeve të shumta, Platoni vuri teorinë se Allahu xh.sh. ka krijuar gjithësinë dhe pastaj e haroi atë. Kur’ani ofron përgjegje të pakontestueshme për këtë “ Dhe zoti juaj nuk haron” (19:64)
Marksi vuri teorinë se Allahu xh.sh. dëshirontë të luajë e të zbavitej (i lartësuar është Allahu xh.sh.) prandaj ai krijoi njerëzit që të luaj me ta. Përgjegja kur’anore për këtë është e qartë “A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne? I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.” (23: 115 - 116)
Elia Ebu Madi ishte i humbur plotësisht sa i përket arsyes së krijimit të universit kur shkroi një poemë që sqaron humbjen dhe shastisjen e tij për qëllimin e krijimit të tij. Përgjegja në Kur’an është e qartë “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” (51:56.) dhe më tutje thotë “(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës" (2:30).
Më tutje vjen ajeti që thotë ” E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve)” (2:31). Këto emra përdoren në jetën tonë të përditshme. Allahu xh.sh. e mësoi Ademin për këto emra.
Ju duhet të filloni të kërkoni karierën tuaj dhe mjetet për të arritur sukses në mënyrë që Islami i juaj mos të jëtë i pakompletuar. Nëse nuk e bëni këtë atëherë keni kujdes sepse mund të jeni njeri nga ata për të cilët Omer Ibn Hatab r.a. ka thënë në duanë e tij “O Allah, të mbështetem ty nga forca e të pamoralshmit dhe nga paftësia e besimtarit”. Keni kujdes nga kjo dua sepse Omeri r.a. është një nga besimtarët e premtuar me xhennet.
Përkujtoni duanë e Pejgamberit a.s. gjatë lutjes së sabahut “O Allah, mbështetem te Ti nga ankthi dhe pikëllimi, dobësia dhe përtacia, kopracia dhe frika, nga barra e borxhit dhe nga mbizotërimi i njerëzve”
Pejgamberi Muhammed a.s. na tregon si të bëhemi krijues të jetës edhe pasi të vdesim. Ai thotë “Kur njeriu vdesë, mbyllen veprat e tij pos në tre raste: sadakaja e vazhdueshme (psh projekti ekonomik i kryer gjatë jetës), dituria nga e cila përfitojnë të tjerët (studimi dhe përpjekjet) dhe pasardhësit e mirë që i luten Zotit për të (edukimi i gjeneratave)”
Edhe për ditën e gjykimit, Pejgamberi a.s. na thotë “Nëse fillon kijameti e ju keni në dorë fidanin, mbilleni ate”
Pejgamberi a.s thotë se njeriu do të pyetet për 4 gjëra në vetë Ditën e Gjykimit: për rininë e tij, jetën e tij, pasurinë dhe diturinë.
A nuk është e çuditshme që tre ajetet e para të shpallura përbëjnë dy herë fjalën “lexo” dhe dy herë fjalën “mësoi”? “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (96: 1-5) Edhe mjeti i edukimit (penda) është përmendur një herë dhe kjo është gjëja e parë për të cilën flet Kur’ani.
Sura Neml flet për përsosjen e civilizimit. Sura Hadid inkurajon industrinë ushtarake. Sura Mulk kundërshton papunësinë. Edhe Sura Xhuma inkurajon për punë para dhe pas namazit të xhumasë. “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim”(62: 9-10)
Shumë shembuj të njerëzve të sukseshëm, siq përmendëm më herët, fillojnë me ide të vogla që dominojnë plotësisht me njeriun dhe ajo bëhet ndjenja e tij parësore siq ka thënë Pejgamberi a.s.”Askush nuk e plotëson fenë e tij pos atij që e praktikon në tërësi”
Përkujtoni Avicenën, të cilin europianët e quan “Princ i mjekëve”. Ai është themeluesi i parimeve themelore të mjekësisë moderne. Libri i tij “Kanuni i mjekësisë” është mësuar 4 shekuj me radhë. Kur është pyetur si ka ardhur deri të zgjidhjet e çështjeve të vështira ai u përgjegj “Sekreti është në ajetin kur’anor “Dhe ashtu Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur)”(2:143). Ai sqaroi se kurdo që kishte vështirësi, ai zgjidhte mesataren.
Në vitin e dytë hixhrij, Abas Ibn Firnas bëri tentimin e parë në historinë e njerëzimit për të flluturuar. Ai ishte i motivuar nga ajeti “O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë. (55:33). Ai zbatoi këtë ajet. Ai mblodhi njerëzit e Kordobës për të dëshmuar tentimin e tij. Të gjithe njerëzit mendojnë se ai ka dështuar por ai pati sukses edhe pse theu këmbët gjatë aterimit.
