Shqip
    Krijuesit e jetës
Episodi 1 Hyrje - pjesa e parë
Languages>Shqip>Krijuesit e jetës
التقيم الحالى لهذا المقال بناء على 17 رأى

Episodi 1       Hyrje - pjesa e parë

Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!. Paqa dhe rahmeti i tij qofshin mbi pejgamberin më bujar Muhammedin a.s. mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Kaluan disa muaj nga përfundimi i programit “Njohtohu me të dashurin”, i cili kryesisht përbëhej nga rrëfimi i tregimeve të shkurtëra për ashabët e Pejgamberit a.s. Në këtë program kemi përshkruar hollësisht jetën dhe punën e tyre. Tani ka ardhur koha që ne të bëjmë tregime që do të rrëfehen dhe recitohen dhe të arijmë të arritura që do të kujtohen

Kur them NE mendoj në JU dhe MUA. Ajo që do të ju prezentoj, nuk është program i zakonshëm televiziv por është një projekt që mund të ringjallë shtetet tona dhe të shpëtojë rininë tonë. Ky program është i tipit praktik e jo program ligjerues. Ai është i bazuar në Kur’an dhe sunnet si dhe thënje të shokëve të Pejgamberit a.s. Qëllimi i tij kryesor është: TË I GJALLËROJMË SHTETET TONA.

Janë bërë hulumtime në rrugë dhe në rini që të njohtohemi me ëndërrat, shpresat dhe aspiratat e tyre. Do t’u çasemi këtyre çështjeve një nga një në mënyrë metodologjike gjatë programeve tona javore për të i trajtuar ato bashkarisht. Gjatë tri episodave të para do të sqaroj temat kryesore për të cilat do të flasim.

Këto tema janë:

  1. Cilat janë qëllimet e këtij programi?

  2. Cilat janë rezultatet e pritura nga ky program?

  3. Përse emërtimi Sunna El Hayah “Krijuesit e jetës”?

  4. Çfarë lloji jete do të krijohet?

  5. Përse kemi zgjedhur prezentimin e këtij programi në kohë të caktuar?
  6. Cili është dallimi ne mes të këtij programi dhe “Njohtohu me të dashurin”?

  7. Çfarë modele do të zgjedhim për ju?

  8. Sa është kohëzgjatja e këtij projekti?

  9. Kujt i drejtohet programi?

  10. Cili ishtë suksesi i modelit tek të tjerët?

  11. . Modeli i Pejgamberit a.s.?

  12. . Si mund të krijojmë jetë dhe cilat janë fazat e projektit?



Motoja jonë do të jetë: “Së bashku ne krijojmë jetë”

Një person i vetëm nuk mund të krijojë jetë. Ne duhet t’i bashkojmë duart. Le të shqyrtojmë bashkarisht çështjet e përmendura.

1. Cilat janë qëllimet e këtij programi?

A - TË NXISË RININË DHE PLEQTË, BURRAT DHE GRATË TË KENË ROL EFEKTIV DHE TË DOBISHËM NË SHËRBIMIN E SHTETEVE TË TYRE. ROLI I TYRE DUHET TË JETË: EFIKAS - I DOBISHËM - NDIKUES.

2. Cilat janë rezultatet e pritura nga ky program?

Shpresoj se një nga resultatet do të jetë rrënja drastike e papunësisë së rinisë për hir të rolit të tyre efektiv. Suksesi ka ligje të posaqme dhe aspekte të caktuara të cilat ne i kemi:

  1. Metoda: metoda hyjnore që assesi nuk lejon mashtrim nga asnjë anë

  2. Historia: historia që sjell besim dhe krenari,

  3. Mundësitë financiare,

  4. Dhuntia e rinisë: Bota Arabe ka përqindjen më të lartë të rinisë në botë.


Pra, çka na mungon për të ndryshuar këto aspekte ashtu që të arijmë sukses dhe të jemi shembullor?