Ibn Halduni është themelues i sociologjisë dhe njeriu i parë që vendosi bazat e ciklit jetësor të popujve dhe efektin e gjeografisë dhe motit në sjelljet e njerëzve në librin e tij “Muqaddimah”. Ajo çka e motivoi atë ishte ajeti “Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan” (3:143)
Cili nga ju do të merr një ajet nga Kur’ani dhe ta ndjekë atëderi sa ta arijë?
Kemi ardhur kështu në përgjegjen e pyetjes së gjashtë Cili është dallimi në mes të këtij programi dhe programit “Njohtohu me të dashurin”?. Që të dy janë krahët e besimit dhe Islamit. Programi “Njohtohu me të dashurin” na ndihmoi në lutjen “Vetëm Ty të adhurojmë”. Ai na ndihmoi në futjen e rrënjëve thellë në tokë. Ndërsa “Krijuesit e jetës” na tregon si të mbledhim frutat. Të dy programet sikur të thonin “A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart” (14:24). Krijuesit e jetës do të bëjë që rrënjët të prodhojnë fruta.
Le të mendojmë bashkarisht: kujt duhet t’i drejtohet ky program? Ju them se kryesisht i drejtohet rinisë, shpresës së ardhmërisë, këtij thesari që posedon Bota Arabe.
- Rinia. Në bazë të raportit statistikor të KB për gjendjen e Botës në vitin 2002 lidhur me moshën e popujve në botë, Bota Arabe shenohet të ketë më tepër se 3 % të numrit total të njerëzve në botë nën moshën 14 vjeqare. Kjo do të thotë se ardhmëria është në duart e Arabëve e jo të tjerëve. Por e pyesim veten. Cila është ardhmëria që posedojmë? Është kjo ardhmëri të cilën do t’a ndërtojmë bashkarisht me duart tona.
- Gratë. Ato përfaqësojnë gjysmen e njerëzimit që edukon gjysmën tjetër.
- Prindërit. Ata janë përgjegjës për edukimin e fëmijëve të tyre.
- Njerëzit joreligjioz. Është e nevojshme që të ndërtojmë personalitetet e tyre në mënyrë që të zgjojmë popujt tanë dhe të sjellim lavdinë e cila na nevojitet të gjithëve.
- Jomuslimanët. Që shtetet tona të mund të zhvillohen. Ne duhet të sjellim sukses për secilin.
Nëse idesë time i shtohet ideja juaj, kjo nuk rezulton me dy ide por me një numër të pakufishëm të ideve. Është njëjtë sikur dikush të qëndrojë në mes të dy pasqyreve, do të sheh reflektimet infinite të imazhit të tij. Është pikërisht sikur fisioni nuklear.
Jemi marrë vesh bashkarisht se ky projekt nuk është individual, është projekt për tërë popullin, është projekti ynë. Është projekt me të cilin do të sfidojmë gjendjen tonë dhe kushtet tona. Ky program varet nga idetë e juaja.
Kemi një detyrë praktike për herën e ardhshme kur të takohemi. Dua të ndëgjoj sugjerimet e juaja se çka duhet të bëjmë që të arijmë sukses? Çka duhet të bëjmë që të dalim nga kjo humnerë e errët? Mendoni dhe na dërgoni propozimet e juaja dhe do të mirëpresim çdo fjalë të juaj meqë definitivisht ato do të na ndihmojnë të arijmë sukses në projektin tonë.
T’i përgjigjemi pyetjes së fundit: Nga e marrim tërë atë besim se do të kemi sukses? Ju përkujtoj se askush nuk ka jetuar për një ide dhe ka dhënë jetën e tij për këtë ide e të mos e arijë atë. Ne duhet të ballafaqohemi me sfida, jeta është test. “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”. (21:35).
Sfidat ndahen në tre lloje: sfida e lehtë që nuk inkurajon personin të shpikë, sfidat e pamundshme që shpiejnë kah depresioni dhe sfidat që çlirojnë potencialet dhe forcat e njeriut.
Tani ballafaqohemi me sfidën që liron të gjitha potencialet.
Le të shikojmë bashkarisht një film pesë minutësh që tregon një shembull unik bashkëkohor të suksesit.
Tregimi titullohet Haldun.
Halduni ka pësuar aksident në rininë e tij që rezultoi me Kuadriplegi. Bile edhe frymemarjen e bën nëpërmjet aparateve. Por Allahu xh.sh. i la mendjen dhe ai u bë një nga programerët më të mirë të kompjuterit në botë. Shiqoni këtë film që të shihni se për personin që dëshiron të arijë sukses, nuk ka asgjë që është e pamundur.
yer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar
AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
|