Mungojnë dy gjëra:

1. Vullneti i fortë dhe vendosmëria që shpien kah suksesi dhe
2. Riprogramimi i trurit ashtu që të zgjedhim të vlefshmen e pastaj të përqëndrohemi në të e të lëmë anash gjërat e pavlefshme që marrin kohën tonë.

Suksesi fillon me ëndërr, me ide që merr kontrollin mbi mendjen dhe e detyron ate të arijë këtë ide. Nëse shikojmë shembujt e atyre që ishin të suksesshëm pas viteve, do të shohim se shumica e tyre kanë tentuar të ringjallin veten apo të tjerët dhe të gjithë ata kanë filluar nga idetë e thjeshta por të mëdha.

Muhamed Fatih

Fillimi i tij ishte endërra e vogël që e inkurajoi atë që kur ishte 10 vjeqar. Ishte mësuesi i tij përkrahja e të cilit rrënjosi aspiraten tek ai gjersa ishte aq i vogël. Kjo aspiratë ishte të bëhet ai për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë “Konstantinopoli do të çlirohet, komandanti i tij do të jetë komandanti më i mirë i të gjitha kohërave dhe ushtria e tij do të jetë ushtria më e mirë e të gjitha kohërave”.

Mësuesi i tij i thoshte ”Përse të mos jesh ti o Muhammed ky person?”.

Ai pastaj filloi t’a pregadiste veten për këtë mision. Ai kaluronte me kalin e tij duke hyrë në det derisa uji arinte kapistrën e kalit. Pak nga pak arinte deri të muret e fortifikatës së Konstantinopolit duke bërtitur me tërë forcën sikur t’i thoshte Pejgamberit a.s.”Unë do të jem ai person”.

Pastaj filloi të mësojë artin e udhëheqjes, artin e qeversisjes dhe artin e luftimit. Ai mësoi 6 gjuhë dhe gjithnjë shtonte eksperiencën e tij. Caku i tij para syve ishte i qartë. Kur arriti moshën 21 vjeqare, ai çliroi Konstantinopolin.

Dr. Ahmed Zuveil

A e dini fshehtësinë e suksesit të tij? A e dini kush e nxiti atë kah suksesi? Ishte kjo nëna e tij. Ajo vuri mbishkrimin në derën e dhomës së tij kur ende ishte i ri ku shkruante ”Kjo është dhoma e Dr. Ahmed Zuveilit”. Pra, ai u rit me këtë ide që nga rinia e hershme, e cila pushtoi zemrën e tij dhe udhëhoqi vullnetin e tij kah ky drejtim. Si pasojë, ai arriti atë që deshi.

Imam Buhariu

Kur kishte 12 vjet, ai pa një endërr. Ai pa veten duke përcjellur Pejgamberin a.s. dhe çdo herë kur këmba e Pejgamberit a.s. shkelte tokën, ai ngutej t’a vënte kembën e tij në të njëtin vend ku ka shkelur Pejgamberi a.s.

Ai u zgjua nga kjo ëndërr i hutuar dhe shkoi te mesusesi i tij. Ai e ndëgjoi atë duke thënë ”Nëse njëri nga ju do të grumbullonte thënjet autentike profetike (hadiset e vërteta) e t’i ndante ato nga hadiset e dobëta dhe ato të shpikura, do të ishte sikur të ndiqnim hapat e Pejgamberit a.s. tonë të dashur”.

Ai kuptoi ëndrrën e tij menjëherë dhe Imam Buhariu u bë grumbulluesi më i thuktë i hadiseve profetike.

Ai themeloi shkencat si Studimi i transmetuesve, Metoda e vlerësimit dhe zhvlerësimit të komentuesve dhe themeloi regullat për shënimin e hadiseve të vërteta.

Ai grumbulloi me tepër se 7000 transmetime duke u bazuar në këtë metodë shkencore. Distanca e gjithmbarshme që kaloi nëpër botë duke kërkuar transmetime autentike vlerësohet të jetë sa dyfishi i perimetrit të ruzullit tokësor. Gjatë këtyre udhëtimeve vizitoi më tepër se 4000 shkencëtarë të njohur si transmetues të hadiseve të vërteta.

Njëherë ai vizitoi Bagdadin ku ishin tubuar të gjithë shkencëtarët që provuan t’a testojnë aftësinë e tij për të memorizuar transmetimet duke i recituar atij më shumë se 100 hadise të vërteta por duke përzier me qëllim transmetuesit.

Ai ndëgjonte dhe çdo herë thoshte “Nuk e njoh këtë hadis. Nuk e njoh këtë hadis”. Kur mbaruan së lexuari ata thanë ” E shihni, nuk njohu asnjë hadis që lexuam”.

Ai pastaj filloi, duke i befasuar ata, të recitojë çdo hadis që ata cekën duke i dhënë transmetuesit e vërtetë derisa mbaroi të gjitha hadiset e përmendura. Ia doli të provojë begatinë e dijenisë së tij dhe të dëshmojë gjenialitetin e tij të patejkalueshëm.

Tomas Edison

Shpikësi i poçit elektrik. Ai regjistroi me shumë se 1093 shpikje për një periudhë kohore prej 10-15 vjetësh. Përse nuk pamë ndonjë musliman sikur ai? Kur ky njeri i madh ishte pyetur për fshehtësinë e gjenialitetit të tij, ai u përgjegj ”Unë kurrë nuk kam qenë gjeni. Unë kam 1% inteligjencë dhe 99% djersë e vullnet”. Përse të mos kemi zili për këtë njeri jomusliman të suksesshëm?

Esma bint Ebi Bekr

Ajo ishte 7 muaj shtatëzënë kur i çonte ushqim Pejgamberit a.s. dhe babait të saj Ebu Bekrit r.a. çdo ditë nga Meka në shpellën Tur dhe anasjelltas. Njëherë Ebu Xhehli i ra shuplakë aq shumë sa që i ranë vathët dhe faqja e saj u gjakos. Kush mund të durojë atë që ka duruar ajo? Ajo është nëna e Abdullahut i cili më vonë u bë një nga heronjtë e Islamit.

Umeje Joha

Ajo fitoi titullin “Karikaturisti më i mirë” në tërë Botën Arabe edhe pse kishte probleme siq është vdekja e burrit dhe edukimi i fëmijëve të saj.

Jusuf Ibn Tashfin

Shembulli i këtij personi do të na tregojë pse programi u drejtohet si të rinjëve ashtu edhe pleqëve. Kush është Jusuf Ibn Tashfin?

Ai eshtë një hero i madh. Ai ka merita për vazhdimin e qëndrimit të muslimanëve në Andaluzi (Spanjë) për tre shekuj tjerë, nga koha kur sundimi i muslimanëve filloi të përfundojë. Ky hero veproi kur kishte 90 vjet. Ai gjeti Andaluzinë të përqarë në mes të mbretërve mendjengushtë pas pesë shekujsh të sundimit të muslimanëve. Në këtë kohë, ushtritë Europianë grumbullonin forcat për të pushtuar tokat muslimane në Andaluzi. Ky hero nuk mbeti duarkryq.

Ai i hipi kalit në moshën e tij të vjetër dhe vendosi planin për ta mbrojtur Andaluzinë. Ai udhëhoqi ushtrinë dhe shpartalloi armiqtë në betejën vendimtare të quajtur Beteja Zalaka. Me këtë ai zgjati sundimin e muslimanëve në Andaluzi edhe për tre shekuj tjerë. Plaku 90 vjeqar ia doli të bëjë tërë këtë. Ai dëshmoi se jeta e tij ende nuk kishte përfunduar. Edhe ne duhet të pasojmë shtigjet e njëjta për të dëshmuar se mund të krijojmë jetë.

Sinan Arhitekti

Sinani ishte arhitekt gjatë Perandorinë Osmane i cili nuk filloi disajnimin para moshës 50 vjeqare. Ai vdiq në moshën 85 vjeqare.

Ky arhitekt la në trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e renesansës Italiane mësuan nga ai. Gjermanët nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së dytë botërore nga frika e shkatërimit të artit të tij të bukur.

Kur ishte duke vdekur ai tha. “O Allah, ti je dëshmitar se e tërë ajo që kam bërë është për hir Tëndin. O Allah, kerkoj nga ti të më lejosh në xhenetin tënd për të gjitha ato që kam bërë për Ty”. Ky njeri nuk adhuronte Allahun xh.sh. gjatë tërë kohës, por ai ndikoi në tërë popullin me artin dhe punën e tij.

Ky program synon të shndërrojë fuqinë që posedojmë në punë pozitive nga e cila do të përfitojnë shoqëritë tona e jo që kjo fuqi të humbet në gjëra të padobishme.

Rinia arabe është sikur një i ri i pikëlluar që ndihet aq i dëshpëruar, i cili rin në një dhomë të ngushtë depresive me murre të mbuluar nga marimangat. Sexhadeja është afër tij e hudhur pa kujdes në shtrat, në tavolinën e tij gjindet Kur’ani fisnik i mbuluar me pluhur.
Jashtë dhomës është kohë me diell dhe plot shkëlqim.
Hymë në bisedë me të duke e pyetur “Përse nuk del nga dhoma këtu në dritë?”
Ai u përgjegj “Nuk ka mundësi që të dali jashtë”.
I thamë “Por kjo ËSHTË e mundur”.
Pastaj trupi i tij filloi të lëvizë duke tentuar të ngritej por nuk mundi.
Ai ndihej sikur trupi i tij është i ngujuar për tokë.
Pranga që e lidhte dorën e tij të majtë - në të ishte fjala “Pasiviteti”.
Pranga në dorën e djathtë – në të shkruante “Përtacia”.
Pranga që pengonte qafën e tij-në të shkruante “Injoranca”.
Prangat që lidhnin këmbët e tij - në to shkruante “Mosekzistimi i qëllimit në jetë”.
I thamë atij “Nëse dëshiron të ngritesh duhet të lirohesh nga këto pranga. Ne do të ndihmojmë që ta bësh këtë”
Hap pas hapi filloi të mësojë.
Ai filloi të mësojë si të forcojë vullnetin, si të identiffikojë qëllimin e tij dhe si ta zhvillojë njohurinë e tij.
Ai filloi t’i praktikonte këto gjëra derisa një ditë provoi të ngrihej dhe ia doli të bëj këtë me lehtësi.
Por para se të shkonte ai kishte dy gjëra me veti: Në dorën e djathtë mbante Kur’anin fisnik ndërsa në dorën e majtë mbante qelësin e krijimit të jetës.

B - QËLLIMI I DYTË I PROGRAMIT ËSHTË INSPIRIMI I RINISË ME SHPRESË. MJAFT MË ME DËSHPËRIM DHE FRUSTRIM.

Allahu vendosi nje parim të rëndësishëm në Librin e tij:
“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.” (18:30).

Kjo do të thotë se nëse njeriu jeton për një ide, nëse përpiqet shumë për ta arritur këtë ide atëherë ai definitivisht do të arijë ate. Dhe pikërisht është kjo që dëshirojmë të arijmë.

C - QËLLIMI I TRETË ËSHTË PËRFORCIMI I DEVOTSHMËRISË SË PËRFITUAR DUKE U LARGUAR NGA MËKATËT.

Nëse shpritin tuaj nuk e angazhoni me vepra të mira ai mund të ju qojë në vepra të këqija. Të gjithë e dimë se koha e lirë është armiku më i madh i integritetit dhe shoku më i ngushtë i dështimit. Këto dy gjëra: koha e lirë dhe dështimi çojnë kah mëkati.

3. Përse programi titullohet “Krijuesit e jetës”

Allahu xh.sh. në librin e tij thotë (duke folur për Musën a.s.) “… e që të edukohesh nën mbikëqyrjen Time".(20:39) dhe “Dhe të kam zgjedhur për mua” (20:41).

Pra ne zhvillojmë veten tonë për Allahun xh.sh. Unë dua të zhvilloj veten time për Allahun e plotëfuqishëm. Ne jemi njerëz fetar. Ne dëshirojmë të jemi si Musai a.s. për të cilin zbritën ajetet e mësipërme.

Përse programi titullohet “Krijuesit e jetës” e jo “Krijimi i jetës”?

Sepse e para do të thotë se ne krijojmë jetë ndërsa e dyta dmth se dikush tjetër krijon jetë.

4. Çka nënkuptojmë me “Krijimin e jëtës”?

Me këtë nënkuptojmë

  • Njerëzit jovetiak që brengosen për mirëqenjen e shteteve të tyre

  • Njerëzit që lëvizin me fuqinë e fjalës “NE” e jo fjalës “UNË”

  • Njerëzit që kërkojnë mënyrat si t’i shërbejnë shtetet e tyre

  • Njerëzit që përpiqen jo për hir të tyre, po për hir të Zotit dhe religjionit të tyre.


Shembulli i keq për këtë është ekipi futbollistik i Turqisë i cili fitoi medaljen e bronztë gjatë kampionatit të fundit botëror. Ne menduam se korrën sukses për hir të Zotit, por kur i pamë duke kopjuar perendimorët gjatë festimit, kuptuam se suksesi ishte vetëm për ata.

Tani erdhëm tek pyetja përgjegja e së cilës është e dhimbshme.

Përse ky program i posaqem në këtë kohë?

Përgjegja është shumë e dhimbshme dhe sinqerisht ne nuk do të ndryshojmë nëse nuk zgjohemi nga kjo gjendje e pacaktuar në të cilën jetojmë. Kemi arritur fundin në të gjitha aspektet e jetës. Unë nuk mund të paramendoj si mund të shkojmë më poshtë se niveli i arritur, sepse thjeshtë ai është fundi.

Tani do të ju prezentoj disa fakte statistikore të publikuara nga Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara për Botën Arabe duke theksuar me shifra se është koha që të zgjohemi.

Indeksi i analfabetizmit në vitin 1995:
Vendet Arabe 45%
Vendet tjera të pazhvilluara 30%
Europa 2%
Kanada ka eliminuar analfabetizmin plotësisht në domenin e kompjuterëve.

Të ardhurat mesatare vjetore për një njeri:

Bangladeshi 170 $
Somalia 190 $
Afganistani 210 $
Pakistani 300 $
Britania më tepër se 12000 $

Numri i patenteve të regjistruara:
Egjipti 77
Arabia Saudite 171
Izraeli 7652

Numri i inxhinjerëve që punojnë në hulumtim dhe zhvillim:
Në vendet arabe afro 300 për një milon njerëz
Në SHBA afro 4000 për një milon njerëz

Numri i të sëmurëve ne krahasim me numrin e mjekëve
Indonezi afro 10000 të sëmurë për mjek
Spanjë afro 500 të sëmurë për mjek
Numri i gazetave ditore për 1000 banorë
Në të gjitha vendet arabe 53 gazeta (shumica e lajmeve që raportojnë janë të pavlefshme)
Në shtetet e zhvilluara 285 gazeta

Numri i librave të përkthyera /publikuara
Botës Arabe i takon vetëm 1.11 % të numrit të gjithëmbarshëm botëror edhe pse përbëjmë 20% të popullatës botërore. Në vitin 1999 të gjitha vendet arabe publikuan gjithsejt 1348 libra ndërsa vetëm Izraeli ka publikuar 3284 libra.

Kompjuterët
Në Botën Arabe ka afro 50 kompjuter për 1000 banorë dhe interneti shfrytëzohet nga 20 prej 1000 banorëve me ç’rast shumica e shfrytëzuesve të internetit në Botën Arabe vizitojnë faqet e ndaluara.

Statistikat e njëjta thonë se në shtetet perendimore vetëm 15% të shfrytëzuesve të internetit vizitojnë faqet e ndaluara dhe këtë e bëjnë vetëm gjatë fundjavës meqë punojnë pjesën tjetër të javës.

Të përmbledhim këto statistika.
  • Ne nuk dëshirojmë të jetojmë jetën e atyre që jetojnë në perendim. Ata kanë probleme të mëdha. Jeta materiale që jetojnë ata ua ka marrë pjesën më të mirë të tyre. Modeli më i mirë është modeli islam nëse ai jetësohet në praktikë ashtu si duhet.

  • Ne muslimanët përbëjmë një pjesë të madhe të popullatës botërore, ne jemi përafërsisht 1/5 e popullatës botërore.

  • Problemi është se jemi mësuar të marrim, pa dhënë asgjë.

  • Me fjalë të tjera ne jetojmë një jetë parazite në kurriz të të tjerëve (që janë 80%).


Pejgamberi a.s. ynë i dashur ka thënë “Ata që japin janë më të mirë se ata që marrin”.

Ne kemi pranuar të etiketohemi si “popuj lypës”.
Popujt tjerë na thonë “A nuk mjafton që ne ju mbajmë? Pse të ndëgjojmë mendimin tuaj për ne?”
Si mund të pranojmë ofendimet dhe poshtërimet e tilla?
Duhet të refuzojmë të jetojmë jetën e nevojtarit.
Ne duhet të themi “Unë dua të kem sukses. Unë dua të jap, unë dua të kontriboj për jetën”
Shkrimtari i madh Mustafa Sadik el Refaie ka thënë:” Nëse nuk kontriboni diçka për jetën, ju jeni shëmti për të”.

Ne kemi metodën më të mirë për të vepruar: Kur’anin famëlartë.
Allahu xh.sh. ne librin e tij ka përdorur frazat “ Që të ju shërbejë juve’, “ Pra ecni në këtë rrugë”, “A nuk mendojnë?”, “ A nuk vërejnë?”.
Të gjithë të tjerët kanë shfrytëzuar maksimalisht këto fjalë. Ne ende themi se nuk dijmë si.
Allahu xh.sh. përcakton fatin tonë në bazë të asaj çka dëshirojmë në jetë.
Allahu xh.sh. don që të jemi popull i mirë, populli më i mirë.

Është e vertetë se realiteti ynë është i dhimbshëm, por duhet t’a ndërojmë ate
Ky program është i juaj dhe ne do ta ndajmë... Ju lutemi të na dërgoni mendimet e juaja në web faqen www.amrkhaled.net

Përkthyer nga: Ekipi Dar Al-Tarjama – Konvoji shqipëtar


AmrKhaled.net ©
Ky artikull mund të publikohet dhe shumëfishohet lirisht për nevoja personale, përderisa përmendet burimi i origjinalit. Për të gjitha nevojat tjera, paraprakisht duhet të pajiseni me aprovimin me shkrim të administratës së web faqes
تنبيه:لن يتم قبول التعليقات التي بغير اللغة العربية أو الانجليزية**
أضف تعليق
الاسم
البريد الالكترونى

*فقط من أجل التواصل ولن يتم عرضه بالموقع.
عنوان التعليق
التعليق

*الحد الأقصى للتعليق هو 750 حرف.

تعليقات الزوار

--- أضف تعليق ---
طباعة المقال
إرسال المقال لصديق
متصفح ملفات اﻷكروبات
متصفح ملفات اﻷوفيس
جميع حقوق النشر محفوظة   Amrkhaled.net   1427 ©     هجرية     Managed By: ZADSolutions
برعاية